{"id":162091,"date":"2026-11-26T11:42:39","date_gmt":"2026-11-26T11:42:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=162091"},"modified":"2026-11-26T11:42:39","modified_gmt":"2026-11-26T11:42:39","slug":"stuhite-po-vijne-si-mund-te-sigurohemi-financiarisht-dhe-nje-kuriozitet-per-emertimet-e-stuhive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/26\/stuhite-po-vijne-si-mund-te-sigurohemi-financiarisht-dhe-nje-kuriozitet-per-emertimet-e-stuhive\/","title":{"rendered":"Stuhit\u00eb po vijn\u00eb, si mund t\u00eb sigurohemi financiarisht dhe nj\u00eb kuriozitet p\u00ebr em\u00ebrtimet e stuhive"},"content":{"rendered":"<p>Stuhit\u00eb, er\u00ebrat e vrullshme dhe t\u00eb shpejta q\u00eb marrin p\u00ebrpara gjith\u00eb \u00e7\u2019munden, po vijn\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb e njoftoi zyrtarisht Instituti i Gjeoshkencave. Shpesh, n\u00eb raportimet mediatike, p\u00ebr parashikimet e motit apo edhe p\u00ebr bilancin e d\u00ebmeve materiale dhe jomateriale q\u00eb ato shkaktojn\u00eb, stuhit\u00eb marrin edhe em\u00ebrtime q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen. N\u00eb stuhin\u00eb \u201cAnjeta\u201d, s\u00eb fundmi, n\u00eb Rodos t\u00eb Greqis\u00eb 60 automjete u rr\u00ebmbyen nga uji, dhjetra banesa u p\u00ebrmbyt\u00ebn dhe infrastruktura rrugore u d\u00ebmtua dhe u bllokua. A mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kombinim inteligjent sigurimesh, q\u00eb minimizon d\u00ebmet e stuhive n\u00eb buxhetet vetjake?<\/p>\n<h3><strong>Tre sigurimet q\u00eb duhen njohur sa her\u00eb stuhit\u00eb afrohen:\u00a0<\/strong><\/h3>\n<p>Me kombinimin inteligjent t\u00eb k\u00ebtyre tre sigurimeve, mbulimi p\u00ebr ngjarje t\u00eb tilla, si n\u00eb drejtim t\u00eb banes\u00ebs, biznesit, automjetit, apo sh\u00ebndetit, b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb i plot\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>Sigurimi KASKO p\u00ebr automjetin,<\/li>\n<li>Sigurimi shtes\u00eb mbi sigurimin e banes\u00ebs\/pron\u00ebs\/biznesit: rreziku i stuhis\u00eb.<\/li>\n<li>Sigurimi nga aksidentet personale<\/li>\n<\/ol>\n<p>Kur nj\u00eb automjet d\u00ebmtohet nga r\u00ebnia e pem\u00ebve, deg\u00ebve apo objekteve t\u00eb tjera gjat\u00eb nj\u00eb stuhie, mbulimin financiar p\u00ebr k\u00ebto d\u00ebme t\u00eb automjetit do ta ofroj\u00eb sigurimi Kasko. Cilido qytetar q\u00eb planifikon t\u00eb mbrohet financiarisht p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb stuhia mund t\u2019i shkaktoj\u00eb automjetit t\u00eb tij t\u00eb parkuar jasht\u00eb banes\u00ebs duhet t\u00eb mendoj\u00eb si zgjidhje sigurimin KASKO. Sa kushton nj\u00eb sigurim KASKO n\u00eb SIGAL nga t\u00eb gjitha rreziqet e sigurueshme? P\u00ebraf\u00ebrsisht sa 2.5% e vler\u00ebs s\u00eb mjetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sigurim inteligjent nga stuhit\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb shtohet vullnetarisht edhe mbulimi i rrezikut nga stuhit\u00eb dhe fenomenet e tjera natyrore mbi sigurimin baz\u00eb t\u00eb banes\u00ebs, q\u00eb ofron mbrojtje vet\u00ebm nga rreziku i zjarrit. Kostoja e k\u00ebtij mbulimi shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 0.04% e shum\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohet nga vet\u00eb i siguruari t\u00eb mbulohet. N\u00ebse nj\u00eb apartament i siguruar p\u00ebr vler\u00eb mbulimi10 milion\u00eb lek\u00eb nga zjarri kushton rreth 5,000 lek\u00eb n\u00eb vit sipas kalkulatorit online t\u00eb Sigal.al, me vet\u00ebm 4,000 lek\u00eb shtes\u00eb (0.04% e 10 milion\u00ebshit) n\u00eb vit, n\u00eb polic\u00eb p\u00ebrfshihet edhe mbulimi nga stuhit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb mbulimi. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se me rreth 9,000 lek\u00eb n\u00eb vit, nj\u00eb apartament mund t\u00eb jet\u00eb i siguruar si nga zjarri, ashtu edhe nga d\u00ebmet q\u00eb shkaktojn\u00eb stuhit\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurimi i tret\u00eb, p\u00ebr aksidentet personale, sjell nj\u00eb mbrojtje financiare p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsisht i prekur, si pasoj\u00eb e veprimtarive ditore t\u00eb tij apo e pun\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb preken nga stuhia. Nj\u00eb deg\u00eb q\u00eb rr\u00ebzohet dhe shkakton nj\u00eb paaft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr pun\u00eb. Nj\u00eb shtyll\u00eb tensioni q\u00eb bie mbi nj\u00eb trup njer\u00ebzor dhe shkakton paaft\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb plot\u00eb ose deri edhe humbje jete: sigurimi nga aksidentet garanton d\u00ebmshp\u00ebrblimin financiar t\u00eb familjar\u00ebve ose trash\u00ebgimtar\u00ebve n\u00eb rastin e humbjes dhe t\u00eb d\u00ebmtuarit, n\u00eb rastin e d\u00ebmtimeve fizike. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb mbulimeve t\u00eb zgjedhura, sigurimi nga aksidentet mbulon edhe shpenzimet mjek\u00ebsore t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit.<\/p>\n<h3><strong>Emrat e stuhive<\/strong><\/h3>\n<p>Sh\u00ebrbimet komb\u00ebtare meteorologjike n\u00eb Evrop\u00eb em\u00ebrtojn\u00eb stuhit\u00eb q\u00eb parashikohet t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebme, p\u00ebr leht\u00ebsuar komunikimin mes institucioneve, mediave dhe qytetar\u00ebve. Em\u00ebrtimi b\u00ebhet kur fenomenet arrijn\u00eb pragun e alarmit t\u00eb kuq ose portokalli (amber) n\u00eb sistemin Meteoalarm. Emrin zyrtar e p\u00ebrcakton sh\u00ebrbimi meteorologjik i vendit q\u00eb preket i pari, sipas list\u00ebs s\u00eb grupit p\u00ebrkat\u00ebs rajonal. Ai mbetet i pandryshuar edhe kur stuhia kalon kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Evropa ndahet n\u00eb gjasht\u00eb grupe rajonale, secili me list\u00ebn e vet t\u00eb emrave. Shqip\u00ebria b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb grupin e Mesdheut Qendror, s\u00eb bashku me Italin\u00eb, Sllovenin\u00eb, Kroacin\u00eb, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn, Malin e Zi, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Malt\u00ebn. Zona karakterizohet nga depresione mesdhetare, q\u00eb shpesh formohen pran\u00eb Xhenov\u00ebs dhe shoq\u00ebrohen me reshje t\u00eb dendura e er\u00ebra t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Lista zyrtare publikohet zakonisht m\u00eb 1 shtator ose pak m\u00eb her\u00ebt. Sezoni 2026\u20132027 shtrihet nga fillimi i shtatorit 2026 deri m\u00eb 31 gusht 2027, nd\u00ebrsa p\u00ebr Mesdheun Lindor nis m\u00eb 1 tetor.<\/p>\n<p>19 emrat e parashikuar p\u00ebr stuhit\u00eb e Mesdheut Qendror gjat\u00eb sezonit 2026-2027 jan\u00eb: Agneta, Biagio, Cloe, Dante, Eugenia, Folco, Gabriella, Italo, Lucilla, Manlio, Noemi, Orazio, Priscilla, Rolando, Samira, Tarciso, Ursula, Virgilio dhe Zeudi. Deri tani \u00ebsht\u00eb regjistruar stuhia Agneta, 1-3 n\u00ebntor, e cila shkaktoi d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme n\u00eb jug t\u00eb Italis\u00eb dhe n\u00eb disa ishuj grek\u00eb.<\/p>\n<p>Cilido qoft\u00eb emri i stuhis\u00eb, ajo q\u00eb duhet ditur \u00ebsht\u00eb se emri i siguris\u00eb financiare \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb: SIGAL INSURANCE GROUP.\u00a0Sipas raportit t\u00eb AMF p\u00ebr 10-mujorin, janar-tetor 2026, kompania d\u00ebmshp\u00ebrbleu mbi 18 mij\u00eb raste p\u00ebrfituesish nga sigurimet dhe \u00ebsht\u00eb kompania me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimeve t\u00eb paguara, si n\u00eb segmentin e jet\u00ebs ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb jojet\u00ebs n\u00eb industrin\u00eb vendase t\u00eb sigurimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Stuhit\u00eb, er\u00ebrat e vrullshme dhe t\u00eb shpejta q\u00eb marrin p\u00ebrpara gjith\u00eb \u00e7\u2019munden, po vijn\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb e njoftoi zyrtarisht Instituti i Gjeoshkencave. Shpesh, n\u00eb raportimet mediatike, p\u00ebr parashikimet e motit apo edhe p\u00ebr bilancin e d\u00ebmeve materiale dhe jomateriale q\u00eb ato shkaktojn\u00eb, stuhit\u00eb marrin edhe em\u00ebrtime q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen. N\u00eb stuhin\u00eb \u201cAnjeta\u201d, s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":162092,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-162091","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162091"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162091\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":162093,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162091\/revisions\/162093"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}