{"id":161161,"date":"2026-11-17T18:21:57","date_gmt":"2026-11-17T18:21:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161161"},"modified":"2026-11-17T18:21:57","modified_gmt":"2026-11-17T18:21:57","slug":"bozdo-rama-e-ka-kthyer-shqiperine-ne-prone-private-opozita-te-bashkohet-per-rrezimin-e-regjimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/17\/bozdo-rama-e-ka-kthyer-shqiperine-ne-prone-private-opozita-te-bashkohet-per-rrezimin-e-regjimit\/","title":{"rendered":"Bozdo: Rama e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb pron\u00eb private, opozita t\u00eb bashkohet p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit"},"content":{"rendered":"<p>\u201cEdi Rama duhet t\u00eb largohet p\u00ebrfundimisht\u2019 dhe \u2018nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Partis\u00eb Demokratike dhe frontit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar\u201d. Me k\u00ebto mesazhe, deputeti i PD-s\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i deleguari n\u00eb Berat Eno Bozdo, iu drejtua demokrat\u00ebve dhe qytetar\u00ebve n\u00eb \u2018Foltoren e Rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2019 n\u00eb Berat, ku k\u00ebrkoi bashkimin e opozit\u00ebs p\u00ebr largimin e qeveris\u00eb dhe rikthimin e zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Bozdo deklaroi se Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb model qeveris\u00ebs q\u00eb, sipas tij, kujton brutalitetin e regjimit komunist, nd\u00ebrsa theksoi se p\u00ebrgjegj\u00ebsia historike e demokrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin procesin e rithemelimit dhe t\u00eb bashkimit t\u00eb frontit opozitar.<\/p>\n<p>Ai ngriti gjithashtu shqet\u00ebsimin p\u00ebr largimin e t\u00eb rinjve, r\u00ebndimin e biznesit me taksa, braktisjen e bujq\u00ebsis\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike n\u00eb qarkun e Beratit.<\/p>\n<p><strong>Bozdo: <\/strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve! P\u00ebrsh\u00ebndetje, doktor Berisha, lider i opozit\u00ebs! Mir\u00eb se erdh\u00ebt n\u00eb Beratin ton\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar zoti Ismaili, deputet; t\u00eb nderuar zot\u00ebrinj drejtues t\u00eb deg\u00ebve, zoti Asimetaj, zoti Pasho, zonja Protoduari, zoti Osmani, zoti Xhaferraj; t\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare q\u00eb na ndiqni, zonja dhe zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>Prej muajsh tashm\u00eb, shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb ngritur kund\u00ebr jo vet\u00ebm nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb kriminalizuar, por mbi t\u00eb gjitha kund\u00ebr nj\u00eb modeli qeveris\u00ebs q\u00eb, n\u00eb shum\u00eb aspekte, t\u00eb kujton brutalitetin e regjimit p\u00ebrpara vitit &#8217;90. Ku qytetari shtypet, nuk g\u00ebzon m\u00eb t\u00eb drejta, ku partia komandon gjith\u00e7ka, ku, po t\u00eb mos jesh i lidhur me partin\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mund t\u00eb kesh sukses, por goditesh si element kund\u00ebrshtar. Ku, po t\u00eb shpreh\u00ebsh indinjat\u00ebn, masakrohesh nga policia, gjobitesh dhe arrestohesh. Ku, po t\u00eb votosh p\u00ebr opozit\u00ebn, je armik i shpallur dhe persekutohesh jo vet\u00ebm ti, por edhe familjar\u00ebt e tu. Ku vota merret me trysni, me joshje, me blerje dhe, kur k\u00ebto nuk mjaftojn\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnon edhe krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Muajt e fundit, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj t\u00eb keqeje, t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb prej fyti vendin ton\u00eb prej kaq e kaq vitesh tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Muajt e fundit, t\u00eb gjith\u00eb jemi ndjer\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat, p\u00ebr student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb po p\u00ebrs\u00ebrisin at\u00eb q\u00eb Partia Demokratike ka th\u00ebn\u00eb dhe ka deklaruar prej vitesh: q\u00eb Edi Rama duhet t\u00eb largohet p\u00ebrfundimisht; q\u00eb nj\u00eb qeveri kujdestare duhet ta normalizoj\u00eb vendin dhe m\u00eb pas t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, ku qytetar\u00ebt t\u00eb zgjedhin t\u00eb lir\u00eb dhe vullneti i tyre t\u00eb respektohet deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Prandaj, ne demokrat\u00ebt duhet dhe jemi krenar\u00eb p\u00ebr veten ton\u00eb dhe p\u00ebr forc\u00ebn ton\u00eb. Pa q\u00ebndres\u00ebn ekstreme, rezistenc\u00ebn epike t\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt u ngrit\u00ebn, rezistuan dhe q\u00ebndruan edhe kur askush nuk fliste, edhe kur shum\u00ebkush ishte dor\u00ebzuar ndaj k\u00ebsaj t\u00eb keqeje, kjo situat\u00eb e sotme nuk do t\u00eb kishte ndodhur dhe nuk do t\u00eb ishte e mundur.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb, n\u00eb mir\u00ebbesim, e kishin mb\u00ebshtetur dhe votuar k\u00ebt\u00eb person q\u00eb qeveris sot, por q\u00eb, fatmir\u00ebsisht, sot kan\u00eb hapur syt\u00eb dhe kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr regjimit, n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb vet\u00ebm me opozit\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>K\u00ebto vite nuk ishin aspak t\u00eb lehta. Shum\u00eb mendonin se lufta ishte e humbur dhe se Shqip\u00ebria ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb private t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ku ai mund t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00eb dhe si t\u00eb donte. Demokrat\u00ebt mendonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: q\u00eb lufta duhej luftuar deri n\u00eb fund dhe q\u00eb e ardhmja u takonte shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm. Dhe demokrat\u00ebt pat\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb zhvillim t\u00eb till\u00eb pozitiv n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, as revolucion flamengosh apo revolt\u00eb studentore, n\u00eb qoft\u00eb se Partia Demokratike nuk do t\u00eb kishte q\u00ebndruar, rezistuar (me kosto t\u00eb madhe madje) dhe nuk do t&#8217;ia kishte dal\u00eb n\u00eb betejat e saj.