{"id":162181,"date":"2026-11-27T09:13:54","date_gmt":"2026-11-27T09:13:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=162181"},"modified":"2026-11-27T09:13:54","modified_gmt":"2026-11-27T09:13:54","slug":"me-shume-taksa-per-qytetaret-privilegje-per-hotelet-luksoze-miratimi-i-buxhetit-nga-ps-ne-mesnate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/27\/me-shume-taksa-per-qytetaret-privilegje-per-hotelet-luksoze-miratimi-i-buxhetit-nga-ps-ne-mesnate\/","title":{"rendered":"M\u00eb shum\u00eb taksa p\u00ebr qytetar\u00ebt, privilegje p\u00ebr hotelet luksoze! Miratimi i buxhetit nga PS n\u00eb mesnat\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi miratoi n\u00eb mesnat\u00eb buxhetin 2027 dhe ligjet e Paket\u00ebs Fiskake. S\u00ebrish edhe n\u00eb seanc\u00eb pati surpriza, ku u rr\u00ebzua propozimi i Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb p\u00ebr ujin e ambalazhuar me tvsh 6%. Gjithashtu u votua aty p\u00ebr aty nj\u00eb amendament i deputetes s\u00eb PS, Briseida \u00c7ak\u00ebri p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb deri n\u00eb dhjetor 2029 p\u00ebrjashtimin nga tatim-fitimi p\u00ebr hotelet me 4-5 yje, brende nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Paketa fiskale e vitit 2027 sjell ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb tatimin e bizneseve, konsumin, sektorin e turizmit dhe taksimin e automjeteve. Nd\u00ebr masat kryesore jan\u00eb rritja e tatimit mbi dividendin, ulja e pragut t\u00eb regjistrimit n\u00eb TVSH, ndryshimi i norm\u00ebs standarde t\u00eb TVSH-s\u00eb dhe zhvendosja e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit nga karburantet te taksat vjetore t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p>Paketa ka p\u00ebsuar ndryshime gjat\u00eb shqyrtimit parlamentar, me trajtim t\u00eb diferencuar fiskal p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara biznesesh, fermer\u00ebt dhe prodhuesit vendas t\u00eb duhanit.<\/p>\n<p><strong>Pragu i TVSH-s\u00eb ulet n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga 1 janari 2027, kufiri minimal i regjistrimit t\u00eb detyruesh\u00ebm n\u00eb TVSH ulet nga 10 milion\u00eb n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb xhiro vjetore.<\/p>\n<p>Regjistrimi do t\u00eb b\u00ebhet duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb qarkullimin e realizuar gjat\u00eb vitit 2026. Ndryshimi zgjeron numrin e bizneseve q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb skem\u00ebn e TVSH-s\u00eb, duke shtuar edhe detyrimet administrative dhe tatimore p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet e vogla.<\/p>\n<p>P\u00ebr fermer\u00ebt, pragu i regjistrimit n\u00eb TVSH do t\u00eb mbetet 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>TVSH-ja standarde rritet n\u00eb 21%, ushqimet baz\u00eb me 6%<\/strong><\/p>\n<p>Norma standarde e TVSH-s\u00eb rritet nga 20% n\u00eb 21%, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb kategori produktesh t\u00eb shport\u00ebs ushqimore parashikohet aplikimi i norm\u00ebs s\u00eb reduktuar prej 6%.<\/p>\n<p>N\u00eb variantin fillestar t\u00eb paket\u00ebs fiskale, qeveria parashikonte uljen e TVSH-s\u00eb p\u00ebr 54 produkte t\u00eb konsumit baz\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit parlamentar \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe zgjerimi i list\u00ebs me produkte t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb produktet higjienike p\u00ebr grat\u00eb dhe foshnjat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, uji i ambalazhuar nuk do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga norma e reduktuar e TVSH-s\u00eb, por do t\u00eb tatohet me norm\u00ebn standarde prej 21%.<\/p>\n<p><strong>Dividendi rritet nga 8% n\u00eb 15%<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ndryshimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen \u00ebsht\u00eb rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% n\u00eb 15%.<\/p>\n<p>Norma e re do t\u00eb zbatohet p\u00ebr fitimet e shp\u00ebrndara nga 1 janari 2027.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do 1 milion lek\u00eb dividend t\u00eb tatuesh\u00ebm, aksioner\u00ebt do t\u00eb paguajn\u00eb 150 mij\u00eb lek\u00eb tatim, nga 80 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb paguajn\u00eb aktualisht.