{"id":162255,"date":"2026-11-27T19:26:30","date_gmt":"2026-11-27T19:26:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=162255"},"modified":"2026-11-27T19:26:30","modified_gmt":"2026-11-27T19:26:30","slug":"kreu-i-deges-se-pd-kamez-13-vite-presione-nuk-i-perkulen-demokratet-kamza-do-ti-kthehet-pd-me-9-maj-2027","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/27\/kreu-i-deges-se-pd-kamez-13-vite-presione-nuk-i-perkulen-demokratet-kamza-do-ti-kthehet-pd-me-9-maj-2027\/","title":{"rendered":"Kreu i deg\u00ebs s\u00eb PD Kam\u00ebz: 13 vite presione nuk i p\u00ebrkul\u00ebn demokrat\u00ebt, Kamza do t\u2019i kthehet PD m\u00eb 9 maj 2027!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Kryetari i deg\u00ebs s\u00eb PD n\u00eb Kam\u00ebz, Dhimit\u00ebr Vata, ka denoncuar problematikat e shumta me t\u00eb cilat p\u00ebrballen qytetar\u00ebt, duke akuzuar kryebashkiakun socialist Rakip Suli p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb fondeve publike, tendera me pik\u00ebpyetje, munges\u00eb t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm dhe pun\u00ebsime nepotike n\u00eb administrat\u00ebn vendore.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Foltoren e Rip\u00ebrt\u00ebritjes, n\u00eb prani t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha, Vata u shpreh se demokrat\u00ebt e Kamz\u00ebs nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar gjat\u00eb 13 viteve n\u00eb opozit\u00eb.\u00a0Ai deklaroi se m\u00eb 9 maj 2027 synojn\u00eb t&#8217;ia rikthejn\u00eb bashkin\u00eb qytetar\u00ebve dhe Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><strong>Dhimit\u00ebr Vata:<\/strong> I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, profesor doktor Sali Berisha.\u00a0T\u00eb nderuar deputet\u00eb dhe drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. T\u00eb dashur demokrat\u00eb t\u00eb Kamz\u00ebs dhe t\u00eb Paskuqanit. T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim. S\u00eb pari, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, dua t&#8217;ju uroj p\u00ebrzem\u00ebrsisht mir\u00ebseardhjen n\u00eb qytetin ton\u00eb kryetarit, profesor doktor Sali Berisha.\u00a0I dashur doktor, mir\u00eb se erdhe n\u00eb Kam\u00ebz. Ju mir\u00ebpret nj\u00eb qytet q\u00eb ka histori dhe kontribut n\u00eb pluralizmin politik, rr\u00ebzimin e komunizmit, q\u00eb ka sakrifikuar, ka besuar te demokracia, q\u00eb ka ditur t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Por sot doktor, nuk jemi mbledhur vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;ju uruar mir\u00ebseardhjen. Jemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb folur hapur, pa doreza dhe pa frik\u00eb p\u00ebr problemet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe problemet e Kamz\u00ebs. Mbi t\u00eb gjitha, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashki q\u00eb i sh\u00ebrben qytetar\u00ebve dhe jo interesave t\u00eb pushtetit. T\u00eb dashur t\u00eb pranish\u00ebm, prej vitesh Edi Rama dhe qeveria e tij na flasin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb turistike, p\u00ebr investime madh\u00ebshtore, p\u00ebr kulla, p\u00ebr rritje ekonomike, p\u00ebr suksese sipas tyre q\u00eb po transformojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Por le t\u00eb dalim nga ekranet televizive dhe t\u00eb shkojm\u00eb te familjet shqiptare. \u00c7far\u00eb gjejm\u00eb atje? Gjejm\u00eb pensionist\u00eb q\u00eb num\u00ebrojn\u00eb lek\u00ebt e fundit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ila\u00e7et. Gjejm\u00eb prind\u00ebr q\u00eb mezi p\u00ebrballojn\u00eb shpenzimet e shkollave p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Gjejm\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb nuk shohin perspektiv\u00eb dhe q\u00eb detyrohen t\u00eb largohen nga vendi. Gjejm\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kamz\u00ebn q\u00eb mezi nxjerrin muajin me t\u00eb ardhurat e tyre dhe nuk p\u00ebrballojn\u00eb dot shpenzimet p\u00ebr familjet. \u00c7mimet rriten nd\u00ebrsa pagat dhe pensionet mbeten shum\u00eb larg nevojave reale t\u00eb qytetar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e p\u00ebrditshme, ajo q\u00eb nuk shfaqet n\u00eb ekranet propaganduese qeveritare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pensionist q\u00eb ka punuar 40 vite t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij nuk duhet t\u00eb zgjedh\u00eb midis ila\u00e7eve apo ushqimeve. Nj\u00eb prind nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb se nuk do t&#8217;ia arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb shpenzimet e muajit. Nj\u00eb i ri q\u00eb mbaron universitetin nuk duhet t\u00eb detyrohet t\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebt e emigracionit sepse n\u00eb vendin e tij nuk ja del dot. