{"id":161848,"date":"2026-11-24T18:13:47","date_gmt":"2026-11-24T18:13:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=161848"},"modified":"2026-11-24T18:14:12","modified_gmt":"2026-11-24T18:14:12","slug":"osman-stafa-durresi-eshte-grabitur-dhe-vrare-pd-duhet-te-riktheje-moralin-dinjitetin-dhe-te-verteten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/24\/osman-stafa-durresi-eshte-grabitur-dhe-vrare-pd-duhet-te-riktheje-moralin-dinjitetin-dhe-te-verteten\/","title":{"rendered":"Stafa: Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb grabitur dhe vrar\u00eb, PD duhet t\u00eb rikthej\u00eb moralin, dinjitetin dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Deg\u00ebs nr.2 t\u00eb PD n\u00eb Durr\u00ebs, Osman Stafa, gjat\u00eb takimit t\u00eb Foltores s\u00eb \u2018Rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2019, ka ngritur akuza t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar Durr\u00ebsin si nj\u00eb qytet t\u00eb grabitur dhe t\u00eb shkat\u00ebrruar nga interesat e pushtetit, oligarkis\u00eb dhe industris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij drejtuar Sali Berish\u00ebs dhe demokrat\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, Stafa u ndal te shpopullimi, degradimi i turizmit dhe shkat\u00ebrrimi i trash\u00ebgimis\u00eb historike t\u00eb qytetit. Ai k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb PD t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb saj politike moralin, dinjitetin dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si importim t\u00eb votuesve nga jasht\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb funksion t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Osman Staf\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Doktor Berisha, mir\u00ebmbr\u00ebma dhe mir\u00eb se erdh\u00ebt! Miq, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, deputet\u00eb dhe koleg\u00eb, ju p\u00ebrsh\u00ebndes dhe ju uroj mir\u00ebmbr\u00ebma. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ky komunikim dhe ky ballafaqim.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flas pak ndryshe. Zoti kryetar, ju p\u00ebrg\u00ebzoj dhe ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>Arsyeja pse d\u00ebshiroj ta nis pak ndryshe k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim me ju \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtim q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me doktor Berish\u00ebn. M\u00eb kujtohet momenti kur doktor Berisha u shpall non grata. Ishte nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare. N\u00eb hotel Rogner, doktor Berisha citoi tri fjal\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin arsyen pse do t\u00eb p\u00ebrballej: moralin, dinjitetin dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Arsyeja pse e nisa k\u00ebt\u00eb diskutim duke kujtuar k\u00ebto tri fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb se ato jan\u00eb tri vlera t\u00eb shenjta, t\u00eb cilat, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sot i mungojn\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Shoq\u00ebria shqiptare dhe Partia Demokratike kan\u00eb nevoj\u00eb t&#8217;u rikthejn\u00eb shqiptar\u00ebve moralin, dinjitetin dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb dhe nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Por, si gjithmon\u00eb n\u00eb momente vendimtare, Partia Demokratike ka treguar se \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb fituar mbi kauzat q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb diskutoj edhe nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb: situat\u00ebn aktuale politike q\u00eb po kalon Shqip\u00ebria. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, me t\u00eb cil\u00ebn vendi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 36 viteve. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, demokracia shqiptare \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng dhe e gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, bashk\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga sekti i Edi Ram\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti, miq dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb mi. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti me t\u00eb cilin duhet t\u00eb p\u00ebrballemi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Edi Rama sot \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga oligarkia financiare dhe krimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe q\u00eb na ka r\u00ebnduar prej vitesh dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi ne n\u00ebse nuk do t\u00eb guxojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me t\u00eb. Kjo e keqe largohet vet\u00ebm p\u00ebrmes p\u00ebrballjes.<\/p>\n<p>I nderuar doktor Berisha, qyteti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb i grabitur. Qyteti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. Pa frik\u00eb e them: \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhunuar dhe sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb viktim\u00eb. \u00cbsht\u00eb viktim\u00eb e pushtetit.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsin e ka vrar\u00eb n\u00ebntoka. Kur vritet n\u00ebntoka e Durr\u00ebsit, do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb historia e tij. Ky qytet jeton mbi histori dhe ne kemi misionin q\u00eb t\u00eb mos lejojm\u00eb t&#8217;i vritet historia.