<\/p>\n<p><strong>TVSH-ja p\u00ebr hotelet rritet n\u00eb 10%, zgjaten leht\u00ebsit\u00eb fiskale<\/strong><\/p>\n<p>Sektori i turizmit do t\u00eb p\u00ebrballet me rritjen e TVSH-s\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet e akomodimit nga 6% n\u00eb 10%.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit deri n\u00eb vitin 2029 p\u00ebr p\u00ebrfitimin nga skema e p\u00ebrjashtimit nga tatimi mbi fitimin p\u00ebr strukturat akomoduese q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret ligjore p\u00ebr trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb fiskal.<\/p>\n<p><strong>Ndryshon tatimi mbi pagat<\/strong><\/p>\n<p>Paketa fiskale parashikon gjithashtu rishikimin e fashave t\u00eb tatimit progresiv mbi t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Kufiri mujor mbi t\u00eb cilin aplikohet norma tatimore prej 23% zhvendoset nga 200 mij\u00eb n\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn e pagave mbi 700 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj parashikohet nj\u00eb norm\u00eb m\u00eb e lart\u00eb tatimore.<\/p>\n<p>Ndryshimet synojn\u00eb t\u00eb reduktojn\u00eb barr\u00ebn tatimore p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme dhe t\u00eb rrisin tatimin p\u00ebr individ\u00ebt me paga t\u00eb larta.<\/p>\n<p><strong>Hiqet taksa e qarkullimit nga karburantet<\/strong><\/p>\n<p>Nga viti 2027 ndryshon edhe modeli i taksimit t\u00eb automjeteve dhe karburanteve.<\/p>\n<p>Taksa e qarkullimit, q\u00eb aktualisht aplikohet mbi \u00e7do lit\u00ebr benzin\u00eb dhe naft\u00eb t\u00eb konsumuar, hiqet nga karburantet. N\u00eb vend t\u00eb saj, barra fiskale zhvendoset te taksat vjetore t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p>Sipas ndryshimeve t\u00eb miratuara, taksat vjetore t\u00eb automjeteve do t\u00eb rriten mesatarisht dyfish.<\/p>\n<p>Kjo ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn e taksimit t\u00eb drejtuesve t\u00eb automjeteve, duke kaluar nga nj\u00eb detyrim i lidhur me sasin\u00eb e karburantit t\u00eb konsumuar te nj\u00eb detyrim vjetor q\u00eb lidhet me zot\u00ebrimin e automjetit.<\/p>\n<p>Efekti financiar p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset do t\u00eb varet nga kilometrat e p\u00ebrshkuar, konsumi i karburantit dhe kategoria e automjetit.<\/p>\n<p><strong>Ruhet akciza e diferencuar p\u00ebr duhanin vendas<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim i paket\u00ebs fiskale lidhet me trajtimin tatimor t\u00eb prodhimit vendas t\u00eb duhanit.<\/p>\n<p>Akciza e duhanit t\u00eb prodhuar n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e diferencuar n\u00eb raport me importin dhe nuk do t\u00eb barazohet me nivelin e akciz\u00ebs s\u00eb cigareve.<\/p>\n<p><strong>Ndryshime edhe n\u00eb procedurat tatimore<\/strong><\/p>\n<p>Paketa fiskale p\u00ebrfshin gjithashtu nd\u00ebrhyrje n\u00eb legjislacionin p\u00ebr procedurat tatimore, me ndryshime q\u00eb lidhen me mbledhjen e detyrimeve tatimore, parapagimet, pagesat me para n\u00eb dor\u00eb dhe procedurat e \u00e7regjistrimit t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ndryshimet fiskale t\u00eb vitit 2027 prekin nj\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, nga konsumi familjar dhe t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi, deri te shp\u00ebrndarja e fitimeve, aktiviteti i biznesit, turizmi, bujq\u00ebsia dhe transporti. \/ekofin.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi miratoi n\u00eb mesnat\u00eb buxhetin 2027 dhe ligjet e Paket\u00ebs Fiskake. S\u00ebrish edhe n\u00eb seanc\u00eb pati surpriza, ku u rr\u00ebzua propozimi i Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb p\u00ebr ujin e ambalazhuar me tvsh 6%. Gjithashtu u votua aty p\u00ebr aty nj\u00eb amendament i deputetes s\u00eb PS, Briseida \u00c7ak\u00ebri p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb deri n\u00eb dhjetor 2029 p\u00ebrjashtimin nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":162182,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-162181","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162181"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162181\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":162183,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162181\/revisions\/162183"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}