{"id":160701,"date":"2026-11-13T10:46:47","date_gmt":"2026-11-13T10:46:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160701"},"modified":"2026-11-13T10:46:47","modified_gmt":"2026-11-13T10:46:47","slug":"rama-punoi-me-vucic-per-destabilizimin-e-kosoves-kriza-politike-po-e-delegjitimon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/13\/rama-punoi-me-vucic-per-destabilizimin-e-kosoves-kriza-politike-po-e-delegjitimon\/","title":{"rendered":"Rama punoi me Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr destabilizimin e Kosov\u00ebs\/ Kriza politike po e delegjitimon"},"content":{"rendered":"<p><strong>Veton SURROI<\/strong><\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama mund t\u00eb ket\u00eb besuar se politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb e zbatuar p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb qejfin t\u00eb tjer\u00ebve &#8211; p\u00ebr shembull BE-s\u00eb &#8211; por p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur interesat e vendit. Dhe, n\u00eb thelb ka t\u00eb drejt\u00eb, ngase politika e jashtme duhet jo vet\u00ebm t\u00eb zhvillohet p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit por edhe duhet t\u00eb derivoj\u00eb nga e brendshmja. Por, mu k\u00ebtu q\u00ebndron problemi i veprimeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga kryeministri Rama, i cili e ka personalizuar politik\u00ebn e brendshme dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb qeverisjeje e ka bartur n\u00eb politik\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p>T\u00eb marrim Izraelin. Kryeministri me t\u00eb drejt\u00eb krenohet se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm evropian n\u00eb t\u00eb cilin kan\u00eb jetuar m\u00eb shum\u00eb hebrenj n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore se \u00e7\u2019kishte n\u00eb fillim t\u00eb saj. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt pra kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me hebrenjt\u00eb si popull i p\u00ebrndjekur dhe me Izraelin, si shtet i krijuar p\u00ebr t\u00eb strehuar t\u00eb mbijetuarit e Holokaustit. Por, kjo nuk n\u00ebnkupton p\u00ebrkrahje p\u00ebr Izraelin e sot\u00ebm, ushtria e t\u00eb cilit ka ushtruar gjenocid n\u00eb Gaza dhe ushtria e t\u00eb cilit p\u00ebrkrah spastrimin etnik t\u00eb palestinez\u00ebve n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor. Shqip\u00ebria nuk kishte apo ka kurrfar\u00eb interesi moral, politik apo material p\u00ebr ta p\u00ebrkrahur nj\u00eb pushtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky mund t\u00eb jet\u00eb interes i kryeministrit Rama dhe nj\u00ebra prej arsyeve t\u00eb mundshme mund t\u00eb jet\u00eb besimi se p\u00ebrkrahja e pakusht\u00ebzuar Izraelit mund ta afronte kryeministrin Rama politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkrahjes t\u00eb pakusht\u00ebzuar amerikane p\u00ebr Izraelin dhe k\u00ebshtu vet\u00eb presidentit Trump.<\/p>\n<p>Ky ishte keqkuptim ngase p\u00ebrkrahja e pakusht\u00ebzuar amerikane p\u00ebr veprimet e Izraelit pas 7 tetorit 2023 ishte politik\u00eb e presidentit Biden, e cila u vazhdua nga administrata e ardhshme. Dhe sipas zv.presidentit Vance, kjo politik\u00eb ka marr\u00eb d\u00ebnimin politik n\u00eb zgjedhjet e mesmandatit n\u00eb SHBA. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje, shumica e votuesve d\u00ebnuan k\u00ebt\u00eb politik\u00eb; 72 p\u00ebr qind e votuesve hebrenj amerikan\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebn kandidat\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb parezerv\u00eb t\u00eb Izraelit t\u00eb Netanyahus mbet\u00ebn Viktor Orban, ish-kryeminist\u00ebr i Hungaris\u00eb, A.Vu\u00e7iq, ish-prij\u00ebs i Serbis\u00eb dhe Edi Rama.