{"id":160812,"date":"2026-11-14T10:23:39","date_gmt":"2026-11-14T10:23:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160812"},"modified":"2026-11-14T10:23:39","modified_gmt":"2026-11-14T10:23:39","slug":"veliaj-kerkon-mocion-mosbesimi-ndaj-rames-partia-eshte-me-e-madhe-se-kryetari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/14\/veliaj-kerkon-mocion-mosbesimi-ndaj-rames-partia-eshte-me-e-madhe-se-kryetari\/","title":{"rendered":"Veliaj k\u00ebrkon mocion mosbesimi ndaj Ram\u00ebs: Partia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se kryetari!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar Asambles\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, nga qelia e burgut t\u00eb Fierit kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, ka k\u00ebrkuar debat t\u00eb hapur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e drejtimit t\u00eb partis\u00eb dhe aktivizimin e procedur\u00ebs statutore t\u00eb mocionit t\u00eb mosbesimit ndaj kryetarit Edi Rama.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00eb mesazhin e publikuar n\u00eb rrjetet sociale, Veliaj ngre kritika p\u00ebr gjendjen e brendshme t\u00eb PS-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se partia ka z\u00ebvend\u00ebsuar debatin me heshtjen, solidaritetin me frik\u00ebn dhe meritokracin\u00eb me besnik\u00ebrin\u00eb personale.<\/p>\n<p>\u2018Quo Vadis, PS?\u2019, shkruan Veliaj, duke k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si drejtohet partia dhe nj\u00eb debat mbi t\u00eb ardhmen e saj.<\/p>\n<p>\u2018Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se kryetari i saj\u2019, thekson ai, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb mesazhit p\u00ebrcjell edhe nj\u00eb mesazh p\u00ebr drejtimin politik dhe institucionet:<\/p>\n<p><strong>Fjalimi i p\u00ebrgatitur nga Erion Veliaj<\/strong><\/p>\n<p><em>PARTIA SOCIALISTE \u00cbSHT\u00cb M\u00cb E MADHE SE KRYETARI I SAJ<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashura shoqe dhe shok\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare,<\/em><\/p>\n<p><em>Sot ju drejtohem n\u00eb rrethana q\u00eb nuk do t\u2019i kisha imagjinuar kurr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin tim politik. Prej 21 muajsh ndodhem i privuar nga liria. Jam fizikisht larg familjes, larg zyr\u00ebs sime, larg rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, larg qytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb besuar drejtimin e kryeqytetit dhe larg socialist\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt kam ndar\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra pun\u00ebn, p\u00ebrpjekjet, fitoret dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Por nuk jam larg p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb mia. Nuk jam larg bindjeve t\u00eb mia dhe nuk jam larg Partis\u00eb Socialiste. Sot nuk dua t\u2019ju flas vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb ka ndodhur mua, por edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb besoj se po i ndodh Partis\u00eb Socialiste dhe vendit ton\u00eb. Sepse k\u00ebta 21 muaj m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb t\u00eb mendoj jo vet\u00ebm p\u00ebr fatin tim personal, por edhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi pasur dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb kemi ndaj qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>I. RRUG\u00cbTIMI IM ME SOCIALIST\u00cbT<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb kam ardhur n\u00eb Partin\u00eb Socialiste si njeri i protest\u00ebs, i z\u00ebrit qytetar dhe i besimit se Shqip\u00ebria mund t\u00eb modernizohej dhe evropianizohej. Bashk\u00ebpunimin me Edi Ram\u00ebn e kam nisur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur atij i mbylleshin dyert brenda vet\u00eb Partis\u00eb Socialiste. As Asambleja e Lezh\u00ebs nuk e lejonte t\u00eb hynte n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs, me kontributin direkt t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri sot hapin e mbyllin dyert e kryetarit. Ishte koha kur na bashkonte bindja se politika mund t\u00eb ndryshonte jet\u00ebn e njer\u00ebzve, se nj\u00eb parti progresiste duhej t\u00eb krijonte mund\u00ebsi p\u00ebr ata q\u00eb nuk i kishin pasur dhe se t\u00eb rinjt\u00eb mund t\u00eb merrnin p\u00ebrgjegj\u00ebsi pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr mbiemra t\u00eb njohur, lidhje t\u00eb privilegjuara apo mb\u00ebshtetje nga njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb parti kam m\u00ebsuar se besimi nuk fitohet me em\u00ebrime apo autoritet personal, por duke punuar, duke d\u00ebgjuar, duke q\u00ebndruar pran\u00eb njer\u00ebzve dhe duke mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb premton.<\/em><\/p>\n<p><em>Kam pasur nderin t\u00eb bashk\u00ebdrejtoj nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb Qarkun e Gjirokastr\u00ebs dhe, pasi b\u00ebra gavet\u00ebn nga viti 2009 deri n\u00eb vitin 2013, pa mandat deputeti, por n\u00eb front t\u00eb \u00e7do beteje opozitare, fitova n\u00eb gjasht\u00eb fushata n\u00eb Tiran\u00eb. Kam marr\u00eb besimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr tri mandate n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi kam punuar me mij\u00ebra socialist\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar kurr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr veten, p\u00ebrve\u00e7 mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Atyre u detyrohem shum\u00eb. U p\u00ebrulem me mir\u00ebnjohje socialist\u00ebve q\u00eb kan\u00eb trokitur der\u00eb m\u00eb der\u00eb, q\u00eb kan\u00eb mbrojtur idet\u00eb tona n\u00eb lagje e komunitete dhe q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar koh\u00ebn e tyre pa k\u00ebrkuar shp\u00ebrblim. U detyrohem