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me korrupsion, abuzim me pushtetin, lidhje t\u00eb rrezikshme t\u00eb politik\u00ebs me krimin e organizuar dhe interesave t\u00eb tjera ekonomike. Nj\u00eb shembull shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb sektori i nd\u00ebrtimit, ku ngritja e kullave dhe qarkullimi i sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb edhe kontroll t\u00eb rrept\u00eb mbi burimet e kapitalit.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi kund\u00ebr nd\u00ebrtimit, jemi kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave t\u00eb korrupsionit dhe pasurimit t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga lidhjet me pushtetin. Ne duam nj\u00eb Shqip\u00ebri ku t\u00eb pasurohet ai q\u00eb punon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme, investon dhe krijon pun\u00eb dhe jo ai q\u00eb p\u00ebrfiton nga pushteti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klienteliste. T\u00eb dashur qytetar\u00eb, sot dua t\u00eb ndalem ve\u00e7an\u00ebrisht te Kamza. Qytetar\u00ebt tan\u00eb duan p\u00ebrgjigje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb rrug\u00ebt e tyre, n\u00eb lagjet e tyre, n\u00eb bashkin\u00eb q\u00eb administron taksat e tyre. Prej vitesh kryetari i bashkis\u00eb Kam\u00ebz, Rakip Suli, na paraqet nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb sipas tija.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do raport flitet p\u00ebr transformim, p\u00ebr kilometra rrug\u00ebsh, p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizime, p\u00ebr shkolla, p\u00ebr investime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme e t\u00eb tjera si k\u00ebto. Por le ta shohim realitetin si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. A kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kamz\u00ebs uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm mjaftuesh\u00ebm, pa diskutuar p\u00ebr uj\u00eb 24 or\u00eb? A jan\u00eb zgjidhur problemet e kanalizimeve? A jan\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e rregulluara e t\u00eb mir\u00ebmbajtura? A \u00ebsht\u00eb Kamza e past\u00ebr n\u00eb \u00e7do lagje apo vet\u00ebm aty ku kalojn\u00eb kamerat? A ka transparenc\u00eb p\u00ebr tenderat dhe parat\u00eb q\u00eb shpenzon bashkia? Dhe pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: a po marrin qytetar\u00ebt sh\u00ebrbimin q\u00eb meritojn\u00eb? Sepse nj\u00eb kryetar bashkie nuk vler\u00ebsohet nga numri i fotografive q\u00eb publikon n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale, por nga cil\u00ebsia e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb ku ai drejton. Le t\u00eb flasim p\u00ebr ujin. Pas gjith\u00eb viteve t\u00eb premtimeve dhe investimeve t\u00eb deklaruara, shum\u00eb familje vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me probleme me furnizimin me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve mbi auditimin e kontrollit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, humbjet e ujit n\u00eb sistemin e uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve Kam\u00ebz jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe mjaft t\u00eb larta. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb ket\u00eb humbje kaq t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr furnizimin, e nga ana tjet\u00ebr shtohet numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme? Ku shkojn\u00eb parat\u00eb e investimeve? Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr administrimin e dob\u00ebt? Pse qytetar\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrballen ende edhe sot me munges\u00eb t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm? Uji \u00ebsht\u00eb jetik, nuk \u00ebsht\u00eb luks.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb privilegj dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mbetet p\u00ebr premtime elektorale t\u00eb p\u00ebrvitshme. Kryeministri e pat premtuar at\u00eb q\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn q\u00eb do ta mbaronte n\u00eb shkall\u00eb Shqip\u00ebrie n\u00eb mandatin e par\u00eb problemin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm dhe nuk do t\u00eb ishte m\u00eb \u00e7\u00ebshtje e premtimeve elektorale. Le t\u00eb flasim p\u00ebr tenderat dhe parat\u00eb publike. N\u00eb bashkin\u00eb Kam\u00ebz jan\u00eb ngritur vazhdimisht pik\u00ebpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb zhvilluar tenderat dhe si menaxhohen fondet publike. Qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb se kush i fiton tenderat, si p\u00ebrzgjidhen kompanit\u00eb dhe n\u00ebse pun\u00ebt realizohen me cil\u00ebsin\u00eb q\u00eb paguhen. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb para publike pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike. Nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren parat\u00eb e qytetar\u00ebve pa transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Flamujt e kuq jan\u00eb prezent n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb prokurimeve publike t\u00eb bashkis\u00eb Kam\u00ebz. Ne k\u00ebrkojm\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr \u00e7do kontrat\u00eb, p\u00ebr \u00e7do investim dhe p\u00ebr \u00e7do shpenzim t\u00eb bashkis\u00eb Kam\u00ebz. Parat\u00eb e bashkis\u00eb nuk jan\u00eb parat\u00eb private t\u00eb kryetarit, jan\u00eb parat\u00eb e qytetar\u00ebve. Le t\u00eb flasim p\u00ebr rrug\u00ebt, p\u00ebr infrastruktur\u00ebn. Na flasin p\u00ebr qindra kilometra rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara dhe t\u00eb rehabilituara, por qytetar\u00ebt duan t\u00eb din\u00eb se ku jan\u00eb k\u00ebto rrug\u00eb dhe \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie kan\u00eb k\u00ebto rrug\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kam\u00ebz, Bathore, Paskuqan, Valia, Slaknas, Babrru, qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, trotuare, ndri\u00e7im, kanalizime. Nuk mund t\u00eb asfaltohet nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb qytet sot dy met\u00ebr gjer\u00ebsi, pa e g\u00ebrmuar fare at\u00eb, duke shtruar tapetin mbi dhe, dhe pa diskutuar pastaj p\u00ebr trotuare e ndri\u00e7im dhe infrastruktur\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore. Nuk mund t\u00eb b\u00ebhen investime vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u inauguruar pa menduar n\u00ebse ato do t&#8217;u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve gjat\u00eb apo do t\u00eb hapen brenda muajit p\u00ebr t\u00eb futur nj\u00eb kanal, p\u00ebr t\u00eb futur nj\u00eb tub. Kamza ka nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb mira, jo p\u00ebr fotografi t\u00eb mira. Dhe qytetar\u00ebt e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se n\u00eb ato rrug\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb. Ata nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb, kan\u00eb nevoj\u00eb t&#8217;u tregohet si \u00ebsht\u00eb lagjja e tyre reale. Le t\u00eb flasim p\u00ebr nd\u00ebrtimet dhe zhvillimin urban.<\/p>\n<p>Kamza \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb, por kjo rritje duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet edhe me planifikim urban. Nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb pa menduar se ku do t\u00eb kalojn\u00eb njer\u00ebzit, ku do t\u00eb parkohen makinat, ku do t\u00eb luajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, ku do t\u00eb nd\u00ebrtohen shkolla, kopshte, \u00e7erdhe, ku do t\u00eb lihen hap\u00ebsirat publike. Sot qytetar\u00ebt p\u00ebrballen me trafik t\u00eb r\u00ebnduar, me munges\u00eb hap\u00ebsirash publike. Kamza nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb qytet ku nd\u00ebrtesat rriten m\u00eb shpejt se infrastruktura