{"id":161262,"date":"2026-11-18T11:06:05","date_gmt":"2026-11-18T11:06:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161262"},"modified":"2026-11-18T11:18:59","modified_gmt":"2026-11-18T11:18:59","slug":"kandidaturat-per-zgjedhjet-lokale-berisha-do-bejme-gjithcka-per-te-arritur-nje-konsensus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/18\/kandidaturat-per-zgjedhjet-lokale-berisha-do-bejme-gjithcka-per-te-arritur-nje-konsensus\/","title":{"rendered":"Kandidaturat p\u00ebr zgjedhjet lokale\/ Berisha: Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb konsensus!"},"content":{"rendered":"<p><strong>-Edhe nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr, duke qen\u00eb se ju u keni b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb forcave opozitare q\u00eb t\u00eb bashkoheni dhe madje keni folur edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kandidati konsensual, po marr rastin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, mund t\u00eb jen\u00eb dhe n\u00eb bashki t\u00eb tjera. Do prisni ju p\u00ebr t\u00eb arritur ndoshta nj\u00eb konsensus me k\u00ebto forca opozitare apo Partia Demokratike do t\u00eb shkoj\u00eb me kandidatin e saj politik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb konsensus. Nuk ftoj njeriun kurr\u00eb kot. Formalisht nuk ftoj.<\/p>\n<p><strong>-A ka nj\u00eb afat final?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> E drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetja, por duhet t\u00eb kesh durim. Sepse tani, p\u00ebr shembull, mund t\u00eb mendojn\u00eb se jo, na zvog\u00eblohen pik\u00ebt, na zvog\u00eblohen votat. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk u zvog\u00eblohen votat, u rriten votat, absolutisht.<br \/>\nPo un\u00eb nuk jam ai q\u00eb t&#8217;i bind ata se ata duhet t\u00eb binden vet\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, q\u00eb po shp\u00ebtoi vendi nga e keqja m\u00eb e madhe, fitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, fitojn\u00eb ata, fiton \u00e7do shqiptar.<br \/>\nNdaj dhe un\u00eb uroj q\u00eb le t\u00eb vijn\u00eb si\u00e7 i kan\u00eb programet. Nuk u them un\u00eb hiqi ato.<\/p>\n<p><strong>-Zoti Berisha, po kur shkon n\u00eb tryez\u00eb ka emra, a \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike e gatshme t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb kandidat politik nga Partia Demokratike, apo ju do negocioni me emra q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nga Partia Demokratike, por i negocioni q\u00eb t\u00eb zgjedhin ata mes emrave q\u00eb sillni ju?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Askush nuk p\u00ebrjashton njeri aty. Secili mund t\u00eb paraqes\u00eb. Ne nuk mund t\u00eb themi se Partia Demokratike po fton dhe s&#8217;po paraqet asnj\u00eb kandidat, jo! Hajde t\u00eb paraqesim kandidat\u00ebt dhe t\u00eb biem dakord p\u00ebr kandidatin, kjo \u00ebsht\u00eb normale.<\/p>\n<p><strong>-Po kjo historia e kandidatit q\u00eb ju arrit\u00ebt p\u00ebr zgjedhjeve t\u00eb pjesshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish tani p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Ne jemi t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb gjitha diskutimet. P\u00ebr ne, ylli polar \u00ebsht\u00eb bashkimi.<br \/>\nKthehemi pak n\u00eb qershor pak.<br \/>\nCili ishte mesazhi m\u00eb absolut i qershorit?<br \/>\nMesazhi m\u00eb absolut i qershorit ishte bashkimi. Aty m\u00eb dat\u00ebn 10 qershor mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb 50-50 socialist\u00eb dhe demokrat\u00eb n\u00eb shesh. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkuar kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nPra, ky ishte mesazhi m\u00eb kryesor.<br \/>\nAjo ishte mrekulli, se aty ishin socialist\u00eb dhe demokrat\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkonin largimin e Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nEdhe tani, hajde t\u00eb bashkohemi forcat opozitare t\u00eb gjitha, nga ai frym\u00ebzim i cili k\u00ebrkonte largimin e Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohemi p\u00ebr largimin e tij.<\/p>\n<p><strong>-Zoti Berisha, duke qen\u00eb se zgjedhjet e n\u00ebnt\u00eb majit vendore po ofrojn\u00eb, kund\u00ebrshtari juaj politik, Partia Socialiste ka nisur organizimin n\u00eb struktura t\u00eb veta dhe ka d\u00ebrguar edhe delegat\u00ebt n\u00eb zonat zgjedhore, po Partia Demokratike ku \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Kam konstatuar se po i presin shum\u00eb keq socialist\u00ebt. A e pat\u00eb si ia b\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn Edi Ram\u00ebs, nga Sukthi gjer n\u00eb Lalz ia shtruan me vez\u00eb.<br \/>\nE pat\u00eb apo jo? Kur t\u00eb presin n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt me vez\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb s&#8217;ke pun\u00eb me populli, je larguar nga populli.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Tiran\u00ebs k\u00ebt\u00eb xhelatin Demo, q\u00eb krimet q\u00eb ka kryer ndaj student\u00ebve, ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuesh\u00ebm dhjet\u00ebra- dhjet\u00ebra vite.<\/p>\n<p><strong>-Po ju k\u00ebshtu, fillimisht i akuzoni, pastaj kur ikin nga Rama edhe i th\u00ebrrisni, edhe mendoni ndryshe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Jo, jo. Kur ikin nga Rama, kund\u00ebr t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe un\u00eb e pranoj, un\u00eb e pranoj, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb bashkohemi kund\u00ebr t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><strong>-Edhe p\u00ebr zonj\u00ebn Spiropali&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Edhe ajo po t\u00eb doj\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb kund\u00ebr t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe, \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur. Cilido!