{"id":160789,"date":"2026-11-13T18:38:47","date_gmt":"2026-11-13T18:38:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160789"},"modified":"2026-11-13T18:38:47","modified_gmt":"2026-11-13T18:38:47","slug":"dema-rama-e-ka-zbrazur-kukesin-pd-synon-ti-jape-fund-keqqeverisjes-dhe-te-fitoje-bashkine-ne-2027","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/13\/dema-rama-e-ka-zbrazur-kukesin-pd-synon-ti-jape-fund-keqqeverisjes-dhe-te-fitoje-bashkine-ne-2027\/","title":{"rendered":"Dema: Rama e ka zbrazur Kuk\u00ebsin, PD synon t\u2019i jap\u00eb fund keqqeverisjes dhe t\u00eb fitoj\u00eb Bashkin\u00eb n\u00eb 2027"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Kuk\u00ebs, Rahman Dema, ka akuzuar qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs dhe pushtetin vendor p\u00ebr braktisjen e Kuk\u00ebsit, duke renditur shpopullimin, largimin e t\u00eb rinjve, mbylljen e shkollave dhe munges\u00ebn e investimeve si pasojat e qeverisjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Foltores s\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb PD-s\u00eb, Dema deklaroi se qyteti po p\u00ebrballet me munges\u00eb perspektive dhe se fondet publike nuk po kthehen n\u00eb zhvillim dhe mir\u00ebqenie p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai theksoi se Partia Demokratike duhet t\u00eb bashkohet dhe t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrihet p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj situate, duke shpallur si objektiv politik fitoren e Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p><strong>Fjala e tij<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar lideri i Partis\u00eb Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, mir\u00eb se erdh\u00ebt n\u00eb Kuk\u00ebs. T\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb qarkut Kuk\u00ebs, zoti Hoxha, zoti \u00c7ela. I nderuar deputet i Vlor\u00ebs mik i kuksian\u00ebve, zoti Bujar Leskaj. I nderuar ish-deputet i LDK-s\u00eb, zoti Xhavit Uka. I nderuar kryetar i Bashkis\u00eb Has, zoti Miftar Dauti. T\u00eb nderuar drejtues t\u00eb deg\u00ebve Kuk\u00ebs, Has dhe Tropoj\u00eb. T\u00eb dashur demokrat\u00eb, an\u00ebtar\u00eb dhe simpatizant\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit, Hasit dhe Tropoj\u00ebs, mir\u00eb se keni ardhur n\u00eb foltoren e rip\u00ebrt\u00ebritjes n\u00eb Kuk\u00ebs. Kan\u00eb kaluar 14 vite nga largimi yn\u00eb nga pushteti.<\/p>\n<p>14 vite t\u00eb gjat\u00eb opozit\u00eb, q\u00ebndres\u00eb, mund dhe sakrific\u00eb. K\u00ebto vite na kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve duke na d\u00ebshmuar dhe treguar se kush ka q\u00ebndruar p\u00ebr bindje, kush ka sakrifikuar p\u00ebr idealin dhe kush e ka par\u00eb Partin\u00eb Demokratike si nj\u00eb mision politik dhe komb\u00ebtar. Por, t\u00eb dashur miq, duhet t\u00eb kemi kuraj\u00ebn dhe t\u00eb shohim p\u00ebrpara dhe t\u00eb pranojm\u00eb se vet\u00ebm q\u00ebndresa nuk mjafton m\u00eb, sado e admirueshme t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ajo. Ajo k\u00ebrkon ide t\u00eb reja, energji t\u00eb reja, p\u00ebrgjegj\u00ebsi, vizion dhe mbi t\u00eb gjitha aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrshtatur me koh\u00ebn dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e qytetar\u00ebve. Sot jemi mbledhur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb nisme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike e cila ka n\u00eb themel nj\u00eb mision t\u00eb madh. Rip\u00ebrt\u00ebritjen e Partis\u00eb Demokratike, forcimin e saj dhe p\u00ebrgatitjen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtimit t\u00eb vendit. Rip\u00ebrt\u00ebritja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb proces organizativ.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb slogan q\u00eb duhet t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb bukur n\u00eb takimet tona politike. