{"id":160749,"date":"2026-11-13T15:03:31","date_gmt":"2026-11-13T15:03:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160749"},"modified":"2026-11-13T15:03:31","modified_gmt":"2026-11-13T15:03:31","slug":"zgjedhorja-pd-prezanton-paketen-e-plote-ja-8-fushat-ku-do-te-nderhyhet-per-ndarjen-e-plote-te-partise-shtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/13\/zgjedhorja-pd-prezanton-paketen-e-plote-ja-8-fushat-ku-do-te-nderhyhet-per-ndarjen-e-plote-te-partise-shtet\/","title":{"rendered":"\u201cZgjedhorja\u201d\/ PD prezanton paket\u00ebn e plot\u00eb\/ Ja 8 fushat ku do t\u00eb nd\u00ebrhyhet p\u00ebr ndarjen e plot\u00eb t\u00eb partis\u00eb-shtet"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka prezantuar paket\u00ebn e plot\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, me nd\u00ebrhyrjet q\u00eb sipas demokrat\u00ebve do t\u00eb prekin \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e dhe jet\u00ebsore gjat\u00eb proceseve zgjedhore, p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb ndikimin e partis\u00eb-shtet.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka prezantuar paket\u00ebn me 8 pika, q\u00eb sipas tij do t\u00eb funksiononte procesi zgjedhor.<\/p>\n<p>Bylykbashi prezantoi 8 fushat ku do t\u00eb nd\u00ebrhyhet: administrata publike; pushteti normativ, fiskal e social; buxheti, prokurimet e investimet; patronazhimi; kontrolli dhe pushteti shtr\u00ebngues do ndalohen; t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve; funksioni publik e aktivitetit zyrtare; propaganda instiucionale dhe media t\u00eb cilat vihen n\u00eb funksion t\u00eb partis\u00eb-shtet.<\/p>\n<p>Bylykbashi: T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb prezantimit t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, t\u00eb cil\u00ebn e kemi p\u00ebrgatitur s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore dhe q\u00eb u prezantua nga kryetari i partis\u00eb, d\u00ebshiroj t\u00eb ndalem te \u00e7\u00ebshtjet kardinale, t\u00eb cilat, sigurisht, k\u00ebrkojn\u00eb diskutim, debat dhe dakord\u00ebsi edhe n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore, t\u00eb cilat \u00e7ojn\u00eb edhe n\u00eb ndryshime kushtetuese, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i ndryshimit t\u00eb sistemit zgjedhor. Megjithat\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb domosdoshme dhe t\u00eb k\u00ebrkuara prej nesh prej disa vitesh. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesa t\u00eb reja, por p\u00ebr propozime q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb edhe t\u00eb formalizuara.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t&#8217;ju prezantoja edhe at\u00eb q\u00eb kryetari i partis\u00eb theksoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si problemin kryesor q\u00eb konstatohet n\u00eb zgjedhje, edhe sipas raportit t\u00eb OSBE\/ODIHR-it: prishjen e ndarjes midis shtetit dhe partis\u00eb. Pra, prishjen e fush\u00ebs s\u00eb barabart\u00eb t\u00eb konkurrimit dhe p\u00ebrfitimin nga avantazhi q\u00eb krijon p\u00ebrdorimi i pushtetit publik dhe shtet\u00ebror nga partia n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, ky pushtet p\u00ebrdoret jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar avantazhe p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet, por edhe p\u00ebr t\u00eb intimiduar zgjedh\u00ebsit. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje nuk trajtohet dhe zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe jo t\u00eb pjesshme, zgjedhjet nuk mund t\u00eb konsiderohen as t\u00eb lira dhe as t\u00eb ndershme. Zgjidhja e saj do t\u00eb ndikonte jo vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon sistemi zgjedhor, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon i gjith\u00eb procesi zgjedhor.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne kemi p\u00ebrgatitur nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb, e cila nuk mund t\u00eb cop\u00ebtohet apo t\u00eb gjymtohet, por duhet t\u00eb trajtohet si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, koncepti baz\u00eb \u00ebsht\u00eb ndarja e shtetit nga partia. Partia duhet t\u00eb konkurroj\u00eb me burimet e veta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shteti duhet t\u00eb qeveriset me burimet e shtetit.