t\u00eb rinjve q\u00eb besuan se PS ishte vendi ku talenti dhe puna mund t\u00eb hapnin rrug\u00eb. U detyrohem bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb mi n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebt kemi punuar p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar kryeqytetin n\u00eb nj\u00eb metropol evropian, dhe u detyrohem qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb votuar, sepse jam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kryetar bashkie m\u00eb i mir\u00eb edhe prej tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>II. ARRITJET DHE P\u00cbRGJEGJ\u00cbSIT\u00cb TONA<\/em><\/p>\n<p><em>Shoqe dhe shok\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Ne kemi shum\u00eb arsye t\u00eb flasim p\u00ebr arritjet e qeverisjes son\u00eb. Shqip\u00ebria e sotme nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb mor\u00ebm p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb qeverisim. Jan\u00eb nd\u00ebrtuar rrug\u00eb, shkolla, spitale, infrastruktur\u00eb dhe sh\u00ebrbime. Ekonomia ka ndryshuar. Qytetet tona kan\u00eb ndryshuar. Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt Evrop\u00ebs. Tirana ka qen\u00eb vit pas viti Kryeqyteti Evropian i Rinis\u00eb, Sportit dhe i Kultur\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb transformim ka kontribut qeveria socialiste, kryeministri i saj, kryetar\u00ebt e bashkive, deputet\u00ebt, administrata dhe mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb punuar me p\u00ebrkushtim. Un\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb mohoj asnj\u00eb nga k\u00ebto arritje. Por sot duhet t\u00eb kemi kurajon politike t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vetes nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr:<\/em><\/p>\n<p><em>A mjaftojn\u00eb m\u00eb arritjet p\u00ebr t\u00eb justifikuar m\u00ebnyr\u00ebn se si po ushtrohet pushteti yn\u00eb sot?<\/em><\/p>\n<p><em>Ne kemi nd\u00ebrtuar shum\u00eb. Por a kemi nd\u00ebrtuar po aq drejt? Kemi modernizuar administrat\u00ebn. Por a e kemi b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb ndershme dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme? Kemi zhvilluar ekonomin\u00eb. Por a kemi krijuar mund\u00ebsi t\u00eb barabarta? Kemi fituar shum\u00eb zgjedhje. Por a kemi qen\u00eb \u2018fair\u2019 dhe a na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm? K\u00ebto pyetje nuk i zhvler\u00ebsojn\u00eb arritjet tona. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb pyetjet q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike e p\u00ebrgjegjshme, pik\u00ebrisht sepse ka qeverisur gjat\u00eb dhe ka pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vendin.<\/em><\/p>\n<p><em>III. QUO VADIS, PS?<\/em><\/p>\n<p><em>Kur iu bashkova Partis\u00eb Socialiste 17 vjet m\u00eb par\u00eb, ishim partia e shpres\u00ebs. Sot jemi b\u00ebr\u00eb parti e fshehjes, droj\u00ebs dhe tutjes.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb ngrinim z\u00ebrin p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Sot heshtim p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkonim drejt\u00ebsi p\u00ebr G\u00ebrdecin dhe 21 Janarin. Sot bashk\u00ebjetojm\u00eb me padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb asamble e kongrese kishte entuziaz\u00ebm dhe optimiz\u00ebm. Sot pllakos heshtja dhe frika, si n\u00eb \u2018Squid Game\u2019: kush do t\u00eb \u2018hahet\u2019 i radh\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><em>Dikur sfida jon\u00eb ishte si t\u2019i p\u00ebrfshinim t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na afroheshin. Sot kemi hallin e atyre q\u00eb na largohen.<\/em><\/p>\n<p><em>B\u00ebnim aleanca me m\u00ebsuesit, mjek\u00ebt dhe profesionist\u00ebt. Sot b\u00ebjm\u00eb aleanca me t\u00eb fort\u00ebt e qyteteve.<\/em><\/p>\n<p><em>Quo Vadis, PS?<\/em><\/p>\n<p><em>Ishim parti e solidaritetit me nj\u00ebri-tjetrin. Sot kemi thikat pas shpine. Investonim te faktet dhe e v\u00ebrteta. Sot te thashethemet dhe intrigat.<\/em><\/p>\n<p><em>Harxhonim energji p\u00ebr t\u00eb gjetur miq. Sot harxhojm\u00eb energji p\u00ebr t\u00eb zbuluar armiq. B\u00ebnim gar\u00eb kush hapte m\u00eb shum\u00eb shkolla, jo kush hapte m\u00eb shum\u00eb biruca.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishim nj\u00eb skuad\u00ebr. Sot vendosin nj\u00eb apo dy individ\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Sot jemi ndar\u00eb n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb atij apo t\u00eb asaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Rrinim mes njer\u00ebzve, n\u00eb rrug\u00eb, kafene dhe markete. Sot i shmangim, sepse nuk p\u00ebrballemi dot me pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Kishim Kryeqytetin Evropian t\u00eb Rinis\u00eb, Sportit dhe Kultur\u00ebs. Sot p\u00ebrballemi me pamjet e dhun\u00ebs, gazit dhe zjarrit.<\/em><\/p>\n<p><em>Indinjoheshim nga padrejt\u00ebsia. Sot mjaftohemi q\u00eb padrejt\u00ebsia t\u00eb mos na bjer\u00eb neve.<\/em><\/p>\n<p><em>Dikur kishim m\u00eb pak mandate, por mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe. Sot kemi m\u00eb shum\u00eb mandate, por mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/em><\/p>\n<p><em>Mbillnim pem\u00eb dhe nd\u00ebrtonim s\u00eb bashku. Sot presim deg\u00ebt e nj\u00ebri-tjetrit dhe mbjellim ndasi. Th\u00ebrrisnim p\u00ebr bashkim. Sot k\u00ebrkojm\u00eb armiq t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Kishim moton \u2018Nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr nj\u00eb\u2019. Sot \u2018Secili p\u00ebr vete, Zoti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Ku po shkojm\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>Ishim reformator\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, t\u00eb vendosur t\u00eb largoheshim nga Partia e Pun\u00ebs. Sot rikthejm\u00eb kall\u00ebzimet anonime dhe flet\u00ebrrufet\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishim gjuetar\u00eb t\u00eb ideve, jo t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/em><\/p>\n<p><em>Dikur mezi prisnim debatet televizive p\u00ebr t\u00eb mbrojtur idet\u00eb tona. Sot shmangim p\u00ebrballjet p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrgjigjur p\u00ebr vendimet tona.