{"id":160998,"date":"2026-11-16T17:18:47","date_gmt":"2026-11-16T17:18:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160998"},"modified":"2026-11-16T17:21:40","modified_gmt":"2026-11-16T17:21:40","slug":"belinda-balluku-drejtesia-me-dy-standarde-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/16\/belinda-balluku-drejtesia-me-dy-standarde-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Belinda Balluku, Drejt\u00ebsia me dy standarde e Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Gazment BARDHI<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebrgimi sot n\u00eb gjykat\u00eb i dosjes s\u00eb Belinda Ballukut konfirmoi nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: Korrupsioni dirigjohet nga maja e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb zyrtarja me akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb nga ngritja e SPAK-ut: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe pabarazi n\u00eb tendera \u2013 15 krime. Vet\u00ebm p\u00ebr tenderin e Llogaras\u00eb, SPAK thot\u00eb se d\u00ebmi (vjedhja) \u00ebsht\u00eb rreth 60 milion\u00eb euro dhe se vet\u00ebm dy nga vilat q\u00eb jan\u00eb faktuar deri tani si pjes\u00eb e korrupsionit t\u00eb saj, kushtojn\u00eb 1.8 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, SPAK zgjodhi pazaret politike me Edi Ram\u00ebn p\u00ebrpara parimit themelor t\u00eb nj\u00eb shteti demokratik: barazis\u00eb para ligjit. SPAK e \u00e7oi dosjen n\u00eb gjykat\u00eb me 4 akuza t\u00eb reja dhe me prova t\u00eb reja, mes t\u00eb cilave edhe dy vilat e fshehura me vler\u00eb 1.8 milion\u00eb euro, por nuk solli n\u00eb Kuvend nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re p\u00ebr heqjen e imunitetit p\u00ebr arrestimin e saj, duke iu n\u00ebnshtruar vullnetit korruptiv dhe antidemokratik t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Klodian Braho ka pranuar sot se p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb SPAK u mb\u00ebshtet te arsyetimi i shumic\u00ebs parlamentare, kur kjo shumic\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs dhe pengmarrjen nga Belinda Balluku, rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, por q\u00eb Edi Rama vendos p\u00ebr politik\u00ebn penale t\u00eb SPAK-ut. Me vendimet n\u00eb Parlament dhe me zbatimin e tyre prej SPAK-ut, Edi Rama vendos kush arrestohet dhe kush jo.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb standard i dyfisht\u00eb! \u00cbsht\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se shkelje e barazis\u00eb para ligjit. Ky \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzim i drejt\u00ebsis\u00eb tek korrupsioni dhe ndarje e pushtetit t\u00eb korruptuar me Edi Ram\u00ebn dhe Belinda Ballukun.<\/p>\n<p>Kushtetuta e p\u00ebrcakton qart\u00eb se Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb prokurori dhe Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb drejtuesi i SPAK-ut! Vendimi politik i shumic\u00ebs nuk mund t\u00eb diktoj\u00eb hetimet dhe vendimmarrjen e nj\u00eb institucioni t\u00eb pavarur t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, gjithmon\u00eb, n\u00ebse drejt\u00ebsia vendos ligjin para interesit politik.<\/p>\n<p>Rasti i Belinda Ballukut ka zhb\u00ebr\u00eb nj\u00eb investim 10-vje\u00e7ar t\u00eb partner\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb dhe ka damkosur SPAK-un si nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sepse, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje, drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standard p\u00ebr Evis Berberin dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr Belinda Ballukun. Minimalisht, kjo do t\u00eb thot\u00eb se hetimet p\u00ebr Belinda Ballukun jan\u00eb t\u00eb paplota.<\/p>\n<p>Kur Kuvendi i p\u00ebrcakton kufijt\u00eb e hetimit, cenohet pavar\u00ebsia e drejt\u00ebsis\u00eb! N\u00eb momentin kur Kuvendi i p\u00ebrcakton SPAK-ut standardin dhe kufijt\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit dhe prokuror\u00ebt e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si normalitet, parimi i ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve merr nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. N\u00ebse prokuroria e kusht\u00ebzon veprimtarin\u00eb e saj me vullnetin e shumic\u00ebs parlamentare, at\u00ebher\u00eb lind nj\u00eb problem serioz p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e saj dhe p\u00ebr besimin e qytetar\u00ebve te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Mosheqja e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut ka penguar SPAK-un t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb gjitha mjetet procedurale