{"id":160646,"date":"2026-11-12T20:48:10","date_gmt":"2026-11-12T20:48:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160646"},"modified":"2026-11-12T20:49:09","modified_gmt":"2026-11-12T20:49:09","slug":"160646","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/12\/160646\/","title":{"rendered":"Paketa Fiskale 2027, bizneset k\u00ebrkojn\u00eb shtyrje, paralajm\u00ebrojn\u00eb humbje pune, rritje \u00e7mimesh, faliment"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Paketa Fiskale 2027 ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime t\u00eb shumta nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb rishikimin e masave t\u00eb propozuara, shtyrjen e zbatimit t\u00eb tyre dhe m\u00eb shum\u00eb konsultime p\u00ebrpara miratimit.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dhomave t\u00eb tregtis\u00eb, industris\u00eb prodhuese, eksportuesve, turizmit, transportit, profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb dhe grupeve t\u00eb tjera t\u00eb interesit paraqit\u00ebn n\u00eb Komisionin Parlamentar p\u00ebr Ekonomin\u00eb, Pun\u00ebsimin dhe Financat kund\u00ebrshtimet e tyre ndaj ndryshimeve fiskale q\u00eb parashikohen t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga 1 janari 2027.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debateve ishte rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% n\u00eb 15%, rritja e norm\u00ebs standarde t\u00eb TVSH-s\u00eb nga 20% n\u00eb 21%, ulja e pragut t\u00eb regjistrimit n\u00eb TVSH nga 10 n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe rritja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr akomodimin nga 6% n\u00eb 10%.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat shkuan nga shtyrja e zbatimit t\u00eb ndryshimeve deri n\u00eb vitin 2029, te ruajtja e normave ekzistuese dhe vendosja e periudhave tranzitore. Dhoma Britanike e Tregtis\u00eb propozoi nj\u00eb kalendar gradual zbatimi prej tre deri n\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebsh, nd\u00ebrsa Instituti i Kontabilist\u00ebve t\u00eb Miratuar k\u00ebrkoi q\u00eb tatimi mbi dividendin t\u00eb mos ndryshoj\u00eb deri n\u00eb vitin 2029 dhe ulja e pragut t\u00eb TVSH-s\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me faza.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimet m\u00eb t\u00eb forta erdh\u00ebn nga industria prodhuese. Kryetari i ProEksport Albania, Edvin Pren\u00e7e, deklaroi se sektori fason, q\u00eb aktualisht po humbet mesatarisht 25 vende pune n\u00eb dit\u00eb, mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 50 vende pune t\u00eb humbura \u00e7do dit\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve. Arben Shkodra, nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar\u00eb paralajm\u00ebroi p\u00ebrshpejtimin e deindustrializimit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur prodhimi vendas po p\u00ebrballet prej tre vitesh me r\u00ebnie t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kund\u00ebrshtimet m\u00eb t\u00eb forta ligjore erdhi nga Aleanca e Profesionist\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb, e cila paralajm\u00ebroi se do t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00ebse miratohen dispozitat p\u00ebr dividendin dhe TVSH-n\u00eb q\u00eb, sipas saj, kan\u00eb efekt prapaveprues.<\/p>\n<p>Edhe transporti publik paralajm\u00ebroi se rritja e TVSH-s\u00eb standarde do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb rritjen e \u00e7mimit t\u00eb biletave, nd\u00ebrsa shoqatat e turizmit k\u00ebrkuan formalizimin e apartamenteve q\u00eb jepen me qira p\u00ebr turist\u00ebt, n\u00eb vend t\u00eb shtimit t\u00eb barr\u00ebs tatimore mbi strukturat e regjistruara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse propozimet e grupeve t\u00eb interesit ndryshonin sipas sektor\u00ebve, shqet\u00ebsimi i p\u00ebrbashk\u00ebt ishte ndikimi i masave n\u00eb kostot e biznesit, konkurrueshm\u00ebrin\u00eb, investimet dhe \u00e7mimet p\u00ebr konsumator\u00ebt. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sip\u00ebrmarrjeve kritikuan gjithashtu munges\u00ebn e konsultimit paraprak dhe ndryshimet e shpeshta t\u00eb politikave fiskale, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira planifikimin dhe kontratat afatgjata.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkesat dhe kund\u00ebrshtimet kryesore t\u00eb paraqitura nga grupet e interesit. Nd\u00ebrsa debatet e plota i gjeni n\u00eb link p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Dhomat e tregtis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rishikim dhe shtyrje t\u00eb masave fiskale<\/strong><\/p>\n<p>Dhoma Amerikane, Dhoma Britanike k\u00ebrkuan rishikimin e ndryshimeve t\u00eb Paket\u00ebs Fiskale 2027, m\u00eb shum\u00eb konsultime dhe analiza t\u00eb ndikimit ekonomik.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Dhom\u00ebs Amerikane, Alketa Uru\u00e7i, k\u00ebrkoi dispozita tranzitore p\u00ebr tatimin mbi dividendin, tatimin mbi pag\u00ebn dhe TVSH-n\u00eb e hoteleris\u00eb. Sipas saj, duhet t\u00eb sqarohet trajtimi i fitimeve t\u00eb akumuluara n\u00eb vitet kur dividendi tatohej me 8%, nd\u00ebrsa ndryshimet p\u00ebr hotelerin\u00eb duhet t\u00eb shtyhen p\u00ebrtej sezonit pranver\u00eb-ver\u00eb 2027, pasi bizneset kan\u00eb lidhur tashm\u00eb kontratat me agjencit\u00eb e huaja.<\/p>\n<p>Dhoma Britanike k\u00ebrkoi shtyrjen e masave me ndikim t\u00eb lart\u00eb ekonomik deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e analizave dhe konsultimeve, duke propozuar nj\u00eb periudh\u00eb zbatimi gradual prej tre deri n\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebsh. T\u00eb dyja dhomat theksuan se qeveria duhet t\u00eb synoj\u00eb zgjerimin e baz\u00ebs s\u00eb tatimpaguesve dhe luft\u00ebn kund\u00ebr informalitetit, n\u00eb vend t\u00eb rritjes s\u00eb normave tatimore.<\/p>\n<p><strong>Kontabilist\u00ebt: Dividendi t\u00eb mos ndryshoj\u00eb deri n\u00eb 2029, pragu i TVSH-s\u00eb t\u00eb ulet gradualisht<\/strong><\/p>\n<p>Instituti i Kontabilist\u00ebve t\u00eb Miratuar (IKM) k\u00ebrkoi shtyrjen e ndryshimeve p\u00ebr dividendin deri n\u00eb vitin 2029 dhe zbatimin me faza t\u00eb uljes s\u00eb pragut t\u00eb regjistrimit n\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Kryetari i IKM-s\u00eb, Sotiraq Dhamo, argumentoi se rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% n\u00eb 15% do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb bizneset vendase dhe mund t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb t\u00ebrheqjen e investimeve. N\u00ebse qeveria nuk pranon shtyrjen, IKM propozon nj\u00eb rritje graduale, duke nisur me norm\u00ebn 10%.<\/p>\n<p>P\u00ebr pragun e TVSH-s\u00eb, kontabilist\u00ebt k\u00ebrkuan q\u00eb ndryshimi t\u00eb nis\u00eb n\u00eb vitin 2028 dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2029, pas nj\u00eb analize t\u00eb kostove p\u00ebr bizneset dhe administrat\u00ebn. IKM kund\u00ebrshtoi edhe rritjen e TVSH-s\u00eb standarde n\u00eb 21%, duke paralajm\u00ebruar efekte zinxhir n\u00eb \u00e7mimet e produkteve.<\/p>\n<p><strong>Prodhuesit paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrshpejtimin e deindustrializimit<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar\u00eb kund\u00ebrshtoi rritjen e taksave, duke paralajm\u00ebruar se masat e reja mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn e industris\u00eb vendase.