<\/em><\/p>\n<p><em>Dikur zgjonim imagjinat\u00ebn. Sot e trembim at\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E shihnim brezin Z si t\u00eb ardhmen e shtetit, jo si armikun e pushtetit. Ishim tolerant\u00eb dhe bashk\u00ebpunues. Sot dyshues dhe hakmarr\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Talleshim me teorit\u00eb e konspiracionit. Sot i prodhojm\u00eb dhe u besojm\u00eb vet\u00eb. Dikur ndiznim \u00ebndrra. Sot prodhojm\u00eb makthe.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishim partia e Drit\u00ebroit. Sot e \u2018Nesti Angonit\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Na iku i madhi Gramoz, na erdhi Dashi i vog\u00ebl i Saliut.<\/em><\/p>\n<p><em>Quo Vadis, Partia Socialiste?<\/em><\/p>\n<p><em>A do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb vendet n\u00eb \u2018Titanikun\u2019 q\u00eb shkon drejt ajsbergut, apo do t\u00eb gjejm\u00eb guximin t\u00eb ndryshojm\u00eb drejtimin p\u00ebr ta shmangur at\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashura shoqe dhe shok\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht kujtime t\u00eb nj\u00eb kohe tjet\u00ebr, as nostalgji p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste q\u00eb ka qen\u00eb. Jan\u00eb ato q\u00eb kemi humbur gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon sot organizata jon\u00eb politike. Ndryshimi m\u00eb shqet\u00ebsues nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb larguar apo te debatet q\u00eb nuk zhvillohen m\u00eb. \u00cbsht\u00eb te m\u00ebnyra se si merren vendimet dhe te roli q\u00eb u ka mbetur institucioneve t\u00eb partis\u00eb. A jan\u00eb organizatat tona socialiste ende vende ku diskutohet dhe vendoset, apo jan\u00eb kthyer kryesisht n\u00eb struktura q\u00eb aktivizohen gjat\u00eb fushatave? A d\u00ebgjohen socialist\u00ebt q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe? A promovohen njer\u00ebzit me integritet dhe autoritet n\u00eb komunitetet e tyre, apo mjafton lidhja me drejtuesin?<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje na p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Edhe mua.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb nuk dua t\u00eb flas nga pozita e njeriut q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka drejt. Kam drejtuar p\u00ebr vite nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb madhe, kam marr\u00eb mij\u00ebra vendime dhe kam mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb jet\u00ebn e qindra mij\u00ebra qytetar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim kam b\u00ebr\u00eb gabime. Ka vendime q\u00eb sot do t\u2019i shqyrtoja ndryshe, njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb mos i kem d\u00ebgjuar sa duhet dhe situata ku mund t\u00eb kisha treguar m\u00eb shum\u00eb kujdes e ndjeshm\u00ebri. P\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia politike dhe njer\u00ebzore jam i gatsh\u00ebm t\u00eb jap llogari.<\/em><\/p>\n<p><em>Por p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale e secilit prej nesh nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb shmangur shqyrtimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr drejtimin politik t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Pushteti i gjat\u00eb krijon nj\u00eb rrezik t\u00eb njohur p\u00ebr \u00e7do organizat\u00eb politike. N\u00eb fillim, njer\u00ebzit t\u00eb afrohen sepse besojn\u00eb te idet\u00eb e tua. M\u00eb pas, kur fiton pushtetin, t\u00eb afrohen edhe njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mund\u00ebsi, favore, ndikim dhe p\u00ebrfitime, e lloj-lloj \u2018t\u00eb fort\u00ebsh\u2019, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb. N\u00ebse organizata nuk ruan mekanizmat e kontrollit, nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb zbulosh se njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb thon\u00eb gjithmon\u00eb \u2018po\u2019 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb se ata q\u00eb kan\u00eb guximin t\u00eb t\u00eb thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kjo nuk mbetet vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes njer\u00ebzve. Ajo p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn se si formohet qeveria, si p\u00ebrzgjidhen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit dhe si funksionojn\u00eb institucionet.<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike<\/em><\/p>\n<p><em>Le t\u00eb fillojm\u00eb nga m\u00ebnyra se si formohet qeveria. Kush i propozon ministrat? Mbi cilat kritere politike dhe profesionale p\u00ebrzgjidhen? \u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi kan\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste? \u00c7far\u00eb debati zhvillohet n\u00eb organet e saj p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen dhe drejtimin politik t\u00eb qeveris\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjigjja q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e kryeministrit. Kushtetuta i njeh kryeministrit kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb propozuar em\u00ebrimin dhe shkarkimin e ministrave. Kjo kompetenc\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe nuk vihet n\u00eb diskutim. Por kompetenca kushtetuese p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb nuk e p\u00ebrjashton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike ndaj partis\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb mandatin p\u00ebr t\u00eb qeverisur.