{"id":160923,"date":"2026-11-16T09:27:17","date_gmt":"2026-11-16T09:27:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160923"},"modified":"2026-11-16T09:27:17","modified_gmt":"2026-11-16T09:27:17","slug":"buxheti-2027-nxites-i-varferise-rrenues-i-biznesit-dhe-mohues-i-ndihmes-reale-sociale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/16\/buxheti-2027-nxites-i-varferise-rrenues-i-biznesit-dhe-mohues-i-ndihmes-reale-sociale\/","title":{"rendered":"Buxheti 2027: nxit\u00ebs i varf\u00ebris\u00eb, rr\u00ebnues i biznesit dhe mohues i ndihm\u00ebs reale sociale!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>(Pjesa e kat\u00ebrt dhe e fundit)<\/strong><\/p>\n<p>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb analiza p\u00ebrmbyll\u00ebse e tre shkrimeve \u201cRama-fisko 2027: si i masakron qytetar\u00ebt dhe biznesin me taksa!\u201d, \u201cProjektbuxhet q\u00eb nuk garanton rritjen ekonomike\u201d dhe \u201cDo t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb financojm\u00eb projekte me vonesa, kosto shtes\u00eb dhe afate t\u00eb paqarta?\u201d<br \/>\nProjektbuxheti i shtetit p\u00ebr vitin 2027 dhe paketa fiskale q\u00eb e shoq\u00ebron at\u00eb, p\u00ebrtej butaforis\u00eb s\u00eb sektit Rama p\u00ebr nj\u00eb buxhet historik mbi 10 miliard\u00eb euro, paraqesin problematika serioze ekonomike dhe sociale, q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb zhysin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb familjeve shqiptare n\u00eb varf\u00ebri dhe 17.500 biznese t\u00eb vogla drejt rr\u00ebnimit dhe falimentimit.<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb politika buxhetore dhe ajo fiskale t\u00eb orientohen drejt stimulimit t\u00eb investimeve produktive, rritjes s\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb, zgjerimit t\u00eb pun\u00ebsimit dhe mbrojtjes s\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse t\u00eb qytetar\u00ebve, sidomos t\u00eb pensionist\u00ebve dhe dhjetra mij\u00ebra familjeve n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri, shumica d\u00ebrmuese e masave t\u00eb propozuara rrezikon t\u00eb prodhoj\u00eb efektin e kund\u00ebrt.<br \/>\n<strong><em>I. Paket\u00eb fiskale mashtruese p\u00ebr qytetarin dhe rr\u00ebnuese p\u00ebr biznesin<\/em><\/strong><br \/>\nUlja e TVSH-s\u00eb nga 20% n\u00eb 6% p\u00ebr ushqimet e p\u00ebrditshme krijon vet\u00ebm dhe thjesht nj\u00eb iluzion p\u00ebr uljen e \u00e7mimeve me pakic\u00eb. N\u00ebse kjo ulje e TVSH-s\u00eb nuk shoq\u00ebrohet me transparenc\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve, monitorim t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit dhe konkurrenc\u00eb efektive n\u00eb treg, pjesa d\u00ebrrmuese e p\u00ebrfitimit nuk do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb tek konsumatori. Diferenca do t\u00eb absorbohet nga prodhuesit, importuesit, distributor\u00ebt dhe tregtar\u00ebt me pakic\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb tregut dhe marzheve t\u00eb fitimit.<br \/>\nEfekti i k\u00ebsaj mase zerohet t\u00ebr\u00ebsisht nga rritja e p\u00ebrgjithshme e TVSH-s\u00eb p\u00ebr mallrat dhe sh\u00ebrbimet e tjera nga 20 n\u00eb 21 p\u00ebrqind, si dhe nga kostot shtes\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb bizneset.<br \/>\nNd\u00ebrhyrjet e shpeshta n\u00eb legjislacionin fiskal kan\u00eb minuar sigurin\u00eb juridike t\u00eb tij. Vet\u00ebm ligji p\u00ebr Tatimin mbi t\u00eb Ardhurat \u00ebsht\u00eb ndryshuar 48 her\u00eb!