{"id":161379,"date":"2026-11-19T09:28:52","date_gmt":"2026-11-19T09:28:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161379"},"modified":"2026-11-19T09:28:52","modified_gmt":"2026-11-19T09:28:52","slug":"projektbuxhet-dhe-pakete-fiskale-qe-nuk-mbrojne-realisht-qytetarin-dhe-nuk-zhvillojne-shendetesine-arsimin-bujqesine-dhe-ekonomine-ne-teresi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/19\/projektbuxhet-dhe-pakete-fiskale-qe-nuk-mbrojne-realisht-qytetarin-dhe-nuk-zhvillojne-shendetesine-arsimin-bujqesine-dhe-ekonomine-ne-teresi\/","title":{"rendered":"Projektbuxhet dhe paket\u00eb fiskale q\u00eb nuk mbrojn\u00eb realisht qytetarin dhe nuk zhvillojn\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, arsimin, bujq\u00ebsin\u00eb dhe ekonomin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Projektbuxheti 2027 ngre pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe drejtimin e shpenzimeve publike, duke mos garantuar nj\u00eb zhvillim ekonomik m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Problemi madhor, krahas nivelit t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb financimeve, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si shp\u00ebrndahen fondet publike dhe rezultate konkrete mjerane q\u00eb praktikisht do ta zerojn\u00eb mbrojtjen sociale dhe do ta mbajn\u00eb ekonomin\u00eb n\u00eb nj\u00eb stanjacion real t\u00eb rreziksh\u00ebm.<br \/>\n<strong><em>I. Projektbuxheti 2027: zero mbrojtje sociale efektive!<\/em><\/strong><br \/>\nEdhe pse sekti Rama e propogandon buxhetin 2027 si m\u00eb socialin, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr 14 buxhete shtet\u00ebrore rrjesht n\u00ebn Rilindjen, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb minimum jetik t\u00eb p\u00ebrcaktuar me standard ligjor dhe metodologji zyrtare!<br \/>\nKemi nj\u00eb sistem ndihme ekonomike q\u00eb shp\u00ebrndan mb\u00ebshtetje t\u00eb kufizuar financiare, por nuk kemi nj\u00eb standard komb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se cilat jan\u00eb t\u00eb ardhurat minimale t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze. Qeveria shp\u00ebrndan ndihm\u00eb ekonomike, pa pasur nj\u00eb standard t\u00eb matsh\u00ebm t\u00eb mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj.<br \/>\nSipas INSTAT, n\u00eb vitin 2025, 19% e popullsis\u00eb son\u00eb ishte n\u00eb rrezik varf\u00ebrie, nd\u00ebrsa mbi 31% e popullsis\u00eb p\u00ebrjeton privim t\u00eb thelluar material dhe social. N\u00eb vitin 2027 planifikohet q\u00eb numri i familjeve p\u00ebrfituese t\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike t\u00eb reduktohet nga 61 mij\u00eb n\u00eb 59 mij\u00eb familje. Pra, 2 mij\u00eb familje m\u00eb pak n\u00eb skem\u00eb.<br \/>\nSekti Rama nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjes: Sa familje q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri mbeten jasht\u00eb skem\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike? Suksesi i mbrojtjes sociale nuk matet me numrin e familjeve q\u00eb largohen nga skema, por me numrin e familjeve q\u00eb dalin realisht nga varf\u00ebria.<br \/>\nMbrojtja sociale nuk mund t\u00eb kufizohet vet\u00ebm tek transfertat monetare. Ajo duhet t\u00eb krijoj\u00eb mekanizma q\u00eb i nxjerrin familjet nga var\u00ebsia afatgjat\u00eb prej ndihm\u00ebs ekonomike.<br \/>\nBuxheti 2027 \u00ebsht\u00eb i kat\u00ebrmb\u00ebdhjeti rradhazi q\u00eb vijon talljen me rehabilitimin dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimin real t\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb. P\u00ebr vitin 2027 parashikohet nj\u00eb fond prej vet\u00ebm 2,05 miliard\u00eb lek\u00ebsh, ndjesh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt se niveli prej rreth 3 miliard\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb shp\u00ebrndahej gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebrpara vitit 2013!<br \/>\nMe ritmin aktual t\u00eb pagesave, do t\u00eb duhen ende rreth dy dekada p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje financiare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyrim moral, historik dhe institucional.<br \/>\n<strong><em>II. Raport kok\u00ebposht\u00eb i investimeve kapitale!<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga problematikat kryesore t\u00eb Projektbuxhetit 2027 \u00ebsht\u00eb struktura e investimeve kapitale dhe orientimi i tyre sektorial.<br \/>\nSipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura p\u00ebr buxhetin e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, p\u00ebr infrastruktur\u00ebn rrugore parashikohen rreth 35,5 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr hekurudhat rreth 2,35 miliard\u00eb lek\u00eb. Pra, financimi i rrug\u00ebve \u00ebsht\u00eb mbi 14 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se ai i hekurudhave.