{"id":161797,"date":"2026-11-24T09:18:36","date_gmt":"2026-11-24T09:18:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161797"},"modified":"2026-11-24T09:18:36","modified_gmt":"2026-11-24T09:18:36","slug":"7-vjet-pas-termetit-shkaterrimtar-dhjetra-banore-kane-nderruar-jete-ne-tirane-pa-mundur-te-hyjne-ne-shtepine-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/24\/7-vjet-pas-termetit-shkaterrimtar-dhjetra-banore-kane-nderruar-jete-ne-tirane-pa-mundur-te-hyjne-ne-shtepine-e-re\/","title":{"rendered":"7 vjet pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar, dhjetra banor\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pa mundur t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re"},"content":{"rendered":"<h5>Programi i Rind\u00ebrtimit zvarritet p\u00ebr vdekje n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Shtat\u00eb vjet pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar, dhjetra banor\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pa mundur t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qindra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb ngecur dhe keqfinancuar t\u00eb Rind\u00ebrtimit.<\/h5>\n<p>N\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr zyrtar t\u00eb familjeve q\u00eb presin banesat e programit t\u00eb rind\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb, kolona e fundit \u00ebsht\u00eb parashikuar p\u00ebr adres\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb re, godin\u00ebn, katin dhe numrin e apartamentit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr dhjetra banor\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb adres\u00ebs jan\u00eb sh\u00ebnuar fjal\u00ebt: \u201cKa nd\u00ebrruar jet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb vjet pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019, nj\u00ebzeten\u00ebnt\u00eb banor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs nd\u00ebrruan jet\u00eb pa arritur t\u00eb marrin kurr\u00eb \u00e7el\u00ebsat e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb re, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qindra t\u00eb tjer\u00eb mbeten ende n\u00eb pritje.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb hartuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs, 463 familje t\u00eb prekura nga t\u00ebrmeti prisnin ende strehim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025 \u2013 80 p\u00ebr qind e t\u00eb cil\u00ebve nga zona e Kombinatit.<\/p>\n<p>Programi i Rind\u00ebrtimit ka thithur mbi 100 miliard\u00eb lek\u00eb [rreth 1 miliard\u00eb euro] nga buxheti i shtetit, por nuk ka ende nj\u00eb afat t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrfundimi. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr buxhetin e vitit 2027, kryeministri Edi Rama e cil\u00ebsoi rind\u00ebrtimin n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb histori suksesi, por pranoi ngecjen e procesit n\u00eb kryeqytet, duke ia faturuar at\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kok\u00ebs n\u00eb drejtimin e Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi problem me rind\u00ebrtimin n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, sepse ka dy vjet pa kok\u00eb. Nj\u00eb shum\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje,\u201d deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe auditimet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit tregojn\u00eb se shpenzimet p\u00ebr rind\u00ebrtimin kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita e lidh k\u00ebt\u00eb ngadal\u00ebsim me dyshimet p\u00ebr p\u00ebrdorimin elektoral t\u00eb fondeve dhe dor\u00ebzimit t\u00eb apartamenteve.<\/p>\n<p>\u201cTempizmi i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb aq perfekt sa nuk mund ta quaj ve\u00e7se karrot\u00eb elektorale p\u00ebr votuesit,\u201d thot\u00eb deputetja demokrate, Jorida Tabaku.<\/p>\n<p><strong>Ngecja e Rind\u00ebrtimit<\/strong><\/p>\n<p>Programi i rind\u00ebrtimit ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr angazhimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha financiare t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, nga viti 2020 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025 u miratuan 124 miliard\u00eb lek\u00eb financime p\u00ebr rind\u00ebrtimin, nga t\u00eb cilat u shpenzuan faktikisht mbi 103 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2026, shpenzimet e raportuara nga buxheti i shtetit arrijn\u00eb n\u00eb rreth 104 miliard\u00eb lek\u00eb, ekuivalente me gati 1 miliard\u00eb euro. Paralelisht, Bashkimi Evropian ka financuar gjithashtu programin EU4Schools me 75 milion\u00eb euro p\u00ebr rind\u00ebrtimin dhe rehabilitimin e 63 objekteve arsimore.