<\/p>\n<p>Partia Socialiste, e cila do t\u00eb mbrohet me thonj e me dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur k\u00ebt\u00eb avantazh, t\u00eb cilin jo vet\u00ebm e ka shfryt\u00ebzuar deri m\u00eb sot, por e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb sistem dhe n\u00eb nj\u00eb makineri q\u00eb shkat\u00ebrron procesin zgjedhor, mund t\u00eb pretendoj\u00eb se shteti nuk mund t\u00eb pezullohet dhe t\u00eb ngrij\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb jo. Shteti duhet t\u00eb funksionoj\u00eb, por duhet t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb neutrale. Asgj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb deformuar procesin zgjedhor nuk duhet t\u00eb lejohet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshon kjo paket\u00eb?<\/p>\n<p>Ajo e trajton abuzimin me burimet shtet\u00ebrore dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr ndarjen e shtetit nga partia si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk lidhen vet\u00ebm me fushat\u00ebn zgjedhore dhe dit\u00ebn e zgjedhjeve. P\u00ebrkundrazi, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe, n\u00eb fakt, p\u00ebr nj\u00eb parim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Shteti duhet t\u00eb jet\u00eb i ndar\u00eb nga partia gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet dhe standardet e OSBE-s\u00eb dhe t\u00eb OSBE\/ODIHR-it, pa dallim midis periudh\u00ebs zgjedhore dhe asaj jozgjedhore.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, dispozitat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb ken\u00eb ndikim gjat\u00eb 365 dit\u00ebve t\u00eb vitit. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me nj\u00eb grup shkeljesh administrative t\u00eb shk\u00ebputura nga nj\u00ebra-tjetra, por me nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb duhet trajtuar p\u00ebr t\u00eb garantuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe mir\u00ebqeverisjen.<\/p>\n<p>Ndarja e shtetit nga partia \u00ebsht\u00eb gjithashtu e lidhur thelb\u00ebsisht me kapitujt kryesor\u00eb t\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb element thelb\u00ebsor edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe jo vet\u00ebm n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ndalohet i gjith\u00eb zinxhiri i p\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit p\u00ebrmes vendimmarrjes, financimit, administrat\u00ebs, aktivitetit publik, propagand\u00ebs dhe p\u00ebrfitimit elektoral.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, garancit\u00eb nuk mund t\u00eb kufizohen vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt e fushat\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>E p\u00ebrmenda edhe m\u00eb her\u00ebt se k\u00ebto garanci duhet t\u00eb fillojn\u00eb m\u00eb par\u00eb. OSBE\/ODIHR-i rekomandon q\u00eb ato t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi q\u00eb nga momenti i dekretimit t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, koncepti yn\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb vler\u00ebsimin se situata ka p\u00ebsuar nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim dramatik, t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr miratimin e ligjit t\u00eb dekriminalizimit apo t\u00eb ligjit t\u00eb vettingut. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje me masa drastike, por proporcionale, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e OSBE-s\u00eb, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe me jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut.<\/p>\n<p>K\u00ebto masa do t\u00eb zbatohen p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore. P\u00ebrve\u00e7 ndalimeve q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb maksimale deri n\u00eb 10 vjet do t\u00eb parashikohet nj\u00eb grup ndalimesh q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej norm\u00ebs s\u00eb zakonshme. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb situata t\u00eb rikthehet n\u00eb normalitet dhe m\u00eb pas t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb zbatohen dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe brenda k\u00ebsaj periudhe, ndalimet nuk do t\u00eb zbatohen p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn 10-vje\u00e7are n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Ato do t\u00eb organizohen n\u00eb dy module, 5 plus 5 vjet, dhe do t\u00eb ken\u00eb afate t\u00eb ndryshme zbatimi.