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Personalizimi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme e ka v\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kryeministrin e saj n\u00eb situata jo shum\u00eb komode. Kryeministri Rama gaboi kur para zgjedhjeve presidenciale m\u00eb 2016 nd\u00ebrhyri n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb SHBA-s\u00eb, duke p\u00ebrshkruar p\u00ebr CNN se &#8220;Amerika \u00ebsht\u00eb &#8216;qyteti i shndritsh\u00ebm mbi kod\u00ebr&#8217;, dhe synimet q\u00eb po d\u00ebgjojm\u00eb nga Donald Trump jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb frik\u00ebsuese dhe po cenojn\u00eb realisht at\u00eb \u00e7ka Amerika \u00ebsht\u00eb n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb&#8221;. I pyetur se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse zgjidhet kandidati republikan D.Trump, z. Rama u p\u00ebrgjigj \u00a0&#8220;Zoti na ruajt, mendoj se do t\u00eb d\u00ebmtonte shum\u00eb Amerik\u00ebn dhe do t\u00eb d\u00ebmtonte shum\u00eb bot\u00ebn demokratike, sepse ai n\u00eb fund do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn disa nga gj\u00ebrat q\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb, natyrisht, kjo do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb e d\u00ebmshme\u201d.<\/p>\n<p>Populli amerikan e zgjodhi presidentin Trump dy her\u00eb dhe Shqip\u00ebria nuk kishte kurrfar\u00eb interesi (e as t\u00eb drejte) t\u00eb sugjeroj\u00eb se kush mund t\u00eb jet\u00eb kandidat m\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Motivet e kryeministrit ende nuk jan\u00eb shpjeguar, por mbase do t\u00eb ishte af\u00ebr s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs interpretimi se prej k\u00ebtij gafi diplomatik kryeministri Rama mund t\u00eb ket\u00eb ndier nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se e p\u00ebrkrah presidentin Trump, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar afiniteti i plot\u00eb pro-amerikan i shqiptar\u00ebve gjithandej, interesat e ndryshme familjare e t\u00eb biznesit dhe nj\u00eb lloj ligj\u00ebrimi i ri i kryeministrit q\u00eb tash shpjegonte benefitet e presidenc\u00ebs Trump p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Problem, natyrisht, mbeti personalizimi. P\u00ebrcaktimin e natyrsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion trupat e veta n\u00eb operacione paqeruajt\u00ebse t\u00eb ardhshme si n\u00eb at\u00eb t\u00eb planifikuar p\u00ebr Gaza, kryeministri e shfryt\u00ebzoi q\u00eb n\u00eb mbledhjen themeluese t\u00eb Bordit t\u00eb paqes t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb agjend\u00eb q\u00eb nuk ishte as e Shqip\u00ebris\u00eb e as e Kosov\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs fliste. Kryeministri Rama deklaroi se \u201cnj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb madhe q\u00eb po ndodh n\u00eb Europ\u00eb. ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs po mbahen peng nga nj\u00eb drejt\u00ebsi e \u00e7uditshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Hag\u00eb\u201d. Pasi shpjegoi se z. Tha\u00e7i mbahej n\u00eb burg, sepse ishte nisur t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me z. Vu\u00e7iq n\u00eb zyr\u00ebn e z. Trump, pa p\u00ebrmendur se ajo marr\u00ebveshje p\u00ebrfshinte ndarjen territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs (q\u00eb nuk ishte k\u00ebrkes\u00eb e as sugjerim amerikan) ai p\u00ebrfundoi fjalimin me: \u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb turp. U b\u00ebj thirrje shteteve demokratike dhe juve zoti President q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrni hapa konkret\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrhyni para se gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb ndodhin dhe para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb&#8221;.