<br \/>\nNj\u00eb nga masat m\u00eb problematike t\u00eb paket\u00ebs fiskale \u00ebsht\u00eb rritja e norm\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb TVSH-s\u00eb nga 20% n\u00eb 21%. Shtimi i TVSH-s\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr t\u00eb gjitha mallrat q\u00eb nuk jan\u00eb ushqime dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimet, ulje t\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse t\u00eb familjeve, shtim t\u00eb kostove t\u00eb konsumit p\u00ebr bizneset q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kreditojn\u00eb plot\u00ebsisht TVSH-n\u00eb, rritje t\u00eb presionit mbi bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme, nxitje t\u00eb fuqishme t\u00eb informalitetit dhe t\u00eb transaksioneve jasht\u00eb sistemit fiskal, si dhe dob\u00ebsim t\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb produkteve dhe sh\u00ebrbimeve vendase.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr mas\u00eb me pasoja fatale p\u00ebr biznesin e vog\u00eb \u00ebsht\u00eb ulja e kufirit minimal t\u00eb xhiros vjetore p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb regjimin e TVSH-s\u00eb nga 10 milion\u00eb n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb biznes me xhiro 5\u201310 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, kostot e administrimit t\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb konsiderueshme. 17 mij\u00eb e pes\u00ebqind biznese t\u00eb vogla t\u00eb k\u00ebsaj fashe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb rrisin \u00e7mimet p\u00ebr t\u00eb kompensuar kostot, t\u00eb kufizojn\u00eb aktivitetin, t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb informalitet ose, n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, t\u00eb mbyllin veprimtarin\u00eb dhe t\u00eb falimentojn\u00eb!<br \/>\nPaketa fiskale rrit koston e kapitalit p\u00ebrmes rritjes s\u00eb dividendit dhe nuk adreson koston e pun\u00ebs. Ajo nuk ndihmon sektorin prodhues, p\u00ebrkundrazi, ia v\u00ebshtir\u00ebson n\u00eb maksimum jet\u00ebn atij. Me dhjet\u00ebra mij\u00ebra punonj\u00ebs t\u00eb sektorit fason rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin vendin e pun\u00ebs nga kjo politik\u00eb fiskale e pap\u00ebrgjegjshme!<br \/>\n<strong><em>II. Buxheti 2027: me sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim dhe bujq\u00ebsi keqazi t\u00eb n\u00ebnfinancuara<\/em><\/strong><br \/>\nA) Nj\u00eb nga problematikat m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb projektbuxhetit 2027 \u00ebsht\u00eb financimi i pamjaftuesh\u00ebm i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb edhe n\u00eb vitin e 14-t\u00eb t\u00eb qeverisjes socialiste. Ky financim parashikohet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm rreth 2.9% e PBB-s\u00eb, praktikisht nj\u00eb tallje financiare, p\u00ebrball\u00eb premtimin politik t\u00eb Rilindjes 13 vite m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ta \u00e7uar financimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb 5% t\u00eb PBB-s\u00eb!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekonomia dhe t\u00eb ardhurat buxhetore jan\u00eb rritur, sh\u00ebndet\u00ebsia publike vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me probleme t\u00eb thella strukturore, si largimi i vazhduesh\u00ebm i mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, mungesa e barnave dhe medikamenteve t\u00eb domosdoshme n\u00eb spitalet publike, p\u00ebrfshir\u00eb problematikat e denoncuara n\u00eb sh\u00ebrbimin onkologjik, me ndryshimet e shpeshta t\u00eb list\u00ebs s\u00eb barnave t\u00eb rimbursueshme dhe pasojat financiare p\u00ebr pacient\u00ebt, me mungesa e investimeve t\u00eb domosdoshme n\u00eb qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore dhe infrastruktur\u00ebn spitalore, me kostot e larta q\u00eb familjet detyrohen t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe trajtime sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe me shqet\u00ebsimet e p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb denoncuara nga PD, p\u00ebr munges\u00ebn totale t\u00eb transparenc\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb tenderave publik\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<br \/>\nNj\u00eb buxhet q\u00eb nuk adreson munges\u00ebn e personelit mjek\u00ebsor, furnizimin e q\u00ebndruesh\u00ebm me barna dhe investimet n\u00eb kujdesin par\u00ebsor nuk mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb buxhet q\u00eb vendos sh\u00ebndetin e qytetarit n\u00eb v\u00ebmendjen e tij!