<\/em><\/p>\n<p><em>Kompetenca kushtetuese dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Kryeministri ushtron kompetencat q\u00eb i njeh Kushtetuta. Partia Socialiste, nga ana tjet\u00ebr, ka organet, rregullat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb diskutuar, orientuar dhe vler\u00ebsuar drejtimin politik t\u00eb qeverisjes. Prandaj, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse kryeministri duhet t\u00eb marr\u00eb autorizimin e partis\u00eb p\u00ebr \u00e7do em\u00ebrim. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Asambleja dhe Kryesia po ushtrojn\u00eb realisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre politike.<\/em><\/p>\n<p><em>A diskutojn\u00eb ato p\u00ebr drejtimin e qeverisjes? A shqyrtojn\u00eb kriteret e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik? A k\u00ebrkojn\u00eb llogari p\u00ebr vendimet dhe rezultatet? Apo thirren kryesisht p\u00ebr t\u2019u njohur me vendime q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb marr\u00eb? N\u00ebse organet drejtuese nuk marrin pjes\u00eb realisht n\u00eb formimin e vullnetit politik, por vet\u00ebm informohen p\u00ebr vendimmarrjen e kryetarit, at\u00ebher\u00eb ato nuk e ushtrojn\u00eb funksionin p\u00ebr t\u00eb cilin ekzistojn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Grupi Parlamentar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik<\/em><\/p>\n<p><em>E nj\u00ebjta \u00e7\u00ebshtje shtrohet p\u00ebr Grupin Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Kush i p\u00ebrzgjedh kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb? Mbi \u00e7far\u00eb kriteresh politike, profesionale dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese? Sa pesh\u00eb kan\u00eb kontributi n\u00eb parti, integriteti, p\u00ebrvoja dhe besimi q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb n\u00eb komunitetet e tyre? Sa ndikim kan\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia dhe strukturat socialiste n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces? A p\u00ebrfaq\u00ebson Grupi Parlamentar sot pluralitetin e mendimit politik brenda Partis\u00eb Socialiste, apo p\u00ebrb\u00ebrja dhe drejtimi i tij varen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga vullneti i nj\u00eb individi?<\/em><\/p>\n<p><em>A \u00ebsht\u00eb ky Grupi Parlamentar q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson v\u00ebrtet Partin\u00eb Socialiste, historin\u00eb e saj, vlerat, tradit\u00ebn e debatit dhe kontributin e brezave t\u00eb socialist\u00ebve? Apo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish t\u00eb mbledhur p\u00ebr t\u00eb votuar vendime q\u00eb merren diku tjet\u00ebr, pa diskutuar, pa kund\u00ebrshtuar dhe pa ushtruar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike q\u00eb u buron nga mandati i tyre?<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Socialiste nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb thjesht nj\u00eb makineri votash. Ajo ka qen\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi politike idesh, personalitetesh dhe bindjesh. Nj\u00eb grup parlamentar q\u00eb humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb debatuar, rrezikon t\u00eb humbas\u00eb edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar. Deputet\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb em\u00ebruar nga kryetari i partis\u00eb apo nga kryeministri. Ata jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit, t\u00eb zgjedhur p\u00ebrmes nj\u00eb procesi kushtetues dhe zgjedhor, me mandat p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Besnik\u00ebria ndaj programit politik nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dor\u00ebzimin e liris\u00eb s\u00eb mendimit dhe t\u00eb gjykimit t\u00eb pavarur. Disiplina politike \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb shumice parlamentare. Por ajo nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb bindje t\u00eb pakusht\u00ebzuar personale. Kur nj\u00eb deputet nuk guxon t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb, kur mendimi ndryshe trajtohet si mosbindje dhe kur q\u00ebndrimi publik p\u00ebr nj\u00eb koleg b\u00ebhet shkak p\u00ebr presion nga drejtimi politik, at\u00ebher\u00eb vihet n\u00eb diskutim ushtrimi real i mandatit p\u00ebrfaq\u00ebsues. Deputeti duhet ta ushtroj\u00eb mandatin n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, nd\u00ebrgjegjen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ndaj qytetar\u00ebve, jo n\u00ebn frik\u00ebn se nj\u00eb q\u00ebndrim i pavarur mund t\u2019i kushtoj\u00eb t\u00eb ardhmen politike.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur Grupi Parlamentar humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari, nuk dob\u00ebsohet vet\u00ebm demokracia e brendshme e partis\u00eb. Dob\u00ebsohet edhe funksioni kushtetues i Kuvendit si institucion p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe kontrollues i pushtetit ekzekutiv. Pasojat e k\u00ebsaj m\u00ebnyre drejtimi nuk mbeten vet\u00ebm brenda partis\u00eb apo Kuvendit. Ato shfaqen edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet pushtetit qendror dhe pushtetit vendor.