<br \/>\nE p\u00ebrkthyer n\u00eb fjalor t\u00eb thjesht\u00eb teknik kjo ishte thirrje e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb z. Trump dhe \u201cshtetet demokratike\u201d t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjykim dhe t\u00eb lirojn\u00eb t\u00eb akuzuarin, di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq larg normave bazike sa t\u00eb mos jet\u00eb d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb publik nga ndonj\u00eb shef shteti a qeverie.<br \/>\nN\u00ebse z. Rama besonte n\u00eb parim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb, ka mundur ta d\u00ebshmonte k\u00ebt\u00eb duke i liruar paraprakisht nga paraburgimi dhe ndjekja penale ish-presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb, Meta dhe kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Veliaj; q\u00eb t\u00eb dyt\u00eb kan\u00eb rreth dy vjet stazh paraburgimi.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me Vu\u00e7iqin dhe Kosov\u00ebn, kryeministri Rama ka p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjtin gabim.<br \/>\nAi ka mbajtur an\u00ebn e presidentit Vu\u00e7iq me \u201cBallkanin e Hapur\u201d, ndarjen territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs, vendosjen e autonomis\u00eb territoriale serbe n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrgjat\u00eb eskalimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb vendit, vendosjen e k\u00ebtij territori n\u00ebn protektorat t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb NATO-s.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ishte interesi i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr destabilizimin e nj\u00eb shteti fqinj, aq m\u00eb pak t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb n\u00eb shumic\u00eb nga e nj\u00ebjta etni. S\u00ebrish, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb interesi t\u00eb identifikuar t\u00eb shtetit, mbetet interesi personal i z. Rama, dhe kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrderisa t\u00eb mos shpjegohet nga ai vet\u00eb apo nga g\u00ebrmimet e dokumenteve ndonj\u00eb dit\u00eb, mbetet e panjohur. E vetmja gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme nga faktet \u00ebsht\u00eb gatishm\u00ebria e z. Rama p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur interesat e z. Vu\u00e7iq, personale apo t\u00eb shtetit t\u00eb tij, pa ndonj\u00eb benefit evident p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebt\u00eb ai e manifestoi jo vet\u00ebm n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, por edhe me shkrimin e nj\u00eb editoriali t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me presidentin e at\u00ebhersh\u00ebm, Vu\u00e7iq, p\u00ebr nj\u00eb modalitet t\u00eb ri t\u00eb integrimit n\u00eb BE q\u00eb nuk do t\u2019u jepte shteteve t\u00eb reja t\u00eb drejta t\u00eb nj\u00ebjta si shtetet tashm\u00eb an\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shkrim z. Rama e b\u00ebri nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria ishte pothuajse shum\u00eb af\u00ebr Malit t\u00eb Zi n\u00eb ritmin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, nd\u00ebrsa Serbia gjithnj\u00eb e m\u00eb af\u00ebr Gjeorgjis\u00eb, pra krejt\u00ebsisht larg. Sot, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2027, A. Vu\u00e7iq humbi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare nga nj\u00eb list\u00eb q\u00eb udh\u00ebhoqi kryengritjen kund\u00ebr tij p\u00ebr dy vjet rresht e Shqip\u00ebris\u00eb i ka mbetur n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb editorial i pavler\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb gabuara ndaj Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb brendshme, e cila po e