{"id":162265,"date":"2026-11-27T19:43:57","date_gmt":"2026-11-27T19:43:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=162265"},"modified":"2026-11-27T19:44:19","modified_gmt":"2026-11-27T19:44:19","slug":"kellici-marta-kos-po-behet-bashkautore-e-forcimit-dhe-sponsorizimit-te-narkoshtetit-te-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/27\/kellici-marta-kos-po-behet-bashkautore-e-forcimit-dhe-sponsorizimit-te-narkoshtetit-te-edi-rames\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: Kos po b\u00ebhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit t\u00eb narkoshtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i, i ftuar n\u00eb emisionin \u201cOra 19\u201d n\u00eb SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ka kritikuar q\u00ebndrimet e komisioneres evropiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ndaj zhvillimeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00eblli\u00e7i e akuzoi at\u00eb p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta dhe p\u00ebr deklarata q\u00eb, sipas tij, nuk p\u00ebrputhen me realitetin shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i tha se, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe t\u00eb aplikojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat standarde demokratike q\u00eb zbatohen n\u00eb vendet e tyre. Nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb standard n\u00eb Gjermani, Slloveni apo Franc\u00eb dhe nj\u00eb standard tjet\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u ndal te deklaratat e Marta Kos p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit dhe korrupsionin n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i cil\u00ebsuar ato si jokonsistente me raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe realitetin politik n\u00eb vend. K\u00eblli\u00e7i tha se, Marta Kos nuk mund t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komisionit Evropian dhe t&#8217;u p\u00ebrcjell\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me realitetin.<\/p>\n<p>\u201cShiko, ka nj\u00eb ndryshim edhe n\u00eb q\u00ebndrime, por ka nj\u00eb reflektim n\u00eb raport edhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, edhe me realitetin, at\u00eb q\u00eb thoni ju, p\u00ebrtej propagand\u00ebs q\u00eb pasqyron Edi Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej \u00e7do kompleksi q\u00eb ndonj\u00eb shqiptar mund t\u00eb ket\u00eb ndaj t\u00eb huajve, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t&#8217;ua themi shqiptar\u00ebve se duhet t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb njer\u00ebz krejt t\u00eb zakonsh\u00ebm. Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat standarde q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb n\u00eb vendet e tyre, t\u00eb cilat jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, t&#8217;i k\u00ebrkojn\u00eb dhe t&#8217;i aplikojn\u00eb edhe n\u00eb vendet kandidate, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, dhe n\u00eb vendet aspirante p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb standard n\u00eb Gjermani, nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Slloveni, n\u00eb Poloni, n\u00eb Franc\u00eb apo n\u00eb vendet e tjera per\u00ebndimore dhe nj\u00eb standard tjet\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb standard q\u00eb i ngjan atij q\u00eb zbatohet n\u00eb vendet e Afrik\u00ebs Qendrore. Anglia ka dal\u00eb nga BE-ja, por kjo nuk e ndryshon nevoj\u00ebn p\u00ebr standarde t\u00eb nj\u00ebjta demokratike.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij standardi t\u00eb dyfisht\u00eb q\u00eb shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur nga zyrtar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ka spikatur Marta Kos me deklaratat e saj t\u00ebr\u00ebsisht jokonsistente n\u00eb raport me realitetin shqiptar, dje ajo u p\u00ebrball me nj\u00eb realitet dhe panoram\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb panelin e fundit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit Evropian, ku diskutuan p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike dhe grupeve parlamentare, pas nj\u00eb fjale t\u00ebr\u00ebsisht pa vend nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Partis\u00eb Socialiste, e cila tri minutat q\u00eb kishte n\u00eb dispozicion i shfryt\u00ebzoi vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb hartim mbi historin\u00eb e saj personale, nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb, sipas gjykimit tim, nuk kishte asnj\u00eb lidhje me q\u00ebllimin e tryez\u00ebs, komisionerja e p\u00ebrzgjedhur u p\u00ebrball, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, me pes\u00eb d\u00ebshmi dhe pes\u00eb fjal\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i treguan realitetin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Duke nisur nga fjala ime, me t\u00eb cil\u00ebn e mir\u00ebprita n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb zemr\u00ebn e narkoshtetit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, ku pas k\u00ebsaj deklarate ra heshtja n\u00eb sall\u00eb; duke vazhduar me zonj\u00ebn Mediu, zonj\u00ebn Erisa Xhixho, Jorida Tabakun dhe duke p\u00ebrfunduar me Gazment Bardhin, i cili, pavar\u00ebsisht se ideologjikisht nuk kemi asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebrs\u00ebri ia tha t\u00eb v\u00ebrtetat n\u00eb sy, ashtu si\u00e7 jan\u00eb.