{"id":160631,"date":"2026-11-12T17:27:09","date_gmt":"2026-11-12T17:27:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160631"},"modified":"2026-11-12T17:27:09","modified_gmt":"2026-11-12T17:27:09","slug":"shkaterrohet-blegtoria-shqiperia-ne-kthetrat-e-importeve-bb-zbulon-permasat-e-krizes-ne-bujqesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/12\/shkaterrohet-blegtoria-shqiperia-ne-kthetrat-e-importeve-bb-zbulon-permasat-e-krizes-ne-bujqesi\/","title":{"rendered":"Shkat\u00ebrrohet blegtoria, Shqip\u00ebria n\u00eb kthetrat e importeve! BB zbulon p\u00ebrmasat e kriz\u00ebs n\u00eb bujq\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Bujq\u00ebsia shqiptare po p\u00ebrballet me dob\u00ebsi t\u00eb thella strukturore, nd\u00ebrsa tkurrja e blegtoris\u00eb, fragmentimi i tok\u00ebs, produktiviteti i ul\u00ebt dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria e politikave mb\u00ebshtet\u00ebse po kufizojn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e sektorit. Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka arritur t\u00eb zhvilloj\u00eb eksporte konkurruese n\u00eb perime, agrume dhe bim\u00eb mjek\u00ebsore, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e prodhimit bujq\u00ebsor mbetet e ekspozuar ndaj importeve dhe rreziqeve t\u00eb tregut.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa nga gjetjet kryesore t\u00eb raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, me titull \u201cFrom Farm to Market: An assessment of agri-food sector competitiveness in the Western Balkans and Moldova\u201d, i cili analizon konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e sektorit agro-ushqimor n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Moldavi.<\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin kushtuar Shqip\u00ebris\u00eb, Banka Bot\u00ebrore evidenton se zhvillimi i bujq\u00ebsis\u00eb karakterizohet nga dy realitete t\u00eb ndryshme. Nga nj\u00ebra an\u00eb, investimet private kan\u00eb nxitur zgjerimin e prodhimit t\u00eb perimeve, serave, agrumeve dhe ullinjve, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr sektor\u00ebt tradicional\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht blegtoria dhe drith\u00ebrat, po p\u00ebrballen me r\u00ebnie t\u00eb prodhimit dhe humbje t\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti thekson se potenciali i konsideruesh\u00ebm natyror dhe klimatik i Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb transformim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb sektorit, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb fermave t\u00eb vogla, investimeve t\u00eb pamjaftueshme dhe dob\u00ebsive institucionale.<\/p>\n<p><strong>Blegtoria n\u00eb r\u00ebnie, Shqip\u00ebria humbet nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e gjedh\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb evidentuara nga Banka Bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb tkurrja e vazhdueshme e blegtoris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, Shqip\u00ebria ka humbur afro nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e tuf\u00ebs s\u00eb gjedh\u00ebve gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb numri i tyre ka zbritur nga mbi 630 mij\u00eb krer\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb rreth 300 mij\u00eb.<\/p>\n<p>R\u00ebnia ka prekur gjithashtu numrin e deleve dhe dhive, duke reflektuar ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb struktur\u00ebn e ekonomis\u00eb rurale.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore identifikon emigracionin, plakjen e fermer\u00ebve, produktivitetin e ul\u00ebt, kostot e ushqimit p\u00ebr kafsh\u00ebt dhe investimet e pamjaftueshme si faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb tkurrje.<\/p>\n<p><strong>Situata paraqitet ve\u00e7an\u00ebrisht problematike n\u00eb sektorin e qum\u00ebshtit.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb raportit, grumbullimi i qum\u00ebshtit t\u00eb pap\u00ebrpunuar ka r\u00ebn\u00eb me 20\u201325% gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, nd\u00ebrsa numri i fermave t\u00eb qum\u00ebshtit \u00ebsht\u00eb reduktuar nga mbi 70 mij\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se 45 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Struktura e prodhimit mbetet shum\u00eb e fragmentuar, me ferma q\u00eb zakonisht zot\u00ebrojn\u00eb vet\u00ebm 2\u20133 lop\u00eb. Rendimenti mesatar vler\u00ebsohet n\u00eb 2,500\u20133,000 litra p\u00ebr lop\u00eb, m\u00eb pak se gjysma e nivelit t\u00eb konkurrent\u00ebve rajonal\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tregues i produktivitetit t\u00eb dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb pesha mesatare e karkas\u00ebs s\u00eb gjedh\u00ebve, e cila n\u00eb Shqip\u00ebri llogaritet n\u00eb rreth 150\u2013170 kilogram\u00eb, kundrejt 250\u2013300 kilogram\u00ebve n\u00eb vendet fqinje.