{"id":161062,"date":"2026-11-17T11:03:45","date_gmt":"2026-11-17T11:03:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161062"},"modified":"2026-11-17T11:03:45","modified_gmt":"2026-11-17T11:03:45","slug":"bardhi-buxheti-2027-favorizon-ramen-dhe-ekonomine-e-betonit-jo-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/17\/bardhi-buxheti-2027-favorizon-ramen-dhe-ekonomine-e-betonit-jo-qytetaret\/","title":{"rendered":"Bardhi: Buxheti 2027 favorizon Ram\u00ebn dhe ekonomin\u00eb e betonit, jo qytetar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hartuar nj\u00eb buxhet q\u00eb, sipas tij, nuk synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, por favorizimin e interesave t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara shqyrtimit t\u00eb projektbuxhetit n\u00eb Kuvend, Bardhi deklaroi se thelbi i debatit nuk \u00ebsht\u00eb sa para do t\u2019u mblidhen shqiptar\u00ebve, por kush do t\u2019i administroj\u00eb dhe n\u00eb xhepat e kujt do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Duke iu referuar edhe protestave t\u00eb student\u00ebve dhe k\u00ebrkesave p\u00ebr dor\u00ebheqjen e kryeministrit, Bardhi tha se qytetar\u00ebt e kan\u00eb kuptuar se buxheti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre, por t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Buxhet diabolik. Jep bonus p\u00ebr pensionist\u00ebt jo rritje pensioni.<\/p>\n<p>U jep disa para m\u00eb shum\u00eb sot por i privon nga nj\u00eb pension m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Rama ka prioritet ekonomin\u00eb e betonit sepse aty pastrohen m\u00eb leht\u00eb e m\u00eb shpejt parat\u00eb e krimit dhe trafikut t\u00eb drog\u00ebs, \u00ebsht\u00eb burim i sigurt korrupsioni.<\/p>\n<p>Ndaj n\u00eb vilat e Ballukut gjenden kutit\u00eb e kuqe mbushur me para si n\u00eb bodrumet e karteleve m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb drog\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Bardhit<\/strong><\/p>\n<p>BUXHETI I KORRUPSIONIT, JO I SHQIPTAR\u00cbVE<\/p>\n<p>ME NJ\u00cb DOR\u00cb JEP PAK, ME TJETR\u00cbN MERR AKOMA M\u00cb SHUM\u00cb<\/p>\n<p>Kur d\u00ebgjova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se me buxhetin e ri do t\u00eb kishte ulje taksash, u p\u00ebrpoqa ta shoh pozitivisht p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb. Ndoshta ndihmohej shtresa e mesme. Ndoshta rinia dhe arsimi trajtoheshin me prioritet. Ndoshta nxitej pun\u00ebsimi dhe pensionet rriteshin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ndoshta m\u00eb n\u00eb fund, do t\u00eb conin para p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, ilacet n\u00eb spitale, dhe jo tek incenerator\u00ebt fantaz\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk arrita ta gjej k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Sepse ky buxhet \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Edi Rama. Nj\u00eb manov\u00ebr diabolike q\u00eb b\u00ebn sikur ul taksat dhe b\u00ebn sikur shp\u00ebrndan mir\u00ebqenie, por realisht i rrit taksat dhe n\u00eb fund, nuk l\u00eb m\u00eb shum\u00eb para n\u00eb xhepat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk marrin m\u00eb shum\u00eb para nga puna e tyre, sepse thelbi i k\u00ebtij buxheti nuk \u00ebsht\u00eb sa para do t\u2019imblidhen shqiptar\u00ebve: 8, 9 apo 10 miliard\u00eb. Thelbi \u00ebsht\u00eb kush do t&#8217;i shpenzoj\u00eb k\u00ebto para dhe n\u00eb xhepat e kujt do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb. Protestat e student\u00ebve, k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqje e Edi Ram\u00ebs si i korruptuar tregojn\u00eb se shqiptar\u00ebt e din\u00eb p\u00ebrgjigjen: buxheti 2027 nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i tyre, por i korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ulur ndjesin\u00eb e alarmit tek njer\u00ebzit, Edi Rama e ka projektuar k\u00ebt\u00eb buxhet me q\u00ebllimin diabolik p\u00ebr t\u00eb korruptuar qytetar\u00ebt me iluzionin e mir\u00ebqenies dhe iden\u00eb false t\u00eb uljes s\u00eb kostos s\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Buxheti i Edi Ram\u00ebs me nj\u00eb dor\u00eb jep pak, me tjetr\u00ebn merr akoma m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ai premton uljen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs nga ulja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr disa ushqime, por rrit TVSH-n\u00eb e p\u00ebrgjithshme n\u00eb 21%, niveli m\u00eb i lart\u00eb i propozuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb l\u00ebvizje gjysmake dhe mashtruese, Edi Rama, nga nj\u00ebra an\u00eb heq taks\u00ebn e qarkullimit nga \u00e7mimi i karburantit n\u00eb pomp\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr b\u00ebn tre rritje taksash. Dyfishon taks\u00ebn e qarkullimit, rrit n\u00eb 21 p\u00ebrqind TVSH-n\u00eb e karburanteve dhe vendos taks\u00eb t\u00eb re p\u00ebr makinat elektrike.<\/p>\n<p>Qershia mbi tort\u00eb e k\u00ebtij buxheti diabolik q\u00eb jep pak me nj\u00eb dor\u00eb dhe merr shum\u00eb me dor\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb korruptuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb futja n\u00eb skem\u00ebn e TVSH-s\u00eb e bizneseve me xhiro vjetore mbi 5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb mij\u00ebra biznese t\u00eb vogla dhe profesionist\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb edhe sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta sh\u00ebrbimesh p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por sa diabolik duhet t\u00eb jesh q\u00eb ta paraqes\u00ebsh bonusin mujor t\u00eb pensionist\u00ebve si rritje pensioni?