t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm. Kjo ngre nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore: a u zbatua i nj\u00ebjti standard hetimor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit? N\u00ebse provat jan\u00eb siguruar kryesisht p\u00ebrmes kontrollit personal t\u00eb t\u00eb pandehurit Evis Berberi, p\u00ebrse nuk iu n\u00ebnshtrua t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mas\u00eb procedurale edhe Belinda Balluku? N\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat e hetimit jan\u00eb siguruar p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb Evis Berberit, p\u00ebrse nuk u k\u00ebrkua zbatimi i t\u00eb nj\u00ebjtit standard edhe p\u00ebr banes\u00ebn e Belinda Ballukut?<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb pyetje dyt\u00ebsore. Jan\u00eb pyetje thelb\u00ebsore p\u00ebr barazin\u00eb para ligjit, p\u00ebr paanshm\u00ebrin\u00eb e hetimit dhe p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e vet\u00eb SPAK-ut. P\u00ebrgjigjja q\u00eb k\u00ebrkohet \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: p\u00ebrse nuk u ndoq i nj\u00ebjti standard procedural p\u00ebr t\u00eb dy t\u00eb pandehurit? P\u00ebrse SPAK-u nuk e rik\u00ebrkoi n\u00eb Kuvend autorizimin p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb hetimi t\u00eb mund t\u00eb vijonte me t\u00eb gjitha mjetet procedurale q\u00eb parashikon ligji?<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb hetim kufizohet nga pengesa politike dhe organi i akuz\u00ebs nuk nd\u00ebrmerr t\u00eb gjitha hapat institucional\u00eb p\u00ebr t&#8217;i kap\u00ebrcyer ato, publiku ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shpjegime. Pavar\u00ebsia e drejt\u00ebsis\u00eb nuk provohet me deklarata, por me vendime dhe veprime konkrete, sidomos kur p\u00ebrball\u00eb ligjit q\u00ebndrojn\u00eb njer\u00ebz me pushtet politik.<\/p>\n<p>Dhe ka nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn SPAK-u duhet t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb dhe publike: A \u00ebsht\u00eb gjetur kutia me tufa eurosh n\u00eb vil\u00ebn e pushimit t\u00eb Belinda Ballukut? N\u00ebse jo, a \u00ebsht\u00eb kontrolluar banesa e saj p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse parat\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb zhvendosur atje?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb nuk mund t\u00eb mbeten pa p\u00ebrgjigje. N\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr para q\u00eb dyshohet se burojn\u00eb nga korrupsioni apo nga abuzimi me fondet publike, detyrimi i institucioneve \u00ebsht\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb origjin\u00ebn e tyre, t\u00eb identifikojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe, n\u00ebse provohet paligjshm\u00ebria, t\u00eb sigurojn\u00eb konfiskimin dhe kthimin e tyre n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji nuk mund t\u00eb jet\u00eb i rrept\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb pushtet dhe i negociuesh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb e ushtrojn\u00eb at\u00eb. Imuniteti nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb mburoj\u00eb nga hetimi dhe pavar\u00ebsia e SPAK-ut nuk mund t\u00eb varet nga vullneti i shumic\u00ebs parlamentare. Shqiptar\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi selektive. K\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ligji t\u00eb zbatohet nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Pa p\u00ebrjashtime, pa standarde t\u00eb dyfishta dhe pa mburoja politike.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/November\/16\/ama1794844608.jpg?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Bardhi: Drejt\u00ebsia me dy standarde p\u00ebr Ballukun, Rama vendos kush arrestohet dhe kush jo\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gazment BARDHI D\u00ebrgimi sot n\u00eb gjykat\u00eb i dosjes s\u00eb Belinda Ballukut konfirmoi nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: Korrupsioni dirigjohet nga maja e qeveris\u00eb. Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb zyrtarja me akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb nga ngritja e SPAK-ut: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe pabarazi n\u00eb tendera \u2013 15 krime. Vet\u00ebm p\u00ebr tenderin e Llogaras\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":136758,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160998"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161000,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160998\/revisions\/161000"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}