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri historike, nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj demokrat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar, ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb larguar, ndaj brezave t\u00eb rinj, ndaj \u00e7do qytetari shqiptar q\u00eb ende beson se Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb i drejt\u00eb, m\u00eb i lir\u00eb dhe m\u00eb i mir\u00eb. Sot nuk kemi nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb parti demokratike m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kemi nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb parti demokratike q\u00eb tejkalon vetveten, q\u00eb guxon t\u00eb ndryshoj\u00eb, q\u00eb hap dyert, q\u00eb promovon vlerat dhe q\u00eb ka si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm madhor drejtimin e k\u00ebtij vendi. Ne nuk kemi hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb opozit\u00eb. Ne nuk jemi krijuar p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Ne jemi krijuar p\u00ebr t\u00eb qeverisur, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione t\u00eb forta dhe p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve shpres\u00ebn se ndryshimi \u00ebsht\u00eb i mundur. P\u00ebrball\u00eb keqqeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike, dhe kjo forc\u00eb politike \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kjo alternativ\u00eb duhet t\u00eb fillojm\u00eb nga vetvetja. Duhet t\u00eb kemi kuraj\u00ebn t\u00eb reflektojm\u00eb, t\u00eb korrigjojm\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet korrigjuar, t\u00eb ruajm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar me sakrific\u00eb dhe t\u00eb krijojm\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr energji, ide dhe njer\u00ebz t\u00eb rinj. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, ne kemi nj\u00eb arsye t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr fitoren e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsit n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit t\u00eb kaluar 2025.<\/p>\n<p>Por ky nuk ishte thjesht nj\u00eb rezultat elektoral, por nj\u00eb mesazh i qart\u00eb se kur demokrat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bashkuar, kur respektohen kontributet, kur vlerat, meritat dhe kur partia b\u00ebhet sht\u00ebpi e hapur p\u00ebr \u00e7do qytetar, dhe fitorja \u00ebsht\u00eb e mundur. Dhe un\u00eb besoj fort se kjo fitore nuk mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb kujtim i s\u00eb shkuar\u00ebs, por do t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebnisja e fitoreve t\u00eb ardhshme. Rip\u00ebrt\u00ebritjen do ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb mobilizojm\u00eb \u00e7do struktur\u00eb, ofrojm\u00eb \u00e7do demokrat, rikthejm\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb larguar dhe do nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb bashkim t\u00eb sinqert\u00eb me qytetar\u00ebt e Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>E vet\u00ebm k\u00ebshtu jam i bindur&#8230; dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu jam i bindur se n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 2027-\u00ebs do t\u00eb kemi forc\u00ebn dhe besimin, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb fituar Bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit. Kjo kthen at\u00eb qytetar\u00ebve duke e nxjerr\u00eb nga kthetrat e abuzimit, keqmenaxhimit dhe cenimit t\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve. Partia Demokratike e Kuk\u00ebsit ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb beson te liria dhe demokracia. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr vajzat, grat\u00eb q\u00eb duan t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb aktive e vendimmarrjes. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr profesionist\u00ebt, intelektual\u00ebt, sip\u00ebrmarr\u00ebsit, fermer\u00ebt, m\u00ebsuesit dhe \u00e7do qytetar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar kurr\u00eb me padrejt\u00ebsin\u00eb dhe q\u00eb beson se vendi yn\u00eb meriton m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Rip\u00ebrt\u00ebritja p\u00ebr mua do jet\u00eb e suksesshme vet\u00ebm sepse mb\u00ebshtetet te demokrat\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, te njer\u00ebzit me integritet, te meritokracia, tek ata q\u00eb kan\u00eb dije, energji, guxim dhe vullnet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. T\u00eb dashur demokrat\u00eb, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr. T\u00eb flasim p\u00ebr Kuk\u00ebsin do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb realitet q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet pas propagand\u00ebs qeveritare. Kuk\u00ebsi sot p\u00ebrballet me nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb thell\u00eb, at\u00eb t\u00eb shpopullimit, me t\u00eb rinj q\u00eb largohen \u00e7do dit\u00eb sepse nuk gjejn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen n\u00eb vendlindjen e tyre.