<\/p>\n<p>Arben Shkodra, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Bashkimit, deklaroi se organizata p\u00ebrfaq\u00ebson rreth 8 mij\u00eb nd\u00ebrmarrje dhe 120 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, nd\u00ebrsa industria po p\u00ebrjeton r\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi. Sipas tij, rritja e kostove, zhvler\u00ebsimi i Euros dhe detyrimet e reja q\u00eb lidhen me integrimin europian po dob\u00ebsojn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e prodhuesve.<\/p>\n<p>Prodhuesit k\u00ebrkuan gjithashtu rishikimin e list\u00ebs s\u00eb ushqimeve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb TVSH-n\u00eb e reduktuar prej 6%, duke evidentuar munges\u00ebn e produkteve baz\u00eb si uji, djathi, bulmeti dhe gruri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, eksperti Eduart Gjokutaj paralajm\u00ebroi se rritja e tatimit mbi dividendin mund t\u00eb krijoj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 n\u00eb shp\u00ebrndarjen e fitimeve t\u00eb akumuluara nd\u00ebr vite. Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb tij, p\u00ebrfitimi neto i aksioner\u00ebve nga fitimet e shp\u00ebrndara do t\u00eb ulej me 7.6%.<\/p>\n<p><strong>Profesionist\u00ebt e lir\u00eb: Ndryshimet me efekt prapaveprues do t\u2019i \u00e7ojm\u00eb n\u00eb Kushtetuese<\/strong><\/p>\n<p>Aleanca e Profesionist\u00ebve t\u00eb Lir\u00eb paralajm\u00ebroi se do t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00ebse miratohen ndryshimet p\u00ebr dividendin dhe TVSH-n\u00eb q\u00eb, sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj, kan\u00eb efekt prapaveprues.<\/p>\n<p>Lul\u00ebzim Alushaj, konsulent bordi i Aleanc\u00ebs, argumentoi se propozimet bien ndesh me parimin kushtetues t\u00eb moszbatimit prapaveprues t\u00eb ligjeve fiskale, duke kujtuar se profesionist\u00ebt e lir\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ligjin p\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Aleanc\u00ebs propozuan q\u00eb pragu i regjistrimit n\u00eb TVSH t\u00eb jet\u00eb 8 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb nivelit prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb parashikohet n\u00eb paket\u00eb. Sipas tyre, ulja e menj\u00ebhershme e pragut do t\u00eb shtoj\u00eb kostot administrative dhe mund t\u00eb nxis\u00eb informalitetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr dividendin, profesionist\u00ebt propozuan nj\u00eb skem\u00eb me dy fasha: norm\u00eb 0% p\u00ebr t\u00eb ardhurat brenda fash\u00ebs deri n\u00eb 14 milion\u00eb lek\u00eb dhe 15% p\u00ebr pjes\u00ebn mbi k\u00ebt\u00eb nivel, me synimin p\u00ebr t\u00eb shmangur diferencat e m\u00ebdha n\u00eb trajtimin fiskal t\u00eb personave fizik\u00eb dhe shoq\u00ebrive tregtare.<\/p>\n<p><strong>Manifaktura Shqiptare: Zero tatim p\u00ebr pagat deri n\u00eb 80 mij\u00eb lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Manifaktura Shqiptare k\u00ebrkoi zgjerimin e fash\u00ebs s\u00eb patatueshme t\u00eb pagave, duke propozuar q\u00eb t\u00eb ardhurat nga puna deri n\u00eb 80 mij\u00eb lek\u00eb bruto n\u00eb muaj t\u00eb mos tatohen.<\/p>\n<p>Kryetari i shoqat\u00ebs, Florjan Zeka, argumentoi se m\u00ebnyra e propozuar e taksimit krijon diferenca t\u00eb padrejta mes punonj\u00ebsve me paga pran\u00eb kufirit t\u00eb patatuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Zeka ngriti gjithashtu shqet\u00ebsimin p\u00ebr goditjen q\u00eb ka marr\u00eb industria eksportuese nga zhvler\u00ebsimi i Euros dhe k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve t\u00eb BE-s\u00eb, prej 922 milion\u00eb eurosh. Ai propozoi krijimin e nj\u00eb komisioni qeveritar ose parlamentar q\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb shp\u00ebrndarjen e k\u00ebtyre fondeve dhe p\u00ebrfitimet p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p><strong>ProEksport: Rrezikohen 50 vende pune n\u00eb dit\u00eb n\u00eb industrin\u00eb fason<\/strong><\/p>\n<p>Industria fason paralajm\u00ebroi p\u00ebrshpejtimin e humbjes s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs nga ndryshimet e Paket\u00ebs Fiskale 2027.