{"id":161817,"date":"2026-11-24T10:21:17","date_gmt":"2026-11-24T10:21:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161817"},"modified":"2026-11-24T10:21:17","modified_gmt":"2026-11-24T10:21:17","slug":"bardhi-maxhorances-e-trajtoni-parlamentin-si-partine-tuaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/24\/bardhi-maxhorances-e-trajtoni-parlamentin-si-partine-tuaj\/","title":{"rendered":"Bardhi\u2013maxhoranc\u00ebs: E trajtoni Parlamentin si partin\u00eb tuaj!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhoranc\u00ebn se nuk e merr seriozisht procesin e integrimit europian dhe se ka cenuar funksionimin e institucioneve dhe t\u00eb parlamentarizmit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve, Bardhi shprehu kritika p\u00ebr mosmbledhjen e saj brenda afatit tre ditor, t\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 98 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit. Sipas tij, k\u00ebrkesa e opozit\u00ebs ishte depozituar m\u00eb 16 n\u00ebntor, nd\u00ebrsa mbledhja u zhvillua vet\u00ebm m\u00eb 24 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Duke iu referuar raport-progresit t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr vitin 2026, Bardhi k\u00ebrkoi q\u00eb Kuvendi t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb kalendar konkret p\u00ebr adresimin e problematikave t\u00eb evidentuara nga Brukseli, duke theksuar se shum\u00eb prej shqet\u00ebsimeve p\u00ebrs\u00ebriten prej vitesh.<\/p>\n<p>Bardhi p\u00ebrmendi gjithashtu edhe kriikat p\u00ebr moszbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1763935_0_6b05646a2d452   \" data-unique=\"jnews_module_1763935_0_6b05646a2d452\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><em>\u201c<\/em>Zoti kryetar, b\u00ebt\u00eb mir\u00eb q\u00eb e referuat nenin 98. Neni 98 thot\u00eb q\u00eb kryetari i Kuvendit, brenda 3 dit\u00ebve, mbledh Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve. Sot jemi n\u00eb dit\u00ebn e 9-t\u00eb dhe ju, n\u00eb shkelje t\u00eb Rregullores, nuk kujdeseni as formalisht p\u00ebr t\u00eb trajtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e opozit\u00ebs. Pra, ju e mblidhni Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve kur t\u00eb keni ju koh\u00eb, kur d\u00ebshironi ju, jo kur ju urdh\u00ebron Rregullorja e Kuvendit.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Kjo tregon se sa i respektoni ju t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs dhe sa seriozisht e merrni, n\u00eb fakt, raportin e Komisionit Europian. N\u00ebse kishte nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ishte krejt evidente, \u00ebsht\u00eb se ju dhe n\u00ebn drejtimin tuaj parlamentarizmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb. Nuk ka kontroll parlamentar, nuk respektohen t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs, procesin ligjv\u00ebn\u00ebs e b\u00ebni si t\u00eb d\u00ebshironi ju: vjen ligji sot dhe p\u00ebr dy dit\u00eb e fusni n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>Keni kapur t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb em\u00ebrimit politik t\u00eb titullar\u00ebve n\u00eb \u00e7do institucion. Pra, praktikisht, i keni v\u00ebn\u00eb ky\u00e7in Parlamentit, e trajtoni Parlamentin sikur t\u00eb jet\u00eb partia juaj. N\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb partia juaj, por institucioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtij vendi, q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsimin e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve mbi baz\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb rezultatit t\u00eb tyre, dhe ju duhet t\u00eb respektoni hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb i takon opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani, p\u00ebrpara se t\u00eb kalojm\u00eb te shqyrtimi, un\u00eb dua nj\u00eb sqarim nga kryetari i Kuvendit: pse, me nd\u00ebrgjegje, ka vendosur t\u00eb shkel\u00eb nenin 98? Nuk \u00ebsht\u00eb opsional. K\u00ebtu thuhet \u00abbrenda 3 dit\u00ebve\u00bb, pra mund ta mbledh\u00ebsh dit\u00ebn e par\u00eb, dit\u00ebn e dyt\u00eb, por edhe dit\u00ebn e tret\u00eb. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb dat\u00ebn 16. Sot \u00ebsht\u00eb data 24 n\u00ebntor, pra ka tejkaluar \u00e7do logjik\u00eb normale t\u00eb trajtimit t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shpikje, mjafton t\u00eb shikoni se \u00e7far\u00eb b\u00ebn Parlamenti i Kosov\u00ebs. Sot doli raporti, t\u00eb nes\u00ebrmen opozita paraqiti k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr debat n\u00eb seanc\u00eb plenare dhe t\u00eb pasnes\u00ebrmen Kuvendi i Kosov\u00ebs u mblodh n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb diskutuar progres-raportin.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, kur gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb normale, shkelim Rregulloren, shkelim t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs dhe vijm\u00eb k\u00ebtu e b\u00ebjm\u00eb sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb lutem, s\u00eb pari, q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se puna e komisioneve parlamentare nuk pengon pun\u00ebn e Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb argument t\u00eb thuash se un\u00eb shkela Rregulloren sepse ishte i z\u00ebn\u00eb Ul\u00ebsiu. Nuk q\u00ebndron. Ul\u00ebsiu t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn e vet. Konferenca e Kryetar\u00ebve e mori Ul\u00ebsiun, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb i pari nga kryetar\u00ebt e komisioneve, pa nj\u00eb specifik\u00eb t\u00eb caktuar. Pra, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb Ul\u00ebsiu, po shkelim Rregulloren. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i argumentit q\u00eb ju jepni, zonja Peleshi, dhe kjo nuk q\u00ebndron aspak, sepse Rregullorja \u00ebsht\u00eb Rregullore dhe duhet t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p>Pra, un\u00eb mora Ul\u00ebsiun se nuk doja m\u00eb mir\u00eb Milv\u00ebn e me radh\u00eb, mora Ul\u00ebsiun meqen\u00ebse ishte i pari. Po t\u00eb thuash q\u00eb ka qen\u00eb i z\u00ebn\u00eb Ul\u00ebsiu dhe un\u00eb shkela Rregulloren, dometh\u00ebn\u00eb, edhe ta paraqes\u00ebsh si argument, vet\u00ebm ti mund ta b\u00ebsh, sepse un\u00eb nuk besoj se e b\u00ebn dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Konferenca e Kryetar\u00ebve ka axhend\u00ebn e vet. Mbledhjet e Ul\u00ebsiut zakonisht i filluam pas or\u00ebs 10, ndaj Konferenca e Kryetar\u00ebve mund t\u00eb ishte mbledhur sot n\u00eb or\u00ebn 08:30, dit\u00ebn e enjte, n\u00eb nj\u00eb orar tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e ndershme t\u00eb thoshit se mua nuk m\u00eb intereson Rregullorja, nuk m\u00eb interesojn\u00eb t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs, b\u00ebj si dua un\u00eb, sepse k\u00ebshtu kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga dita kur jam ulur n\u00eb at\u00eb karrige. Do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e ndershme dhe do ta kishim pranuar si argument, sepse tashm\u00eb edhe jemi m\u00ebsuar. Dometh\u00ebn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni, raport-progresi p\u00ebr vitin 2026 i Komisionit Europian ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, duke ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh q\u00eb padyshim k\u00ebrkojn\u00eb debat dhe adresim nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne, procesi i integrimit ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kuvendi duhet t\u00eb jet\u00eb i angazhuar p\u00ebr t\u00eb adresuar me shum\u00eb seriozitet t\u00eb gjitha v\u00ebrejtjet q\u00eb Komisioni Europian i ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raportin e vet vjetor, duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb raport jo thjesht si nj\u00eb dokument politik, por mbi t\u00eb gjitha si nj\u00eb dokument pune, p\u00ebr t\u00eb cilin bashk\u00ebrisht, n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb kemi nj\u00eb kalendar se si do t\u00eb adresojm\u00eb secilin shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>V\u00ebrej se n\u00eb raport ka shqet\u00ebsime q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten apo mbarten nga viti n\u00eb vit. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vet, ka shqet\u00ebsime q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe n\u00eb raportin e vitit t\u00eb shkuar, edhe n\u00eb raportin e para dy viteve e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e papranueshme, zoti kryetar, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb Komisioni Europian i kujton k\u00ebtij Kuvendi detyrimin q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb respektuar vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb cilat injorohen kur nuk i interesojn\u00eb mazhoranc\u00ebs, por edhe zvarriten n\u00eb zbatimin e tyre derisa b\u00ebhen t\u00eb pazbatueshme apo humbasin efektin e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i fundit \u00ebsht\u00eb vendimi p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor, zbatimin e t\u00eb cilit ju e keni zvarritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb papranueshme. Pra, kan\u00eb kaluar 5 muaj q\u00eb ky Kuvend nuk zbaton nj\u00eb vendim q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar. Ai k\u00ebrkon vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb respektohet nj\u00eb e drejt\u00eb e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ju ka urdh\u00ebruar q\u00eb n\u00eb korrik, po mbaron n\u00ebntori dhe ne ende nuk kemi ekzekutuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Prandaj, e shfryt\u00ebzoj edhe k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019ju b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb reflektoni, t\u00eb zbatoni vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe t\u00eb respektoni t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs\u201d,\u00a0tha Bardhi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhoranc\u00ebn se nuk e merr seriozisht procesin e integrimit europian dhe se ka cenuar funksionimin e institucioneve dhe t\u00eb parlamentarizmit n\u00eb vend. N\u00eb mbledhjen e Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve, Bardhi shprehu kritika p\u00ebr mosmbledhjen e saj brenda afatit tre ditor, t\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 98 t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75881,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161817"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161817\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161818,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161817\/revisions\/161818"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}