<\/em><\/p>\n<p><em>Pushteti vendor dhe autonomia e institucioneve<\/em><\/p>\n<p><em>Zhvillimet n\u00eb pushtetin vendor e b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm k\u00ebt\u00eb diskutim. N\u00eb korrik 2025 u njoftuan ndryshime t\u00eb gjera n\u00eb drejtimin e administrat\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dor\u00ebheqjet e drejtuesve dhe hapjen e vendeve vakante. K\u00ebto dor\u00ebheqje u k\u00ebrkuan nga kryeministri Edi Rama dhe presioni i tij politik b\u00ebri q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e drejtuesve t\u00eb largoheshin, edhe pse g\u00ebzonin mbrojtje ligjore n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>E nj\u00ebjta sjellje u shfaq edhe n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Gjat\u00eb paraburgimit tim, drejtimi i p\u00ebrditsh\u00ebm i bashkis\u00eb vazhdoi n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Un\u00eb kam tashm\u00eb bindjen se ndryshimet e personelit dhe m\u00ebnyra e administrimit jan\u00eb p\u00ebrdorur, m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr qytetin, p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar ndikimin tim politik dhe p\u00ebr t\u00eb larguar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kam punuar p\u00ebr vite. Nd\u00ebrhyrja e kryeministrit n\u00eb shkarkimet n\u00eb bashki e b\u00ebri administrat\u00ebn m\u00eb pak funksionale dhe e largoi at\u00eb nga vizioni i kryetarit t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt me vot\u00eb, duke zgjeruar ndikimin politik dhe marr\u00ebdh\u00ebniet klienteliste.<\/em><\/p>\n<p><em>Por nd\u00ebrhyrja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ndaj mandatit tim nuk u kufizua te ndryshimet n\u00eb administrat\u00eb. N\u00eb shtator 2025, K\u00ebshilli Bashkiak, n\u00ebn presionin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, propozoi shkarkimin tim. M\u00eb pas, K\u00ebshilli i Ministrave, n\u00ebn drejtimin e tij, miratoi vendimin p\u00ebr shkarkimin tim nga detyra. Un\u00eb e konsideroj k\u00ebt\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e mandatit tim p\u00ebr q\u00ebllime politike, p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit antikushtetues t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore. E kund\u00ebrshtova k\u00ebt\u00eb vendimmarrje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Me vendimin nr. 66, dat\u00eb 3 n\u00ebntor 2025, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt juridik i qart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Por ai k\u00ebrkon edhe shqyrtimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale dhe politike: p\u00ebrse u nd\u00ebrmor nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundoi me shfuqizimin kushtetues t\u00eb shkarkimit t\u00eb nj\u00eb kryetari bashkie t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt? Un\u00eb kam shprehur bindjen, tashm\u00eb edhe n\u00eb Strasburg, se pas p\u00ebrpjekjes p\u00ebr shkarkimin tim ka ekzistuar nj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr neutralizimin tim politik. K\u00ebt\u00eb bindje e lidh me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zhvillimesh: protestat e opozit\u00ebs p\u00ebrpara bashkis\u00eb, kall\u00ebzimet anonime, shkeljet e prokuroris\u00eb dhe vendimmarrjet gjyq\u00ebsore p\u00ebr vijimin e paraburgimit edhe pas 21 muajsh, nd\u00ebrthurjen e tyre me veprime politike q\u00eb kan\u00eb tentuar largimin tim nga ushtrimi i funksioneve dhe kufizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mia politike, duke ushqyer perceptimin publik mbi fundin politik t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pafajshmi, si\u00e7 Kushtetuta jon\u00eb e prezumon.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto veprime politike kulmuan menj\u00ebher\u00eb pas q\u00ebndrimeve t\u00eb mia publike dhe refuzimit p\u00ebr t\u2019ia dor\u00ebzuar mandatin e qytetar\u00ebve nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk e kam marr\u00eb at\u00eb me vot\u00eb, me at\u00eb q\u00eb un\u00eb e konsideroj rr\u00ebmbimin tim nga Durr\u00ebsi n\u00eb Fier, pa m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion asnj\u00eb akt t\u00eb shkruar. M\u00eb pas erdhi takimi me Ministrin e Drejt\u00ebsis\u00eb, gjat\u00eb t\u00eb cilit, si\u00e7 kam deklaruar, m\u2019u p\u00ebrcoll\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr r\u00ebndimin e pozit\u00ebs sime penale dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e kushteve t\u00eb paraburgimit, n\u00ebse nuk jepja dor\u00ebheqjen nga funksioni p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb kan\u00eb zgjedhur qytetar\u00ebt. Ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb se, pas k\u00ebtyre k\u00ebrc\u00ebnimeve, ato po provohen me veprime konkrete ku pengohem n\u00eb marrjen e kujdesit mjek\u00ebsor: nuk m\u00eb mund\u00ebsohet ekzaminimi i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar gjendjen e k\u00ebmb\u00ebs sime t\u00eb thyer dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, as nd\u00ebrhyrja kirurgjikale q\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb e domosdoshme. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ankes\u00eb, por konstatim politik. N\u00ebse kushtet e paraburgimit dhe e drejta p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb imponuar nj\u00eb dor\u00ebheqje politike, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb inkuizicion politik.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto jan\u00eb pretendime jasht\u00ebzakonisht serioze, t\u00eb cilat ia kam paraqitur p\u00ebr shqyrtim dhe verifikim Grupit ton\u00eb Parlamentar, duke k\u00ebrkuar edhe ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar. Nuk kam k\u00ebrkuar q\u00eb Partia Socialiste t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Por ajo nuk mund t\u00eb shmang\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar veprimet q\u00eb prekin mandatin e nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri t\u00eb saj dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ushtrohet pushteti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Mendimi ndryshe dhe solidariteti politik<\/em><\/p>\n<p><em>A jemi sot m\u00eb demokratik\u00eb dhe a kemi m\u00eb shum\u00eb solidaritet? Demokracia e brendshme dhe solidariteti nuk jan\u00eb thjesht vlera morale, por dy burime themelore t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb organizate politike. Demokracia i jep partis\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, t\u00eb debatoj\u00eb dhe t\u00eb korrigjoj\u00eb gabimet, nd\u00ebrsa solidariteti krijon besimin dhe kohezionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vepruar s\u00eb bashku.