<\/p>\n<p>Kryetari i ProEksport Albania, Edvin Pren\u00e7e, deklaroi se sektori po humbet aktualisht mesatarisht 25 vende pune n\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa nga janari 2027 kjo shif\u00ebr mund t\u00eb dyfishohet n\u00eb 50.<\/p>\n<p>Sipas tij, sektori \u00ebsht\u00eb goditur nga zhvler\u00ebsimi i Euros, rritja e kostove dhe r\u00ebnia e eksporteve, nd\u00ebrsa numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve ka zbritur nga rreth 75 mij\u00eb n\u00eb vitin 2024 n\u00eb rreth 50 mij\u00eb aktualisht.<\/p>\n<p>ProEksport k\u00ebrkoi rritjen e pragut t\u00eb patatuesh\u00ebm t\u00eb pagave n\u00eb 60 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, ruajtjen e tatimit mbi dividendin n\u00eb nivelin 8%, si dhe fonde t\u00eb posa\u00e7me e grante p\u00ebr modernizimin e industris\u00eb, automatizimin dhe investimet n\u00eb teknologji.<\/p>\n<p><strong>Turizmi: Formalizoni apartamentet me qira ose unifikoni TVSH-n\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e turizmit kund\u00ebrshtuan propozimin p\u00ebr rritjen e TVSH-s\u00eb s\u00eb akomodimit nga 6% n\u00eb 10%, duke k\u00ebrkuar q\u00eb qeveria t\u00eb p\u00ebrqendrohet te formalizimi i tregut.<\/p>\n<p>Zak Topuzi, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shoqat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Turizmit, argumentoi se strukturat hoteliere po p\u00ebrballen me rritje t\u00eb kostove, zhvler\u00ebsimin e Euros dhe komisionet e larta t\u00eb platformave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb rezervimeve. Ai k\u00ebrkoi ruajtjen e TVSH-s\u00eb n\u00eb 6% dhe formalizimin e apartamenteve q\u00eb jepen me qira afatshkurt\u00ebr p\u00ebr turist\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb raportimin e transaksioneve nga platformat online.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rrahman Kasa, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Unionit Turistik Shqiptar, propozoi nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb unifikuar TVSH-je prej 10% p\u00ebr t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet turistike, p\u00ebrfshir\u00eb akomodimin dhe ushqimin, me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e konkurrueshm\u00ebris\u00eb ndaj vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p><strong>Transporti publik: TVSH-ja 21% do t\u00eb rris\u00eb \u00e7mimin e biletave<\/strong><\/p>\n<p>Shoqatat e transportit publik paralajm\u00ebruan rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb biletave n\u00ebse norma standarde e TVSH-s\u00eb rritet nga 20% n\u00eb 21%, duke filluar nga 1 janari 2027.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Transportit Qytetas, Kostandin Foni, argumentoi se TVSH-ja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e formul\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb bilet\u00ebs, i cili miratohet nga k\u00ebshillat bashkiak\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, operator\u00ebt nuk mund ta ndryshojn\u00eb vet\u00eb \u00e7mimin, por rritja e taks\u00ebs do t\u00eb k\u00ebrkonte rishikimin e tij.