{"id":160792,"date":"2026-11-13T18:42:58","date_gmt":"2026-11-13T18:42:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160792"},"modified":"2026-11-13T18:42:58","modified_gmt":"2026-11-13T18:42:58","slug":"palushi-lirim-lirim-bertet-gjithkah-shqiperia-lirim-nga-edi-rama-dhe-nga-edi-ramesat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/13\/palushi-lirim-lirim-bertet-gjithkah-shqiperia-lirim-nga-edi-rama-dhe-nga-edi-ramesat\/","title":{"rendered":"Palushi: Lirim, lirim b\u00ebrtet gjithkah Shqip\u00ebria! Lirim nga Edi Rama dhe nga Edi Ram\u00ebsat"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD, Milosao Palushi, ka kritikuar qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr shpopullimin e Kuk\u00ebsit dhe situat\u00ebn e arsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb Foltoren e \u201cRip\u00ebrt\u00ebritjes\u201d n\u00eb Kuk\u00ebs, ku ishte i pranish\u00ebm edhe kreu i PD-s\u00eb, Sali Berisha, Palushi u shpreh se largimi i t\u00eb rinjve ka prekur \u00e7do familje, nd\u00ebrsa fshatrat po braktisen dhe shkollat po boshatisen.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Palushi tha se Kuk\u00ebsi nuk e ka m\u00eb gjall\u00ebrin\u00eb e dikurshme dhe se n\u00eb disa klasa kan\u00eb mbetur vet\u00ebm pes\u00eb apo gjasht\u00eb nx\u00ebn\u00ebs. Sipas tij, shkollat e nd\u00ebrtuara gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb vitet 2005-2013, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb nga qeveria aktuale.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Milosao Palushit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, xhent\u00eblmen\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike!<\/p>\n<p>Fort t\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit, Hasit dhe Tropoj\u00ebs! I nderuar dhe i respektuar doktor Sali Berisha!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm takimi yn\u00eb i sot\u00ebm me doktor Berish\u00ebn, nj\u00eb komunikim i ngroht\u00eb me t\u00eb, si dhe nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e p\u00ebrhershme me baz\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Kuk\u00ebsi, doktor, \u00ebsht\u00eb qytet i vlerave. Dhe k\u00ebto vlera p\u00ebrt\u00ebrihen vazhdimisht prej qytetar\u00ebve t\u00eb tij. Por, fatkeq\u00ebsisht, shpopullimi nga t\u00eb rinjt\u00eb e ka d\u00ebmtuar shum\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Nj\u00eb shpopullim i friksh\u00ebm dhe i vazhduesh\u00ebm, q\u00eb ka prekur \u00e7do familje n\u00eb qarkun ton\u00eb. Dhe qeveria e Ram\u00ebs hesht, hesht, sikur ta ket\u00eb prioritetin kryesor k\u00ebt\u00eb shpopullim.<\/p>\n<p>Kuk\u00ebsi nuk e ka m\u00eb zhurm\u00ebn e dikurshme, pamjen e dikurshme. N\u00ebp\u00ebr fshatra ka sht\u00ebpi t\u00eb braktisura. Arat q\u00eb nuk punohen. Shkollat pothuajse jan\u00eb boshatisur. N\u00ebp\u00ebr klasa maksimumi gjeni pes\u00eb apo gjasht\u00eb nx\u00ebn\u00ebs. Dhe jan\u00eb po ato shkolla t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, 2005-2013. N\u00eb vazhdim\u00ebsi, ato u lan\u00eb n\u00eb harres\u00eb nga qeveria e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Arsimi nuk ka dituri, nuk ka zhvillim t\u00eb vendit dhe vendi mbetet gjithmon\u00eb pa natyr\u00eb e ardhm\u00ebrie. Dhe qeveria e Ram\u00ebs e ka anashkaluar krejt arsimin. Edhe protestat e student\u00ebve z\u00ebn\u00eb fill pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb mungesat e m\u00ebdha q\u00eb ka kjo fush\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, e gjith\u00eb furia e sotme q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Ram\u00ebs. E tani, t\u00eb nderuar, nuk ka mbetur asnj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb dal\u00eb Rama kund\u00ebr Ram\u00ebs, pra Rama kund\u00ebr vetvetes.<\/p>\n<p>Rama shpeshher\u00eb thot\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet, q\u00eb i ka t\u00eb burgosur, se ata han\u00eb kumbulla pas shpin\u00ebs s\u00eb tij. Por, burra, m\u00eb tregoni nj\u00eb gj\u00eb: Rama a e di q\u00eb ai ka ngr\u00ebn\u00eb kumbulla pas shpin\u00ebs s\u00eb popullit edhe pas shpin\u00ebs son\u00eb?