{"id":161078,"date":"2026-11-17T11:34:35","date_gmt":"2026-11-17T11:34:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161078"},"modified":"2026-11-17T11:34:35","modified_gmt":"2026-11-17T11:34:35","slug":"kulla-leter-marta-kos-dhe-drejtuesve-te-be-shqiperia-po-perjeton-shtremberim-te-realitetit-demokratik-dhe-te-shtetit-ligjor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/17\/kulla-leter-marta-kos-dhe-drejtuesve-te-be-shqiperia-po-perjeton-shtremberim-te-realitetit-demokratik-dhe-te-shtetit-ligjor\/","title":{"rendered":"Kulla, let\u00ebr Marta Kos dhe drejtuesve t\u00eb BE: Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton shtremb\u00ebrim t\u00eb realitetit demokratik dhe t\u00eb shtetit ligjor!"},"content":{"rendered":"<p>Shkrimtari, studiuesi dhe publicisti Ndri\u00e7im Kulla u ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr Komisioneres Evropiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, Presidentes s\u00eb Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ambasadores s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Sofia Moreira de Sousa, si dhe drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian, , David McAllister, Kryetar i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Evropian, dhe Michael Gahler, Koordinator i Grupit t\u00eb Partis\u00eb Popullore Evropiane (PPE) p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Jashtme t\u00eb Parlamentit Evropian, ku ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb, shtetit ligjor dhe institucioneve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Znj. Marta Kos, Komisionere Evropiane p\u00ebr Zgjerimin<\/strong><\/p>\n<p>Znj. Kos,<\/p>\n<p>Po ju drejtohem publikisht n\u00eb nj\u00eb moment vendimtar t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Evropian. E b\u00ebj k\u00ebt\u00eb si studiues, shkrimtar dhe publicist, por mbi t\u00eb gjitha si nj\u00eb qytetar q\u00eb e ka konsideruar Evrop\u00ebn jo thjesht nj\u00eb destinacion politik, por nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb vlerash, lirish dhe dinjiteti njer\u00ebzor, p\u00ebr t\u00eb cilat shoq\u00ebria shqiptare ka paguar nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb historik.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, m\u00eb shqet\u00ebson hendeku q\u00eb po krijohet midis Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruhet n\u00eb disa deklarata zyrtare evropiane dhe Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb qytetar\u00ebt e saj. Integrimi nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb ushtrim diplomatik t\u00eb administrimit t\u00eb optimizmit, ku ritmi i negociatave ngat\u00ebrrohet me cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet e Presidentes Ursula von der Leyen p\u00ebr p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe deklaratat e Komisioneres Marta Kos, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre. Por nj\u00eb shqet\u00ebsim mbetet i pashmangsh\u00ebm: a \u00ebsht\u00eb kjo tablo diplomatike n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim t\u00eb plot\u00eb me realitetin politik dhe institucional shqiptar? A mund t\u00eb konsiderohet i suksessh\u00ebm nj\u00eb proces integrimi kur, krahas p\u00ebrparimit formal, vazhdojn\u00eb t\u00eb shfaqen probleme serioze n\u00eb funksionimin e shtetit ligjor, pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb dhe konkurrenc\u00ebn demokratike?<\/p>\n<p>Raporti i Komisionit Evropian i 4 n\u00ebntorit 2026 ngre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por m\u00ebnyra se si jan\u00eb pasqyruar disa zhvillime k\u00ebrkon v\u00ebmendje t\u00eb m\u00ebtejshme. Emri i zv.kryeministres Belinda Balluku nuk p\u00ebrmendet, ndon\u00ebse raporti evidenton pezullimin e nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ekzekutivit, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe reagimet politike ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur jan\u00eb raportuar edhe p\u00ebrpjekje lobimi p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb raport, kjo munges\u00eb ngre nj\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb ligjshme mbi transparenc\u00ebn e procesit. P\u00ebrgjegj\u00ebsia politike e kryeministrit Edi Rama p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ekzekutivi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk mund t\u00eb fshihet pas formulimeve anonime. Nuk k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Komisioni t\u00eb paragjykoj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore apo t\u00eb cenoj\u00eb prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb. K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb ngjarje me pesh\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme institucionale t\u00eb mos humbas\u00eb identitetin e saj n\u00eb formulime t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Transparenca nuk k\u00ebrkon d\u00ebnimin e askujt; k\u00ebrkon em\u00ebrtimin e sakt\u00eb t\u00eb realitetit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, zhvillimet rreth dosjes AKSHI dhe \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb p\u00ebrfshin drejtuesen e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni, k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me evropiane. Duke qen\u00eb se zhvillimet gjyq\u00ebsore t\u00eb shtatorit 2026 pasojn\u00eb periudh\u00ebn e mbuluar nga raporti, nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb ato t\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb dokument. Por \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb institucionet evropiane t&#8217;i ndjekin dhe t&#8217;i vler\u00ebsojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. Kur pik\u00ebpyetjet prekin administrimin e institucioneve publike dhe sigurin\u00eb shtet\u00ebrore, kalendari i raportimit nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet arsye p\u00ebr munges\u00eb v\u00ebmendjeje.<\/p>\n<p>Problemi, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb se k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Ai lidhet me trysnin\u00eb politike ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, sulmet ndaj institucioneve t\u00eb posa\u00e7me, pabarazin\u00eb e konkurrenc\u00ebs zgjedhore, ndikimin mbi median dhe trajtimin e protest\u00ebs qytetare. K\u00ebto nuk jan\u00eb probleme pa autor\u00ebsi politike. P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr drejtimin e qeverisjes, p\u00ebr standardet e administrimit publik dhe p\u00ebr klim\u00ebn institucionale i p\u00ebrket kryeministrit Edi Rama dhe mazhoranc\u00ebs q\u00eb ai drejton. V\u00ebzhgimet e OSBE\/ODIHR-it p\u00ebr zgjedhjet dhe zhvillimet e muajve t\u00eb fundit n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me probleme q\u00eb nuk mund t\u00eb mbulohen nga nj\u00eb komunikim diplomatik optimist.