<\/p>\n<p>Marta Kos nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb sikur t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur asgj\u00eb mbi deklaratat e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht dy deklarata t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Mos harroni se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, Marta Kos deklaroi se zgjedhjet ishin t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb raporti i OSBE\/ODIHR-it thot\u00eb se zgjedhjet u manipuluan nga partia-shtet. Raporti evidenton se grupet kriminale kan\u00eb intimiduar zgjedh\u00ebsit dhe se fenomeni i shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Michael Gahler, kreu i delegacionit t\u00eb Parlamentit Evropian n\u00eb misionin v\u00ebzhgues t\u00eb zgjedhjeve, deklaroi se krimi i organizuar kishte pamund\u00ebsuar rotacionin politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kur asnj\u00eb institucion i Bashkimit Evropian dhe as zyra e Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb nuk mbajn\u00eb k\u00ebto q\u00ebndrime, Marta Kos, sado e af\u00ebrt t\u00eb jet\u00eb personalisht me Edi Ram\u00ebn, nuk mund t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komisionit Evropian dhe t&#8217;u p\u00ebrcjell\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb ata e din\u00eb se nuk p\u00ebrputhet me realitetin. Madje, ajo nuk mund t\u00eb jet\u00eb jokonsistente as me q\u00ebndrimet e vet\u00eb institucioneve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe t\u00eb Brukselit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb i drejtova, theksova se ajo duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. E mbylla fjal\u00ebn duke i th\u00ebn\u00eb se, n\u00eb fund t\u00eb historis\u00eb, vet\u00ebm nj\u00ebri prej k\u00ebtyre dy q\u00ebndrimeve mund t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb dyja nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta nj\u00ebkoh\u00ebsisht: ose zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb manipuluara, si\u00e7 kemi deklaruar ne dhe si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb edhe shtat\u00eb rezoluta nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb partive m\u00eb n\u00eb z\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cilat e kan\u00eb damkosur 14 majin si nj\u00eb fars\u00eb, ose zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme dhe ne po themi t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E dyta, ka edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb duhet t&#8217;ua kujtojm\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi m\u00eb jokonsistent dhe m\u00eb i pavend n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb mbajtur s\u00ebrish nga zonja Marta Kos n\u00eb muajin mars t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr *Politico*, ku ajo ia atribuoi fenomenin e korrupsionit mentalitetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ajo tha se Shqip\u00ebria mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebr sa koh\u00eb korrupsioni mbetet nj\u00eb problem kulturor shqiptar, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet ta zgjidh\u00eb vet\u00eb shoq\u00ebria shqiptare.<\/p>\n<p>Jo, absolutisht jo! Shoq\u00ebria shqiptare sot ka 181 dit\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dit\u00ebn e sotme, q\u00eb proteston pik\u00ebrisht kund\u00ebr korrupsionit. Nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, nuk \u00ebsht\u00eb rinia shqiptare dhe nuk jan\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb aspirojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian ata q\u00eb jan\u00eb dakord me korrupsionin e Belinda Ballukut. Shoq\u00ebria shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb dakord me vjedhjen dhe me modelin q\u00eb Edi Rama ka instaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare n\u00eb \u00e7do institucion t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht sepse jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij modeli, pik\u00ebrisht sepse nuk jan\u00eb dakord me vjedhjen dhe korrupsionin, shqiptar\u00ebt, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, kan\u00eb 181 dit\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb pa nd\u00ebrprerje, duke k\u00ebrkuar largimin e Edi Ram\u00ebs dhe, n\u00eb thelb, largimin dhe zhb\u00ebrjen e k\u00ebtij modeli.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb dy mosp\u00ebrputhje shum\u00eb t\u00eb forta t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb Marta Kosit me realitetin q\u00eb ka sot Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Injorimi i k\u00ebtij realiteti dramatik, i shoq\u00ebruar me faktin se Shqip\u00ebria sot konsiderohet narkoshtet, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb vjen vet\u00ebm nga Partia Demokratike apo opozita. K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb mediat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb njohura bot\u00ebrore n\u00eb Amerik\u00eb, Angli, Gjermani, Spanj\u00eb, Franc\u00eb, Greqi, Belgjik\u00eb, Holand\u00eb dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb edhe raportet e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh raportet e OKB-s\u00eb, t\u00eb Eurostat-it dhe t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e tjera p\u00ebr t\u00eb kuptuar zhvillimet dhe realitetin dramatik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Injorimi i k\u00ebtij realiteti dramatik sh\u00ebrben si nj\u00eb inkurajim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj modeli. Marta Kos, ndoshta pa dashje, por un\u00eb e shoh se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme edhe me vullnetin e saj, po b\u00ebhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit t\u00eb k\u00ebtij modeli t\u00eb autokracis\u00eb dhe t\u00eb narkoshtetit n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, e m\u00eb pas edhe n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, u shpreh K\u00eblli\u00e7i n\u00eb SYRI TV.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i, i ftuar n\u00eb emisionin \u201cOra 19\u201d n\u00eb SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ka kritikuar q\u00ebndrimet e komisioneres evropiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ndaj zhvillimeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00eblli\u00e7i e akuzoi at\u00eb p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta dhe p\u00ebr deklarata q\u00eb, sipas tij, nuk p\u00ebrputhen me realitetin shqiptar. K\u00eblli\u00e7i tha se, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":138069,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-162265","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162265"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162265\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":162267,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162265\/revisions\/162267"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}