{"id":162217,"date":"2026-11-27T12:25:19","date_gmt":"2026-11-27T12:25:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=162217"},"modified":"2026-11-27T12:25:19","modified_gmt":"2026-11-27T12:25:19","slug":"pse-shpenzimet-operative-ne-buxhet-duhen-ulur-me-nje-te-pesten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/27\/pse-shpenzimet-operative-ne-buxhet-duhen-ulur-me-nje-te-pesten\/","title":{"rendered":"Pse shpenzimet operative n\u00eb Buxhet duhen ulur me nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT-it, 39 p\u00ebrqind e familjeve tona, ose 2 n\u00eb \u00e7do 5 shqiptar\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte varf\u00ebrie absolute dhe relative, privimi social dhe material, ose n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet tejet i hidhur, q\u00eb duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb marrim urgjentisht masa n\u00eb mir\u00ebadministrimin e Buxhetit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2027.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me sfida madhore sociale, ekonomike dhe institucionale, p\u00ebrdorimi i paras\u00eb publike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverisjes ndaj qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebn sekti Rama n\u00eb pushtet e ka n\u00eb nivel zero, si dhe i m\u00ebnyr\u00ebs se si shteti p\u00ebrcakton prioritetet e veta, n\u00eb raport t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me interesat e qytetarit.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 75 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, propozoj q\u00eb n\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr Buxhetin e Vitit 2027\u201d, t\u00eb b\u00ebhet ndryshimi, ku n\u00eb nenin 11, pas pik\u00ebs 7, t\u00eb shtohet pika 8, me p\u00ebrmbajtje \u201cN\u00eb buxhetin e vitit 2027, fondet e parashikuara p\u00ebr shpenzimet operative t\u00eb qeverisjes q\u00ebndrore t\u00eb planifikohen t\u00eb pakt\u00ebn 20% m\u00eb t\u00eb ulta, krahasuar me \u00a0 planifikimin e buxhetit 2026.\u00a0Nga ky rregull t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim fondet e dedikuara p\u00ebr pagesat e vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, pagesat e sh\u00ebrbimeve q\u00eb kan\u00eb lidhje me sh\u00ebndetin, sigurin\u00eb komb\u00ebtare, rendin publik apo sigurin\u00eb e jet\u00ebs dhe pron\u00ebs&#8221;.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb propozim e b\u00ebj, mbi baz\u00ebn e arsyeve t\u00eb m\u00ebposhtme:<br \/>\n<em><strong>I. Shpenzime operative faraonike- varf\u00ebri masive: nj\u00eb kontrast q\u00eb nuk mund t\u00eb pranohet m\u00eb!<\/strong><\/em><br \/>\nSot, shqet\u00ebsimi p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e fondeve buxhetore nuk buron vet\u00ebm nga denoncimet e shumta t\u00eb opozit\u00ebs dhe t\u00eb medias s\u00eb pavarur, por edhe nga hetimet dhe ndjekjet penale q\u00eb lidhen me administrimin e parave publike. \u00c7do rast abuzimi, \u00e7do shpenzim i pajustifikuar dhe \u00e7do kontrat\u00eb e dyshimt\u00eb d\u00ebmton jo vet\u00ebm buxhetin, por edhe besimin e qytetar\u00ebve tek institucionet.<br \/>\nDuhet ndryshuar radikalisht m\u00ebnyra e sotme se si n\u00eb Buxhet shpenzohet paraja e taksapaguesve shqiptar\u00eb, duke e nisur nga shpenzimet operative.<br \/>\nKur nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e familjeve shqiptare p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ushqimin, energjin\u00eb, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor apo nevojat baz\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, ky sekt qeveris\u00ebs nuk mund t\u00eb sillet sikur burimet financiare t\u00eb Buxhetit jan\u00eb t\u00eb pakufizuara!<br \/>\nAdministrata publike duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr veten dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ulja e shpenzimeve operative, riparimeve t\u00eb panevojshme, rinovimeve luksoze t\u00eb zyrave dhe kostove administrative duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2027. Mjaft me luksin administrativ! \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr kursim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike!<br \/>\nN\u00eb kushtet kur ekonomia shqiptare p\u00ebrballet me sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sociale, kur qindra mij\u00ebra familje kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e p\u00ebrditshme, \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb administrata publike t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shpenzoj\u00eb para me nj\u00eb mentalitet sikur buxheti i shtetit t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim i pafund\u00ebm.<br \/>\nKemi nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb shpenzimeve publike. Buxheti nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sakrifica nga qytetar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb nuk tregon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe disiplin\u00eb n\u00eb administrimin e parave t\u00eb tyre.<br \/>\nPrej 14 vitesh tashm\u00eb, n\u00eb administrat\u00ebn ton\u00eb publike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb zakonshme shpenzime q\u00eb ngren\u00eb pik\u00ebpyetje serioze mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb dhe eficienc\u00ebn e tyre.<br \/>\nRiparime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, rinovime t\u00eb ambienteve t\u00eb brendshme, lyerje fasadash, blerje mobiliesh, pajisje t\u00eb reja zyrash, shpenzime administrative, dieta, udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit dhe marrje me qira t\u00eb ambienteve private jan\u00eb disa nga z\u00ebrat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb kontroll t\u00eb rrept\u00eb financiar.<br \/>\nNuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb mohuar nevoj\u00ebn e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb institucioneve publike. Por duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb dallim t\u00eb qart\u00eb mes mir\u00ebmbajtjes s\u00eb domosdoshme dhe shpenzimeve t\u00eb luksit.<br \/>\nKur nj\u00eb zyr\u00eb rinovohet disa her\u00eb brenda pak vitesh, kur mobiliet z\u00ebvend\u00ebsohen pa qen\u00eb t\u00eb amortizuara, kur me dhjetra institucione publike t\u00eb ndryshme marrin me qira ambiente private nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shteti disponon prona t\u00eb pashfryt\u00ebzuara, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb problem t\u00eb eficienc\u00ebs s\u00eb administrimit t\u00eb paras\u00eb publike.<br \/>\nNj\u00eb zyr\u00eb m\u00eb luksoze nuk do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb efi\u00e7iente. Nj\u00eb fasad\u00eb m\u00eb e bukur nuk do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr qytetarin.<br \/>\n<strong><em>II. Buxheti 2027 duhet t\u00eb jet\u00eb buxheti i kursimit!<\/em><\/strong><br \/>\nPropozimi q\u00eb n\u00eb Buxhetin e Shtetit p\u00ebr vitin 2027 t\u00eb nd\u00ebrmerret nj\u00eb reduktim i ndjesh\u00ebm i shpenzimeve operative t\u00eb administrat\u00ebs publike, me objektiv uljen me 20% t\u00eb fondeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb qeverisjes qendrore, krahasuar me buxhetimin e vitit 2026, k\u00ebrkon nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb shpenzimeve operative t\u00eb \u00e7do institucioni qendror, duke identifikuar fondet q\u00eb mund t\u00eb kursehen, pa c\u00ebnuar ofrimin e sh\u00ebrbimeve publike.<br \/>\nN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duhet t\u00eb reduktohen shpenzimet p\u00ebr riparime dhe rinovime jo t\u00eb domosdoshme t\u00eb zyrave, fondet p\u00ebr lyerjen dhe rikonstruksionin estetik t\u00eb fasadave, kur nuk lidhen me sigurin\u00eb e nd\u00ebrtesave, blerjet e mobilieve dhe pajisjeve q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb nevojshme, shpenzimet p\u00ebr dieta, udh\u00ebtime dhe delegacione jasht\u00eb vendit, kostot e marrjes me qira t\u00eb ambienteve private, kur ekzistojn\u00eb alternativa m\u00eb ekonomike, shpenzimet p\u00ebr ceremoni, pritje, dekorime dhe aktivitete administrative jo thelb\u00ebsore, si dhe kontratat e sh\u00ebrbimeve q\u00eb mund t\u00eb racionalizohen ose t\u00eb ofrohen m\u00eb ekonomikisht.