deligjitimon natyr\u00ebn e pushtetit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>M\u00eb duket q\u00eb z. Rama dhe Shqip\u00ebria mund t\u00eb nxjerrin dy m\u00ebsime nga nj\u00eb politik\u00eb e jashtme konsistente n\u00eb jokonsistenc\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb varet nga teket personale t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb saj dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk mund t\u00eb lidhet me personalitetet e shteteve t\u00eb tjera. Shqip\u00ebria ka interes t\u00eb zhvilloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me SHBA-n\u00eb q\u00eb ka k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb president, k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb Kongres. Marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi relacionin personal me nj\u00eb autokrat, e as ato me Izraelin me nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb monedh\u00eb kusuri e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb shteti fqinj, me t\u00eb cilin Shqip\u00ebria ka lidhjet m\u00eb t\u00eb ngushta njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>I dyti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn si ushtrohet pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe pa synimin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, Shqip\u00ebria ka arsye ta nd\u00ebrtoj\u00eb politik\u00ebn e jashtme mbi t\u00eb nj\u00ebjtat parime demokratike q\u00eb duhet t\u00eb vlejn\u00eb brenda vendit. P\u00ebr z. Rama kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u2019ia njoh\u00eb kund\u00ebrshtimit publik dhe institucioneve n\u00eb Shqip\u00ebri fuqin\u00eb p\u00ebr t\u2019ia korrigjuar vendimet qeveris\u00eb s\u00eb tij. Ka vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur val\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb, dhe ajo \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh pjes\u00eb e tyre.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i VETON SURROI marr\u00eb nga\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/1.%20%20Kryeministri%20Rama%20mund%20t%C3%AB%20ket%C3%AB%20besuar%20se%20politika%20e%20jashtme%20e%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%20nuk%20duhet%20t%C3%AB%20jet%C3%AB%20e%20zbatuar%20p%C3%ABr%20t%E2%80%99ua%20b%C3%ABr%C3%AB%20qejfin%20t%C3%AB%20tjer%C3%ABve%20-%20p%C3%ABr%20shembull%20BE-s%C3%AB%20-%20por%20p%C3%ABr%20t%E2%80%99i%20p%C3%ABrmbushur%20interesat%20e%20vendit.%20Dhe,%20n%C3%AB%20thelb%20ka%20t%C3%AB%20drejt%C3%AB,%20ngase%20politika%20e%20jashtme%20duhet%20jo%20vet%C3%ABm%20t%C3%AB%20zhvillohet%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20mir%C3%ABn%20e%20vendit%20por%20edhe%20duhet%20t%C3%AB%20derivoj%C3%AB%20nga%20e%20brendshmja.%20Por,%20mu%20k%C3%ABtu%20q%C3%ABndron%20problemi%20i%20veprimeve%20t%C3%AB%20politik%C3%ABs%20s%C3%AB%20jashtme%20t%C3%AB%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%20nga%20kryeministri%20Rama,%20i%20cili%20e%20ka%20personalizuar%20politik%C3%ABn%20e%20brendshme%20dhe%20t%C3%AB%20nj%C3%ABjt%C3%ABn%20m%C3%ABnyr%C3%AB%20qeverisjeje%20e%20ka%20bartur%20n%C3%AB%20politik%C3%ABn%20e%20jashtme.%20%20T%C3%AB%20marrim%20Izraelin.%20Kryeministri%20me%20t%C3%AB%20drejt%C3%AB%20krenohet%20se%20Shqip%C3%ABria%20%C3%ABsht%C3%AB%20vendi%20i%20vet%C3%ABm%20evropian%20n%C3%AB%20t%C3%AB%20cilin%20kan%C3%AB%20jetuar%20m%C3%AB%20shum%C3%AB%20hebrenj%20n%C3%AB%20fund%20t%C3%AB%20Luft%C3%ABs%20s%C3%AB%20Dyt%C3%AB%20Bot%C3%ABrore%20se%20%C3%A7%E2%80%99kishte%20n%C3%AB%20fillim%20t%C3%AB%20saj.%20Shqip%C3%ABria%20dhe%20shqiptar%C3%ABt%20pra%20kan%C3%AB%20nj%C3%AB%20marr%C3%ABdh%C3%ABnie%20t%C3%AB%20ve%C3%A7ant%C3%AB%20me%20hebrenjt%C3%AB%20si%20popull%20i%20p%C3%ABrndjekur%20dhe%20me%20Izraelin,%20si%20shtet%20i%20krijuar%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20strehuar%20t%C3%AB%20mbijetuarit%20e%20Holokaustit.