<br \/>\nKy raport evidenton nj\u00eb \u00e7ekuilib\u00ebr t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb politikat e transportit. Vendi ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr zhvillimin e transportit hekurudhor, lidhjen me korridoret rajonale dhe evropiane, uljen e kostove logjistike dhe forcimin e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb porteve dhe qendrave tona ekonomike.<br \/>\nN\u00ebnfinancimi i hekurudhave rrezikon t\u00eb vonoj\u00eb integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrjetet e transportit t\u00eb rajonit dhe t\u00eb BE-s\u00eb, duke kufizuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zhvillimin e transportit t\u00eb mallrave dhe turizmit.<br \/>\nProjektet e zvarritura, ndryshimet e shpeshta t\u00eb kontratave, kostot shtes\u00eb dhe detyrimet vjetore me dhjetra milion\u00eb euro q\u00eb burojn\u00eb nga kontratat koncesionare dhe partneritetet e d\u00ebshtuara publike-private e kufizojn\u00eb ndjesh\u00ebm hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr zhvillim. Ju pyes: p\u00ebrse inceneratori fantaz\u00ebm i Tiran\u00ebs do t\u00eb marr\u00eb edhe p\u00ebr vitin 2027 plot 1 miliard\u00eb lek\u00eb ose 11 milion\u00eb euro?!<br \/>\n<em><strong>III. Mashtrimi 14 vje\u00e7ar me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb publike<\/strong><\/em><br \/>\nSh\u00ebndet\u00ebsia publike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt ku kontrasti midis premtimeve politike dhe financimit real \u00ebsht\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm. P\u00ebr vitin 2027, financimi i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb parashikohet n\u00eb rreth 2,9% t\u00eb PBB-s\u00eb, nivel me vite drit\u00eb larg objektivit prej 5% t\u00eb PBB-s\u00eb, t\u00eb premtuar nga sekti Rama q\u00eb n\u00eb vitin 2013!<br \/>\nProjektbuxheti nuk adreson asnj\u00eb nga problemet madhore t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb: largimin e mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, munges\u00ebn e personelit t\u00eb specializuar, munges\u00ebn masive t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb zonat rurale, furnizimin defektoz e shpesh skandaloz me barna t\u00eb spitaleve publike dhe kostot e larta q\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebrballojn\u00eb nga xhepi p\u00ebr sh\u00ebrbimet mjek\u00ebsore.<br \/>\nVe\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese mbetet situata e barnave dhe trajtimeve p\u00ebr s\u00ebmundjet e r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb problematikat e denoncuara n\u00eb sh\u00ebrbimin onkologjik. Edhe ndryshimet n\u00eb list\u00ebn e barnave t\u00eb rimbursueshme krijojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr trajtime afatgjata.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr dob\u00ebsi madhore e projektbuxhetit \u00ebsht\u00eb financimi i pamjaftuesh\u00ebm i kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor par\u00ebsor dhe i investimeve n\u00eb pajisje diagnostikuese, laborator\u00eb dhe infrastruktur\u00eb moderne spitalore.<br \/>\nTransparenca inekzistente e prokurimeve, eficienca e dyshimt\u00eb tenderave, kontrolli i kostove dhe cil\u00ebsia skandaloze e sh\u00ebrbimit p\u00ebr pacient\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb probleme t\u00eb pa-adresuara nga ky projektbuxhet.<br \/>\n<strong><em>IV. Arsimi publik: investimi i pamjaftuesh\u00ebm q\u00eb rrezikon ekonomin\u00eb e s\u00eb ardhmes<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga mang\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Projektbuxhetit 2027 \u00ebsht\u00eb financimi i pamjaftuesh\u00ebm i arsimit publik, ve\u00e7an\u00ebrisht i arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe k\u00ebrkimit shkencor.<br \/>\nFinancimi i arsimit parashikohet n\u00eb rreth 2,5% t\u00eb PBB-s\u00eb, shum\u00eb larg objektivit prej 5% t\u00eb PBB-s\u00eb t\u00eb premtuar nga qeveria. Kjo zgjedhje buxhetore \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht problematike, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me emigrimin e t\u00eb rinjve, munges\u00ebn e profesionist\u00ebve dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kaluar drejt nj\u00eb ekonomie me produktivitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nShqet\u00ebsimi b\u00ebhet edhe m\u00eb i madh kur analizojm\u00eb arsimi i lart\u00eb. Financimi p\u00ebr universitetet publike \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rreth 0,4% e PBB-s\u00eb, ose af\u00ebrsisht 143 milion\u00eb euro. Ky nivel \u00ebsht\u00eb tre her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se mesatarja e vendeve te BE-s\u00eb.