<\/p>\n<p>Bonusi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ndihm\u00eb e vog\u00ebl, jo rritje e pensionit, si\u00e7 e propagandon Edi Rama. Duke e mbajtur bonusin jasht\u00eb pensionit baz\u00eb, qeveria u jep pensionist\u00ebve disa para m\u00eb shum\u00eb sot, por i privon ata nga nj\u00eb pension m\u00eb i lart\u00eb dhe nga p\u00ebrfitimet q\u00eb do t\u00eb sillnin rritjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Buxheti 2027 nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, sepse qeveria vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin model ekonomik, q\u00eb ngre kulla, por nuk hap fabrika. Q\u00eb fuqizon nd\u00ebrtimin, por dob\u00ebson bujq\u00ebsin\u00eb dhe industrin\u00eb prodhuese. Nj\u00eb model ekonomik ku pushteti politik p\u00ebrcakton kush p\u00ebrfiton, nd\u00ebrsa korrupsioni dhe lidhjet klienteliste pengojn\u00eb konkurrenc\u00ebn e ndershme. Nj\u00eb model q\u00eb nuk u jep t\u00eb rinjve arsye t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb vendin e tyre, q\u00eb nuk e mb\u00ebshtet ekonomin\u00eb te prodhimi, puna dhe konkurrenca e ndershme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsi q\u00eb prodhon, p\u00ebr industri q\u00eb p\u00ebrpunon, p\u00ebr fabrika q\u00eb hapin vende pune dhe p\u00ebr produkte shqiptare q\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb tregjet e huaja. Por Edi Rama me buxhetin 2027 nuk e vendos k\u00ebt\u00eb ekonomi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>Prioriteti i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekonomia e betonit. Sepse aty mund t\u00eb pastrohen m\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb shpejt parat\u00eb e krimit t\u00eb organizuar dhe trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs. Ekonomia e betonit \u00ebsht\u00eb burim i sigurt p\u00ebr korrupsionin. Prandaj n\u00eb vilat e Belinda Ballukut gjenden kutit\u00eb e kuqe t\u00eb mbushura me euro, si n\u00eb bodrumet e karteleve m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb narkoekonomia kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb ngritur sot student\u00ebt. Ata refuzojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqen nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb, gjat\u00eb 13 viteve n\u00eb pushtet, ka sh\u00ebrbyer si garantuesi kryesor i pastrimit t\u00eb parave p\u00ebrmesnarkoekonomis\u00eb dhe ekonomis\u00eb s\u00eb betonit.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb thelb\u00ebsore nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb nj\u00ebsoj t\u00eb vjedhur dhe do t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb fatur\u00ebn e korrupsionit.<\/p>\n<p>Belindat do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbushin kutit\u00eb e kuqe me tufa eurosh nga tenderat e vjedhur. Ergys Agas\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb dyfishojn\u00eb vler\u00ebn e tenderave p\u00ebr t\u00eb vjedhur sa m\u00eb shum\u00eb nga taksat e rritura t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nga taksat e qytetar\u00ebve europian\u00eb q\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb zhvillohet, jo p\u00ebr t\u00eb financuar korrupsionin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Por buxheti i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm ka nj\u00eb mesazh: n\u00ebse nuk ngrihemi, n\u00ebse nuk protestojm\u00eb, n\u00ebse nuk q\u00ebndrojm\u00eb, t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb nuk do ta p\u00ebrcaktojn\u00eb student\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e saj, por nj\u00eb grusht hajdut\u00ebsh q\u00eb po e t\u00ebrheqin zvarr\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po proteston rinia sot: q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos mbetet peng i Edi Ram\u00ebs dhe i pushtetit t\u00eb tij t\u00eb korruptuar e t\u00eb kriminalizuar.<\/p>\n<p>Largimi i Edi Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ndryshimi i nj\u00eb qeverie. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm hapi i par\u00eb p\u00ebr t&#8217;i hapur rrug\u00ebn ndryshimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hartuar nj\u00eb buxhet q\u00eb, sipas tij, nuk synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, por favorizimin e interesave t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara shqyrtimit t\u00eb projektbuxhetit n\u00eb Kuvend, Bardhi deklaroi se thelbi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160014,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161062","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161062","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161062"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161062\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161064,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161062\/revisions\/161064"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161062"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161062"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161062"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}