{"id":160805,"date":"2026-11-13T19:57:59","date_gmt":"2026-11-13T19:57:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160805"},"modified":"2026-11-13T20:00:56","modified_gmt":"2026-11-13T20:00:56","slug":"te-zgjedhesh-te-gjykosh-studentet-dhe-te-harrosh-arsyet-e-protestes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/13\/te-zgjedhesh-te-gjykosh-studentet-dhe-te-harrosh-arsyet-e-protestes\/","title":{"rendered":"T\u00eb zgjedh\u00ebsh t\u00eb gjykosh student\u00ebt dhe t\u00eb harrosh arsyet e protest\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Mimoza MANXHARI &#8211; pedagoge<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb zgjedh\u00ebsh t\u00eb gjykosh student\u00ebt dhe t\u00eb harrosh arsyet e protest\u00ebs:<br \/>\nDy Moza, dy z\u00ebra dhe nj\u00eb pyetje e p\u00ebrbashk\u00ebt:<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb po i themi brezit q\u00eb po k\u00ebrkon ndryshim?<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/moza-660x330.jpeg\" width=\"344\" height=\"172\" \/><br \/>\n______<br \/>\nNd\u00ebrsa protesta vijon, me ritme t\u00eb ndryshuara, por pa u shuar, e kam gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos ndalem te disa opinione q\u00eb d\u00ebgjoj nga njer\u00ebz publik\u00eb dhe opinionist\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po trajtohet protesta studentore.<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb kuptojm\u00eb \u00e7far\u00eb i ka nxjerr\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, d\u00ebgjojm\u00eb diskutime p\u00ebr veshjen e tyre, prejardhjen familjare, gjendjen ekonomike, aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb artikuluar k\u00ebrkesat, madje edhe p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur.<br \/>\nDeklaratat e fundit t\u00ea Mimoza Ahmetit m\u00eb shtyn\u00eb t\u00eb ndalem pik\u00ebrisht k\u00ebtu.<br \/>\nNuk kam asnj\u00eb rezerv\u00eb ndaj t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb. Askush nuk mund t\u00eb detyrohet t\u00eb protestoj\u00eb, sikund\u00ebr nuk pres q\u00eb \u00e7do intelektual t\u00eb ndaj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim apo t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb \u00e7do form\u00eb organizimi t\u00eb student\u00ebve.<br \/>\nShqet\u00ebsimi im nis kur nj\u00eb q\u00ebndrim personal shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb gjykim p\u00ebr legjitimitetin e z\u00ebrit t\u00eb t\u00eb rinjve.<br \/>\nKur student\u00ebt p\u00ebrshkruhen si njer\u00ebz q\u00eb ndodhen n\u00eb anekset e shoq\u00ebris\u00eb, sepse nuk punojn\u00eb dhe jan\u00eb ende n\u00eb pritje, m\u00eb lind nj\u00eb pyetje themelore:<br \/>\n&#8211; A duhet vall\u00eb t\u00eb kesh nj\u00eb pozicion t\u00eb konsoliduar ekonomik dhe shoq\u00ebror, q\u00eb fjala jote t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb?<br \/>\nStudent\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ata jan\u00eb pjes\u00eb e saj. Jan\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse shoq\u00ebria duhet t\u00eb shqet\u00ebsohet p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Fakti q\u00eb nuk jan\u00eb ende t\u00eb pavarur ekonomikisht nuk ua pak\u00ebson t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjykuar realitetin ku jetojn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndryshimin e tij.<br \/>\nNj\u00ebsoj problematik konsideroj edhe reduktimin e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre te nj\u00eb veshje e shtrenjt\u00eb[!].<br \/>\n\u2190 Q\u00eb kur varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kusht p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb protestosh?<br \/>\n\u2190 A duhet t\u00eb vesh\u00ebsh rroba t\u00eb vjetra, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh i besuesh\u00ebm kur kund\u00ebrshton padrejt\u00ebsin\u00eb?<br \/>\n\u2190 A e humbet nj\u00eb i ri t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb sepse familja e tij ka mund\u00ebsi ekonomike?<br \/>\nNdoshta nuk do t\u00eb ndalesha kaq gjat\u00eb te k\u00ebto deklarata, po t\u00eb mos ishte m\u00ebnyra se si u prezantua q\u00ebndrimi:<br \/>\n___ duke theksuar se flitej si studiuese dhe sociologe.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb diskutuar formimin apo titujt e saj akademik\u00eb.