<\/p>\n<p>K\u00ebto dob\u00ebsi kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e nevoj\u00ebs p\u00ebr importe. Raporti evidenton se Shqip\u00ebria importon mbi 10 milion\u00eb litra qum\u00ebsht n\u00eb vit, krahas sasive t\u00eb konsiderueshme t\u00eb djathit dhe produkteve t\u00eb tjera t\u00eb qum\u00ebshtit.<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/November\/12\/1000-640x3551794495223.webp?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria prodhon vet\u00ebm 55% t\u00eb grurit dhe 24% t\u00eb mishit t\u00eb shpend\u00ebve q\u00eb konsumon<\/strong><\/p>\n<p>Var\u00ebsia nga importet p\u00ebr disa produkte ushqimore baz\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr problem t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb evidentuar n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, prodhimi vendas mbulon rreth 55% t\u00eb konsumit t\u00eb grurit, 55% t\u00eb mishit t\u00eb derrit dhe vet\u00ebm 24% t\u00eb konsumit t\u00eb mishit t\u00eb shpend\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr mishin e gjedhit, niveli i vet\u00ebmjaftueshm\u00ebris\u00eb llogaritet n\u00eb rreth 79%, nd\u00ebrsa p\u00ebr qum\u00ebshtin arrin n\u00eb 98%.<\/p>\n<p>Kjo panoram\u00eb ndryshon ndjesh\u00ebm p\u00ebr disa produkte t\u00eb tjera bujq\u00ebsore, ku Shqip\u00ebria arrin t\u00eb prodhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa konsumon.<\/p>\n<p>Sipas treguesve t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, vet\u00ebmjaftueshm\u00ebria arrin n\u00eb 157% p\u00ebr luleshtrydhet, 131% p\u00ebr lakr\u00ebn, 127% p\u00ebr kastravec\u00ebt, 122% p\u00ebr specat, 117% p\u00ebr shalqinjt\u00eb dhe 116% p\u00ebr domatet.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr mandarinat, prodhimi vendas rezulton m\u00eb i lart\u00eb se konsumi, me nj\u00eb nivel vet\u00ebmjaftueshm\u00ebrie prej rreth 115%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shqip\u00ebria mbetet e varur nga importet p\u00ebr disa agrume, me prodhimin vendas q\u00eb mbulon rreth 62% t\u00eb konsumit t\u00eb portokajve dhe 60% t\u00eb limon\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna d\u00ebshmojn\u00eb se konkurrueshm\u00ebria e bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb disa kultura specifike, nd\u00ebrsa sektor\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tregut vendas.<\/p>\n<p><strong>Tkurren sip\u00ebrfaqet me drith\u00ebra, zgjerohen perimet dhe agrumet<\/strong><\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore evidenton ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb struktur\u00ebn e prodhimit bujq\u00ebsor gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrfaqet e kultivuara me drith\u00ebra jan\u00eb reduktuar nga rreth 145\u2013150 mij\u00eb hektar\u00eb n\u00eb 130\u2013135 mij\u00eb hektar\u00eb, nd\u00ebrsa jan\u00eb zgjeruar sip\u00ebrfaqet e mbjella me perime, ullinj, agrume dhe bim\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ky transformim \u00ebsht\u00eb nxitur kryesisht nga k\u00ebrkesa e tregut dhe investimet private n\u00eb kultura me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Banka Bot\u00ebrore vler\u00ebson se zhvendosja nga drith\u00ebrat drejt produkteve m\u00eb fitimprur\u00ebse nuk duhet konsideruar domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb zhvillim negativ.<\/p>\n<p>Problemi q\u00ebndron te mungesa e nj\u00eb sistemi konkurrues t\u00eb prodhimit t\u00eb ushqimit p\u00ebr blegtorin\u00eb dhe te produktiviteti i ul\u00ebt i fermave ekzistuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, tkurrja e prodhimit t\u00eb drith\u00ebrave dhe dob\u00ebsit\u00eb e sektorit blegtoral krijojn\u00eb nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vazhdueshme nga importet e ushqimeve p\u00ebr kafsh\u00ebt dhe produkteve t\u00eb tjera bujq\u00ebsore.<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/November\/12\/0-640x3111794495223.webp?