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrballemi me mbylljen e shkollave, me fshatra q\u00eb po mbeten pa nx\u00ebn\u00ebs, pa sh\u00ebrbime dhe pa perspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Po p\u00ebrballemi me munges\u00ebn e investimeve reale, me fondet publike q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb zhvillim dhe mir\u00ebqenie p\u00ebr qytetar\u00ebt, ato shkojn\u00eb n\u00eb xhepat e pushtetar\u00ebve. Po p\u00ebrballemi gjithashtu me nj\u00eb pushtet vendor e qendror t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve. Kuk\u00ebsi nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb, p\u00ebr fotografi inaugurimesh apo p\u00ebr premtime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, investime, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe vizion.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb besimin e qytetar\u00ebve pa qen\u00eb m\u00eb par\u00eb pran\u00eb tyre. Nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb Kuk\u00ebsin n\u00ebse nuk jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndryshojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si punojm\u00eb, si komunikojm\u00eb dhe si i p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb ne qytetar\u00ebt. Partia Demokratike e ka k\u00ebt\u00eb potencial. Sepse beson n\u00eb vlerat intelektuale t\u00eb saj, te demokrat\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar dhe ata q\u00eb presin nj\u00eb arsye t\u00eb re p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij rrug\u00ebtimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim un\u00eb s\u00eb bashku me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb deg\u00ebs Kuk\u00ebs dhe gjith\u00eb struktur\u00ebn e saj do t\u00eb jemi pran\u00eb demokrat\u00ebve, pran\u00eb qytetar\u00ebve, pran\u00eb \u00e7do kauze q\u00eb k\u00ebrkon drejt\u00ebsi, dinjitet dhe nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Do t\u00eb jemi n\u00eb \u00e7do fshat, n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi administrative, n\u00eb \u00e7do familje dhe pran\u00eb \u00e7do qytetari q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>Do punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin, p\u00ebr t\u00eb ofruar njer\u00ebzit, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Partin\u00eb Demokratike nj\u00eb alternativ\u00eb reale dhe fituese p\u00ebr Kuk\u00ebsin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Le ta kthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebnisje t\u00eb re. Le t\u00eb mos mjaftohemi me fjal\u00eb por t&#8217;i japim rip\u00ebrt\u00ebritjes kuptim p\u00ebrmes pun\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe rezultateve. Historia na ka m\u00ebsuar t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb. E tashmja na k\u00ebrkon t\u00eb bashkohemi dhe e ardhmja na detyron t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk duam thjesht t\u00eb rikthehemi aty ku ishim. Ne duam t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se dje, m\u00eb t\u00eb bashkuar se sot, dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur se kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur nes\u00ebr. Sepse Kuk\u00ebsi meriton m\u00eb shum\u00eb, Shqip\u00ebria meriton m\u00eb shum\u00eb. Dhe Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb forca q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb ndryshim. Me besim te qytetar\u00ebt, respekt p\u00ebr sakrific\u00ebn dhe guxim p\u00ebr t\u00eb ardhmen, le ta nisim s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb faqe t\u00eb re. Rroft\u00eb Partia Demokratike, Rroft\u00eb Kuk\u00ebsi, Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Kuk\u00ebs, Rahman Dema, ka akuzuar qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs dhe pushtetin vendor p\u00ebr braktisjen e Kuk\u00ebsit, duke renditur shpopullimin, largimin e t\u00eb rinjve, mbylljen e shkollave dhe munges\u00ebn e investimeve si pasojat e qeverisjes s\u00eb tyre. Gjat\u00eb Foltores s\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb PD-s\u00eb, Dema deklaroi se qyteti po p\u00ebrballet me munges\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160790,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160789","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160789"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160789\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160791,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160789\/revisions\/160791"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160790"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}