<\/p>\n<p>Shoqata k\u00ebrkoi q\u00eb transporti publik t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb norm\u00ebn e reduktuar t\u00eb TVSH-s\u00eb prej 6%, duke argumentuar se kjo do t\u00eb krijonte m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr investime dhe rinovimin e flot\u00ebs s\u00eb autobus\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Avokati Sajmir La\u00e7ej: Rritja e akciz\u00ebs rrezikon prodhimin vendas t\u00eb duhanit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit t\u00eb duhanit kund\u00ebrshtuan rritjen e propozuar t\u00eb akciz\u00ebs p\u00ebr duhanin e grir\u00eb, duke paralajm\u00ebruar rrezikun e mbylljes s\u00eb aktiviteteve prodhuese dhe humbjes s\u00eb investimeve.<\/p>\n<p>Avokati Sajmir La\u00e7ej argumentoi se kalendari i propozuar parashikon q\u00eb deri n\u00eb vitin 2033 akciza p\u00ebr duhanin vendas t\u00eb arrij\u00eb pothuajse trefishin e nivelit aktual, nd\u00ebrsa rritja vjetore p\u00ebr cigaret \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas tij, prodhuesit vendas kan\u00eb investuar n\u00eb makineri, qendra p\u00ebrpunimi dhe kontrata me fermer\u00ebt, nd\u00ebrsa rritja e fort\u00eb e akciz\u00ebs do t\u00eb d\u00ebmtonte konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e tyre dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr formalizimin e sektorit. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit k\u00ebrkuan rishikimin e kalendarit t\u00eb akciz\u00ebs dhe trajtimin e diferencuar t\u00eb duhanit vendas nga cigaret e prodhuara industrialisht.<\/p>\n<p><strong>NAREA: Super-taksa p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb bosh do t\u00eb godas\u00eb diaspor\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Nd\u00ebrmjet\u00ebsve t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme (NAREA) paralajm\u00ebroi se vendosja e nj\u00eb takse t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr banesat bosh rrezikon t\u00eb godas\u00eb kryesisht emigrant\u00ebt dhe pronar\u00ebt e banesave jasht\u00eb qyteteve t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nxis\u00eb tregun e qiras\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori Ekzekutiv i NAREA-s, Reinaldo Pipiria, propozoi q\u00eb fillimisht t\u00eb zbatohen stimuj fiskal\u00eb, si p\u00ebrjashtimi nga tatimi mbi qiran\u00eb p\u00ebr 36 muaj dhe ulja e tij nga 15% n\u00eb 10% p\u00ebr qiradh\u00ebnien afatgjat\u00eb. Sipas tij, super-taksa duhet t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm pas vitit 2029, n\u00eb zonat me presion t\u00eb lart\u00eb mbi tregun e banesave, duke p\u00ebrjashtuar pronat e emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>NAREA k\u00ebrkoi gjithashtu leht\u00ebsimin e tatimit 15% mbi fitimin nga shitja e pron\u00ebs dhe q\u00eb pragu i regjistrimit n\u00eb TVSH t\u00eb mos ulet n\u00ebn 8.5 milion\u00eb lek\u00eb.\/ Monitor\/<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paketa Fiskale 2027 ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime t\u00eb shumta nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb rishikimin e masave t\u00eb propozuara, shtyrjen e zbatimit t\u00eb tyre dhe m\u00eb shum\u00eb konsultime p\u00ebrpara miratimit. Gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dhomave t\u00eb tregtis\u00eb, industris\u00eb prodhuese, eksportuesve, turizmit, transportit, profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb dhe grupeve t\u00eb tjera t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160647,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160646","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160646","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160646"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160646\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160650,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160646\/revisions\/160650"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160647"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}