{"id":161080,"date":"2026-11-17T11:38:06","date_gmt":"2026-11-17T11:38:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161080"},"modified":"2026-11-17T11:38:06","modified_gmt":"2026-11-17T11:38:06","slug":"rama-injoron-kerkesat-e-brukselit-refuzon-shfuqizimin-e-ligjit-per-zonat-e-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/17\/rama-injoron-kerkesat-e-brukselit-refuzon-shfuqizimin-e-ligjit-per-zonat-e-mbrojtura\/","title":{"rendered":"Rama injoron k\u00ebrkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit p\u00ebr Zonat e Mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave miratoi t\u00eb premten vendimin p\u00ebr dh\u00ebnie mendimi p\u00ebr projektligjet e deputet\u00ebve Redi Mu\u00e7i i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb dhe Ina Zhupa nga Partia Demokratike, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin shfuqizimin e ndryshimeve ligjore t\u00eb 2024-\u00ebs n\u00eb ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura q\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00eb miratimit t\u00eb projektit turistik t\u00eb Zv\u00ebrnecit, nj\u00eb investim i lidhur me Jared Kushner, grupin Kastrati dhe investitor\u00eb nga Katari.<\/p>\n<p>Toka ku pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet projekti i mega-resortit turistik \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pjes\u00eb e peizazhit t\u00eb mbrojtur natyror Vjos\u00eb-Nart\u00eb, ku jetojn\u00eb dhe qindra specie t\u00eb rralla mes tyre dhe shpend\u00ebt shtegtar\u00eb flamingo, nga t\u00eb cil\u00ebt u pag\u00ebzua dhe protestat qytetare q\u00eb nis\u00ebn si kund\u00ebrshtim ndaj k\u00ebtij investimi q\u00eb n\u00eb muajin maj.<\/p>\n<p>Dhe pse projekti p\u00ebr momentin mbetet i ngrir\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb vler\u00ebsimeve mjedisore dhe konsultimeve q\u00eb kryeministri ka premtuar, qeveria argumenton se \u00e7do ndryshim i ligjit aktual do t\u00eb krijonte pasiguri juridike p\u00ebr projekte q\u00eb jan\u00eb n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend qeveria kund\u00ebrshton nismat ligjore t\u00eb deputet\u00ebve duke argumentuar se propozimet nuk shoq\u00ebrohen me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pasojave juridike, ekonomike dhe mjedisore q\u00eb do t\u00eb sillte rikthimi te kuadri i m\u00ebparsh\u00ebm ligjor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb ngritura n\u00eb mendimin e qeveris\u00eb lidhet me munges\u00ebn e dispozitave kalimtare q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte me investimet ekzistuese, lejet e dh\u00ebna dhe procedurat administrative q\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb shqyrtim apo n\u00eb proces zbatimi.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1761156_0_6afc3c3e7d27e   \" data-unique=\"jnews_module_1761156_0_6afc3c3e7d27e\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><em>\u201cN\u00eb asnj\u00ebrin prej projektligjeve nuk p\u00ebrcaktohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur regjimi juridik q\u00eb do t\u00eb zbatohej pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht lidhur me dispozitat e ndryshuara t\u00eb ligjit nr.81\/2017, \u201cP\u00ebr zonat e mbrojtura\u201d, si dhe me trajtimin e procedurave administrative apo marr\u00ebdh\u00ebnieve juridike q\u00eb ndodhen n\u00eb proces\/n\u00eb vijim e sip\u00ebr\u201d,<\/em>\u00a0shkruhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb argumentimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Qeveria n\u00ebnvizon se shfuqizimi i ligjit aktual mund t\u00eb sjell\u00eb humbjen e fuqis\u00eb juridike t\u00eb akteve normative t\u00eb nxjerra n\u00eb zbatim t\u00eb tij duke rrezikuar marr\u00ebdh\u00ebniet juridike t\u00eb vendosura me k\u00ebto akte duke propozuar dispozita kalimtare qe do t\u00eb mbronin k\u00ebto kontrata n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb juridike dhe vijim\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve juridike t\u00eb krijuara, pasojat q\u00eb lidhen me aktet ekzistuese, t\u00eb drejtat e fituara dhe procedurat administrative n\u00eb shqyrtim do t\u00eb duhet t\u00eb rregulloheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur me dispozita kalimtare t\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d-<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>M\u00eb tej qeveria vler\u00ebson se nevojitet nj\u00eb analiz\u00eb e posa\u00e7me edhe p\u00ebr ndikimin ekonomik e financiar t\u00eb shfuqizimit t\u00eb k\u00ebtyre dispozitave, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr investimet ekzistuese dhe procedurat administrative n\u00eb proces, megjith\u00ebse projektligjet e deputet\u00ebve nuk parashikojn\u00eb kosto t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur q\u00ebndrimin kund\u00ebr K\u00ebshilli i Ministrave i referohet edhe vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shpalljen antikushtetuese t\u00eb ligjit nr. 21\/2024.