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur mendimi ndryshe trajtohet si mosbindje dhe kritika si k\u00ebrc\u00ebnim, partia humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar. Nj\u00eb deputet duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb mendimin e tij. Nj\u00eb an\u00ebtar i Kryesis\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb guximin t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb. Nj\u00eb an\u00ebtar i Asambles\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb autoritetin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari. Nj\u00eb socialist duhet t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebr kontributin dhe bindjet e tij, jo p\u00ebr shkall\u00ebn e bindjes ndaj drejtuesit. Solidariteti nuk \u00ebsht\u00eb mbrojtje e pakusht\u00ebzuar e individ\u00ebve, por besnik\u00ebri ndaj parimeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Nj\u00eb parti ku secili hesht p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, gradualisht humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb parti pa demokraci t\u00eb brendshme humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u korrigjuar; nj\u00eb parti pa solidaritet humbet forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar e bashkuar. Kur mungojn\u00eb t\u00eb dyja, mbetet pushteti, por organizata politike jo.<\/em><\/p>\n<p><em>IV. P\u00cbRGJEGJ\u00cbSIA P\u00cbR GJENDJEN E PARTIS\u00cb SOCIALISTE<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kam ngritur na \u00e7ojn\u00eb te nj\u00eb pyetje q\u00eb nuk mund t\u00eb shmanget: kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si drejtohet sot Partia Socialiste?<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjegj\u00ebsia politike nuk mund t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb, n\u00eb fund, t\u00eb mos mbetet askush p\u00ebrgjegj\u00ebs. Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryeminist\u00ebr dhe kryetar i Partis\u00eb Socialiste. Ai ka drejtuar p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra proceset kryesore politike dhe organizative t\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore politike p\u00ebr modelin e drejtimit t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebr funksionimin e organeve t\u00eb saj dhe p\u00ebr mekanizmat e llogaridh\u00ebnies i takon atij. Kjo nuk p\u00ebrjashton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e askujt tjet\u00ebr. Edhe un\u00eb kam p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb time p\u00ebr vendimet q\u00eb kam marr\u00eb, p\u00ebr gabimet q\u00eb mund t\u00eb kem b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kam ushtruar funksionet q\u00eb m\u00eb jan\u00eb besuar. Nuk k\u00ebrkoj p\u00ebrjashtim nga ky standard. Por p\u00ebrgjegj\u00ebsia ime dhe e drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si arsye p\u00ebr t\u00eb shmangur shqyrtimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb meritat p\u00ebr arritjet e drejtimit t\u00eb tij. Por kjo e drejt\u00eb shoq\u00ebrohet me detyrimin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari edhe p\u00ebr pasojat e vendimeve, p\u00ebr dob\u00ebsimin e kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb trajtuar kund\u00ebrshtimet politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, un\u00eb e konsideroj rastin tim kulmin e degradimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve politike brenda Partis\u00eb Socialiste.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb parashtrimet e mia p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut kam ngritur pretendimin se pas paraburgimit dhe zhvillimeve t\u00eb tjera q\u00eb m\u00eb kan\u00eb larguar nga ushtrimi i funksioneve ekziston edhe nj\u00eb q\u00ebllim politik p\u00ebr neutralizimin tim. Nuk k\u00ebrkoj q\u00eb Asambleja t\u00eb marr\u00eb rolin e nj\u00eb forumi gjyq\u00ebsor. Por k\u00ebrkoj q\u00eb ajo t\u00eb shqyrtoj\u00eb dometh\u00ebnien institucionale t\u00eb nj\u00eb situate n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb drejtues i zgjedhur, an\u00ebtar i organeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb partis\u00eb, ngre pretendime kaq serioze p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike dhe p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta larguar nga jeta publike.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr mua, k\u00ebtu lind edhe nj\u00eb pyetje historike. Partia Socialiste u krijua n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur Shqip\u00ebria k\u00ebrkonte t\u00eb shk\u00ebputej nga praktikat e nj\u00eb sistemi ku kund\u00ebrshtimi politik trajtohej si armiq\u00ebsi dhe ku pushteti p\u00ebrqendrohej pa kontroll demokratik. A jemi kthyer te kjo kultur\u00eb politike q\u00eb shfaqet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me pushtetin dhe me nj\u00ebri-tjetrin?<\/em><\/p>\n<p><em>Historia e Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb se drejtimi i \u00e7do kryetari. Ajo nuk mund t\u00eb identifikohet me interesin politik t\u00eb nj\u00eb individi dhe as me vazhdim\u00ebsin\u00eb personale t\u00eb askujt n\u00eb pushtet. Prandaj, debati p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Edi Ram\u00ebs nuk duhet t\u00eb kufizohet te marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me mua, sado e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo. Ai duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon Kryesia, rolin real t\u00eb Asambles\u00eb, lirin\u00eb e mendimit n\u00eb Grupin Parlamentar, p\u00ebrzgjedhjen e drejtuesve, marr\u00ebdh\u00ebnien me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb dhe respektimin e autonomis\u00eb s\u00eb institucioneve.