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb KLSH-s\u00eb p\u00ebr vitin 2025, i depozituar n\u00eb Kuvend n\u00eb tetor, shpenzimet p\u00ebr rind\u00ebrtimin gjat\u00eb vitit q\u00eb shkoi ran\u00eb me rreth 62% krahasuar me vitin 2024. Raporti thot\u00eb se nga 5 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb parashikuara u shpenzuan 3.2 miliard\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e fondeve u nda me vendime qeverie n\u00eb fund t\u00eb vitit. KLSH evidentoi 7 vendime qeverie apo 763 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb dat\u00ebn 30 dhjetor 2025.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e pun\u00ebs vazhdoi edhe gjat\u00eb vitit 2026. T\u00eb dh\u00ebnat nga Ministria e Financave p\u00ebr buxhetin faktik tregojn\u00eb se n\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb u shpenzuan vet\u00ebm 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb fondit t\u00eb rind\u00ebrtimit, ose 42% m\u00eb pak se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe vet\u00ebm nj\u00eb e kat\u00ebrta e fondit t\u00eb planifikuar p\u00ebr gjith\u00eb vitin.<\/p>\n<p>Ngecja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dukshme n\u00eb Tiran\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar pjesa m\u00eb e madhe e fondeve t\u00eb rind\u00ebrtimit. Nga fillimi i programit t\u00eb rind\u00ebrtimit deri n\u00eb shtator 2026, n\u00eb kryeqytet jan\u00eb shpenzuar rreth 28 miliard\u00eb lek\u00eb, ose m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e kat\u00ebrta e fondeve t\u00eb rind\u00ebrtimit. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre ka shkuar p\u00ebr nd\u00ebrtimet e reja n\u00eb Kombinat dhe n\u00eb lagjen \u201c5 Maji\u201d.<\/p>\n<p>Gjithsesi, gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit ka nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb pun\u00ebs dhe pagesave. N\u00eb vitin 2025, Bashkia Tiran\u00eb shpenzoi vet\u00ebm 37% t\u00eb fondeve t\u00eb disponueshme p\u00ebr rind\u00ebrtimin, nd\u00ebrsa situata u p\u00ebrkeq\u00ebsua gjat\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit, bashkia shpenzoi vet\u00ebm 189 milion\u00eb lek\u00eb nga 1.86 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb trash\u00ebguara, duke realizuar vet\u00ebm 10% t\u00eb fondit n\u00eb dispozicion. Krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2025, shpenzimet ran\u00eb me 73% dhe n\u00eb fund t\u00eb shtatorit, rreth 1.67 miliard\u00eb lek\u00eb mbeteshin t\u00eb pashpenzuara.<\/p>\n<p>Sipas ekonomistit Zef Pre\u00e7i, kjo situat\u00eb d\u00ebshmon mbi problematik\u00ebn e realizimit t\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>\u201cProblemi nuk duket t\u00eb jet\u00eb thjesht mungesa e parave, por pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i kthyer fondet e miratuara n\u00eb banesa t\u00eb p\u00ebrfunduara dhe familje t\u00eb sistemuara,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i v\u00ebren se dokumentet e bashkis\u00eb evidentojn\u00eb probleme me prokurimet, p\u00ebrgatitjen e investimeve dhe p\u00ebrdorimin e fondeve, si dhe dyshime p\u00ebr korrupsion dhe vendimmarrje klienteliste.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb pjes\u00eb e fondeve t\u00eb trash\u00ebguara nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren automatikisht, pasi nevojiten ndryshime t\u00eb vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb dhe miratime nga ministrit\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cEkzistenca e fondit n\u00eb buxhet nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb menj\u00ebher\u00eb i p\u00ebrdorsh\u00ebm p\u00ebr nevoj\u00ebn aktuale\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n<p>\u201cKur ky problem p\u00ebrs\u00ebritet nga viti n\u00eb vit, ai nuk mund t\u00eb trajtohet m\u00eb si nj\u00eb holl\u00ebsi teknike: mendoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u00e7\u00ebshtje koordinimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie nd\u00ebrmjet institucioneve\u201d, shton Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Ngecja e rind\u00ebrtimit nuk kufizohet vet\u00ebm te Tirana.<\/p>\n<p>Raporti i Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr vitin 2025 tregon se bashkit\u00eb e prekura nga t\u00ebrmeti shpenzuan mesatarisht vet\u00ebm 35% t\u00eb fondeve q\u00eb kishin n\u00eb dispozicion. N\u00eb Durr\u00ebs dhe Kurbin realizimi ishte vet\u00ebm 28%, n\u00eb Vor\u00eb 33%, nd\u00ebrsa n\u00eb Shijak dhe Rrogozhin\u00eb 19%. Vet\u00eb institucionet e qeveris\u00eb qendrore realizuan vet\u00ebm 14% t\u00eb fondeve t\u00eb akorduara p\u00ebr rind\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Auditimi i KLSH-s\u00eb p\u00ebr vitin 2025 evidentoi probleme n\u00eb planifikimin dhe shp\u00ebrndarjen e fondeve, p\u00ebrfshir\u00eb miratimin e projekteve t\u00eb reja pa siguruar m\u00eb par\u00eb financimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfundimin e projekteve t\u00eb mbartura. Auditimi konstatoi gjithashtu mang\u00ebsi n\u00eb klasifikimin e shpenzimeve dhe identifikimin e projekteve.