<br \/>\nEdhe k\u00ebrkimi shkencor mbetet jasht\u00ebzakonisht i n\u00ebnfinancuar, me nj\u00eb alokim rreth 23 milion\u00eb euro, ose af\u00ebrsisht 0,08% t\u00eb PBB-s\u00eb.<br \/>\nKjo do t\u00eb thot\u00eb se universitetet shqiptare edhe p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb ken\u00eb kapacitete t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb laborator\u00eb, pajisje moderne, teknologji, k\u00ebrkim shkencor dhe programe t\u00eb reja studimi q\u00eb lidhen me nevojat e tregut t\u00eb pun\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb problem tjet\u00ebr akut \u00ebsht\u00eb struktura e investimeve n\u00eb arsimin profesional. Pjesa d\u00ebrrmuese e investimeve vazhdon t\u00eb orientohet drejt nd\u00ebrtimeve dhe rikonstruksioneve fizike, nd\u00ebrsa pajisjet laboratorike, makinerit\u00eb dhe teknologjit\u00eb q\u00eb nevojiten p\u00ebr formimin praktik t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve marrin nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb financimit.<br \/>\nArsimi vazhdon t\u00eb trajtohet m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb z\u00eb shpenzimi buxhetor, sesa si investimi strategjik p\u00ebr ekonomin\u00eb.<br \/>\n<em><strong>V. Bujq\u00ebsia: sektori m\u00eb i n\u00ebnfinancuar i ekonomis\u00eb dhe p\u00ebr 2027-\u00ebn!<\/strong><\/em><br \/>\nBujq\u00ebsia mbetet nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb financuar edhe p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, n\u00eb raport me potencialin e saj ekonomik dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb sociale.<br \/>\nP\u00ebr vitin 2027, fondet p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb rriten me vet\u00ebm 1.1 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb kur nevojat urgjente t\u00eb sektorit jan\u00eb t\u00eb poakt\u00ebn 20 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. Subvencionet parashikohen n\u00eb rreth 5,3 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb rritje tejet t\u00eb kufizuar, krahasuar me vitin 2026.<br \/>\nKy nivel mb\u00ebshtetjeje \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb sektor q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht kostot e larta t\u00eb prodhimit, konkurrenc\u00ebn e importeve, fragmentimin e tok\u00ebs, munges\u00ebn e mekanizimit dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e aksesit n\u00eb tregje. Ai i zhyt fermer\u00ebt n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb akoma dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Fermeri shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se subvencione t\u00eb kufizuara. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb integruar zhvillimi bujq\u00ebsor, q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb investimet n\u00eb mekanizim, ujitje dhe kullim, magazinim, p\u00ebrpunim, teknologji dhe \u00e7ertifikim t\u00eb produkteve t\u00eb tij.<br \/>\nN\u00eb kushtet kur vendet e rajonit dhe t\u00eb Bashkimit Evropian mb\u00ebshtesin fermer\u00ebt me instrumente t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb fuqishme financiare, bujq\u00ebsia shqiptare rrezikon t\u00eb humbas\u00eb edhe m\u00eb tej konkurrueshm\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n<em><strong>xxx<\/strong><\/em><br \/>\nJa, ky \u00ebsht\u00eb projektbuxheti historik m\u00eb i madh p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb. Buxhet me mbrojtje sociale gati zero, pa p\u00ebrpar\u00ebsi strategjike p\u00ebr investimet kapitale, me sh\u00ebndet\u00ebsi dhe arsimi publik vite drite larg premtimeve mashtruese t\u00eb sektit Rama dhe me bujq\u00ebsi q\u00eb lihet jetime n\u00eb tkurrjen e saj.<\/p>\n<p><strong><em>Paket\u00eb fiskale q\u00eb r\u00ebndon biznesin, godet prodhimin vendas dhe rrezikon humbjen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga mang\u00ebsit\u00eb dhe problematikat madhore t\u00eb Paket\u00ebs Fiskale 2027 \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb politike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb industriale dhe e masave konkrete p\u00ebr stimulimin e prodhimit vendas, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb prodhimit p\u00ebr eksport.