<\/p>\n<p>E ka vrar\u00eb industria e nd\u00ebrtimit. E ka vrar\u00eb turizmi. E ka vrar\u00eb me dashje. Dhe un\u00eb them se k\u00ebtu ka interesa q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej oligarkis\u00eb apo industris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit. Turizmi sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bazat e ekonomis\u00eb globale. Durr\u00ebsi nuk ka m\u00eb turiz\u00ebm. \u00cbsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb urbane. Duam apo nuk duam ta pranojm\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Por ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb 36 vite demokraci, Partia Demokratike n\u00eb Durr\u00ebs ka pasur dy kryetar\u00eb bashkie: t\u00eb ndjerin Tomor Golemi dhe Arqile Gorean. Ne duhet ta themi me k\u00ebnaq\u00ebsi, sepse gjat\u00eb koh\u00ebs kur Partia Demokratike ishte n\u00eb pushtet, nuk lejuam q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohej as n\u00ebntoka dhe as turizmi i Durr\u00ebsit. K\u00ebt\u00eb duhet ta mbajm\u00eb edhe si kauz\u00eb, sepse meritojm\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndalesha edhe te nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, sidomos n\u00eb 14-15 vitet e fundit, pa mohuar problematikat edhe gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si pla\u00e7k\u00eb tregu n\u00eb interes t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb ngre edhe nj\u00eb shqet\u00ebsim madhor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim komb\u00ebtar: shpopullimin e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, ndiej k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebmarrje. Kjo tregon forc\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb qytetar\u00ebve durrsak\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. Por shpopullimi i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 36 viteve. Ne duhet t\u00eb kemi kuraj\u00ebn t\u00eb p\u00ebrballemi me k\u00ebt\u00eb fenomen dhe t\u00eb krijojm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb larguar. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, d\u00ebmi do t\u00eb jet\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe i pallogaritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij shqet\u00ebsimi dhe meqen\u00ebse po flasim edhe p\u00ebr nj\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje, d\u00ebshiroj t&#8217;i drejtohem doktor Berish\u00ebs dhe deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike: ne duhet ta vendosim n\u00eb statutin e Partis\u00eb Demokratike bashkimin e trojeve shqiptare si nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb patjet\u00ebrsueshme. Ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kusht i panegociuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb sot. Ne duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb bashkimin e trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, dua t\u00eb them edhe dy gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Doktor Berisha, t\u00eb enjten n\u00eb Parlamentin shqiptar diskutohet buxheti. Do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb mos mjaftohen vet\u00ebm me ngritjen e kartonit kund\u00ebr buxhetit, por t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme, sidomos p\u00ebr sektor\u00ebt jetik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Kur bujq\u00ebsis\u00eb i akordohen 50 apo 60-70 milion\u00eb euro, kjo do t\u00eb thot\u00eb se kaq para krimi i organizuar p\u00ebrdor sot vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb far\u00eb hashashi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb planifikim p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb paraqisnin nj\u00eb platform\u00eb konkrete p\u00ebr t\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;u ofruar qytetar\u00ebve alternativ\u00ebn q\u00eb ata presin prej nesh.<\/p>\n<p>Kam edhe nj\u00eb shqet\u00ebsim dhe nj\u00eb informacion q\u00eb duhet t\u00eb na v\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb alarm. Kam t\u00eb dh\u00ebna se nga Bashkia e Durr\u00ebsit po importohen votues nga jasht\u00eb qytetit, ashtu si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb vitin 2015. Pra, bandat e krimit po vazhdojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metod\u00eb p\u00ebr t\u00eb importuar votues nga jasht\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00eb funksion t\u00eb votimeve t\u00eb 14 majit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, i uroj suksese Partis\u00eb Demokratike dhe fitore n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Dhe, shum\u00eb miq\u00ebsisht, meqen\u00ebse jam nj\u00eb nga themeluesit e Partis\u00eb Demokratike dhe prej 36 vitesh pjes\u00eb e k\u00ebsaj partie, do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb oferta jon\u00eb t\u00eb bazohet, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, te morali, dinjiteti dhe e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ua kemi borxh qytetar\u00ebve dhe \u00e7do bashk\u00ebpun\u00ebtori q\u00eb, me apo pa dashje, mund t\u00eb jet\u00eb larguar nga radh\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Faleminderit dhe suksese t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Deg\u00ebs nr.2 t\u00eb PD n\u00eb Durr\u00ebs, Osman Stafa, gjat\u00eb takimit t\u00eb Foltores s\u00eb \u2018Rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2019, ka ngritur akuza t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar Durr\u00ebsin si nj\u00eb qytet t\u00eb grabitur dhe t\u00eb shkat\u00ebrruar nga interesat e pushtetit, oligarkis\u00eb dhe industris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij drejtuar Sali Berish\u00ebs dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161849,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-161848","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=161848"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161848\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":161851,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/161848\/revisions\/161851"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=161848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=161848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=161848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}