%20Por,%20kjo%20nuk%20n%C3%ABnkupton%20p%C3%ABrkrahje%20p%C3%ABr%20Izraelin%20e%20sot%C3%ABm,%20ushtria%20e%20t%C3%AB%20cilit%20ka%20ushtruar%20gjenocid%20n%C3%AB%20Gaza%20dhe%20ushtria%20e%20t%C3%AB%20cilit%20p%C3%ABrkrah%20spastrimin%20etnik%20t%C3%AB%20palestinez%C3%ABve%20n%C3%AB%20Bregun%20Per%C3%ABndimor.%20Shqip%C3%ABria%20nuk%20kishte%20apo%20ka%20kurrfar%C3%AB%20interesi%20moral,%20politik%20apo%20material%20p%C3%ABr%20ta%20p%C3%ABrkrahur%20nj%C3%AB%20pushtet%20q%C3%AB%20%C3%ABsht%C3%AB%20p%C3%ABrgjegj%C3%ABs%20p%C3%ABr%20krime%20kund%C3%ABr%20njer%C3%ABzimit.%20%20%20Megjithat%C3%AB,%20ky%20mund%20t%C3%AB%20jet%C3%AB%20interes%20i%20kryeministrit%20Rama%20dhe%20nj%C3%ABra%20prej%20arsyeve%20t%C3%AB%20mundshme%20mund%20t%C3%AB%20jet%C3%AB%20besimi%20se%20p%C3%ABrkrahja%20e%20pakusht%C3%ABzuar%20Izraelit%20mund%20ta%20afronte%20kryeministrin%20Rama%20politik%C3%ABs%20s%C3%AB%20p%C3%ABrkrahjes%20t%C3%AB%20pakusht%C3%ABzuar%20amerikane%20p%C3%ABr%20Izraelin%20dhe%20k%C3%ABshtu%20vet%C3%AB%20presidentit%20Trump.%20%20%20Ky%20ishte%20keqkuptim%20ngase%20p%C3%ABrkrahja%20e%20pakusht%C3%ABzuar%20amerikane%20p%C3%ABr%20veprimet%20e%20Izraelit%20pas%207%20tetorit%202023%20ishte%20politik%C3%AB%20e%20presidentit%20Biden,%20e%20cila%20u%20vazhdua%20nga%20administrata%20e%20ardhshme.%20Dhe%20sipas%20zv.presidentit%20Vance,%20kjo%20politik%C3%AB%20ka%20marr%C3%AB%20d%C3%ABnimin%20politik%20n%C3%AB%20zgjedhjet%20e%20mesmandatit%20n%C3%AB%20SHBA.%20N%C3%AB%20k%C3%ABto%20zgjedhje,%20shumica%20e%20votuesve%20d%C3%ABnuan%20k%C3%ABt%C3%AB%20politik%C3%AB;%2072%20p%C3%ABr%20qind%20e%20votuesve%20hebrenj%20amerikan%C3%AB%20p%C3%ABrkrah%C3%ABn%20kandidat%C3%ABt%20e%20Partis%C3%AB%20Demokratike.%20%20%20Edhe%20Kolumne%2017%20qer%202026%20Fillimi%20i%20fundit%20t%C3%AB%20pushtetit%20n%C3%AB%20Shqip%C3%ABri...%20Presidenti%20Trump%20shpalli%20se%20n%C3%AB%20janar%20do%20t%C3%AB%20ndalet%20p%C3%ABrkrahja%20e%20pakusht%C3%ABzuar%20ushtarake%20Izraelit.%20%20N%C3%AB%20list%C3%ABn%20e%20p%C3%ABrkrah%C3%ABsve%20t%C3%AB%20parezerv%C3%AB%20t%C3%AB%20Izraelit%20t%C3%AB%20Netanyahus%20mbet%C3%ABn%20Viktor%20Orban,%20ish-kryeminist%C3%ABr%20i%20Hungaris%C3%AB,%20A.Vu%C3%A7iq,%20ish-prij%C3%ABs%20i%20Serbis%C3%AB%20dhe%20Edi%20Rama.%20%202.%20%20%20Personalizimi%20i%20politik%C3%ABs%20s%C3%AB%20jashtme%20e%20ka%20v%C3%ABn%C3%AB%20Shqip%C3%ABrin%C3%AB%20dhe%20kryeministrin%20e%20saj%20n%C3%AB%20situata%20jo%20shum%C3%AB%20komode.%20Kryeministri%20Rama%20gaboi%20kur%20para%20zgjedhjeve%20presidenciale%20m%C3%AB%202016%20nd%C3%ABrhyri%20n%C3%AB%20pun%C3%ABt%20e%20brendshme%20t%C3%AB%20SHBA-s%C3%AB,%20duke%20p%C3%ABrshkruar%20p%C3%ABr%20CNN%20se%20%22Amerika%20%C3%ABsht%C3%AB%20&#039;qyteti%20i%20shndritsh%C3%ABm%20mbi%20kod%C3%ABr&#039;,%20dhe%20synimet%20q%C3%AB%20po%20d%C3%ABgjojm%C3%AB%20nga%20Donald%20Trump%20jan%C3%AB%20me%20t%C3%AB%20v%C3%ABrtet%C3%AB%20frik%C3%ABsuese%20dhe%20po%20cenojn%C3%AB%20realisht%20at%C3%AB%20%C3%A7ka%20Amerika%20%C3%ABsht%C3%AB%20n%C3%AB%20syt%C3%AB%20tan%C3%AB%22.%20I%20pyetur%20se%20%C3%A7ka%20do%20t%C3%AB%20ndodh%C3%AB%20n%C3%ABse%20zgjidhet%20kandidati%20republikan%20D.Trump,%20z.%20Rama%20u%20p%C3%ABrgjigj%20%20%22Zoti%20na%20ruajt,%20mendoj%20se%20do%20t%C3%AB%20d%C3%ABmtonte%20shum%C3%AB%20Amerik%C3%ABn%20dhe%20do%20t%C3%AB%20d%C3%ABmtonte%20shum%C3%AB%20bot%C3%ABn%20demokratike,%20sepse%20ai%20n%C3%AB%20fund%20do%20t%C3%AB%20duhet%20t%C3%AB%20b%C3%ABj%C3%AB%20t%C3%AB%20pakt%C3%ABn%20disa%20nga%20gj%C3%ABrat%20q%C3%AB%20thot%C3%AB%20se%20do%20t%C3%AB%20b%C3%ABj%C3%AB%20dhe%20at%C3%ABher%C3%AB,%20natyrisht,%20kjo%20do%20t%C3%AB%20jet%C3%AB%20shum%C3%AB,%20shum%C3%AB%20e%20d%C3%ABmshme%E2%80%9D.