{"id":161531,"date":"2026-11-20T20:41:30","date_gmt":"2026-11-20T20:41:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161531"},"modified":"2026-11-20T20:57:30","modified_gmt":"2026-11-20T20:57:30","slug":"eva-meta-do-te-fitojme-tiranen-shqiperia-do-te-fitoje-riperteritja-kerkon-bashkimin-e-pervojes-me-energjine-e-te-rinjve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/20\/eva-meta-do-te-fitojme-tiranen-shqiperia-do-te-fitoje-riperteritja-kerkon-bashkimin-e-pervojes-me-energjine-e-te-rinjve\/","title":{"rendered":"Eva Meta: Do t\u00eb fitojm\u00eb Tiran\u00ebn, Shqip\u00ebria do t\u00eb fitoj\u00eb, rip\u00ebrt\u00ebritja k\u00ebrkon bashkimin e p\u00ebrvoj\u00ebs me energjin\u00eb e t\u00eb rinjve"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Sekretarja e Organizatave Partnere dhe Shoq\u00ebris\u00eb Civile n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Eva Meta, ka mbajtur nj\u00eb fjalim gjat\u00eb Foltores s\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritjes n\u00eb Tiran\u00eb, ku theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e angazhimit politik, bashk\u00ebpunimit mes brezave dhe p\u00ebrgatitjes s\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme lokale.<\/p>\n<p>N\u00eb prani t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha, deputet\u00ebve Belind K\u00eblli\u00e7i dhe Jorida Tabaku, si dhe drejtuesve t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, Meta foli p\u00ebr rrug\u00ebtimin e saj politik, duke kujtuar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protesta dhe q\u00ebndrimin pran\u00eb Partis\u00eb Demokratike edhe n\u00eb periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Ajo u shpreh se nuk e ka zgjedhur politik\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb momentet kur ajo duartrokitet, por edhe n\u00eb dit\u00ebt kur k\u00ebrkohet forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dhe p\u00ebr t\u00eb mos braktisur bindjet.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Eva Meta<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm, t\u00eb dashur demokrat\u00eb, miq dhe bashkudh\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb, zoti Belind K\u00eblli\u00e7i dhe zonja Jorida Tabaku!<\/p>\n<p>I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, profesor doktor Sali Berisha!<\/p>\n<p>I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, Dega 1, zoti Fetah Hasanaj!<\/p>\n<p>E nderuar kryetare e Deg\u00ebs 2, zonja Majlinda Frendi!<\/p>\n<p>I nderuar kryetar i Deg\u00ebs 3, zoti G\u00ebzim Demushi!<\/p>\n<p>I nderuar kryetar i Deg\u00ebs 12, zoti Festim Dushku!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jem sot mes jush, n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb besoj se ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrtej nj\u00eb aktiviteti t\u00eb zakonsh\u00ebm politik. Sepse \u00e7do organizim politik ka nevoj\u00eb p\u00ebr momente reflektimi. Momente kur ndalemi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e saj dhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr t\u00eb menduar se \u00e7far\u00eb duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Ndoshta dikush mund t\u00eb pyes\u00eb: Pse nj\u00eb vajz\u00eb e re zgjedh nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon kaq shum\u00eb koh\u00eb, energji, sakrifica dhe p\u00ebrballje? P\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: sepse nuk kam dashur kurr\u00eb t\u00eb jem thjesht nj\u00eb spektatore e asaj q\u00eb ndodh n\u00eb vendin tim. Kam dashur t\u00eb jem aty ku merren vendimet, aty ku nd\u00ebrtohen idet\u00eb dhe aty ku b\u00ebhen p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Ky rrug\u00ebtim ka nisur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Kam qen\u00eb n\u00eb sheshe, n\u00eb protesta, n\u00eb dit\u00eb entuziazmi, por edhe n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi kam par\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vijn\u00eb dhe disa t\u00eb shkojn\u00eb. Kam par\u00eb periudha t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr familjen ton\u00eb politike, por vet\u00eb kam zgjedhur t\u00eb mos e braktis bindjen time. Sepse un\u00eb nuk e kam zgjedhur politik\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt kur ajo duartrokitet. E kam zgjedhur edhe p\u00ebr dit\u00ebt kur duhet t\u00eb kesh forc\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrosh.<\/p>\n<p>Ndoshta at\u00ebher\u00eb nuk e kuptoja plot\u00ebsisht se sa i gjat\u00eb do t\u00eb ishte ky rrug\u00ebtim, sa shum\u00eb p\u00ebrvoja do t\u00eb m\u00eb jepte dhe sa njer\u00ebz do t\u00eb njihja p\u00ebrgjat\u00eb tij. Por kisha di\u00e7ka q\u00eb vazhdon t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb edhe sot: d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kontribuar.<\/p>\n<p>U rrita politikisht bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim. Erdh\u00ebn protestat, angazhimet, sfidat, momentet e bukura dhe ato t\u00eb v\u00ebshtira. Dhe sot, kur shoh pas, ndihem krenare q\u00eb nuk kam qen\u00eb thjesht nj\u00eb v\u00ebzhguese e historis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj partie, por nj\u00eb pjes\u00eb aktive e saj.<\/p>\n<p>Sot jam an\u00ebtare e Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb Sekretariatin e Organizatave Partnere dhe Shoq\u00ebris\u00eb Civile. P\u00ebr mua, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb arritje personale; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi se angazhimi i nisur her\u00ebt, p\u00ebrkushtimi dhe besimi mund t\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt p\u00ebrgjegj\u00ebsive gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam nga ata njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb njohur politik\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira. Jam pjes\u00eb e nj\u00eb brezi q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur politikisht n\u00eb p\u00ebrballje, n\u00eb protesta, n\u00eb sakrifica dhe n\u00eb dit\u00eb kur t\u00eb q\u00ebndroje k\u00ebrkonte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa thjesht t\u00eb kishe nj\u00eb bindje. Kam qen\u00eb aty q\u00eb n\u00eb fillim, kam par\u00eb zhg\u00ebnjime, kam p\u00ebrjetuar v\u00ebshtir\u00ebsi, por nuk kam zgjedhur t\u00eb largohem kur gj\u00ebrat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr mua bindja politike nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kostum q\u00eb e veshim kur na leverdis dhe e heqim kur ndryshon koha; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jam sot k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ne jemi mbledhur sot jo thjesht p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb takim, por p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se Partia Demokratike ka ende energji, ka njer\u00ebz, ka ideale dhe, mbi t\u00eb gjitha, ka nj\u00eb arsye t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Rip\u00ebrt\u00ebritja nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb fshijm\u00eb historin\u00eb e atyre q\u00eb kan\u00eb kontribuar. P\u00ebrkundrazi, do t\u00eb thot\u00eb ta respektojm\u00eb at\u00eb histori dhe t\u00eb kemi guxim t&#8217;i shtojm\u00eb asaj kapituj t\u00eb rinj. Dua t\u00eb shoh nj\u00eb parti ku p\u00ebrvoja dhe energjia e t\u00eb rinjve nuk konkurrojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Ku kontributi vler\u00ebsohet, ku ideja d\u00ebgjohet dhe ku askush nuk ndihet i tep\u00ebrt.<\/p>\n<p>Dhe sot, kur na presin zgjedhjet lokale, duhet ta kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebrball\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe, por edhe nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Un\u00eb besoj te fitorja, jo si nj\u00eb slogan q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00ebp\u00ebr takime, por si nj\u00eb objektiv q\u00eb nd\u00ebrtohet me njer\u00ebz, me organizim, me besim dhe me pun\u00eb. Besoj se mund t&#8217;ua rikthejm\u00eb qytetar\u00ebve shpres\u00ebn se Tirana dhe Shqip\u00ebria mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe dua t&#8217;i them di\u00e7ka t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb: Kontributi juaj nuk \u00ebsht\u00eb harruar, q\u00ebndresa juaj nuk ka qen\u00eb e kot\u00eb. \u00c7do njeri q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb koh\u00ebn, energjin\u00eb dhe besimin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje politike ka nj\u00eb vend dhe ka nj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fal\u00ebnderim p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb, energji dhe p\u00ebrkushtim, p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb strukturat edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Pas \u00e7do organizimi ka njer\u00ebz, pas \u00e7do proteste ka sakrifica dhe pas \u00e7do kontributi ka nj\u00eb histori q\u00eb meriton respekt.<\/p>\n<p>Por tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ta kthejm\u00eb n\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Kur t\u00eb vij\u00eb dita t\u00eb flasim p\u00ebr ndryshimin e Shqip\u00ebris\u00eb, dua q\u00eb t\u00eb mos jemi duke num\u00ebruar sa shum\u00eb kemi shpresuar, por sa shum\u00eb kemi arritur.