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ekonomit\u00eb e rajonit dhe t\u00eb Bashkimit Evropian po p\u00ebrdorin instrumente fiskale, tatimore dhe financiare p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur industrin\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb rritur produktivitetin dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime n\u00eb sektor\u00ebt prodhues, sekti Rama po ndjek nj\u00eb qasje ku pesha kryesore e politik\u00ebs fiskale mbetet mbledhja e t\u00eb ardhurave buxhetore dhe jo krijimi i kushteve p\u00ebr zgjerimin e ekonomis\u00eb son\u00eb prodhuese.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje fatale sot, pasi nj\u00eb ekonomi nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet pafund\u00ebsisht tek nd\u00ebrtimi, pasurit\u00eb e paluajtshme dhe turizmi. K\u00ebta sektor\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb industri konkurruese, nj\u00eb bujq\u00ebsi t\u00eb zhvilluar, nj\u00eb sektor p\u00ebrpunues me vler\u00eb t\u00eb shtuar dhe nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme eksportesh.<br \/>\nTek ne mungon nj\u00eb paket\u00eb fiskale koherente, ta trajtoj\u00eb prodhimin vendas si nj\u00eb prioritet strategjik. Nuk shohim nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb qart\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb teknologji dhe kapacitete t\u00eb reja prodhuese. Nuk shohim stimuj t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb p\u00ebrpunojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb vendase dhe krijojn\u00eb produkte me vler\u00eb t\u00eb shtuar. Nuk shohim asnj\u00eb strategji fiskale t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr eksportuesit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrballen me konkurrenc\u00ebn e kompanive nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe vendet e BE-s\u00eb.<br \/>\nPaketa fiskale 2027 nuk kan\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb q\u00eb t\u00eb stimulojn\u00eb investimet prodhuese, eksportet, industrin\u00eb p\u00ebrpunuese dhe bujq\u00ebsin\u00eb. Duhet t\u00eb na vij\u00eb turp!<br \/>\nN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, nj\u00eb nga masat m\u00eb problematike \u00ebsht\u00eb ulja e pragut t\u00eb regjistrimit n\u00eb TVSH nga 10 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb xhiro vjetore. Kalimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i nj\u00eb numri t\u00eb madh biznesesh t\u00eb vogla(17.500) n\u00eb regjimin e TVSH-s\u00eb, pa nj\u00eb periudh\u00eb tranzitore dhe pa masa shoq\u00ebruese, krijon probleme serioze p\u00ebr bizneset e vogla, q\u00eb kan\u00eb kapacitete t\u00eb kufizuara administrative dhe financiare. Shumica e tyre operojn\u00eb n\u00eb tregje ku klient\u00ebt jan\u00eb kryesisht konsumator\u00eb familjar\u00eb dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kreditimi i TVSH-s\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr bizneset e vogla q\u00eb kan\u00eb tashm\u00eb marzhe t\u00eb ul\u00ebta, ky ndryshim p\u00ebrb\u00ebn pragun e falimentimit. Nj\u00eb ndryshim i till\u00eb duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me zbatim gradual, pragje t\u00eb diferencuara sipas natyr\u00ebs s\u00eb aktivitetit, udh\u00ebzime t\u00eb qarta, thjeshtim administrativ dhe nj\u00eb periudh\u00eb p\u00ebrshtatjeje.<br \/>\n<strong><em>Paket\u00eb fiskale hipokrite: inflacion i rritur dhe kalim i kostove tek familjet shqiptare<\/em><\/strong><br \/>\nRritja e TVSH-s\u00eb nga 20 p\u00ebrqind n\u00eb 21 p\u00ebrqind mund t\u00eb duket nj\u00eb shtim i vog\u00ebl me nj\u00eb p\u00ebrqind, por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gam\u00ebn e mbi 10 mij\u00eb artikujve industrial\u00eb dhe ushqimeve q\u00eb nuk hyjn\u00eb n\u00eb 54 kategorit\u00eb e ushqimeve t\u00eb p\u00ebrditshme dhe mij\u00ebra sh\u00ebrbimeve.<br \/>\nN\u00eb kushtet kur familjet shqiptare p\u00ebrballen me nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr ushqim, energji, strehim dhe sh\u00ebrbime baz\u00eb, \u00e7do presion shtes\u00eb mbi \u00e7mimet shton inflacionin dhe ul fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb tyre.<br \/>\nK\u00ebtu paketa fiskale 2027 shfaqet kontradiktore dhe hipokrite: nga nj\u00ebra an\u00eb gjoja p\u00ebrgj\u00ebrohet p\u00ebr mbrojtjen e familjeve n\u00eb varf\u00ebri dhe nevoj\u00eb p\u00ebrmes uljes s\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet e p\u00ebrditshme, nga ana tjet\u00ebr rrit TVSH-n\u00eb p\u00ebr 10 mij\u00eb mallra t\u00eb tjera dhe mij\u00ebra sh\u00ebrbime.<br \/>\n<strong><em>Pasiguria juridike dhe ndryshimet e shpeshta t\u00eb legjislacionit fiskal<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga problemet m\u00eb serioze t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb biznesit tek ne, t\u00eb gjeneruar nga papo\u00ebrgjegjshm\u00ebria ekstreme e sektit Rama n\u00eb qeverisje, \u00ebsht\u00eb ndryshimi i shpesht\u00eb i legjislacionit tatimor dhe fiskal.