<\/p>\n<p>Sipas qeveris\u00eb, pretendimet p\u00ebr cenimin e konsultimit publik, t\u00eb objektivave kushtetuese p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit dhe t\u00eb detyrimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb shqyrtuar dhe rr\u00ebzuar nga Gjykata, nd\u00ebrsa nismat e reja nuk paraqesin argumente t\u00eb reja juridike q\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, K\u00ebshilli i Ministrave vler\u00ebson se argumentet e paraqitura nga deputet\u00ebt propozues nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shfuqizimin integral t\u00eb ligjit nr. 21\/2024. P\u00ebrtej kund\u00ebrshtimeve kushtetuese dhe mjedisore, mendimi i qeveris\u00eb v\u00eb n\u00eb qend\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb juridike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe investimeve t\u00eb krijuara, duke k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7do ndryshim i mundsh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebrohet me rregulla t\u00eb qarta p\u00ebr trajtimin e lejeve, t\u00eb drejtave t\u00eb fituara dhe projekteve q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor Parlamenti Europian\u00a0<strong>miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb ku i k\u00ebrkonte qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb shfuqizonte ndryshimet ligjore ku u bazua dh\u00ebnia e lejes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt<\/strong>, nd\u00ebrsa n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit n\u00eb progresraportin e Komisionit Europian\u00a0<strong>u k\u00ebrkua<\/strong>\u00a0<strong>shfuqizimin e dispozitave dhe vler\u00ebsimi i projektit t\u00eb Zv\u00ebrnecit sipas standardeve europiane.<\/strong><\/p>\n<p>Deputet\u00ebt bazohen mbi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb PE p\u00ebr nismat e tyre ligjore, por qeveria relativizon nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrafrim me legjislacionin europian t\u00eb dispozitave ligjore t\u00eb 2024-\u00ebs dhe thot\u00eb se argumenti i p\u00ebrafrimit me BE-n\u00eb nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr shfuqizimin integral t\u00eb ligjit, pa identifikuar m\u00eb par\u00eb mosp\u00ebrputhjet konkrete dhe pa paraqitur nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><em>\u201cDokumentet e procesit t\u00eb integrimit nuk n\u00ebnkuptojn\u00eb automatikisht se ligji n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me acquis-n\u00eb\u201d<\/em>\u2013 sugjeron ajo dhe se rikthimi te kuadri ligjor para vitit 2024 nuk garanton vetvetiu p\u00ebrafrim t\u00eb plot\u00eb me legjislacionin europian.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Zonat e Mbrojtura u ndryshua n\u00eb vitin 2024, pas nj\u00eb nisme t\u00eb prezantuar nga disa deputet\u00eb socialist\u00eb, duke i hapur rrug\u00ebn nd\u00ebrtimeve p\u00ebr q\u00ebllime turistike brenda tyre. K\u00ebto ndryshime u miratuan me karton\u00ebt e mazhoranc\u00ebs, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve t\u00eb Bashkimit Europian, organizatave mjedisore dhe opozit\u00ebs, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i konsideruan ndryshimet\u00a0 si \u2018rrug\u00eb pa kthim\u2019 drejt shkat\u00ebrrimit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Deputeti Redi Mu\u00e7i nga L\u00ebviza Bashk\u00eb i konsideron argumentet e qeveris\u00eb si \u2018justifikime joserioze\u2019 dhe n\u00eb shkelje t\u00eb \u2018kritereve kusht\u00ebzuese\u2019 t\u00eb BE n\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo k\u00ebrkes\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb prej shtatorit t\u00eb vitit 2025\u201d-<\/em>\u00a0tha Mu\u00e7i p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p><em>\u201cFakti q\u00eb e refuzon di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb edhe kur iniciativa vjen nga deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, v\u00ebrteton at\u00eb q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb prej koh\u00ebsh, \u2013 e q\u00eb tashm\u00eb po artikulohet edhe nga deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian: q\u00eb Edi Rama po e shfryt\u00ebzon periudh\u00ebn e negociatave me BE p\u00ebr t\u00eb intensifikuar zhvatjen e t\u00eb drejt\u00ebs nga prona t\u00eb komuniteteve n\u00eb zona me potencial turistik, disa prej t\u00eb cilave ndodhen n\u00eb zona mjedisore t\u00eb mbrojtura sipas ligjit t\u00eb vjet\u00ebr (2017), por jo sipas ligjit 21\/2024 n\u00eb fuqi\u201d-<\/em>\u00a0shton ai.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i akuzon kryeministrin Rama se po synon ta shtyj\u00eb aktin e shfuqizimit t\u00eb k\u00ebtij ligji sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dh\u00ebnien e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr resorte n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura p\u00ebrmes Paket\u00ebs s\u00eb Maleve dhe ligjit \u201cP\u00ebr investimet strategjike\u201d, nj\u00eb tjet\u00ebr ligj q\u00eb BE ka k\u00ebrkuar shfuqizimin.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/11\/17\/qeveria-refuzon-shfuqizimin-e-ndryshimeve-per-zonat-e-mbrojtura-kerkon-siguri-juridike-per-projektin-e-zvernecit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\/BIRN<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave miratoi t\u00eb premten vendimin p\u00ebr dh\u00ebnie mendimi p\u00ebr projektligjet e deputet\u00ebve Redi Mu\u00e7i i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb dhe Ina Zhupa nga Partia Demokratike, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin shfuqizimin e ndryshimeve ligjore t\u00eb 2024-\u00ebs n\u00eb ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura q\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00eb miratimit t\u00eb projektit turistik t\u00eb Zv\u00ebrnecit, nj\u00eb investim i lidhur me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161081,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161080","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161080"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161080\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161082,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161080\/revisions\/161082"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}