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj te fitorja, besoj se ne do ta fitojm\u00eb Tiran\u00ebn, por, mbi t\u00eb gjitha, besoj se duhet t&#8217;u japim qytetar\u00ebve nj\u00eb arsye t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Doktor, un\u00eb e di q\u00eb ju e keni shum\u00eb qejf psikologjin\u00eb dhe jam e sigurt q\u00eb keni lexuar shum\u00eb libra psikologjik\u00eb. Un\u00eb kam lexuar librin e Carl Rogers, \u2018On Becoming a Person\u2019, dhe m\u00eb ka t\u00ebrhequr ve\u00e7an\u00ebrisht v\u00ebmendjen nj\u00eb fragment q\u00eb thot\u00eb: \u2018Ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb fillon kur kemi guximin ta pranojm\u00eb veten ashtu si\u00e7 jemi\u2019.<\/p>\n<p>Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reflektim q\u00eb ka shum\u00eb kuptim edhe p\u00ebr ne sot. Sepse ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb fillon me guximin p\u00ebr t\u00eb reflektuar, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u00eb pranuar se gjithmon\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhemi m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e pranish\u00ebm sot n\u00eb sall\u00eb: Mos e n\u00ebnvler\u00ebsoni kurr\u00eb fuqin\u00eb e nj\u00eb fillimi t\u00eb vog\u00ebl. Mos mendoni se jeni shum\u00eb t\u00eb rinj p\u00ebr t\u00eb kontribuar, p\u00ebr t\u00eb pasur ide, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi apo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e vendimmarrjes. Un\u00eb jam nj\u00eb shembull se nj\u00eb rrug\u00ebtim mund t\u00eb nis\u00eb q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe t\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb, p\u00ebrmes viteve t\u00eb angazhimit, drejt p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb dikur mund t\u00eb dukeshin shum\u00eb larg.<\/p>\n<p>Mos prisni t\u00eb vij\u00eb e ardhmja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sot pjes\u00eb e saj. Filloni ta nd\u00ebrtoni q\u00eb sot.<\/p>\n<p>Dua ta mbyll duke u kthyer edhe nj\u00eb her\u00eb te ajo vajza e vog\u00ebl q\u00eb e nisi k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Sot, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, ajo vazhdon t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin besim, por edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse kam m\u00ebsuar di\u00e7ka gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, \u00ebsht\u00eb se \u00ebndrrat kan\u00eb vler\u00eb kur shoq\u00ebrohen me p\u00ebrkushtim dhe se asnj\u00eb kontribut nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl kur b\u00ebhet me bindje.<\/p>\n<p>Prandaj dua q\u00eb secili prej nesh t\u00eb largohet sot nga kjo sall\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn energji dhe me besimin se kemi p\u00ebrpara nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Le t\u00eb jemi nj\u00eb ekip q\u00eb beson te nj\u00ebri-tjetri, nj\u00eb parti q\u00eb frym\u00ebzon t\u00eb rinjt\u00eb dhe nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb shkon drejt fitores me kok\u00ebn lart.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj te ne, besoj te Dega 2, besoj te Dega 12, besoj te Dega 1, besoj te Dega 3. Besoj te Partia Demokratike dhe besoj se s\u00eb bashku do t&#8217;ia dalim.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb fitojm\u00eb, Tirana do t\u00eb fitoj\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb fitoj\u00eb!<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretarja e Organizatave Partnere dhe Shoq\u00ebris\u00eb Civile n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Eva Meta, ka mbajtur nj\u00eb fjalim gjat\u00eb Foltores s\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritjes n\u00eb Tiran\u00eb, ku theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e angazhimit politik, bashk\u00ebpunimit mes brezave dhe p\u00ebrgatitjes s\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme lokale. N\u00eb prani t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha, deputet\u00ebve Belind K\u00eblli\u00e7i dhe Jorida Tabaku, si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161542,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161531","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161531"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161531\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161534,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161531\/revisions\/161534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161542"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}