{"id":162171,"date":"2026-11-26T22:21:52","date_gmt":"2026-11-26T22:21:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=162171"},"modified":"2026-11-26T22:35:28","modified_gmt":"2026-11-26T22:35:28","slug":"deklarata-e-forte-e-spiropalit-rama-manipuloi-zgjedhjet-me-krimin-dhe-korrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/26\/deklarata-e-forte-e-spiropalit-rama-manipuloi-zgjedhjet-me-krimin-dhe-korrupsionin\/","title":{"rendered":"Spiropali pranon manipulimin e zgjedhjeve nga Rama\/ &#8220;Deformoi votat me krimin dhe korrupsionin&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Elisa Spiropali ka ashp\u00ebrsuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama pas p\u00ebrjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Socialiste, duke ngritur akuza p\u00ebr deformimin e vot\u00ebs, ndikimin e krimit dhe korrupsionit n\u00eb proceset zgjedhore, si dhe p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb interviste sonte n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Spiropali tha se sistemi politik dhe zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime t\u00eb thella, nd\u00ebrsa i atribuoi Ram\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr problematikat q\u00eb, sipas saj, jan\u00eb krijuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb funksionimin e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-kryetarja e Kuvendit u shpreh se mazhoranca duhet t\u00eb kishte zgjedhur dialogun me protestuesit dhe t\u2019i kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb opozit\u00ebs. Ajo k\u00ebrkoi gjithashtu nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsonte kalimin drejt nj\u00eb sistemi proporcional me lista t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr zgjedhjet, Spiropali pranoi se ekziston deformim i vot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin b\u00ebri p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe presionin q\u00eb, sipas saj, ushtron pushteti, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat periferike.<\/p>\n<p>\u201cDeformimi fillon nga sistemi elektoral. Deformim t\u00eb vot\u00ebs ka, sepse forca e pushtetit \u00ebsht\u00eb aq e madhe, dhe mbi t\u00eb gjitha n\u00eb periferit\u00eb e larg\u00ebta, presioni i pushtetit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Spiropali p\u00ebrmendi gjithashtu ndikimin e krimit, korrupsionit dhe p\u00ebrdorimin e mjeteve shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb tender\u00ebt, si elemente q\u00eb, sipas saj, ndikojn\u00eb n\u00eb sistemin politik dhe zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cKa element\u00eb t\u00eb krimit, korrupsionit, ka element\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb mjeteve t\u00eb pushtetit, t\u00eb tender\u00ebve dhe shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin dhe ndryshimin e k\u00ebtyre problematikave Spiropali ia atribuoi drejtp\u00ebrdrejt kryeministrit dhe kryetarit t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdi Rama ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb si p\u00ebr t\u00eb par\u00eb problematikat, ashtu edhe p\u00ebr t\u2019i ndryshuar ato. \u00cbsht\u00eb kryeministri dhe kryetar i PS. Atdheu t\u00eb mos trajtohet si pron\u00eb private\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Spiropali e cil\u00ebsoi p\u00ebrqendrimin e pushtetit n\u00eb duart e nj\u00eb individi si nj\u00eb prej problemeve kryesore t\u00eb modelit aktual t\u00eb qeverisjes, duke deklaruar se do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndryshimin e sistemit.<\/p>\n<p>\u201cJam n\u00eb betej\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar dhe p\u00ebr ta evoluar sistemin. Un\u00eb jam ajo q\u00eb kam qen\u00eb dhe do jem. P\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb modeli i personalizimit ekstrem t\u00eb pushtetit\u201d, u shpreh deputetja.<\/p>\n<p>Ajo foli disa her\u00eb p\u00ebr zgjidhje politike dhe theksoi se dor\u00ebheqja e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht zgjidhje politike.<\/p>\n<p>Kritikat e saj u p\u00ebrqendruan edhe te gjendja e brendshme e Partis\u00eb Socialiste. Spiropali tha se PS mbetet nj\u00eb forc\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme politike, por ka nevoj\u00eb p\u00ebr reformim dhe reflektim, duke kund\u00ebrshtuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si modelin e \u201cpartis\u00eb-shtet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb parti progresiste, pulsi i s\u00eb cil\u00ebs rreh nga e ardhmja. A ka tendenca t\u00eb kthehet n\u00eb koh\u00eb mbrapa? Po, ka dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr reformim\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Spiropali paralajm\u00ebroi se socialist\u00ebt nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten vet\u00ebm te dob\u00ebsia e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb marr\u00eb fund partia-shtet. Nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahemi n\u00eb pushtet nga dob\u00ebsia e opozit\u00ebs. PS ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reflektim\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Deklaratat vijn\u00eb pas vendimit t\u00eb 24 n\u00ebntorit p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Spiropalit nga Grupi Parlamentar socialist, vendim q\u00eb ajo e ka kund\u00ebrshtuar publikisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elisa Spiropali ka ashp\u00ebrsuar kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama pas p\u00ebrjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Socialiste, duke ngritur akuza p\u00ebr deformimin e vot\u00ebs, ndikimin e krimit dhe korrupsionit n\u00eb proceset zgjedhore, si dhe p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb pushtetit. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste sonte n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Spiropali tha se sistemi politik dhe zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":162172,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-162171","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162171"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162171\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":162175,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162171\/revisions\/162175"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162172"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}