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb p\u00ebrshkon gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb mungesa e transparenc\u00ebs, e cila n\u00eb shum\u00eb raste duket sikur \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb moll\u00eb t\u00eb ndaluar p\u00ebr qytetar\u00ebt. Transparenca mbi vendimmarrjen, tenderat publik\u00eb, p\u00ebrdorimin e fondeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e zyrtar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dyt\u00ebsore administrative, por nj\u00eb kusht themelor i demokracis\u00eb. Kur qytetarit i mohohet e drejta p\u00ebr t\u00eb ditur se si ushtrohet pushteti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, llogaridh\u00ebnia kthehet n\u00eb nj\u00eb formalitet dhe pushteti rrezikon t\u00eb mbetet pa kontrollin q\u00eb i imponon nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, marrin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe deklaratat e ish-ambasadorit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato, i cili ka theksuar se sulmet personale ndaj gjyqtar\u00ebve mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si form\u00eb intimidimi, se zgjedhjet duhet t\u00eb garantojn\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe se protesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore demokratike. K\u00ebto jan\u00eb standarde t\u00eb drejta, por ato nuk duhet t\u00eb mbeten vet\u00ebm pjes\u00eb e fjalorit diplomatik. Duhet t\u00eb jen\u00eb edhe kriteret me t\u00eb cilat matet realiteti shqiptar.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb t\u00eb mohoheshin hapat q\u00eb Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb drejt integrimit. Por do t\u00eb ishte po aq e padrejt\u00eb q\u00eb k\u00ebto arritje t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb nj\u00eb perde q\u00eb pengon v\u00ebshtrimin drejt problemeve thelb\u00ebsore. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm qeveria e saj dhe as suksesi negociues i nj\u00eb ekipi politik. Ajo \u00ebsht\u00eb edhe qytetari q\u00eb k\u00ebrkon drejt\u00ebsi, studenti q\u00eb proteston, gazetari q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb punoj\u00eb pa presion dhe familja q\u00eb nuk e sheh m\u00eb t\u00eb ardhmen e vet n\u00eb vendin e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu lind nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb mos kishte arsye t\u00eb ekzistonte: mos vall\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr ta paraqitur zgjerimin evropian si nj\u00eb histori suksesi, disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb Brukselit po ngat\u00ebrrojn\u00eb p\u00ebrparimin e procesit me realitetin e vendit? Mos vall\u00eb bilanci diplomatik po merr p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj vler\u00ebsimit kritik q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb themeli i integrimit? Nuk dua t\u00eb besoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb diplomaci q\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb bilanceve t\u00eb veta dhe t\u00eb nj\u00eb kalendari politik, preferon t\u00eb regjistroj\u00eb parada suksesesh, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije kontradiktat q\u00eb duhet t\u00eb zgjidh\u00eb. Aq m\u00eb pak dua t\u00eb mendoj se pas k\u00ebsaj mosp\u00ebrputhjeje q\u00ebndrojn\u00eb interesa apo kompromise q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me standardet evropiane. Por pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb dyshime t\u00eb tilla t\u00eb marrin jet\u00eb, nevojiten transparenc\u00eb, distanc\u00eb kritike dhe vler\u00ebsime t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Institucionet evropiane duhet ta shohin Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrtej pritjeve protokollare dhe buz\u00ebqeshjes s\u00eb pushtetit; t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb jo vet\u00ebm ata q\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb, por edhe ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari prej saj dhe nuk marrin p\u00ebrgjigje. Stabiliteti i pushtetit nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht stabilitet demokratik, as ritmi i negociatave nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e mjaftueshme e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Integrimi evropian nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb qeverie. \u00cbsht\u00eb aspirata historike e nj\u00eb populli dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione q\u00eb nuk varen nga vullneti i nj\u00eb njeriu apo i nj\u00eb mazhorance.<\/p>\n<p>Un\u00eb vazhdoj t\u00eb besoj shum\u00eb te Evropa. Por besimi nuk \u00ebsht\u00eb heshtje p\u00ebrball\u00eb kontradiktave. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht detyrimi p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb ato n\u00eb dukje, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pakthyeshme.<\/p>\n<p>Me respektin e duhur institucional dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb qytetare t\u00eb nj\u00eb shqiptari q\u00eb beson te perspektiva evropiane e vendit t\u00eb tij, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin tim p\u00ebr hendekun q\u00eb vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb midis standardeve demokratike q\u00eb Shqip\u00ebria synon t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian dhe realitetit q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>\/Ndri\u00e7im Kulla &#8211; Studiues, shkrimtar dhe publicist\/<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari, studiuesi dhe publicisti Ndri\u00e7im Kulla u ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr Komisioneres Evropiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, Presidentes s\u00eb Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ambasadores s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Sofia Moreira de Sousa, si dhe drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian, , David McAllister, Kryetar i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Evropian, dhe Michael &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48717,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161078"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161079,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161078\/revisions\/161079"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}