%20%20Populli%20amerikan%20e%20zgjodhi%20presidentin%20Trump%20dy%20her%C3%AB%20dhe%20Shqip%C3%ABria%20nuk%20kishte%20kurrfar%C3%AB%20interesi%20(e%20as%20t%C3%AB%20drejte)%20t%C3%AB%20sugjeroj%C3%AB%20se%20kush%20mund%20t%C3%AB%20jet%C3%AB%20kandidat%20m%C3%AB%20i%20mir%C3%AB.%20%20%20Motivet%20e%20kryeministrit%20ende%20nuk%20jan%C3%AB%20shpjeguar,%20por%20mbase%20do%20t%C3%AB%20ishte%20af%C3%ABr%20s%C3%AB%20v%C3%ABrtet%C3%ABs%20interpretimi%20se%20prej%20k%C3%ABtij%20gafi%20diplomatik%20kryeministri%20Rama%20mund%20t%C3%AB%20ket%C3%AB%20ndier%20nevoj%C3%ABn%20q%C3%AB%20t%C3%AB%20d%C3%ABshmoj%C3%AB%20se%20e%20p%C3%ABrkrah%20presidentin%20Trump,%20dhe%20n%C3%AB%20k%C3%ABt%C3%AB%20nevoj%C3%AB%20%C3%ABsht%C3%AB%20shfryt%C3%ABzuar%20afiniteti%20i%20plot%C3%AB%20pro-amerikan%20i%20shqiptar%C3%ABve%20gjithandej,%20interesat%20e%20ndryshme%20familjare%20e%20t%C3%AB%20biznesit%20dhe%20nj%C3%AB%20lloj%20ligj%C3%ABrimi%20i%20ri%20i%20kryeministrit%20q%C3%AB%20tash%20shpjegonte%20benefitet%20e%20presidenc%C3%ABs%20Trump%20p%C3%ABr%20bot%C3%ABn.%20%20Problem,%20natyrisht,%20mbeti%20personalizimi.%20P%C3%ABrcaktimin%20e%20natyrsh%C3%ABm%20t%C3%AB%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20v%C3%ABn%C3%AB%20n%C3%AB%20dispozicion%20trupat%20e%20veta%20n%C3%AB%20operacione%20paqeruajt%C3%ABse%20t%C3%AB%20ardhshme%20si%20n%C3%AB%20at%C3%AB%20t%C3%AB%20planifikuar%20p%C3%ABr%20Gaza,%20kryeministri%20e%20shfryt%C3%ABzoi%20q%C3%AB%20n%C3%AB%20mbledhjen%20themeluese%20t%C3%AB%20Bordit%20t%C3%AB%20paqes%20t%C3%AB%20promovoj%C3%AB%20nj%C3%AB%20agjend%C3%AB%20q%C3%AB%20nuk%20ishte%20as%20e%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%20e%20as%20e%20Kosov%C3%ABs%20n%C3%AB%20em%C3%ABr%20t%C3%AB%20s%C3%AB%20cil%C3%ABs%20fliste.%20Kryeministri%20Rama%20deklaroi%20se%20%E2%80%9Cnj%C3%AB%20padrejt%C3%ABsi%20t%C3%AB%20madhe%20q%C3%AB%20po%20ndodh%20n%C3%AB%20Europ%C3%AB.%20ish-presidenti%20i%20Kosov%C3%ABs,%20Hashim%20Tha%C3%A7i,%20dhe%20udh%C3%ABheq%C3%ABsit%20e%20tjer%C3%AB%20t%C3%AB%20Ushtris%C3%AB%20%C3%87lirimtare%20t%C3%AB%20Kosov%C3%ABs%20po%20mbahen%20peng%20nga%20nj%C3%AB%20drejt%C3%ABsi%20e%20%C3%A7uditshme%20nd%C3%ABrkomb%C3%ABtare%20n%C3%AB%20Hag%C3%AB%E2%80%9D.%20Pasi%20shpjegoi%20se%20z.%20Tha%C3%A7i%20mbahej%20n%C3%AB%20burg,%20sepse%20ishte%20nisur%20t%C3%AB%20n%C3%ABnshkruaj%C3%AB%20nj%C3%AB%20marr%C3%ABveshje%20me%20z.%20Vu%C3%A7iq%20n%C3%AB%20zyr%C3%ABn%20e%20z.%20Trump,%20pa%20p%C3%ABrmendur%20se%20ajo%20marr%C3%ABveshje%20p%C3%ABrfshinte%20ndarjen%20territoriale%20t%C3%AB%20Kosov%C3%ABs%20(q%C3%AB%20nuk%20ishte%20k%C3%ABrkes%C3%AB%20e%20as%20sugjerim%20amerikan)%20ai%20p%C3%ABrfundoi%20fjalimin%20me:%20%E2%80%9CKjo%20nuk%20%C3%ABsht%C3%AB%20drejt%C3%ABsi,%20%C3%ABsht%C3%AB%20turp.%20U%20b%C3%ABj%20thirrje%20shteteve%20demokratike%20dhe%20juve%20zoti%20President%20q%C3%AB%20t%C3%AB%20nd%C3%ABrmerrni%20hapa%20konkret%C3%AB%20dhe%20t%C3%AB%20nd%C3%ABrhyni%20para%20se%20gj%C3%ABra%20m%C3%AB%20t%C3%AB%20k%C3%ABqija%20t%C3%AB%20ndodhin%20dhe%20para%20se%20t%C3%AB%20jet%C3%AB%20tep%C3%ABr%20von%C3%AB%22.%20E%20p%C3%ABrkthyer%20n%C3%AB%20fjalor%20t%C3%AB%20thjesht%C3%AB%20teknik%20kjo%20ishte%20thirrje%20e%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%20q%C3%AB%20z.%20Trump%20dhe%20%E2%80%9Cshtetet%20demokratike%E2%80%9D%20t%C3%AB%20nd%C3%ABrhyjn%C3%AB%20n%C3%AB%20nj%C3%AB%20gjykim%20dhe%20t%C3%AB%20lirojn%C3%AB%20t%C3%AB%20akuzuarin,%20di%C3%A7ka%20q%C3%AB%20%C3%ABsht%C3%AB%20aq%20larg%20normave%20bazike%20sa%20t%C3%AB%20mos%20jet%C3%AB%20d%C3%ABgjuar%20ndonj%C3%ABher%C3%AB%20n%C3%AB%20publik%20nga%20ndonj%C3%AB%20shef%20shteti%20a%20qeverie.%20N%C3%ABse%20z.