<\/p>\n<p>Pra, kemi nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb masave: disa ndalime jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, disa hyjn\u00eb n\u00eb fuqi me dekretimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, t\u00eb tjera me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe disa t\u00eb tjera me fillimin e fushat\u00ebs zgjedhore. Ky p\u00ebrshkall\u00ebzim synon pik\u00ebrisht t\u00eb garantoj\u00eb proporcionalitetin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave shum\u00eb t\u00eb ashpra q\u00eb propozojm\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi identifikuar tet\u00eb fusha kryesore p\u00ebr nd\u00ebrhyrje. Termi &#8220;ndarja e shtetit nga partia&#8221; p\u00ebrfshin nj\u00eb koncept kompleks dhe nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb formulim t\u00eb vet\u00ebm. K\u00ebto fusha jan\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Administrata publike<\/li>\n<\/ol>\n<p>Mbrojtja e administrat\u00ebs publike nga presioni politik dhe hierarkik, si dhe garantimi i neutralitetit t\u00eb saj.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Pushteti normativ, fiskal dhe social<\/li>\n<\/ol>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin at\u00eb q\u00eb ne e njohim shum\u00eb mir\u00eb: miratimin e bonuseve, pensioneve, shtesave t\u00eb pagave, pag\u00ebs s\u00eb 13-t\u00eb, si dhe fondeve q\u00eb jepen n\u00ebp\u00ebrmjet prokurimeve publike. Pra, \u00e7do vendimmarrje e shtetit, e realizuar p\u00ebrmes akteve ligjore dhe n\u00ebnligjore, e cila synon t\u00eb krijoj\u00eb deformime gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li>Buxheti, prokurimet dhe investimet<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ndalimi i p\u00ebrfitimeve elektorale nga fondet dhe pasuria publike, duke ruajtur nj\u00ebkoh\u00ebsisht funksionimin normal t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo paket\u00eb nuk synon t\u00eb ndaloj\u00eb funksionimin e shtetit dhe t\u00eb ekonomis\u00eb. \u00c7do tejkalim apo abuzim do t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe do t\u00eb sanksionohet sipas rastit.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li>Patronazhimi<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ndalimi i rrjeteve q\u00eb p\u00ebrdorin administrat\u00ebn, pun\u00ebsimin dhe sh\u00ebrbimet publike p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb sjelljen politike t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne t\u00eb gjith\u00eb tashm\u00eb e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sistemi i patronazhimit, sa piramidal dhe i organizuar n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb \u00ebsht\u00eb ai, aq sa rrjetet e patronazhimit kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrmenden edhe n\u00eb dokumentet kryesore t\u00eb Bashkimit Europian si nj\u00eb faktor negativ n\u00eb lidhje me zgjedhjet.<\/p>\n<p>Rasti tipik \u00ebsht\u00eb &#8220;Prania Besnike&#8221; dhe regjistri i pranis\u00eb besnike i Partis\u00eb Socialiste. P\u00ebrpjekja p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb legjitimitet k\u00ebsaj m\u00ebnyre patronazhimi b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet kusht\u00ebzimit t\u00eb aksesit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbimet publike, duke i detyruar ata t\u00eb paraqiten pran\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe duke p\u00ebrdorur regjistrin e pranis\u00eb besnike si instrument p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar marrjen e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Pra, kjo praktik\u00eb do t\u00eb ndalohet dhe do t\u00eb nd\u00ebshkohet ashp\u00ebr.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li>Kontrolli dhe pushteti shtr\u00ebngues<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb inspektimeve, kontrolleve dhe masave administrative selektive si instrumente p\u00ebr ushtrimin e presionit elektoral. Edhe k\u00ebto praktika do t\u00eb ndalohen.<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li>T\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve<\/li>\n<\/ol>\n<p>Kjo fush\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb zot\u00ebron shteti ose q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar, jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e tij, por edhe ato q\u00eb subjekte t\u00eb tjera private arrijn\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb.<\/p>\n<p>Synimi \u00ebsht\u00eb ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb bazave shtet\u00ebrore t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr profilizim politik, targetim dhe kontroll t\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Sot, p\u00ebrmes mekanizmave tashm\u00eb t\u00eb sofistikuar, kontrolli ka kaluar nga kontrolli i vot\u00ebs te kontrolli i vet\u00eb zgjedh\u00ebsit, te identifikimi i profilit t\u00eb tij dhe ushtrimi i presionit ndaj tij, si dhe te ofrimi i parave apo sh\u00ebrbimeve n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs. E gjith\u00eb kjo praktik\u00eb do t\u00eb ndalohet.