<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse pasojat e nj\u00eb modeli drejtimi nuk mbeten vet\u00ebm brenda partis\u00eb. Kur meritokracia dob\u00ebsohet, dob\u00ebsohet administrata. Kur vendimmarrja p\u00ebrqendrohet, dob\u00ebsohet kontrolli. Kur mendimi kritik nuk d\u00ebgjohet, gabimet nuk korrigjohen. Kur institucionet perceptohen si t\u00eb varura nga marr\u00ebdh\u00ebniet personale, dob\u00ebsohet besimi i qytetar\u00ebve te shteti. Kur an\u00ebtar\u00ebsia nuk merr pjes\u00eb realisht n\u00eb vendimmarrje, dob\u00ebsohet lidhja nd\u00ebrmjet partis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike nuk duhet t\u00eb konsiderohet sulm ndaj partis\u00eb, por ndaj s\u00ebmundjes q\u00eb i kan\u00eb injektuar. Asnj\u00eb drejtues nuk mund t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga llogaridh\u00ebnia p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb tij historik. Asnj\u00eb arritje e s\u00eb kaluar\u00ebs nuk e shuan detyrimin p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar problemet e s\u00eb tashmes. Asnj\u00eb konflikt personal nuk duhet t\u00eb pengoj\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon Partia Socialiste.<\/em><\/p>\n<p><em>Respektimi i historis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste nuk k\u00ebrkon heshtje p\u00ebrball\u00eb problemeve t\u00eb saj. K\u00ebrkon aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i identifikuar, p\u00ebr t\u2019i shqyrtuar dhe p\u00ebr t\u2019i korrigjuar p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb saj demokratike.<\/em><\/p>\n<p><em>V. A KEMI ENDE MUND\u00cbSI T\u00cb NDRYSHOJM\u00cb?<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb besoj se Partia Socialiste e ka potencialin p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. Ka njer\u00ebzit, historin\u00eb, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe energjin\u00eb p\u00ebr t\u2019u ringritur. Por, sipas gjykimit tim, ky ndryshim nuk mund t\u00eb realizohet pa ndryshuar m\u00eb par\u00eb modelin e drejtimit dhe kryetarin q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar at\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama ka qen\u00eb nj\u00eb reformator i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Partis\u00eb Socialiste. Por un\u00eb besoj se sot ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb penges\u00ebn kryesore p\u00ebr reformimin e saj. Nuk mund t\u00eb presim q\u00eb nj\u00eb sistem i p\u00ebrqendruar te vullneti i nj\u00eb individi t\u00eb korrigjohet vet\u00ebm nga vullneti i po atij individi. Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb demokraci t\u00eb brendshme nga nj\u00eb model q\u00eb e ka dob\u00ebsuar at\u00eb; meritokraci nga nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drejtimi q\u00eb ka favorizuar besnik\u00ebrin\u00eb personale; apo institucione t\u00eb pavarura nga nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrqendruar vendimmarrjen.<\/em><\/p>\n<p><em>Shembulli m\u00eb i fundit \u00ebsht\u00eb \u2018Prania Besnike\u2019. P\u00ebrball\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb qytetare dhe nevoj\u00ebs s\u00eb ethshme p\u00ebr ndryshim, p\u00ebrgjigjja ishte s\u00ebrish nj\u00eb nism\u00eb e hartuar nga kryetari, jo nga forumet e Partis\u00eb Socialiste, pa debat, pa votim dhe pa nj\u00eb miratim real nga organet e saj. Nj\u00eb instrument q\u00eb ia ngarkon Partis\u00eb Socialiste p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb cilin ajo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse, sepse nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar. Nj\u00eb problem q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb nuk u p\u00ebrgjigjen qytetar\u00ebve. Sepse drejtuesit e k\u00ebtyre institucioneve nuk jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebrmes nj\u00eb procesi politik q\u00eb pasqyron ndjeshm\u00ebrin\u00eb, vlerat dhe vullnetin e socialist\u00ebve, por p\u00ebrmes em\u00ebrimeve klienteliste, jasht\u00eb vendimmarrjes s\u00eb forumeve t\u00eb partis\u00eb dhe brenda nj\u00eb sistemi marr\u00ebdh\u00ebniesh q\u00eb i sh\u00ebrben ruajtjes s\u00eb pushtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, partia nuk pyetet kur merren vendimet, por thirret t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kur ato d\u00ebshtojn\u00eb. Nuk vendos p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb qeverisin, por duhet t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pasojat e qeverisjes s\u00eb tyre. Ja, ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i grushtit dhe tr\u00ebndafilit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr interesa q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt as me grushtin, si simbol i forc\u00ebs son\u00eb kolektive, as me tr\u00ebndafilin, si simbol i vlerave tona socialiste.