{"id":161413,"date":"2026-11-19T11:32:26","date_gmt":"2026-11-19T11:32:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161413"},"modified":"2026-11-19T11:32:26","modified_gmt":"2026-11-19T11:32:26","slug":"zhupa-rama-shperfill-kerkesen-e-pe-mbron-ligjin-qe-lejon-betonizimin-e-zonave-te-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/19\/zhupa-rama-shperfill-kerkesen-e-pe-mbron-ligjin-qe-lejon-betonizimin-e-zonave-te-mbrojtura\/","title":{"rendered":"Zhupa: Rama shp\u00ebrfill k\u00ebrkes\u00ebn e PE, mbron ligjin q\u00eb lejon betonizimin e zonave t\u00eb mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shp\u00ebrfill k\u00ebrkesat e Parlamentit Europian p\u00ebr mbrojtjen e pasurive natyrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke refuzuar shfuqizimin e ligjit nr. 21\/2024, q\u00eb i hap rrug\u00ebn nd\u00ebrtimeve n\u00eb zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Zhupa thekson se me vendimin e 12 n\u00ebntorit 2026, qeveria \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr nism\u00ebs s\u00eb saj ligjore p\u00ebr shfuqizimin e ndryshimeve, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb Parlamentit Europian p\u00ebr forcimin e mbrojtjes s\u00eb zonave natyrore.<\/p>\n<p>Deputetja\u00a0demokrate tha se pas k\u00ebtij refuzimi fshihen interesat e nd\u00ebrtimit t\u00eb vilave dhe resorteve n\u00eb zona si Zv\u00ebrneci dhe Vjos\u00eb-Narta.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e dini, prej 2 vitesh kund\u00ebrshtoj ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, nr. 21\/2024, si shkat\u00ebrrimtar t\u00eb mbrojtjes s\u00eb tyre dhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm nd\u00ebrtimi pa fre. M\u00eb 14 maj 2026 depozitova projektligjin p\u00ebr shfuqizimin e ligjit nr. 21\/2024, me synimin p\u00ebr t\u00eb rikthyer garancit\u00eb ligjore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb natyr\u00ebs. K\u00ebrkesa ime nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e shk\u00ebputur nga realiteti, por p\u00ebrputhet me shqet\u00ebsimin e shprehur nga institucionet europiane dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamenti Europian nuk e ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, por disa her\u00eb. Edhe n\u00eb rezolut\u00ebn e 9 korrikut 2025 kishte shprehur shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr ndryshimet ligjore q\u00eb lejonin projekte t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore dhe turistike n\u00eb zona ekologjikisht t\u00eb ndjeshme, duke k\u00ebrkuar kthimin pas t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve. N\u00eb qershor 2026, k\u00ebrkesa u b\u00eb edhe m\u00eb e qart\u00eb dhe m\u00eb konkrete p\u00ebr shfuqizim t\u00eb ligjit 21\/2024<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rama dhe qeveria e tij, me vendimin nr. 853, dat\u00eb 12.11.2026, shprehen kund\u00ebr shfuqizimit t\u00eb ligjit nr. 21\/2024.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, shfuqizimi do t\u00eb krijonte mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb prisheshin planet e tyre nd\u00ebrtimore t\u00eb parashikuara tashm\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe kudo n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. Dhe k\u00ebt\u00eb se pranon dot Edi Rama.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave pretendon se shfuqizimi mund t\u00eb cenoj\u00eb sigurin\u00eb juridike t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb projekte nd\u00ebrtimore, sepse ligji ka prodhuar akte n\u00ebnligjore, vendime dhe procedura administrative.<\/p>\n<p>Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos e shfuqizuar. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore pse k\u00ebrkohet shfuqizimi. Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb ndalur shkat\u00ebrrimin e natyr\u00ebs, masakrimin e zonave t\u00eb mbrojtura, nd\u00ebrtimin e vilave dhe resorteve kudo, p\u00ebr interesa private.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk do ta ndalte nj\u00eb qeveri normale t\u00eb parashikonte dispozita kalimtare t\u00eb qarta, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb trajtimin e akteve dhe procedurave ekzistuese. Madje, vet\u00eb qeveria pranon n\u00eb mendimin e saj se nevojitet nj\u00eb rregullim i posa\u00e7\u00ebm kalimtar. Pra, pranon se pasojat e shfuqizimit mund t\u00eb adresohen juridikisht, por e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb si argument p\u00ebr t\u00eb mos e b\u00ebr\u00eb shfuqizimin.<\/p>\n<p>Siguria juridike nuk do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsim i nj\u00eb ligji klientelist, antikomb\u00ebtar dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb natyrore dhe identitare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, qeveria \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr sepse Gjykata Kushtetuese i ka rr\u00ebzuar pretendimet p\u00ebr antikushtetutshm\u00ebrin\u00eb e ligjit.