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr p\u00ebrdorim elektoral<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr deputeten e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, problemet e planifikimit dhe zvarritja e rind\u00ebrtimit nuk jan\u00eb defekte teknike. Ajo ngre dyshime p\u00ebr p\u00ebrdorimin elektoral t\u00eb fondeve dhe apartamenteve.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb se qeveria ka miratuar financime dhe ka krijuar angazhime p\u00ebr rind\u00ebrtimin pa i pasqyruar si\u00e7 duhet n\u00eb planifikimin buxhetor t\u00eb viteve pasardh\u00ebse,\u201d thot\u00eb Tabaku.<\/p>\n<p>Sipas saj, auditimet e KLSH-s\u00eb kan\u00eb dokumentuar parregullsi n\u00eb financim dhe prokurime, p\u00ebrfshir\u00eb rastin e shkoll\u00ebs \u201c14 N\u00ebntori\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, ku jan\u00eb evidentuar probleme n\u00eb kriteret e tenderit dhe vler\u00ebsimin e ofertave.<\/p>\n<p>Deputetja ngre gjithashtu shqet\u00ebsime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb fondet n\u00eb vitet zgjedhore, duke ve\u00e7uar vitin 2021, kur realizimi i fondit t\u00eb rind\u00ebrtimit tejkaloi planin fillestar, n\u00eb kontrast me r\u00ebnien n\u00eb vitet pasardh\u00ebse.<\/p>\n<p>Ajo i referohet edhe konstatimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR p\u00ebr p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb zgjedhjet e atij viti, si dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb transfertave t\u00eb rind\u00ebrtimit disa muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore.<\/p>\n<p>Ekonomisti Zef Pre\u00e7i e konsideron real rrezikun e p\u00ebrdorimit politik t\u00eb apartamenteve, por thot\u00eb se p\u00ebr ta provuar at\u00eb nevojitet nj\u00eb analiz\u00eb e afateve t\u00eb p\u00ebrfundimit, kolaudimit dhe dor\u00ebzimit t\u00eb banesave. \u201cRreziku ekziston, por nuk provohet vet\u00ebm nga shpenzimet e ul\u00ebta n\u00eb vitet e zakonshme\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>\u201cStrehimi pas fatkeq\u00ebsis\u00eb apo n\u00eb rastet e familjeve n\u00eb nevoj\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim publik, jo favor i politikanit apo i maxhoranc\u00ebs\u201d, thekson Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Sipas tij, zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb pezullimi i dor\u00ebzimeve gjat\u00eb fushatave zgjedhore, por garantimi q\u00eb afatet dhe p\u00ebrzgjedhja e p\u00ebrfituesve t\u00eb mos ndikohen nga interesat politike.<\/p>\n<p><strong>Mes rr\u00ebnojave dhe premtimeve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kombinat, nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb goditura nga t\u00ebrmeti dhe ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar numri m\u00eb i madh i familjeve n\u00eb pritje, gjurm\u00ebt e shembjeve mbeten ende t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>Edmond \u00c7ata, banor i zon\u00ebs dhe pjes\u00eb e Grupit p\u00ebr Mbrojtjen e Kombinatit, thot\u00eb se gjendja ka ndryshuar pak gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb justifikimet e qeveris\u00eb p\u00ebr vonesat kan\u00eb ndryshuar disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi p\u00ebr Mbrojtjen e Kombinatit udh\u00ebhoqi nj\u00eb betej\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar prishjen e disa pallateve, pasi d\u00ebmtimet nuk e justifikonin shembjen. Por \u00c7ata thekson se \u00a0mungesa e kryebashkiakut nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpjegim bind\u00ebs p\u00ebr ngecjen e punimeve dhe zvarritjen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cRama para disa koh\u00ebsh n\u00eb Kombinat faj\u00ebsonte gjykat\u00ebn p\u00ebr bllokimin e procesit t\u00eb rind\u00ebrtimit, tani para disa dit\u00ebsh tha q\u00eb ka ngecur se bashkia \u00ebsht\u00eb pa kryetar, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as kjo e v\u00ebrtet\u00eb,\u201d pohon ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar procesin, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Ervin Demo, mblodhi m\u00eb 16 n\u00ebntor nj\u00eb grup nd\u00ebrinstitucional dhe njoftoi se qeveria po p\u00ebrgatiste nj\u00eb financim shtes\u00eb prej 1.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb takim, Demo pranoi se problemet ishin mes institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb mes institucioneve duhet t\u2019i zgjidhim ne. Familjet nuk duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb presin p\u00ebr shkak t\u00eb tyre,\u201d deklaroi Demo.