<br \/>\nB) Nj\u00eb tjet\u00ebr sektor jetik q\u00eb mbetet i n\u00ebnfinancuar \u00ebsht\u00eb arsimi. P\u00ebr vitin 2027, financimi i dedikuar p\u00ebr arsimin parashikohet t\u00eb jet\u00eb rreth 2.5% e PBB-s\u00eb, shum\u00eb larg objektivit prej 5% t\u00eb PBB-s\u00eb t\u00eb premtimit t\u00eb sektit Rama n\u00eb vitin 2013.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje me pasoja jo vet\u00ebm p\u00ebr sistemin arsimor t\u00eb sot\u00ebm, por edhe p\u00ebr potencialin ekonomik t\u00eb vendit n\u00eb dekadat e ardhshme. Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me largimin e t\u00eb rinjve, munges\u00ebn e fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat e nj\u00eb ekonomie q\u00eb duhet t\u00eb orientohet drejt teknologjis\u00eb, inovacionit dhe produktivitetit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nC) Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb e mpreht\u00eb \u00ebsht\u00eb financimi i pamjaftuesh\u00ebm i bujq\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr vitin 2027, subvencionet p\u00ebr fermer\u00ebt parashikohen n\u00eb vet\u00ebm 5.3 miliard\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb nivel vet\u00ebm 12 milion\u00eb euro m\u00eb i lart\u00eb se viti 2026, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fermeri ka nevoj\u00eb jetike p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje financiare, p\u00ebr investime n\u00eb mekanizim, sisteme ujitjeje, teknologji, magazinim, p\u00ebrpunim dhe standardizim t\u00eb prodhimit.<br \/>\nShqip\u00ebria vazhdon t\u00eb renditet e fundit n\u00eb rajon p\u00ebr nivelin e subvencioneve n\u00eb bujq\u00ebsi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur prodhimi bujq\u00ebsor gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit vijon t\u00eb tkurret. N\u00eb kushtet kur siguria ushqimore ka marr\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi strategjike n\u00eb Evrop\u00ebn e Bashkuar, \u00ebsht\u00eb paradoksale dhe skandal q\u00eb bujq\u00ebsia shqiptare t\u00eb mos trajtohet si nj\u00eb sektor prioritar i zhvillimit ekonomik nga Buxheti i Shtetit! Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb prodhim vendas, m\u00eb shum\u00eb eksporte bujq\u00ebsore dhe m\u00eb pak importe, n\u00ebse fermerit nuk i sigurojm\u00eb mb\u00ebshtetjen e nevojshme financiare.<br \/>\n<em><strong>III. Buxheti 2027: pa mbrojtje sociale efektive<\/strong><\/em><br \/>\nEdhe pse sekti Rama e propogandon buxhetin 2027 si m\u00eb socialin, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr 14 buxhete shtet\u00ebrore rrjesht n\u00ebn Rilindjen, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb minimum jetik t\u00eb p\u00ebrcaktuar me standard ligjor dhe metodologji zyrtare!<br \/>\nKemi nj\u00eb sistem ndihme ekonomike q\u00eb shp\u00ebrndan mb\u00ebshtetje t\u00eb kufizuar financiare, por nuk kemi nj\u00eb standard komb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se cilat jan\u00eb t\u00eb ardhurat minimale t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze. Qeveria shp\u00ebrndan ndihm\u00eb ekonomike pa pasur nj\u00eb standard t\u00eb matsh\u00ebm t\u00eb mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj.<br \/>\nSipas INSTAT, n\u00eb vitin 2025, 19% e popullsis\u00eb ishte n\u00eb rrezik varf\u00ebrie, nd\u00ebrsa 31,2% e popullsis\u00eb p\u00ebrjetonte privim t\u00eb thelluar material dhe social. K\u00ebto shifra tregojn\u00eb se sfida sociale n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet shum\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb sesa numri i familjeve q\u00eb marrin ndihm\u00eb ekonomike.