<br \/>\nK\u00ebto shpenzime duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb filt\u00ebr t\u00eb ri t\u00eb domosdosh\u00ebm: A jan\u00eb t\u00eb domosdoshme? A sjellin p\u00ebrfitim konkret p\u00ebr qytetar\u00ebt? A mund t\u00eb realizohen me m\u00eb pak para?<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb jo, at\u00ebher\u00eb ato nuk duhet t\u00eb financohen nga taksat e qytetar\u00ebve!<br \/>\n<strong><em>III. Jo administrat\u00ebs s\u00eb tejfryr\u00eb!<\/em><\/strong><br \/>\nAdministrata shtet\u00ebrore nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb zgjerohet vazhdimisht, krijon nj\u00ebsi t\u00eb reja, shton pozicione drejtuese dhe rrit kostot e veta, pa nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb rezultateve.<br \/>\nNevojitet nj\u00eb analiz\u00eb e plot\u00eb e strukturave institucionale, e numrit t\u00eb punonj\u00ebsve, e funksioneve q\u00eb mbivendosen dhe e sh\u00ebrbimeve q\u00eb mund t\u00eb ofrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, p\u00ebrmes digjitalizimit.<br \/>\nQ\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb shkurtimi i verb\u00ebr i vendeve t\u00eb pun\u00ebs, por krijimi i nj\u00eb administrate m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl aty ku ka mbivendosje, m\u00eb profesionale, m\u00eb t\u00eb motivuar dhe m\u00eb produktive.<br \/>\n<strong><em>IV. Parat\u00eb e kursyera t\u00eb shkojn\u00eb tek qytetar\u00ebt<\/em><\/strong><br \/>\nSipas p\u00ebrllogaritjes paraprake t\u00eb k\u00ebsaj nisme, nj\u00eb reduktim prej 20 p\u00ebrqind i shpenzimeve operative t\u00eb qeverisjes qendrore do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb financiare prej rreth 250 milion\u00eb eurosh.<br \/>\nKjo shum\u00eb, n\u00ebse konfirmohet nga analiza e detajuar e z\u00ebrave buxhetor\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar drejtimin e shpenzimeve tona publike.<br \/>\nPropozoj q\u00eb fondet e kursyera t\u00eb rialokohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente p\u00ebr tri prioritete kryesore:<br \/>\nA. Rritja e pagave n\u00eb administrat\u00ebn publike<br \/>\nB. Shtimi i ndihm\u00ebs ekonomike p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb<br \/>\nC. Mb\u00ebshtetje m\u00eb e madhe p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara<br \/>\n<strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shpenzojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pamjen e institucioneve, duhet t\u00eb investojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dinjitetin e qytetar\u00ebve. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rinovojm\u00eb vazhdimisht zyrat, duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb jet\u00ebn e familjeve tona.<br \/>\nParaja publike nuk \u00ebsht\u00eb para e qeveris\u00eb. \u00cbsht\u00eb para e qytetar\u00ebve dhe duhet t\u00eb kthehet tek qytetar\u00ebt n\u00eb form\u00ebn e sh\u00ebrbimeve, pagave dinjitoze dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT-it, 39 p\u00ebrqind e familjeve tona, ose 2 n\u00eb \u00e7do 5 shqiptar\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte varf\u00ebrie absolute dhe relative, privimi social dhe material, ose n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet tejet i hidhur, q\u00eb duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb marrim urgjentisht masa n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":161021,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-162217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162217"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162217\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":162219,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162217\/revisions\/162219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}