<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li>Funksioni publik dhe aktivitetet zyrtare<\/li>\n<\/ol>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrfshihen praktikat q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i njohim: ndalimi i inaugurimeve, vizitave dhe inspektimeve, si dhe i p\u00ebrdorimit t\u00eb autoritetit shtet\u00ebror nga kryeministri, ministrat dhe drejtuesit e lart\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb krijuar avantazhe dhe p\u00ebrshtypje t\u00eb caktuara gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<ol start=\"8\">\n<li>Propaganda institucionale dhe media<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb arritjeve dhe aktiviteteve institucionale, p\u00ebrmes propagand\u00ebs dhe mediave, n\u00eb funksion t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto fusha jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb mekanizmi t\u00eb vet\u00ebm. Ato nuk jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7uara, por t\u00eb koordinuara me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto tet\u00eb fusha kemi p\u00ebrgatitur dokumentacion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 dokumentit horizontal, pra dokumentit baz\u00eb, kemi edhe tet\u00eb dokumente t\u00eb tjera, t\u00eb cilat detajojn\u00eb secil\u00ebn fush\u00eb: arsyen e nd\u00ebrhyrjes, problemin q\u00eb synohet t\u00eb zgjidhet, rekomandimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shtetet e tjera, standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, zgjidhjet konkrete, si dhe personat apo institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e tyre.<\/p>\n<p>Identifikimi i institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb detyrimin ta zbatojn\u00eb t\u00eb par\u00ebt ligjin, pra t\u00eb mos kryejn\u00eb veprimet e ndaluara, ashtu edhe p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb detyrimin t&#8217;i parandalojn\u00eb apo t&#8217;i nd\u00ebshkojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo paket\u00eb ka prodhuar nj\u00eb paket\u00eb ligjore me m\u00eb shum\u00eb se 45 nene, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb Kodin Zgjedhor, n\u00eb ligje t\u00eb tjera dhe n\u00eb Kodin Penal.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt jan\u00eb duke punuar p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj pakete dhe jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse. Drafti \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm dhe do t\u00eb vihet m\u00eb pas n\u00eb diskutim, negocim dhe miratim n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore.<\/p>\n<p>Por, sigurisht, e p\u00ebrs\u00ebris: masat gjysmake nuk sh\u00ebrbejn\u00eb aspak. Zgjidhja duhet t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb, p\u00ebrndryshe nuk funksionon.<\/p>\n<p>Mekanizmi duhet t\u00eb parashikoj\u00eb patjet\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejt\u00eb nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk mund t\u00eb pritet p\u00ebrfundimi i zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb. Duhet t\u00eb kemi nj\u00eb mekaniz\u00ebm ndalues, rivendos\u00ebs dhe sanksionues.<\/p>\n<p>Ndalimi dhe rivendosja e ligjshm\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb realizohen p\u00ebrpara zgjedhjeve, nd\u00ebrsa sanksionimi duhet t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb efekt edhe pas zgjedhjeve. Si\u00e7 rekomandojn\u00eb edhe ekspert\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sanksioni duhet t\u00eb dhemb\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kemi p\u00ebrgatitur disa lloje ndalimesh dhe sanksionesh.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, sanksionet administrative.<\/p>\n<p>Personat p\u00ebrgjegj\u00ebs do t\u00eb humbasin vendet e pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb skema serioze t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore. Gjithashtu, do t\u00eb parashikohen gjoba t\u00eb r\u00ebnda. Nuk do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr gjoba simbolike prej 30 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra, si ajo e vetmja gjob\u00eb q\u00eb vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve n\u00eb zgjedhjet e kaluara.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, sanksionet penale.<\/p>\n<p>Do t\u00eb parashikohen vepra t\u00eb reja penale, t\u00eb formuluara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb detajuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb SPAK-u dhe prokuroria t\u00eb mos mund t\u00eb shmangen nga zbatimi i tyre p\u00ebr shkak t\u00eb paqart\u00ebsive ligjore.