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb jo. Pa ndryshimin e kryetarit dhe t\u00eb modelit t\u00eb drejtimit q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, nuk besoj se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb reformim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/em><\/p>\n<p><em>VI. P\u00cbRGJEGJ\u00cbSIA E ASAMBLES\u00cb KOMB\u00cbTARE<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjegj\u00ebsia politike nuk mund t\u00eb mbetet nj\u00eb diskutim pa p\u00ebrfundim dhe pa pasoja institucionale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb time si an\u00ebtar i Asambles\u00eb Komb\u00ebtare dhe i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, k\u00ebrkoj q\u00eb kjo Asamble t\u00eb shqyrtoj\u00eb formalisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb, Edi Rama, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e drejtimit t\u00eb saj, funksionimin e organeve kolegjiale dhe respektimin e parimeve t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren veprimet e nevojshme p\u00ebr aktivizimin e procedur\u00ebs statutore t\u00eb mocionit t\u00eb mosbesimit ndaj kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, n\u00eb p\u00ebrputhje me Statutin dhe me rregullat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb zbatimit t\u00eb tij. K\u00ebrkoj q\u00eb organet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohur procedur\u00ebn, afatet dhe m\u00ebnyr\u00ebn e ushtrimit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drejte, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shprehen sipas Statutit.<\/em><\/p>\n<p><em>Besimi ndaj kryetarit t\u00eb partis\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet i pakufizuar vet\u00ebm sepse ai ka drejtuar fitore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme elektorale. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebrgjegj\u00ebsie politike, e cila duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet mekanizmave demokratik\u00eb t\u00eb kontrollit q\u00eb parashikon vet\u00eb Statuti.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk k\u00ebrkoj q\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb t\u00eb zgjidhet me p\u00ebrjashtime, presione apo vendime t\u00eb paracaktuara. K\u00ebrkoj q\u00eb ajo t\u00eb shqyrtohet p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb rregullt statutore, me debat t\u00eb hapur, me respekt p\u00ebr mendimin ndryshe dhe me mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb. Vendimmarrja mbi besimin ndaj kryetarit duhet t\u00eb jet\u00eb rezultat i nj\u00eb procesi demokratik, jo i autoritetit personal t\u00eb cilit i k\u00ebrkohet llogari. Partia Socialiste ka institucione, rregulla dhe an\u00ebtar\u00ebsi. Pik\u00ebrisht k\u00ebtyre duhet t\u2019u besohet zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me drejtimin e saj.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashura shoqe dhe shok\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Kam pasur 21 muaj koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr politik\u00ebn, pushtetin, miq\u00ebsin\u00eb, besnik\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Kam menduar p\u00ebr gjith\u00e7ka kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku. P\u00ebr fitoret, p\u00ebr gabimet dhe p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb na kan\u00eb besuar. Kam menduar edhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb pushteti shpesh na e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranojm\u00eb: askush nuk \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>As un\u00eb. As Edi Rama. Askush. Ne jemi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb detyrat q\u00eb mbajm\u00eb. Por institucionet, vlerat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia ndaj qytetar\u00ebve duhet t\u00eb mbeten.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkoj q\u00eb askush t\u00eb mos heq\u00eb dor\u00eb nga e drejta p\u00ebr t\u00eb menduar, p\u00ebr t\u00eb folur dhe p\u00ebr t\u00eb gjykuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. Un\u00eb mbetem p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vendimet e mia dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb \u00e7do drejtues t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjtin standard p\u00ebrgjegj\u00ebsie.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb parti demokratike nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e kryetarit t\u00eb saj sot. Nuk \u00ebsht\u00eb as pron\u00eb e atyre q\u00eb aspirojn\u00eb ta drejtojn\u00eb nes\u00ebr. Ajo u p\u00ebrket njer\u00ebzve q\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrtuar, q\u00eb i kan\u00eb besuar dhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari prej saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Historia e Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb se mandati i \u00e7do kryetari. E ardhmja e saj nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet te paprekshm\u00ebria e askujt.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse duam q\u00eb institucionet e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se njer\u00ebzit q\u00eb i drejtojn\u00eb, duhet t\u00eb fillojm\u00eb duke zbatuar t\u00eb nj\u00ebjtin parim brenda partis\u00eb son\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Prova e v\u00ebrtet\u00eb e nj\u00eb drejtuesi nuk \u00ebsht\u00eb sa gjat\u00eb arrin ta mbaj\u00eb pushtetin, por \u00e7far\u00eb institucionesh l\u00eb pas, p\u00ebr shtetin dhe njer\u00ebzit e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Erion VELIAJ<\/em><\/p>\n<p><em>IEVP FIER, 13\/11\/2026<\/em><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar Asambles\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, nga qelia e burgut t\u00eb Fierit kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, ka k\u00ebrkuar debat t\u00eb hapur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e drejtimit t\u00eb partis\u00eb dhe aktivizimin e procedur\u00ebs statutore t\u00eb mocionit t\u00eb mosbesimit ndaj kryetarit Edi Rama. N\u00eb mesazhin e publikuar n\u00eb rrjetet sociale, Veliaj ngre kritika p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159530,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160812"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160813,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160812\/revisions\/160813"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159530"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}