<br \/>\nAi ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i nj\u00eb vendi t\u00eb lir\u00eb, u bashkua me Stalinin kund\u00ebr nj\u00eb t\u00eb keqeje m\u00eb t\u00eb madhe. Pse? Ishte rrezik ekzistencial.<br \/>\nDhe t\u00eb shtroj\u00eb secili pyetjen: a \u00ebsht\u00eb regjimi i Edi Ram\u00ebs dhe Edi Rama rrezik ekzistencial p\u00ebr kombin? Dhe n\u00eb qoft\u00eb se thot\u00eb po, at\u00ebher\u00eb natyrisht duhet t\u00eb gjej\u00eb forcat t\u00eb bashkohemi.<\/p>\n<p><strong>-Nd\u00ebrkoh\u00eb si e shkoni sjelljen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, ju duket sikur kan\u00eb qen\u00eb, nuk mund t\u00eb them neutral\u00eb, por shum\u00eb t\u00eb heshtur dhe si gjithmon\u00eb ndoshta edhe pak m\u00eb shum\u00eb n\u00eb an\u00ebn e kryeministrit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Jo dhe aq t\u00eb heshtur tani Ambrozia. Ia anuluan takimet. Ajo ishte goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. A ju kujtohet q\u00eb thoshte se me dron\u00ebt e shqiptar\u00ebve do mbrojm\u00eb Donald Trump-in? A e mbani mend? Kur njoftoi takimin se si do b\u00ebhet, e ku do b\u00ebhet, e \u00e7far\u00eb do b\u00ebhet, dhe ia ngrin\u00eb buz\u00ebqeshjen.<br \/>\nTakimi anulohet. Imagjinojeni se \u00e7far\u00eb mase tmerr\u00ebsisht e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb. Nj\u00eb kjo.<br \/>\nE dyta, lexo ti raportin e Bashkimit Evropian. Ai raport \u00ebsht\u00eb shkruar k\u00ebtu. Kryesisht, se jan\u00eb ambasadat q\u00eb \u00e7ojn\u00eb informacionet. Dhe aty si mullari i zi \u00ebsht\u00eb Lubi Balluku dhe Edi Rama.<br \/>\nLubia q\u00eb s&#8217;iu hoq imuniteti dhe Rama q\u00eb e mbrojti. Rama shkoi dy dit\u00eb, b\u00ebri pun\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb t\u00eb hiqte Lubin\u00eb nga emri, at\u00eb fraz\u00eb, nuk u hoq.<\/p>\n<p><strong>-Ama IBAR-in ia kaluan, nuk ia bllokuan p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Balluku, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian ka nj\u00eb standard tjet\u00ebr, sepse n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian u hiqen imunitetet deputet\u00ebve n\u00eb momentin q\u00eb ata hetohen. Bashkimi Evropian duket sikur e fali Shqip\u00ebrin\u00eb, pavar\u00ebsisht se ishte nj\u00eb rast shum\u00eb flagrant i mbrojtjes s\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> IBAR-in e ke t\u00eb drejt\u00eb. E kaluan, por e transferuan n\u00eb raportin e Komisionit. \u00c7\u00ebshtjen Balluku, \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjeve, t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i kishte IBAR, pasi u modifikua shum\u00eb, se ishte fillimisht IBAR-i ishte roz\u00eb, po IBAR-i p\u00ebrfundimtar u kaloi n\u00eb raport.<br \/>\nPor nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta rikthej\u00eb Edi Ram\u00ebn nuk ka. Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb politike e pakallur.<\/p>\n<p><strong>-Po nd\u00ebrkoh\u00eb thoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb politike, por nga ana tjet\u00ebr thoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktator. Tani si mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dyja?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Po dhe diktator\u00ebt kan\u00eb kufom\u00eb. Nuk jan\u00eb pa kufom\u00eb diktator\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>-N\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb politike ju duhet t\u00eb arrini q\u00eb ta mundni.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Jo, do ta mundim ne! Absolutisht! I garantoj shqiptar\u00ebt se ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrokullisje dhe gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb nuk ka. Jo, jo, kjo s&#8217;ka diskutim. Nuk ka diskutim. Ky \u00ebsht\u00eb i pashpres\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Kur do ta mundni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Kur? Ne vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. Besoj se n\u00eb qoft\u00eb se ka nj\u00eb fakt, ai mandat q\u00eb grabiti, po i del p\u00ebr hund\u00ebsh. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Kur do ta mundni ju?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Ne persistojm\u00eb drejt fitores ton\u00eb. Ne do fitojm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>-Edhe nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr, duke qen\u00eb se ju u keni b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb forcave opozitare q\u00eb t\u00eb bashkoheni dhe madje keni folur edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kandidati konsensual, po marr rastin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, mund t\u00eb jen\u00eb dhe n\u00eb bashki t\u00eb tjera. Do prisni ju p\u00ebr t\u00eb arritur ndoshta nj\u00eb konsensus me k\u00ebto forca &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161251,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161262","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161262"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161262\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161264,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161262\/revisions\/161264"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161251"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}