%20Rama%20besonte%20n%C3%AB%20parim%C3%ABsin%C3%AB%20e%20k%C3%ABrkes%C3%ABs%20s%C3%AB%20b%C3%ABr%C3%AB,%20ka%20mundur%20ta%20d%C3%ABshmonte%20k%C3%ABt%C3%AB%20duke%20i%20liruar%20paraprakisht%20nga%20paraburgimi%20dhe%20ndjekja%20penale%20ish-presidentin%20e%20Shqip%C3%ABris%C3%AB,%20Meta%20dhe%20kryebashkiakun%20e%20Tiran%C3%ABs,%20Veliaj;%20q%C3%AB%20t%C3%AB%20dyt%C3%AB%20kan%C3%AB%20rreth%20dy%20vjet%20stazh%20paraburgimi.%20%20Edhe%20Lavjerr%C3%ABsi%20historik%20i%20zgjedhjeve%20amerikane%20n%C3%AB%20shtat%C3%AB%20pika%20Arb%C3%ABri%206%20n%C3%ABn%202026%20Lavjerr%C3%ABsi%20historik%20i%20zgjedhjeve%20amerikane%20n%C3%AB%20shtat%C3%AB%20pika%203.%20%20N%C3%AB%20raport%20me%20Vu%C3%A7iqin%20dhe%20Kosov%C3%ABn,%20kryeministri%20Rama%20ka%20p%C3%ABrs%C3%ABritur%20t%C3%AB%20nj%C3%ABjtin%20gabim.%20Ai%20ka%20mbajtur%20an%C3%ABn%20e%20presidentit%20Vu%C3%A7iq%20me%20%E2%80%9CBallkanin%20e%20Hapur%E2%80%9D,%20ndarjen%20territoriale%20t%C3%AB%20Kosov%C3%ABs,%20vendosjen%20e%20autonomis%C3%AB%20territoriale%20serbe%20n%C3%AB%20Republik%C3%ABn%20e%20Kosov%C3%ABs%20dhe%20p%C3%ABrgjat%C3%AB%20eskalimit%20t%C3%AB%20dhun%C3%ABs%20n%C3%AB%20pjes%C3%ABn%20veriore%20t%C3%AB%20vendit,%20vendosjen%20e%20k%C3%ABtij%20territori%20n%C3%ABn%20protektorat%20t%C3%AB%20ve%C3%A7ant%C3%AB%20t%C3%AB%20NATO-s.%20%C3%8Bsht%C3%AB%20v%C3%ABshtir%C3%AB%20t%C3%AB%20kuptohet%20se%20%C3%A7far%C3%AB%20mund%20t%C3%AB%20ishte%20interesi%20i%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%20p%C3%ABr%20destabilizimin%20e%20nj%C3%AB%20shteti%20fqinj,%20aq%20m%C3%AB%20pak%20t%C3%AB%20nj%C3%AB%20shteti%20t%C3%AB%20p%C3%ABrb%C3%ABr%C3%AB%20n%C3%AB%20shumic%C3%AB%20nga%20e%20nj%C3%ABjta%20etni.%20S%C3%ABrish,%20n%C3%AB%20munges%C3%AB%20t%C3%AB%20nj%C3%AB%20interesi%20t%C3%AB%20identifikuar%20t%C3%AB%20shtetit,%20mbetet%20interesi%20personal%20i%20z.%20Rama,%20dhe%20kjo%20%C3%A7%C3%ABshtje%20p%C3%ABrderisa%20t%C3%AB%20mos%20shpjegohet%20nga%20ai%20vet%C3%AB%20apo%20nga%20g%C3%ABrmimet%20e%20dokumenteve%20ndonj%C3%AB%20dit%C3%AB,%20mbetet%20e%20panjohur.%20E%20vetmja%20gj%C3%AB%20q%C3%AB%20%C3%ABsht%C3%AB%20e%20dukshme%20nga%20faktet%20%C3%ABsht%C3%AB%20gatishm%C3%ABria%20e%20z.%20Rama%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20p%C3%ABrkrahur%20interesat%20e%20z.%20Vu%C3%A7iq,%20personale%20apo%20t%C3%AB%20shtetit%20t%C3%AB%20tij,%20pa%20ndonj%C3%AB%20benefit%20evident%20p%C3%ABr%20Shqip%C3%ABrin%C3%AB.%20K%C3%ABt%C3%AB%20ai%20e%20manifestoi%20jo%20vet%C3%ABm%20n%C3%AB%20rastin%20e%20Kosov%C3%ABs,%20por%20edhe%20me%20shkrimin%20e%20nj%C3%AB%20editoriali%20t%C3%AB%20p%C3%ABrbashk%C3%ABt%20me%20presidentin%20e%20at%C3%ABhersh%C3%ABm,%20Vu%C3%A7iq,%20p%C3%ABr%20nj%C3%AB%20modalitet%20t%C3%AB%20ri%20t%C3%AB%20integrimit%20n%C3%AB%20BE%20q%C3%AB%20nuk%20do%20t%E2%80%99u%20jepte%20shteteve%20t%C3%AB%20reja%20t%C3%AB%20drejta%20t%C3%AB%20nj%C3%ABjta%20si%20shtetet%20tashm%C3%AB%20an%C3%ABtare.%20%20%20%20K%C3%ABt%C3%AB%20shkrim%20z.%20Rama%20e%20b%C3%ABri%20nd%C3%ABrsa%20Shqip%C3%ABria%20ishte%20pothuajse%20shum%C3%AB%20af%C3%ABr%20Malit%20t%C3%AB%20Zi%20n%C3%AB%20ritmin%20e%20an%C3%ABtar%C3%ABsimit%20n%C3%AB%20BE,%20nd%C3%ABrsa%20Serbia%20gjithnj%C3%AB%20e%20m%C3%AB%20af%C3%ABr%20Gjeorgjis%C3%AB,%20pra%20krejt%C3%ABsisht%20larg.%20Sot,%20Mali%20i%20Zi%20%C3%ABsht%C3%AB%20rrug%C3%ABs%20q%C3%AB%20t%C3%AB%20p%C3%ABrmbyll%C3%AB%20negociatat%20e%20an%C3%ABtar%C3%ABsimit%20n%C3%AB%20ver%C3%ABn%20e%20vitit%202027,%20A.%20Vu%C3%A7iq%20humbi%20n%C3%AB%20m%C3%ABnyr%C3%AB%20spektakolare%20nga%20nj%C3%AB%20list%C3%AB%20q%C3%AB%20udh%C3%ABhoqi%20kryengritjen%20kund%C3%ABr%20tij%20p%C3%ABr%20dy%20vjet%20rresht%20e%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%20i%20ka%20mbetur%20n%C3%AB%20dor%C3%AB%20nj%C3%AB%20editorial%20i%20pavler%C3%AB%20s%C3%AB%20bashku%20me%20nj%C3%AB%20s%C3%ABr%C3%AB%20vendimesh%20t%C3%AB%20gabuara%20ndaj%20Kosov%C3%ABs%20dhe%20nj%C3%AB%20kriz%C3%AB%20t%C3%AB%20brendshme,%20e%20cila%20po%20e%20deligjitimon%20natyr%C3%ABn%20e%20pushtetit%20n%C3%AB%20vend.%20%204.