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, asnj\u00eb ndryshim real nuk mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb qoft\u00eb se opozita dhe t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebrat opozitar\u00eb nuk bashkohen. Regjimi q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb, edhe pasi i \u00ebsht\u00eb zhveshur lakuriq p\u00ebrpara opinionit, ve\u00e7an\u00ebrisht atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar, zot\u00ebron ende t\u00eb nj\u00ebjtat mekanizma me t\u00eb cil\u00ebt vodhi zgjedhjet. Administrata e tyre me patronazhist\u00eb \u00ebsht\u00eb po aty, parat\u00eb e korrupsionit jan\u00eb po aty, krimi \u00ebsht\u00eb po aty dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gatsh\u00ebm se kurr\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar k\u00ebt\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, demokrat\u00ebt dhe demokratet kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi maksimale t&#8217;i japin zgjidhje k\u00ebtij ng\u00ebr\u00e7i politik dhe shoq\u00ebror, t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb tashm\u00eb zvarritet, pa asnj\u00eb busull, q\u00eb pret zgjidhje nga ne, sepse askush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Partis\u00eb Demokratike dhe doktor Berish\u00ebs nuk mund ta ofroj\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Partis\u00eb Demokratike dhe frontit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar. Ata q\u00eb flasin dhe propagandojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn jan\u00eb ose naiv\u00eb, ose i sh\u00ebrbejn\u00eb tjet\u00ebrkujt.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot kjo foltore quhet \u2018Foltorja e Rithemelimit\u2019. Dhe rithemelimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb tek ne t\u00eb mir\u00ebpritur. Rithemelimi vjen edhe nga idet\u00eb e reja frym\u00ebzuese, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzues shembulli i t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave q\u00eb protestojn\u00eb prej qindra dit\u00ebsh tashm\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb, madje m\u00eb shum\u00eb se kaq, \u00ebsht\u00eb detyrimi yn\u00eb historik, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr rithemelimin ton\u00eb dhe bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb frontit opozitar.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, dy fjal\u00eb p\u00ebr Beratin. Doktor Berisha, ju keni ardhur sot n\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me nj\u00eb histori unike dhe me njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Por, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, realiteti \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe jeta \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Berat, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb tashm\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb, si\u00e7 edhe vet\u00eb ju e d\u00ebgjuat, po ikin sepse nuk ka asnj\u00eb t\u00eb ardhme. Ekonomia \u00ebsht\u00eb e bazuar te biznesi i vog\u00ebl dhe, pak, te ai i mes\u00ebm, t\u00eb cilin vet\u00ebm e r\u00ebndojn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me taksa, derisa t&#8217;i marrin shpirtin. Nd\u00ebrsa sektori bujq\u00ebsor, ai kryesor, pra bujq\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb me q\u00ebllim n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrirja e dy nga pes\u00eb bashkive n\u00eb qark do t&#8217;i b\u00ebj\u00eb sh\u00ebrbimet e p\u00ebrditshme edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe zonat rurale edhe m\u00eb t\u00eb pajetueshme. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb nga nj\u00eb plan p\u00ebr t&#8217;u larguar. K\u00ebshtu nuk jetohet m\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e qarkut Berat tashm\u00eb e din\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, t\u00eb flasim sot p\u00ebr hallet dhe problemet tona, p\u00ebr hallet dhe problemet e tyre dhe p\u00ebr rolin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb zgjidhjet q\u00eb meritojn\u00eb Berati dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cEdi Rama duhet t\u00eb largohet p\u00ebrfundimisht\u2019 dhe \u2018nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Partis\u00eb Demokratike dhe frontit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar\u201d. Me k\u00ebto mesazhe, deputeti i PD-s\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i deleguari n\u00eb Berat Eno Bozdo, iu drejtua demokrat\u00ebve dhe qytetar\u00ebve n\u00eb \u2018Foltoren e Rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2019 n\u00eb Berat, ku k\u00ebrkoi bashkimin e opozit\u00ebs p\u00ebr largimin e qeveris\u00eb dhe rikthimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161162,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161161","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161161","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161161"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161161\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161163,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161161\/revisions\/161163"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}