<br \/>\nInvestitori, vendas apo i huaj, nuk k\u00ebrkon vet\u00ebm nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb favorshme tatimore. Ai k\u00ebrkon parashikueshm\u00ebri. Kur vendos t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb, t\u00eb blej\u00eb makineri, t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb punonj\u00ebs dhe t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb ri, ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb parashikoj\u00eb kostot dhe detyrimet e tij p\u00ebr disa vite.<br \/>\nN\u00ebse rregullat ndryshojn\u00eb vazhdimisht, planet e biznesit b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb pasigurta dhe rritet rreziku i investimit.<br \/>\nVe\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti i sjell\u00eb nga Instituti i Kontabilist\u00ebve t\u00eb Miratuar, an\u00ebtar i IFAC, se vet\u00ebm ligji p\u00ebr Tatimin mbi t\u00eb Ardhurat \u00ebsht\u00eb rishikuar plot 48 her\u00eb! Kjo shif\u00ebr p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tregues dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kuadrit ton\u00eb tatimor.<br \/>\nNj\u00eb investitor serioz nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb strategji afatgjat\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis ku nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt se cilat do t\u00eb jen\u00eb rregullat tatimore pas nj\u00eb apo dy vitesh. Siguria juridike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb kapitali ekonomik. Kur ajo dob\u00ebsohet, rritet kostoja e investimit, ulet gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb zgjeruar aktivitetin dhe dob\u00ebsohet besimi tek institucionet.<br \/>\n<em><strong>Arroganca, mungesa e konsultimit me shoqatat e biznesit dhe humbja e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb<\/strong><\/em><br \/>\nProjektbuxheti dhe paketa fiskale 2027 nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb rendisin qoft\u00eb dhe nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb vetme pro-biznes. Procesi i hartimit t\u00eb Projektbuxhetit dhe Paket\u00ebs Fiskale 2027 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb arroganc\u00eb dhe injorim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb komunikimit dhe konsultimit me shoqatat e biznesit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shoqatat e biznesit njohin m\u00eb mir\u00eb se kushdo problematikat konkrete t\u00eb sektor\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Ato mund t\u00eb identifikojn\u00eb kostot e fshehura t\u00eb nj\u00eb ndryshimi fiskal, pasojat mbi pun\u00ebsimin, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e administrimit dhe rrezikun q\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e caktuar t\u00eb prodhoj\u00eb efektin e kund\u00ebrt nga ai i synuar.<br \/>\nReformat q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt mij\u00ebra nd\u00ebrmarrje nuk duhet t\u00eb hartohen vet\u00ebm nga administrata publike. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb rezultat i nj\u00eb dialogu real me shoqatat e biznesit, dhomat e tregtis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e industris\u00eb, kontabilist\u00ebt, eksportuesit dhe grupet e tjera t\u00eb interesit.<br \/>\nKonsultimi nuk duhet dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb formale, ku biznesi njoftohet p\u00ebr vendimet, pasi ato jan\u00eb marr\u00eb. Paketa Fiskale 2027, e hartuar pa dialog konstruktiv me biznesin, ka humbur jo vet\u00ebm mb\u00ebshtetjen e sip\u00ebrmarrjes, q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, por edhe efektivitetin ekonomik t\u00eb saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Projektbuxheti 2027 ngre pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe drejtimin e shpenzimeve publike, duke mos garantuar nj\u00eb zhvillim ekonomik m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Problemi madhor, krahas nivelit t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb financimeve, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si shp\u00ebrndahen fondet publike dhe rezultate konkrete mjerane q\u00eb praktikisht do ta zerojn\u00eb mbrojtjen sociale dhe do ta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161021,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161379"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161380,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161379\/revisions\/161380"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}