<br \/>\nDua t\u00eb ndalem te p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr kushdo q\u00eb e mb\u00ebshtet nj\u00eb gjykim publik n\u00eb autoritetin e vet intelektual e profesional. Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb, argumenti duhet t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i kujdessh\u00ebm, analiza m\u00eb e thell\u00eb dhe gjykimi m\u00eb pak i ndikuar nga p\u00ebrshtypjet personale.<br \/>\nKur autoriteti akademik p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje dinjitetin e atyre q\u00eb protestojn\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb kuptimin e realitetit e p\u00ebr t\u00eb analizuar shkaqet q\u00eb I ka nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai humbet funksionin e tij kritik dhe kthehet n\u00eb distancim.<br \/>\nUn\u00eb, q\u00eb jam pran\u00eb student\u00ebve fillimisht si njeri e m\u00eb pas si profesoresh\u00eb dhe studiuese, nuk mund t\u00eb mos kund\u00ebrshtoj k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arsyetimi.<br \/>\nPersonalisht, do t\u00eb t\u00eb thoja se nj\u00eb protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provim universiteti.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb \u00e7do pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb program politik t\u00eb p\u00ebrfunduar, nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuar apo nj\u00eb formulim akademik p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e vet.<br \/>\nNj\u00eb protest\u00eb qytetare nuk k\u00ebrkon pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm, me t\u00eb nj\u00ebjtat bindje, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje ekonomike apo t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn aft\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;u shprehur.<br \/>\nProtesta nuk e humbet legjitimitetin sepse brenda saj ka njer\u00ebz me arsye, p\u00ebrvoja dhe pritshm\u00ebri t\u00eb ndryshme. P\u00ebrkundrazi, pik\u00ebrisht p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes, p\u00ebrballjes dhe diskutimit, k\u00ebto z\u00ebra mund t\u00eb gjejn\u00eb at\u00eb q\u00eb i bashkon.<br \/>\nT\u00eb k\u00ebrkosh prej tyre nj\u00ebtrajtshm\u00ebri p\u00ebrpara se t&#8217;i d\u00ebgjosh, do t\u00eb thot\u00eb t&#8217;u vendos\u00ebsh nj\u00eb kusht q\u00eb asnj\u00eb shoq\u00ebri e gjall\u00eb nuk mund ta p\u00ebrmbush\u00eb.<br \/>\nE un\u00eb, Moza tjet\u00ebr, do t\u00eb t\u00eb thosha ty dhe gjith\u00eb atyre q\u00eb ende habiten:<br \/>\n\u2190 Pak\u00ebnaq\u00ebsia mund t\u00eb jet\u00eb fillimi i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, nd\u00ebrsa protesta vet\u00eb, procesi p\u00ebrmes t\u00eb cilit k\u00ebrkesat qart\u00ebsohen, bashkohen dhe marrin form\u00eb.<br \/>\nSigurisht, kjo nuk i p\u00ebrjashton student\u00ebt nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr organizim, p\u00ebrcaktimin e objektiva t\u00eb qarta, p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe zgjedhjen e formave t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb veprimit.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi, pik\u00ebrisht k\u00ebto jan\u00eb sfida me t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrballen dhe ne, si m\u00eb t\u00eb rritur, duhet t&#8217;i ndihmojm\u00eb t&#8217;i kap\u00ebrcejn\u00eb, jo t&#8217;ua v\u00ebshtir\u00ebsojm\u00eb rrug\u00ebn.<br \/>\nPas pothuajse nj\u00eb muaji protest\u00eb, a mund t\u00eb pretendojm\u00eb ende se nuk i dim\u00eb arsyet e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre?<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb, po e lejoj veten t&#8217;i drejtohem Moz\u00ebs dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb jo vet\u00ebm habiten, por mbase dhe bezdisen kur rutina e tyre e p\u00ebrditshme nd\u00ebrpritet nga lajmet dhe z\u00ebri i student\u00ebve:<br \/>\n&#8211; A nuk jan\u00eb korrupsioni dhe skandalet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike, pabarazia, kostoja e jetes\u00ebs, emigrimi, pasiguria p\u00ebr pun\u00ebsimin dhe mungesa e besimit se p\u00ebrpjekja e ndershme shp\u00ebrblehet, pjes\u00eb e realitetit ku jeton edhe secili prej jush, sikund\u00ebr edhe ata t\u00eb rinj?<br \/>\n&#8211; Pse jemi kaq t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb kontrollojm\u00eb n\u00ebse ata q\u00eb protestojn\u00eb jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrgatitur apo t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjuar, nd\u00ebrsa nuk tregojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb pushtetin dhe marrin vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve?<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb \u00e7do student t&#8217;i artikuloj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb nj\u00eb fjali, q\u00eb ne t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb e ushqen pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nPo i shkruaj k\u00ebto rreshta sepse m\u00eb shqet\u00ebson ndikimi q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb fjal\u00ebt e figurave publike dhe intelektuale mbi nj\u00eb shoq\u00ebri tashm\u00eb t\u00eb lodhur, t\u00eb pasigurt dhe t\u00eb frik\u00ebsuar.<br \/>\nE shoh si mjaft t\u00eb rrezikshme kur njer\u00ebzit q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb v\u00ebmendje dhe autoritet publik e zhvendosin diskutimin nga padrejt\u00ebsit\u00eb te pamja, statusi apo mang\u00ebsit\u00eb e protestuesve, duke rrezikuar ta kthejn\u00eb fjal\u00ebn e tyre n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm dekurajimi tek ata q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb mos heshtin.<br \/>\nPrandaj, kujdes me fjal\u00ebn dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb mbart publikimi i q\u00ebndrimeve!<br \/>\n&#8211; N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb inkurajojm\u00eb pjes\u00ebmarrjen, t\u00eb mos ushqejm\u00eb t\u00ebrheqjen.<br \/>\n&#8211; N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga pushteti, t\u00eb mos p\u00ebrfundojm\u00eb duke u k\u00ebrkuar llogari atyre q\u00eb guxojn\u00eb ta kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb intelektual nuk ka detyrimin t\u00eb jet\u00eb n\u00eb \u00e7do protest\u00eb, por ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb mos e ngat\u00ebrroj\u00eb kritik\u00ebn me p\u00ebr\u00e7mimin, t\u00eb mos e z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb analiz\u00ebn me paragjykimin dhe, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb mos e kthej\u00eb autoritetin e vet n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr z\u00ebrat e rinj.<br \/>\nNuk k\u00ebrkoj aspak q\u00eb student\u00ebve t&#8217;u duartrokitet \u00e7do iniciativ\u00eb pa u kritikuar. Por kritika q\u00eb fillon nga pamja dhe statusi nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb. \u00cbsht\u00eb shp\u00ebrqendrim.<br \/>\nPyetja q\u00eb duhet t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb vetes nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse student\u00ebt jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb pasur, t\u00eb p\u00ebrgatitur apo t\u00eb organizuar p\u00ebr t\u00eb protestuar.<br \/>\nPyetja \u00ebsht\u00eb:<br \/>\n\u2190 \u00c7far\u00eb ka ndodhur me ne si shoq\u00ebri, q\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb kuptojm\u00eb dhe t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr arsyet q\u00eb i nxjerrin t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, merremi me rrobat q\u00eb kan\u00eb veshur?<br \/>\nLe t\u00eb mos harrojm\u00eb se nj\u00eb shoq\u00ebri nuk e humbet t\u00eb ardhmen vet\u00ebm kur i largohen t\u00eb rinjt\u00eb.<br \/>\nAjo e humbet at\u00eb edhe kur ata q\u00eb vendosin t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim i bindim se z\u00ebri i tyre nuk ka pesh\u00eb.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr mua, ajo q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mimoza MANXHARI &#8211; pedagoge T\u00eb zgjedh\u00ebsh t\u00eb gjykosh student\u00ebt dhe t\u00eb harrosh arsyet e protest\u00ebs: Dy Moza, dy z\u00ebra dhe nj\u00eb pyetje e p\u00ebrbashk\u00ebt: &#8211; \u00c7far\u00eb po i themi brezit q\u00eb po k\u00ebrkon ndryshim? ______ Nd\u00ebrsa protesta vijon, me ritme t\u00eb ndryshuara, por pa u shuar, e kam gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160810,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160805","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160805","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160805"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160805\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160811,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160805\/revisions\/160811"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160810"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}