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave financiare t\u00eb shp\u00ebrndara nga Bashkia e Tiran\u00ebs, fondi i premtuar mbulon vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb detyrimeve t\u00eb mbetura p\u00ebr rind\u00ebrtimin n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Kontratat e lidhura p\u00ebr rind\u00ebrtimin arrijn\u00eb n\u00eb rreth 33 miliard\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 5.3 miliard\u00eb mbeten ende p\u00ebr t\u2019u paguar. Prej tyre, 3.6 miliard\u00eb lek\u00eb nuk kan\u00eb financim t\u00eb miratuar nga shteti.<\/p>\n<p>N\u00ebse miratohet dhe disbursohet i plot\u00eb, fondi i ri prej 1.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh i premtuar nga Demo do t\u00eb mbulonte rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e detyrimeve t\u00eb mbetura.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, projektbuxheti i vitit 2027 parashikon vet\u00ebm 2 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Financimi i premtuar p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb sa 90% e k\u00ebsaj shume, megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb sqaruar n\u00ebse shuma 1.8 miliard\u00eb do t\u00eb mbulohet nga fondi i vitit 2027 apo nga nj\u00eb financim tjet\u00ebr i buxhetit qendror.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vonesat prodhojn\u00eb kosto shtes\u00eb. Bashkia e Tiran\u00ebs thot\u00eb se po mbulon nga t\u00eb ardhurat e veta grantet p\u00ebr d\u00ebmet n\u00eb banesa dhe bonusin e qiras\u00eb. Vet\u00ebm gjat\u00eb n\u00ebnt\u00ebmujorit 2026, bonusi i qiras\u00eb kushtoi rreth 137 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 865 familje p\u00ebrfituese, q\u00eb mbeten ende n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Ky i fundit mbetet ende pa afat. Sipas informacionit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, gjasht\u00eb pallate dhe nj\u00eb objekt arsimor ndodheshin ende n\u00eb proces rind\u00ebrtimi, nd\u00ebrsa 13 pallate t\u00eb tjera ishin n\u00eb proces riforcimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dokumentet nuk japin nj\u00eb afat t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e plot\u00eb t\u00eb procesit dhe dor\u00ebzimin e banesave p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr Zef Pre\u00e7in, v\u00ebmendja duhet t\u00eb zhvendoset nga shumat e miratuara te rezultatet konkrete.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb do ta zhvendosja debatin nga \u2018sa para u miratuan\u2019 te \u2018\u00e7far\u00eb zgjidhjeje u dha dhe brenda cilit afat\u2019\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr familjet q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me qira ose n\u00eb banesa t\u00eb p\u00ebrkohshme, premtimet e reja nuk ofrojn\u00eb ende nj\u00eb dat\u00eb se kur do t\u00eb mund t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Edmond \u00c7ata, i cili prej vitesh kund\u00ebrshton m\u00ebnyr\u00ebn se si po zhvillohet rind\u00ebrtimi n\u00eb Kombinat, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb nuk besoi premtimet dhe se refuzoi prishjen e pallatit ku ai \u00a0jeton. Ai thot\u00eb se ata q\u00eb u g\u00ebnjyen nga propaganda e kryeministrit dhe i besuan qeveris\u00eb se do merrnin apartamente t\u00eb reja, mbeten tani n\u00eb pritje t\u00eb zgjidhjeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebn Rama tani e b\u00ebn p\u00ebr mbijetes\u00ebn e tij politike\u201d, thot\u00eb ai. \u201cUn\u00eb nuk pres asgj\u00eb nga Rama dhe qeveria e tij.\u201d\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Programi i Rind\u00ebrtimit zvarritet p\u00ebr vdekje n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Shtat\u00eb vjet pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar, dhjetra banor\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pa mundur t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e re, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qindra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb ngecur dhe keqfinancuar t\u00eb Rind\u00ebrtimit. N\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr zyrtar t\u00eb familjeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161798,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161797","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161797"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161797\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161800,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161797\/revisions\/161800"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}