{"id":161083,"date":"2026-11-17T11:49:55","date_gmt":"2026-11-17T11:49:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161083"},"modified":"2026-11-17T11:49:55","modified_gmt":"2026-11-17T11:49:55","slug":"bardhi-kreu-i-spak-genjeu-publikisht-ia-dorezoi-drejtesine-taulant-balles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/17\/bardhi-kreu-i-spak-genjeu-publikisht-ia-dorezoi-drejtesine-taulant-balles\/","title":{"rendered":"Bardhi: Kreu i SPAK g\u00ebnjeu publikisht, ia dor\u00ebzoi drejt\u00ebsin\u00eb Taulant Ball\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho, se ka g\u00ebnjyer publikisht dhe se ka dor\u00ebzuar drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb duart e Taulant Ball\u00ebs.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Ai ka akuzuar drejtuesit e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta dhe ka k\u00ebrkuar llogari p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po trajtohen \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me korrupsionin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, m\u00eb duhet t\u2019i risjell n\u00eb kujtes\u00eb opinionit publik q\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi dje, pra faktin q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me do t\u00eb mbyllte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjysmake hetimet dhe do t\u2019i drejtohej gjykat\u00ebs, pra do t\u00eb \u00e7onte dosjen n\u00eb gjykat\u00eb, e kam paralajm\u00ebruar ekzakt\u00ebsisht nga kjo sall\u00eb, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2026, ku kam informuar opinionin publik se, edhe pse ndaj Belinda Ballukut jan\u00eb shtuar akuza shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, ndoshta akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb publik q\u00eb nga koha e krijimit t\u00eb SPAK-ut, drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kishte refuzuar dhe do t\u00eb refuzonte q\u00eb t\u2019i ridrejtohej Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re p\u00ebr heqjen e imunitetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Mir\u00ebpo, n\u00eb versionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb dashamir\u00ebs timin, nuk e kisha imagjinuar kurr\u00eb q\u00eb zoti Braho dhe dy prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes do t\u00eb dilnin n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp dhe, p\u00ebrpara gazetar\u00ebve, do t\u00eb pranonin hapur se si jan\u00eb n\u00ebnshtruar korrupsionit t\u00eb Belinda Ballukut dhe t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dal\u00ebsh p\u00ebrpara opinionit publik dhe t\u00eb thuash q\u00eb un\u00eb nuk i jam drejtuar m\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut, sepse k\u00ebshtu ma kan\u00eb lexuar ligjin dhe k\u00ebshtu m\u00eb kan\u00eb urdh\u00ebruar pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e mazhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve, do t\u00eb thot\u00eb t\u2019ia kesh dor\u00ebzuar drejt\u00ebsin\u00eb Edi Ram\u00ebs, Taulant Ball\u00ebs, Ulsi Manj\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, ka nj\u00eb mashtrim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb publik t\u00eb kryer nga kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka miratuar raport. Raporti i mazhoranc\u00ebs dhe ai i opozit\u00ebs kan\u00eb ekzakt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb: at\u00eb t\u00eb rekomandimit p\u00ebr seanc\u00ebn plenare. Madje, ligji dhe Rregullorja e Kuvendit thon\u00eb q\u00eb raporti nuk i n\u00ebnshtrohet as diskutimit n\u00eb seanc\u00eb plenare, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument orientues, k\u00ebshillues p\u00ebr deputet\u00ebt, por nuk ka fuqi ligjore.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo q\u00eb ka fuqi ligjore \u00ebsht\u00eb vendimi i Kuvendit p\u00ebr dh\u00ebnien ose jo t\u00eb autorizimit. Dhe vendimi i Kuvendit, num\u00ebr 46 i vitit 2026, \u00ebsht\u00eb ky. K\u00ebtu nuk ka asnj\u00eb rresht q\u00eb Kuvendi t\u00eb ket\u00eb miratuar raportin e shumic\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve.<\/em><\/p>\n<p><em>Tani, pyetja ime \u00ebsht\u00eb: pse p\u00ebr Klodian Brahon vlen m\u00eb shum\u00eb opinioni i profesor Taulant Ball\u00ebs, i profesor Niko Peleshit, i profesor Ulsi Manj\u00ebs, i profesor Bledi \u00c7u\u00e7it dhe i profesor Bledi \u00c7omos sesa opinioni i pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit, sepse K\u00ebshilli \u00ebsht\u00eb organ k\u00ebshillimor me an\u00ebtar\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><em>Po si mund t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb prokuror i Republik\u00ebs dhe t\u00eb thot\u00eb: \u201cUn\u00eb do ta lexoj ligjin me syzet e Taulant Ball\u00ebs dhe jo si\u00e7 ligji \u00ebsht\u00eb i shkruar dhe i miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d?<\/em><\/p>\n<p><em>Po si mund t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb prokuror i Republik\u00ebs q\u00eb un\u00eb nuk k\u00ebrkoj arrestimin e Belinda Ballukut, edhe pse zyrtarisht argumentet q\u00eb Edi Rama ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb ato t\u00eb raportit t\u00eb shumic\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama ka pasur nj\u00eb pretendim q\u00eb nuk ka akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion, sepse, po t\u00eb kishte akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion, si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb publikisht edhe n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, mazhoranca nuk do ta pengonte arrestimin e Belinda Ballukut.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebt\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Edi Rama dhe ka argumentuar q\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte k\u00ebrkuar arrestimi, prishjen e barazis\u00eb, shkeljen e barazis\u00eb n\u00eb tendera, nga statistikat e paraburgimit nuk rezultonte t\u00eb kishte qytetar\u00eb apo zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb burg p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale. Ai e ka konsideruar t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, t\u00eb pakt\u00ebn sipas argumenteve t\u00eb tij, dh\u00ebnien e autorizimit p\u00ebr arrestim.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, pyetja \u00ebsht\u00eb: ku shtohet akuza p\u00ebr korrupsion q\u00eb ia heq alibin\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen politike t\u00eb Belinda Ballukut n\u00eb Kuvend? Pse nuk vepron Prokuroria?<\/em><\/p>\n<p><em>Na than\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar hetimet, por nuk na than\u00eb: kutia e kuqe me euro e Belinda Ballukut ku ndodhet? Ku ndodhet kutia e kuqe me euro? A \u00ebsht\u00eb konfiskuar, \u00ebsht\u00eb sekuestruar kutia e kuqe me euro n\u00eb vil\u00ebn e pushimit t\u00eb Belinda Ballukut n\u00eb k\u00ebto momente? A do t\u2019u kthehen ato para qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>Na foli p\u00ebr hapje me fraksione. \u00c7far\u00eb nevoje ka p\u00ebr t\u00eb hapur me fraksion nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb akuzuar Belinda Ballukun p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs? Se kan\u00eb hapur tre \u00e7\u00ebshtje me fraksion, se \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr ky drejtuesi i ri i Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur \u00e7\u00ebshtje me fraksion dhe p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar drejt \u00e7uarjes \u00e7\u00ebshtjet penale.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb nevoje ka p\u00ebr t\u00eb hapur me fraksion nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs? Aeroporti i Vlor\u00ebs ka nj\u00eb d\u00ebshmi publike t\u00eb biznesmenit q\u00eb ka fituar koncesionin, se p\u00ebrpara hapjes s\u00eb koncesionit \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb zyr\u00eb nga Belinda Balluku dhe i \u00ebsht\u00eb komunikuar q\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb tenderin n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb kompani turke. Madje, ministrja n\u00eb detyr\u00eb ka guxuar t\u2019i ndaj\u00eb edhe aksionet, se sa aksione do t\u00eb ket\u00eb nj\u00ebri biznesmen dhe sa do t\u00eb ket\u00eb biznesmeni tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb nevoje ka kjo p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb hetime, apo do t\u00eb zvarrisim sa m\u00eb shum\u00eb? Pse nuk na tha Prokuroria?