%20%20%20M%C3%AB%20duket%20q%C3%AB%20z.%20Rama%20dhe%20Shqip%C3%ABria%20mund%20t%C3%AB%20nxjerrin%20dy%20m%C3%ABsime%20nga%20nj%C3%AB%20politik%C3%AB%20e%20jashtme%20konsistente%20n%C3%AB%20jokonsistenc%C3%AB.%20%20%20Edhe%20Trash%C3%ABgimia%20e%20Netanyahut%20n%C3%AB%20rrezik%20-izraelit%C3%ABt%20votojn%C3%AB%20t%C3%AB%20mart%C3%ABn%20n%C3%AB%20zgjedhjet%20e%20para%20q%C3%AB%20nga%20sulmi%20i%207%20tetorit%20Bot%C3%AB%2026%20tet%202026%20Trash%C3%ABgimia%20e%20Netanyahut%20n%C3%AB%20rrezik%20-izraelit%C3%ABt%20votojn%C3%AB%20t%C3%AB%20mart%C3%ABn%20n%C3%AB%20zgjedhjet%20e%20para%20q%C3%AB%20nga%20sulmi%20i%207%20tetorit%20I%20pari%20%C3%ABsht%C3%AB%20depersonalizimi.%20Politika%20e%20jashtme%20e%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%20nuk%20mund%20t%C3%AB%20varet%20nga%20teket%20personale%20t%C3%AB%20udh%C3%ABheq%C3%ABsit%20t%C3%AB%20saj%20dhe%20p%C3%ABr%20m%C3%AB%20tep%C3%ABr%20nuk%20mund%20t%C3%AB%20lidhet%20me%20personalitetet%20e%20shteteve%20t%C3%AB%20tjera.%20Shqip%C3%ABria%20ka%20interes%20t%C3%AB%20zhvilloj%C3%AB%20marr%C3%ABdh%C3%ABnie%20t%C3%AB%20ngushta%20me%20SHBA-n%C3%AB%20q%C3%AB%20ka%20k%C3%ABt%C3%AB%20apo%20at%C3%AB%20president,%20k%C3%ABt%C3%AB%20apo%20at%C3%AB%20p%C3%ABrb%C3%ABrje%20udh%C3%ABheq%C3%ABse%20n%C3%AB%20Kongres.%20Marr%C3%ABdh%C3%ABniet%20me%20Serbin%C3%AB%20nuk%20mund%20t%C3%AB%20jen%C3%AB%20t%C3%AB%20nd%C3%ABrtuara%20mbi%20relacionin%20personal%20me%20nj%C3%AB%20autokrat,%20e%20as%20ato%20me%20Izraelin%20me%20nj%C3%AB%20p%C3%ABrgjegj%C3%ABs%20p%C3%ABr%20krime%20kund%C3%ABr%20njer%C3%ABzimit.%20Kosova%20nuk%20%C3%ABsht%C3%AB%20monedh%C3%AB%20kusuri%20e%20kryeministrit%20t%C3%AB%20Shqip%C3%ABris%C3%AB,%20%C3%ABsht%C3%AB%20shteti%20fqinj,%20me%20t%C3%AB%20cilin%20Shqip%C3%ABria%20ka%20lidhjet%20m%C3%AB%20t%C3%AB%20ngushta%20njer%C3%ABzore.%20%20%20I%20dyti%20ka%20t%C3%AB%20b%C3%ABj%C3%AB%20me%20m%C3%ABnyr%C3%ABn%20si%20ushtrohet%20pushteti%20n%C3%AB%20Shqip%C3%ABri.%20Edhe%20pa%20synimin%20e%20an%C3%ABtar%C3%ABsimit%20n%C3%AB%20BE,%20Shqip%C3%ABria%20ka%20arsye%20ta%20nd%C3%ABrtoj%C3%AB%20politik%C3%ABn%20e%20jashtme%20mbi%20t%C3%AB%20nj%C3%ABjtat%20parime%20demokratike%20q%C3%AB%20duhet%20t%C3%AB%20vlejn%C3%AB%20brenda%20vendit.%20P%C3%ABr%20z.%20Rama%20kjo%20do%20t%C3%AB%20thot%C3%AB%20t%E2%80%99ia%20njoh%C3%AB%20kund%C3%ABrshtimit%20publik%20dhe%20institucioneve%20n%C3%AB%20Shqip%C3%ABri%20fuqin%C3%AB%20p%C3%ABr%20t%E2%80%99ia%20korrigjuar%20vendimet%20qeveris%C3%AB%20s%C3%AB%20tij.%20Ka%20vet%C3%ABm%20nj%C3%AB%20m%C3%ABnyr%C3%AB%20p%C3%ABr%20t%E2%80%99iu%20p%C3%ABrshtatur%20val%C3%ABve%20t%C3%AB%20demokracis%C3%AB,%20dhe%20ajo%20%C3%ABsht%C3%AB%20t%C3%AB%20jesh%20pjes%C3%AB%20e%20tyre.%20%20#VETON%20SURROI\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Koha ditore. Titulli origjinal:<\/a><\/strong><strong>Kufiri i diplomacis\u00eb personale t\u00eb z. Rama<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Veton SURROI 1. Kryeministri Rama mund t\u00eb ket\u00eb besuar se politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb e zbatuar p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb qejfin t\u00eb tjer\u00ebve &#8211; p\u00ebr shembull BE-s\u00eb &#8211; por p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur interesat e vendit. Dhe, n\u00eb thelb ka t\u00eb drejt\u00eb, ngase politika e jashtme duhet jo vet\u00ebm t\u00eb zhvillohet p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":160702,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-160701","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160701"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160701\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160703,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160701\/revisions\/160703"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}