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>Eksportet rriten, por konkurrueshm\u00ebria mb\u00ebshtetet te \u00e7mimet e ul\u00ebta<\/strong><\/p>\n<p>Raporti evidenton se Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim n\u00eb eksportet e produkteve bujq\u00ebsore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb domate, kastravec\u00eb, speca, shalqinj, agrume dhe bim\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Zhvillimi i prodhimit n\u00eb sera dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb furnizuar tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb periudha t\u00eb hershme t\u00eb sezonit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb avantazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme konkurruese.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Banka Bot\u00ebrore paralajm\u00ebron se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e produkteve shqiptare konkurrojn\u00eb kryesisht p\u00ebrmes \u00e7mimeve t\u00eb ul\u00ebta dhe jo p\u00ebrmes diferencimit cil\u00ebsor apo markave t\u00eb konsoliduara.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e eksportit p\u00ebr shum\u00eb produkte rezultojn\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se nivelet referuese t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn konkurrueshm\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb ndjeshme ndaj rritjes s\u00eb kostove t\u00eb prodhimit, pagave, transportit dhe inputeve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sipas raportit, p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe zgjeruar pozicionin n\u00eb tregjet europiane, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb investoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb standardizimin e prodhimit, certifikimin, ruajtjen pas vjeljes, p\u00ebrpunimin dhe organizimin e zinxhir\u00ebve t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Bashkimi Europian mbetet burimi kryesor i importeve bujq\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar mbi dy t\u00eb tretat e tyre. Italia dhe Greqia renditen nd\u00ebr furnizuesit kryesor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Moll\u00ebt n\u00ebn presionin e importeve, fermat e vogla humbasin konkurrueshm\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr sektor q\u00eb paraqet dob\u00ebsi \u00ebsht\u00eb prodhimi i moll\u00ebve.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore evidenton se prodhimi \u00ebsht\u00eb i fragmentuar n\u00eb mij\u00ebra parcela t\u00eb vogla, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 23 pem\u00ebtore kan\u00eb sip\u00ebrfaqe mbi 5 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo struktur\u00eb kufizon mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mekanizim, investime n\u00eb teknologji, ruajtje frigoriferike dhe organizim t\u00eb shitjeve.<\/p>\n<p>Sipas raportit, importet e moll\u00ebve jan\u00eb rritur nga rreth 6 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitin 2020 n\u00eb mbi 8 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitet 2023 dhe 2024.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt e vegj\u00ebl p\u00ebrballen me konkurrenc\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga produktet e importuara, nd\u00ebrsa prodhuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj kan\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb varietete t\u00eb reja, sisteme ujitjeje dhe teknologji moderne.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore e klasifikon sektorin e moll\u00ebve nd\u00ebr aktivitetet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje strukturore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar konkurrueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Boronicat, mjalti dhe bim\u00ebt mjek\u00ebsore, potencial p\u00ebr zhvillim<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht problemeve, raporti identifikon disa sektor\u00eb me potencial t\u00eb konsideruesh\u00ebm p\u00ebr rritjen e vler\u00ebs s\u00eb prodhimit dhe zgjerimin e eksporteve.<\/p>\n<p>Boronicat konsiderohen nj\u00eb produkt me mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme zhvillimi, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tregjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vler\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zhvillimi i k\u00ebtij sektori k\u00ebrkon investime n\u00eb material mbjell\u00ebs cil\u00ebsor, teknologji, sisteme ujitjeje dhe standarde prodhimi.<\/p>\n<p>Edhe prodhimi i mjaltit vler\u00ebsohet si nj\u00eb aktivitet me potencial, por me probleme q\u00eb lidhen me standardet, certifikimin dhe gjurmueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Bim\u00ebt mjek\u00ebsore dhe aromatike, ullinjt\u00eb, agrumet dhe perimet e serave renditen nd\u00ebr sektor\u00ebt ku Shqip\u00ebria ka krijuar avantazhe konkurruese.