<\/em><\/p>\n<p><em>Na tha q\u00eb ka d\u00ebm prej 55 milion\u00eb eurosh n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb. Ku \u00ebsht\u00eb akuza p\u00ebr korrupsion? Ku shkuan 55 milion\u00eb euro? Apo ia dha nga bujaria, falas, kompanive q\u00eb fitoi Belinda Balluku?<\/em><\/p>\n<p><em>Ja pra q\u00eb hetimi ka qen\u00eb i paplot\u00eb. Dhe hetimi ka qen\u00eb i paplot\u00eb sepse Prokuroria nuk k\u00ebrkoi heqjen e imunitetit n\u00eb Kuvend p\u00ebr deputeten Belinda Balluku. Sepse, n\u00ebse do t\u00eb kishte k\u00ebrkuar heqjen e imunitetit, do t\u2019i kishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjitha mjetet procedurale p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr kontroll personal ndaj Belinda Ballukut, p\u00ebr kontroll t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb Belinda Ballukut, q\u00eb t\u2019i gjente kutit\u00eb e kuqe me euro, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk dim\u00eb ku jan\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Na i tregon me foto Prokuroria, por nuk i ka sekuestruar ato para. Jan\u00eb parat\u00eb e shqiptar\u00ebve ato dhe Prokuroria ekziston aty ekzakt\u00ebsisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb personin q\u00eb ka vjedhur shqiptar\u00ebt, por edhe p\u00ebr t\u2019ua kthyer parat\u00eb e vjedhura.<\/em><\/p>\n<p><em>Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb, n\u00eb 1,1 miliard\u00eb euro tendera q\u00eb ka paracaktuar Belinda Balluku, sipas Prokuroris\u00eb, vlera e korrupsionit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb gjithsej 1,8 milion\u00eb euro? Po kujt t\u2019ia shesim k\u00ebto?<\/em><\/p>\n<p><em>Kemi thelluar hetimet. \u00c7far\u00eb ka thelluar Klodian Braho p\u00ebr dy vilat e sekuestruara? Ia kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb kur ka ardhur n\u00eb Kuvend: shkoni n\u00eb filan kompleks dhe filan kompleks n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse zonja disponon dy vila.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb hetimesh kan\u00eb thelluar k\u00ebta? Hetim \u00ebsht\u00eb t\u00eb marrin dhe t\u2019i b\u00ebjn\u00eb kontroll personal telefonit t\u00eb Belinda Ballukut. Por meraku \u00ebsht\u00eb q\u00eb, po t\u2019ia kontrollojn\u00eb telefonin Belinda Ballukut, del urdh\u00ebruesi i korrupsionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama, dhe nuk kan\u00eb guxim e kuraj\u00eb profesionale p\u00ebr t\u00eb shkuar te Edi Rama.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka dy t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb at\u00eb dosje q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrgjegj\u00ebs Edi Ram\u00ebn. Ku i kan\u00eb hetimet p\u00ebr k\u00ebto?<\/em><\/p>\n<p><em>Po pse vet\u00ebm Belinda Balluku shkoi n\u00eb Ankara p\u00ebr t\u00eb takuar kompanin\u00eb turke t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, apo e kishte p\u00ebr dore Edi Rama dhe Edi Rama ishte n\u00eb krye t\u00eb tavolin\u00ebs ku b\u00ebhej pazari p\u00ebr t\u2019u vjedhur shqiptar\u00ebve plot 55 milion\u00eb euro, si\u00e7 thot\u00eb vet\u00eb Prokuroria?<\/em><\/p>\n<p><em>E pyet\u00ebn k\u00ebta Edi Ram\u00ebn? Po a nuk jan\u00eb komunikimet p\u00ebr t\u00eb cilat e kan\u00eb akuzuar p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera p\u00ebr rrug\u00ebn n\u00eb Porto Romano, Durr\u00ebs, p\u00ebr lotin 3? Po a nuk jan\u00eb komunikimet q\u00eb kompanin\u00eb apo biznesmenin Ram Geci, Belinda Balluku dhe Edis Berberi e takonin me porosi t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe se porosia ishte q\u00eb duhej t\u00eb fitonte nj\u00eb tender? Dhe Belinda caktonte q\u00eb t\u2019i jepnin k\u00ebt\u00eb t\u00eb Porto Romanos, se 15 milion\u00eb euro tamam i ka.<\/em><\/p>\n<p><em>A e pyet\u00ebn k\u00ebta Edi Ram\u00ebn? A e thirr\u00ebn Edi Ram\u00ebn? \u00c7far\u00eb hetimesh kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebta?<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebta kan\u00eb hetuar aq sa u ka dal\u00eb p\u00ebrpara. S\u2019kan\u00eb kryer asnj\u00eb hetim tjet\u00ebr. Se, po t\u00eb kishin kryer hetime t\u00eb tjera, padyshim q\u00eb do t\u00eb kishin gjetur arkat e kuqe me euro q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb plot n\u00eb banes\u00ebn e Belinda Ballukut, por nuk kan\u00eb guxuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kontroll banese. Madje, nuk guxuan as t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019i hequr imunitetin.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj p\u00ebrrallat me hetime t\u00eb zgjeruara t\u2019ia shesin dikujt tjet\u00ebr, por jo shqiptar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb pritur zbatimin e standardit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr \u00e7do zyrtar. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standard p\u00ebr Belinda Ballukun q\u00eb e mbron Edi Rama dhe nj\u00eb standard p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e Edi Ram\u00ebs apo k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nga t\u00eb vet\u00ebt Edi Rama, sepse ligji \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe duhet t\u00eb zbatohet nj\u00ebsoj nga Prokuroria.<\/em><\/p>\n<p><em>Ose prokurori, drejtuesi i Prokuroris\u00eb, duhet t\u00eb dal\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb: \u201cK\u00ebrkoj ndjes\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb her\u00ebn e par\u00eb iu drejtova Kuvendit, sepse standardin e kisha kuptuar gabim. Nuk dija un\u00eb ta lexoja ligjin. Ligjin e lexon m\u00eb mir\u00eb Taulant Balla\u201d. Dal dhe ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb. T\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb falje shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Por s\u2019mund t\u00eb thot\u00eb: \u201cVendimi i Kuvendit \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb, vendimi i Kuvendit \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm. Kuvendi ka marr\u00eb atributet e Prokuroris\u00eb dhe t\u00eb gjykat\u00ebs. Po un\u00eb do ta lexoj ligjin sot e n\u00eb vijim si\u00e7 m\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb Taulant Balla, Ulsi Manja, Niko Peleshi e an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi i drejt\u00ebsis\u00eb, edhe t\u00eb SPAK-ut, n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb besimit q\u00eb qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb te drejt\u00ebsia dhe te Prokuroria e Posa\u00e7me.<\/em><\/p>\n<p><em>Pastaj, \u00e7\u00ebshtjet e tjera q\u00eb kan\u00eb hapur, edhe thashethemet q\u00eb hapin lart e posht\u00eb se do t\u00eb sjellim k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, se kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb at\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrralla.<\/em><\/p>\n<p><em>Akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe p\u00ebr 15 krime t\u00eb kryera nga Belinda Balluku e kishin aty dhe kishin detyrimin t\u2019i drejtoheshin Kuvendit. N\u00ebse Kuvendi, me vullnetin politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs, do ta rimbronte Belinda Ballukun, i mbetej p\u00ebrgjegj\u00ebsia atij. Por SPAK-u ka detyrimin t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin, ka detyrimin t\u00eb zbatoj\u00eb standardin q\u00eb ka vendosur vet\u00eb, ka detyrimin t\u00eb zbatoj\u00eb parimin e barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit, t\u00eb cilin n\u00eb rastin konkret nuk e ka zbatuar.<\/em><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho, se ka g\u00ebnjyer publikisht dhe se ka dor\u00ebzuar drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb duart e Taulant Ball\u00ebs. Ai ka akuzuar drejtuesit e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta dhe ka k\u00ebrkuar llogari p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po trajtohen \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161084,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161083","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161083"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161083\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161085,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161083\/revisions\/161085"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161084"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}