dhe sh\u00ebrbimet publike. Ne duam zhvillim, por duam zhvillim t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb kontrolluar dhe n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve. Le t\u00eb flasim p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb, varf\u00ebrin\u00eb dhe sh\u00ebrbimet. Kamza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i njer\u00ebzve pun\u00ebtor\u00eb. Shum\u00eb familje kan\u00eb ardhur me shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sot kemi t\u00eb rinj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb, prind\u00ebr q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb mbajn\u00eb familjet e tyre me paga t\u00eb ul\u00ebta, pensionist\u00eb q\u00eb mezi p\u00ebrballojn\u00eb shpenzimet dhe biznesi i vog\u00ebl q\u00eb lufton \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb bashkia p\u00ebr t\u00eb krijuar m\u00eb shum\u00eb vende pune? \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur biznesin e vog\u00ebl? \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb qytetin e tyre? \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb bashkia p\u00ebr strehimin e banor\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tyre? A ka respektuar ajo ligjin e 3 p\u00ebrqind\u00ebshit t\u00eb pallateve t\u00eb reja q\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr strehim social? Po p\u00ebr pun\u00ebsimin? Pun\u00ebsimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje miqsh as \u00e7\u00ebshtje bindjesh politike. Tejfryrja e administrat\u00ebs dhe nd\u00ebrmarrjeve publike t\u00eb bashkis\u00eb Kam\u00ebz me pun\u00ebsime politike dhe nepotike jan\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb zgjedhje e gabuar, por \u00ebsht\u00eb e paligjshme, pasi taksat e qytetar\u00ebve duhet t\u00eb kthehen atyre n\u00eb sh\u00ebrbime, jo t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr rroga p\u00ebr militant\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u00c7do qytetar duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr pun\u00ebsim, pavar\u00ebsisht bindjeve t\u00eb tij politike. Edhe pastrimi i qytetit duhet t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrbim i p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do lagje, n\u00eb \u00e7do rrug\u00eb. Qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr parqe t\u00eb mir\u00ebmbajtura, k\u00ebnde loj\u00ebrash t\u00eb sigurta, shkolla t\u00eb mira, kopshte, \u00e7erdhe e sh\u00ebrbime. T\u00eb nderuar demokrat\u00eb t\u00eb Kamz\u00ebs, sot dua t&#8217;ju drejtohem ve\u00e7an\u00ebrisht juve. Dua t&#8217;ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn, p\u00ebr sakrificat, p\u00ebr kontributin tuaj t\u00eb gjat\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve dhe sidomos k\u00ebtyre 13 viteve n\u00eb opozit\u00eb. K\u00ebto 13 vite nuk kan\u00eb qen\u00eb aspak t\u00eb lehta. Kemi qen\u00eb n\u00eb protesta, kemi b\u00ebr\u00eb denoncime, kemi ngritur z\u00ebrin p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb, kemi p\u00ebrballuar presione, largime nga puna apo poste q\u00eb mbanin vet\u00ebm se ishin t\u00eb djatht\u00eb. Dhe prap\u00eb e kemi mbajtur lart frym\u00ebn e opozitarizmit n\u00eb Kam\u00ebz. Kemi trokitur n\u00eb dyer t\u00eb institucioneve, kemi d\u00ebgjuar shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve, kemi ngritur z\u00ebrin p\u00ebr problemet n\u00eb lagjet tona, kemi q\u00ebndruar n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira kur shum\u00ebkush mendonte se demokrat\u00ebt do t\u00eb tullaten dhe do t\u00eb dor\u00ebzohen.<\/p>\n<p>Por ne nuk u dor\u00ebzuam. Ju nuk u dor\u00ebzuat. Nuk u dor\u00ebzuam sepse besojm\u00eb te demokracia, nuk u dor\u00ebzuam sepse besojm\u00eb te Partia Demokratike, nuk u dor\u00ebzuam sepse besojm\u00eb se Kamza meriton nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Edhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025, megjith\u00ebse fituam, demokrat\u00ebt e Kamz\u00ebs u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb gar\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe krejt t\u00eb pabarabart\u00eb, me problematika t\u00eb evidentuara gjer\u00ebsisht nga v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb asnj\u00eb prej k\u00ebtyre problematikave. Vota e qytetarit duhet t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb, e fsheht\u00eb dhe e paprekshme. Askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta blej\u00eb, ta manipuloj\u00eb apo ta p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb at\u00eb pa vullnetin e lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsit.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt e Kamz\u00ebs kan\u00eb treguar se din\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e tyre \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb politike t\u00eb qytetit. T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm, Kamza ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ka nevoj\u00eb p\u00ebr dinjitet, p\u00ebr zhvillim. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qytet ku f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb ken\u00eb shkolla t\u00eb mira, t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb ken\u00eb perspektiv\u00eb, familjet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi ekonomike dhe t\u00eb moshuarit t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe q\u00eb nuk shmangen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr \u00e7do problem, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb transparenc\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogari p\u00ebr \u00e7do vendim q\u00eb prek jet\u00ebt e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dua t&#8217;i shpreh edhe nj\u00ebher\u00eb mir\u00ebnjohjen profesor doktor Sali Berish\u00ebs p\u00ebr pranin\u00eb e tij sot n\u00eb Kam\u00ebz dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi komunikimi drejtp\u00ebrdrejt me demokrat\u00ebt. I dashur doktor, Kamza ka shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje, shum\u00eb problematika q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje. Ka qytetar\u00eb q\u00eb duan d\u00ebgjuar, ka familje q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, ka probleme q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje konkrete. Dhe n\u00eb p\u00ebrfundim dua t\u00eb them se Kamza ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb politike dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi demokracin\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe respektin p\u00ebr qytetar\u00ebt. Kamza nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e asnj\u00eb kryetari bashkie, Kamza nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e asnj\u00eb pushtetari. Kamza \u00ebsht\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. M\u00eb 9 maj 2027, demokrat\u00ebt e Kamz\u00ebs, Bathores, Laknasit, Valis\u00eb, Zall-Mnerit, Bul\u00e7eshit, Paskuqanit dhe Babrrus\u00eb jan\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t&#8217;ia kthyer bashkin\u00eb Kamz\u00ebs, qytetar\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebr t&#8217;ia kthyer Partis\u00eb Demokratike. Mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb dhe kontributin tuaj t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Zoti ju bekoft\u00eb, rroft\u00eb Kamza, rroft\u00eb Partia Demokratike, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i deg\u00ebs s\u00eb PD n\u00eb Kam\u00ebz, Dhimit\u00ebr Vata, ka denoncuar problematikat e shumta me t\u00eb cilat p\u00ebrballen qytetar\u00ebt, duke akuzuar kryebashkiakun socialist Rakip Suli p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb fondeve publike, tendera me pik\u00ebpyetje, munges\u00eb t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm dhe pun\u00ebsime nepotike n\u00eb administrat\u00ebn vendore. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Foltoren e Rip\u00ebrt\u00ebritjes, n\u00eb prani t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":162256,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-162255","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162255"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":162258,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162255\/revisions\/162258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}