<\/p>\n<p>Kjo lidhet edhe me ligjin e dekriminalizimit, i cili parashikon ndalimin p\u00ebr 20 vjet t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve publike p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale zgjedhore.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, humbja e mandatit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb risi e k\u00ebsaj pakete \u00ebsht\u00eb humbja e mandatit. Ai q\u00eb zgjidhet dhe konstatohet se ka p\u00ebrfituar nga p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore humbet mandatin, ashtu si\u00e7 e humbet edhe subjekti q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>Pra, ai q\u00eb vjedh nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka vjedhur vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>Sigurisht, kjo do t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb mekaniz\u00ebm garancish ligjore dhe kushtetuese, ku Gjykata Kushtetuese do t\u00eb jet\u00eb organi kompetent p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe marrjen e vendimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, pavlefshm\u00ebria e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb shkalle t\u00eb till\u00eb q\u00eb ka ndikuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn zgjedhore apo n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, at\u00ebher\u00eb kjo duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept i panjohur p\u00ebr legjislacionin ton\u00eb, pasi parashikohet edhe n\u00eb Kodin Zgjedhor n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebta jan\u00eb element\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb paket\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim jo t\u00eb pengojn\u00eb qeverisjen normale dhe as t\u00eb kufizojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e ushtrimit t\u00eb saj, por t\u00eb ndalojn\u00eb p\u00ebrdorimin e shtetit n\u00eb zgjedhje. Konkurrimi partiak nuk duhet t\u00eb bazohet te p\u00ebrdorimi i instrumenteve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo duhet t\u00eb realizohet pa vendosur asnj\u00eb kufizim t\u00eb pajustifikuar mbi t\u00eb drejtat e kandidat\u00ebve dhe t\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur, e gjith\u00eb paketa mb\u00ebshtetet n\u00eb rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it, n\u00eb dokumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias dhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, me q\u00ebllim garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, ku nj\u00eb parti konkurron me burimet e saj dhe jo me burimet e shtetit.<\/p>\n<p>Ky ishte prezantimi.<\/p>\n<p>Ju rikujtoj se, p\u00ebrve\u00e7 dokumentit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb cilin e keni marr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb form\u00eb drafti, jan\u00eb edhe tet\u00eb dokumente t\u00eb tjera q\u00eb detajojn\u00eb secil\u00ebn prej fushave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes.<\/p>\n<p>Sigurisht, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paket\u00eb dispozitash ligjore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po punojn\u00eb ekspert\u00ebt e opozit\u00ebs dhe q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ombrell\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb reformash, t\u00eb prezantuar nga kryetari i partis\u00eb dhe lideri i opozit\u00ebs, profesor doktor Sali Berisha. Kjo paket\u00eb nis me ndryshimin e sistemit zgjedhor, p\u00ebrkat\u00ebsisht me sistemin komb\u00ebtar me list\u00eb 100% t\u00eb hapur, dhe vijon me propozimet e tjera t\u00eb reform\u00ebs.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka prezantuar paket\u00ebn e plot\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, me nd\u00ebrhyrjet q\u00eb sipas demokrat\u00ebve do t\u00eb prekin \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e dhe jet\u00ebsore gjat\u00eb proceseve zgjedhore, p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb ndikimin e partis\u00eb-shtet. N\u00ebnkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka prezantuar paket\u00ebn me 8 pika, q\u00eb sipas tij do t\u00eb funksiononte procesi zgjedhor. Bylykbashi prezantoi 8 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160750,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160749","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160749","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160749"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160749\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160751,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160749\/revisions\/160751"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}