<\/p>\n<p>Rama, si\u00e7 e ka zakon kur \u00e7ohet n\u00eb m\u00ebngjes, ai nuk e sheh qiellin si ne. Ai sheh majat e kullave t\u00eb larta. Dhe k\u00ebto kulla i duken m\u00eb t\u00eb larta se qielli. A e dini pse? Sepse n\u00eb ato kulla e kan\u00eb nd\u00ebrtuar pasurin\u00eb e vet dhe pasurin\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb Shqip\u00ebri kriza vazhdon. Rrotullohet e rrotullohet. Si kriza n\u00eb politik\u00eb, kriza ekonomike, kriza morale dhe, m\u00eb e dukshmja, kriza n\u00eb arsim. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e rr\u00ebmujshme ku ne jetojm\u00eb, Rama na shfaqet si kryeminist\u00ebr i jasht\u00ebm. Si nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb s&#8217;do t&#8217;ia dij\u00eb p\u00ebr vendin e vet. Dhe kryeministrat e brendsh\u00ebm jan\u00eb Belinda Balluku, Taulant Balla, Niko Peleshi, Olsi, bandat dhe, kryesorja, vjedhja.<\/p>\n<p>A e keni v\u00ebn\u00eb re kur e shikoni nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb duke vrapuar dhe e pyesni se ku po shkon? Ai thot\u00eb: \u2018Po shkoj me ble\u2019. Po ta pyesni nj\u00eb rilindas se ku po shkon, ai thot\u00eb: \u2018Po shkoj me vjedh\u2019.<\/p>\n<p>Prandaj ka arritur vendi yn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Dhe prandaj ne, n\u00eb \u00e7do moment, duhet t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pa u menduar.<\/p>\n<p>Liria, fatkeq\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb e mungueshme. Mungon k\u00ebtu, mungon atje, mungon n\u00eb kat\u00ebr cepat. Dhe n\u00eb kat\u00ebr cepat na dalin shum\u00eb pika dhe mbi k\u00ebto pika na dalin patronazhist\u00ebt, q\u00eb vrapojn\u00eb p\u00ebr t&#8217;u rr\u00ebmbyer lirin\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Dhe n\u00eb fund dalin si triumfator\u00eb dhe u thon\u00eb shefave t\u00eb tyre: \u2018Shef, e kryva detyr\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>Dhe prandaj t\u00eb rinjt\u00eb revoltohen. T\u00eb rinjt\u00eb bllokojn\u00eb rrug\u00ebt. T\u00eb rinjt\u00eb po i ngujuan universitetet. Sepse n\u00eb Shqip\u00ebri, fatkeq\u00ebsisht, padrejt\u00ebsia ka z\u00ebn\u00eb vend.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar demokrat\u00eb!<\/p>\n<p>Shp\u00ebrfillja ndaj mizoris\u00eb p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb rreshtuar n\u00eb an\u00ebn e t\u00eb shtypurve. E detyra jon\u00eb kryesore \u00ebsht\u00eb t&#8217;i dalim zot nj\u00ebri-tjetrit dhe t&#8217;i dalim p\u00ebrkrah nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Un\u00eb dua ta mbyll me nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb shkrimtarit Ndre Mjeda. Ai thot\u00eb: \u2018Lirim, lirim b\u00ebrtet gjithkah Mal\u00ebsia\u2019.<\/p>\n<p>E k\u00ebt\u00eb shprehje ne duhet ta marrim dhe ta kthejm\u00eb n\u00eb trajt\u00ebn e sotme:<\/p>\n<p>Lirim, lirim b\u00ebrtet gjithkah Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Lirim ndaj korrupsionit! Lirim ndaj vjedhjes! Lirim ndaj bandave! Lirim nga qeveria e Ram\u00ebs! Dhe kryesorja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qershia mbi tort\u00eb: lirim nga Edi Rama dhe nga Edi Ram\u00ebsat!<\/p>\n<p>Zoti ju ruajt\u00eb, Zoti ju bekoft\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve! Zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb! Edhe shum\u00eb faleminderit!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD, Milosao Palushi, ka kritikuar qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr shpopullimin e Kuk\u00ebsit dhe situat\u00ebn e arsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb Foltoren e \u201cRip\u00ebrt\u00ebritjes\u201d n\u00eb Kuk\u00ebs, ku ishte i pranish\u00ebm edhe kreu i PD-s\u00eb, Sali Berisha, Palushi u shpreh se largimi i t\u00eb rinjve ka prekur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160793,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160792","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160792"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160792\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160795,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160792\/revisions\/160795"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}