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe k\u00ebta sektor\u00eb mbeten t\u00eb ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, luhatjeve t\u00eb tregjeve dhe problemeve t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mandarinat, raporti evidenton ve\u00e7an\u00ebrisht rrezikun nga d\u00ebmet klimatike, p\u00ebrfshir\u00eb bresh\u00ebrin, nd\u00ebrsa p\u00ebr ullinjt\u00eb theksohen luhatjet e rendimentit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p><strong>Banka Bot\u00ebrore kritikon paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e mb\u00ebshtetjes publike<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej problemeve t\u00eb prodhimit, raporti ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb politikave mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore vler\u00ebson se sektori karakterizohet nga nj\u00eb dinamiz\u00ebm i lart\u00eb i investimeve private, por nga nj\u00eb mb\u00ebshtetje publike e dob\u00ebt dhe e paq\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs, politikat bujq\u00ebsore jan\u00eb orientuar m\u00eb shum\u00eb drejt subvencioneve afatshkurtra dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb t\u00eb ardhurave, sesa drejt investimeve q\u00eb mund t\u00eb ndryshojn\u00eb struktur\u00ebn dhe produktivitetin e sektorit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qasje e till\u00eb nuk ka qen\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb nxitur modernizimin e fermave, bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet prodhuesve dhe integrimin e tyre n\u00eb zinxhir\u00ebt e tregut.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr forcimin e besueshm\u00ebris\u00eb dhe kapaciteteve institucionale, p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve veterinare, standardeve t\u00eb siguris\u00eb ushqimore dhe zhvillimin e instrumenteve q\u00eb p\u00ebrputhen me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt Bujq\u00ebsore t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandimet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Banka Bot\u00ebrore k\u00ebrkon rikthimin e nj\u00eb kuadri mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb orientuar drejt investimeve, p\u00ebrqendrimin te sektor\u00ebt konkurrues t\u00eb hortikultur\u00ebs dhe zinxhir\u00ebt e eksporteve, si dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb e blegtoris\u00eb dhe sistemit t\u00eb ushqimit p\u00ebr kafsh\u00ebt.<\/p>\n<p>Po ashtu, rekomandohet menaxhimi i rreziqeve n\u00eb sektor\u00ebt tradicional\u00eb t\u00eb frutave dhe mb\u00ebshtetja e produkteve me potencial t\u00eb lart\u00eb zhvillimi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, raporti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore tregon se sfida kryesore e bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb thjesht rritja e prodhimit, por transformimi i modelit ekonomik t\u00eb sektorit. <strong>\/ekofin.al<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujq\u00ebsia shqiptare po p\u00ebrballet me dob\u00ebsi t\u00eb thella strukturore, nd\u00ebrsa tkurrja e blegtoris\u00eb, fragmentimi i tok\u00ebs, produktiviteti i ul\u00ebt dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria e politikave mb\u00ebshtet\u00ebse po kufizojn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e sektorit. Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka arritur t\u00eb zhvilloj\u00eb eksporte konkurruese n\u00eb perime, agrume dhe bim\u00eb mjek\u00ebsore, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e prodhimit bujq\u00ebsor mbetet e ekspozuar ndaj importeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160632,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160631","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160631","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160631"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160631\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160633,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160631\/revisions\/160633"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160632"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160631"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160631"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160631"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}