<\/p>\n<p>Qeveria i referohet vendimit nr. 45, dat\u00eb 31.07.2025, me t\u00eb cilin u rr\u00ebzua k\u00ebrkesa e nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga un\u00eb, p\u00ebr shfuqizimin e ligjit. Vendimi kishte pjes\u00eb ku Gjykata u nda 4 me 4 dhe kjo tregon shum\u00eb. Qart\u00ebsisht, Gjykata ka dh\u00ebn\u00eb mjaftuesh\u00ebm argumente p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu qeveria ngat\u00ebrron dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme: kontrollin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb nga Gjykata Kushtetuese dhe t\u00eb drejt\u00ebn e Kuvendit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ose shfuqizuar nj\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Pastaj, e dim\u00eb klim\u00ebn se si merren vendimet k\u00ebtu, ku kryetarja e Gjykat\u00ebs, pa iu ftohur mir\u00eb karrigia e kryetares, mori post nga mazhoranca n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, qeveria e redukton mbrojtjen e natyr\u00ebs tek\u00a0 nj\u00eb procedur\u00eb VNM-je p\u00ebr \u00e7do projekt.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet m\u00eb serioze t\u00eb argumentimit t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se nuk ka ndalim absolut t\u00eb aktiviteteve n\u00eb zonat e mbrojtura dhe se \u00e7do projekt duhet t\u00eb vler\u00ebsohet individualisht p\u00ebrmes procedurave t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>Por mbrojtja e nj\u00eb zone nuk mund t\u00eb varet vet\u00ebm nga fakti n\u00ebse nj\u00eb projekt kalon apo jo nj\u00eb procedur\u00eb administrative. Mbrojtja fillon nga vet\u00eb statusi, kategoria, zonimi dhe kufizimet ligjore t\u00eb territorit.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i Ndikimit n\u00eb Mjedis nuk \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues i nj\u00eb regjimi t\u00eb fort\u00eb ligjor t\u00eb mbrojtjes. Ai nuk mund t\u00eb kompensoj\u00eb heqjen e garancive q\u00eb duhet t\u00eb ekzistojn\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb paraqitet nj\u00eb projekt investimi.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, qeveria injoron k\u00ebrkes\u00ebn e qart\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian p\u00ebr shfuqizimin e ligjit 21\/2024.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 qershor 2026, Parlamenti Europian miratoi rezolut\u00ebn P10_TA(2026)0217 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkon shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Paragrafi 46a k\u00ebrkon moratorium t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr procedurat e reja t\u00eb lejeve, punimet e nd\u00ebrtimit dhe nd\u00ebrhyrjet zhvillimore n\u00eb zonat e mbrojtura, deri n\u00eb shfuqizimin e dispozitave t\u00eb papajtueshme dhe garantimin e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb me standardet europiane.<\/p>\n<p>Rezoluta kritikon gjithashtu kalimin e kompetencave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vendimmarr\u00ebse te K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, duke dob\u00ebsuar kontrollin mjedisor.<\/p>\n<p>Qeveria nuk mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr integrim europian dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb refuzoj\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb mesazhin politik t\u00eb institucioneve europiane pik\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet me Kapitullin 27, Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike.<\/p>\n<p>Revolucioni Flamingo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia se qytetar\u00ebt nuk pranojn\u00eb q\u00eb pasurit\u00eb natyrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb trajtohen si prona p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb mes investitor\u00ebve dhe pushtetit.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt dol\u00ebn n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr Zv\u00ebrnecin, p\u00ebr Vjos\u00eb-Nart\u00ebn, p\u00ebr biodiversitetin, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb vend ku pasurimi i nj\u00eb grushti njer\u00ebzish t\u00eb mos rr\u00ebmbej\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb investim nuk mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi mbi interesin publik dhe ruajtjen e pasurive tona natyrore, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb rikthehen pasi shkat\u00ebrrohen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shp\u00ebrfill k\u00ebrkesat e Parlamentit Europian p\u00ebr mbrojtjen e pasurive natyrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke refuzuar shfuqizimin e ligjit nr. 21\/2024, q\u00eb i hap rrug\u00ebn nd\u00ebrtimeve n\u00eb zonat e mbrojtura. Zhupa thekson se me vendimin e 12 n\u00ebntorit 2026, qeveria \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr nism\u00ebs s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161414,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161413","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161413"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161413\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161415,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161413\/revisions\/161415"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}