<br \/>\nN\u00eb vitin 2027 planifikohet q\u00eb numri i familjeve p\u00ebrfituese t\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike t\u00eb reduktohet nga 61 mij\u00eb n\u00eb 59 mij\u00eb familje. Pra, 2 mij\u00eb familje m\u00eb pak n\u00eb skem\u00eb. Sekti Rama nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjes: Sa familje q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri mbeten jasht\u00eb skem\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike? Suksesi i mbrojtjes sociale nuk matet me numrin e familjeve q\u00eb largohen nga skema, por me numrin e familjeve q\u00eb dalin realisht nga varf\u00ebria.<br \/>\nMbrojtja sociale nuk mund t\u00eb kufizohet vet\u00ebm te transfertat monetare. Ajo duhet t\u00eb krijoj\u00eb mekanizma q\u00eb i nxjerrin familjet nga var\u00ebsia afatgjat\u00eb prej ndihm\u00ebs ekonomike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Ministria e Ekonomis\u00eb duhet t\u00eb raportoj\u00eb jo vet\u00ebm sa persona jan\u00eb regjistruar n\u00eb programe pun\u00ebsimi dhe formimi profesional, por sa prej tyre kan\u00eb siguruar pun\u00ebsim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, sa kan\u00eb ruajtur vendin e pun\u00ebs pas p\u00ebrfundimit t\u00eb subvencionit dhe sa familje kan\u00eb dal\u00eb realisht nga skema, si rezultat i rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave.<br \/>\nBuxheti 2027 \u00ebsht\u00eb i kat\u00ebrmb\u00ebdhjeti rradhazi q\u00eb vijon talljen me rehabilitimin dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimin real t\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb. P\u00ebr vitin 2027 parashikohet nj\u00eb fond prej vet\u00ebm 2,05 miliard\u00eb lek\u00ebsh, ndjesh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt se niveli prej rreth 3 miliard\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb shp\u00ebrndahej gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebrpara vitit 2013!!<br \/>\nMe ritmin aktual t\u00eb pagesave, do t\u00eb duhen ende rreth dy dekada p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje financiare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyrim moral, historik dhe institucional.<br \/>\n<strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\nBuxheti dhe paketa fiskale 2027 jan\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe mashtrues p\u00ebr qytetarin shqiptar. Ato rreken t\u00eb krijojn\u00eb iluzionin se gjoja po ndihmojn\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrmes uljes s\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet, por n\u00eb fakt e zerojn\u00eb efektin me rritjen e TVSH-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha mallrat e tjera dhe sh\u00ebrbimet dhe e r\u00ebndojn\u00eb pozicionin e biznesit me rritje taksash dhe ulje t\u00eb pragut p\u00ebr TVSH-n\u00eb.<br \/>\nPolitika sociale e buxhetit t\u00eb Shtetit 2027 \u00ebsht\u00eb pa kok\u00eb, pasi nuk njeh miratimin e Minimumit Jetik Zyrtar dhe shp\u00ebrndan ndihm\u00eb ekonomike, duke kufizuar numrin e familjeve p\u00ebrfituese, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb, sipas INSTAT, rreziku i rritjes s\u00eb varf\u00ebris\u00eb tek ne \u00ebsht\u00eb real dhe i madh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj (Pjesa e kat\u00ebrt dhe e fundit) Ky shkrim \u00ebsht\u00eb analiza p\u00ebrmbyll\u00ebse e tre shkrimeve \u201cRama-fisko 2027: si i masakron qytetar\u00ebt dhe biznesin me taksa!\u201d, \u201cProjektbuxhet q\u00eb nuk garanton rritjen ekonomike\u201d dhe \u201cDo t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb financojm\u00eb projekte me vonesa, kosto shtes\u00eb dhe afate t\u00eb paqarta?\u201d Projektbuxheti i shtetit p\u00ebr vitin 2027 dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160923","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160923"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160923\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160924,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160923\/revisions\/160924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}