{"id":161396,"date":"2026-11-19T10:14:51","date_gmt":"2026-11-19T10:14:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161396"},"modified":"2026-11-19T10:14:51","modified_gmt":"2026-11-19T10:14:51","slug":"drejtesia-vazhdon-te-perkeqesohet-shqiperia-humbet-4-vende-ne-renditjen-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/19\/drejtesia-vazhdon-te-perkeqesohet-shqiperia-humbet-4-vende-ne-renditjen-boterore\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia vazhdon t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet, Shqip\u00ebria humbet 4 vende n\u00eb renditjen bot\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<div class=\"font-sizes\">\n<div class=\"d-flex\">Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e 91-t\u00eb mes 143 vendeve dhe juridiksioneve n\u00eb Indeksin e Shtetit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs p\u00ebr vitin 2026, t\u00eb publikuar nga World Justice Project (WJP), me nj\u00eb vler\u00ebsim prej 0.48 pik\u00ebsh n\u00eb shkall\u00ebn nga 0 n\u00eb 1. Vendi ka humbur kat\u00ebr pozicione krahasuar me vitin e kaluar, nd\u00ebrsa rezultati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ulur me rreth 0.01 pik\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00eb krahasimin me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e paraqitura, Shqip\u00ebria l\u00eb pas vet\u00ebm Serbin\u00eb, e cila renditet n\u00eb vendin e 95-t\u00eb me 0.46 pik\u00eb. Mali i Zi ka rezultatin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mes k\u00ebtyre pes\u00eb vendeve, duke u renditur i 57-ti n\u00eb bot\u00eb me 0.57 pik\u00eb, i ndjekur nga Kosova n\u00eb vendin e 59-t\u00eb me 0.56 pik\u00eb dhe Maqedonia e Veriut n\u00eb vendin e 65-t\u00eb me 0.54 pik\u00eb. Diferenca mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi arrin n\u00eb 0.09 pik\u00eb, nd\u00ebrsa Kosova q\u00ebndron 32 pozicione m\u00eb lart n\u00eb renditjen globale.<\/p>\n<p>Raporti i World Justice Project vler\u00ebson funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebrmes tet\u00eb faktor\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kufizimin e pushtetit qeveritar, munges\u00ebn e korrupsionit, transparenc\u00ebn e qeverisjes, t\u00eb drejtat themelore, rendin dhe sigurin\u00eb, zbatimin e rregullave, drejt\u00ebsin\u00eb civile dhe at\u00eb penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, disa prej rezultateve m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta lidhen me korrupsionin, ku vendi merr 0.37 pik\u00eb dhe renditet i 107-ti n\u00eb bot\u00eb, si dhe zbatimin e rregullave, me 0.42 pik\u00eb dhe vendin e 114-t\u00eb. Edhe drejt\u00ebsia civile mbetet nd\u00ebr fushat me vler\u00ebsim t\u00eb ul\u00ebt, me 0.44 pik\u00eb dhe vendin e 105-t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda kryesojn\u00eb renditjen bot\u00ebrore<\/strong>Vendet e Europ\u00ebs Veriore vazhdojn\u00eb t\u00eb dominojn\u00eb renditjen p\u00ebr funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Danimarka kryeson me 0.90 pik\u00eb, e ndjekur nga Norvegjia me 0.89 dhe Finlanda me 0.87 pik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pes\u00ebshen e par\u00eb p\u00ebrfshihen gjithashtu Suedia dhe Luksemburgu, duke konfirmuar pozicionin e fort\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs Veriore dhe Per\u00ebndimore n\u00eb treguesit e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve, mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave dhe kontrollit t\u00eb pushtetit qeveritar.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb renditjes ndodhen Venezuela, me rezultatin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt prej 0.26 pik\u00ebsh, Afganistani dhe Haiti.<\/p>\n<p>Sipas World Justice Project, p\u00ebrkeq\u00ebsimi i funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs lidhet kryesisht me dob\u00ebsimin e mekanizmave q\u00eb kufizojn\u00eb pushtetin ekzekutiv, nd\u00ebrhyrjet politike n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor dhe kufizimin e lirive qytetare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb n\u00ebntin vit radhazi, numri i vendeve q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se ai i vendeve q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen. N\u00eb vitin 2026, treguesit e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb 62% t\u00eb vendeve t\u00eb vler\u00ebsuara, nd\u00ebrsa 38% kan\u00eb regjistruar p\u00ebrmir\u00ebsim.<\/p>\n<p><strong>Liria e shprehjes p\u00ebrkeq\u00ebsohet n\u00eb 64% t\u00eb vendeve<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga gjetjet m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb raportit lidhet me kufizimin e lirive themelore dhe dob\u00ebsimin e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen qytetare.<\/p>\n<p>Sipas indeksit, liria e mendimit dhe e shprehjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb 64% t\u00eb vendeve, nd\u00ebrsa liria e tubimit dhe e organizimit ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie n\u00eb 67% t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Edhe pjes\u00ebmarrja qytetare \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar n\u00eb 65% t\u00eb vendeve t\u00eb analizuara, duke treguar nj\u00eb prirje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kufizimit t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr kontrollin publik t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb lirin\u00eb e medias, duke kufizuar mund\u00ebsit\u00eb e gazetar\u00ebve dhe qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie nga qeverit\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti tregon gjithashtu se ndikimi i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm i qeverive mbi sistemet e drejt\u00ebsis\u00eb mbetet nj\u00eb problem i p\u00ebrhapur. Drejt\u00ebsia civile ka sh\u00ebnuar p\u00ebrkeq\u00ebsim n\u00eb 64% t\u00eb vendeve dhe ajo penale n\u00eb 58% t\u00eb tyre.<strong>\/ekofin.al<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e 91-t\u00eb mes 143 vendeve dhe juridiksioneve n\u00eb Indeksin e Shtetit t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs p\u00ebr vitin 2026, t\u00eb publikuar nga World Justice Project (WJP), me nj\u00eb vler\u00ebsim prej 0.48 pik\u00ebsh n\u00eb shkall\u00ebn nga 0 n\u00eb 1. Vendi ka humbur kat\u00ebr pozicione krahasuar me vitin e kaluar, nd\u00ebrsa rezultati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161397,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161396","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161396"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161396\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161398,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161396\/revisions\/161398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161397"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}