{"id":162279,"date":"2026-11-27T21:03:33","date_gmt":"2026-11-27T21:03:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=162279"},"modified":"2026-11-27T21:03:33","modified_gmt":"2026-11-27T21:03:33","slug":"betejat-e-medha-kunder-narko-shtetit-dhe-krimit-te-organizuar-ne-shqiperi-behen-nga-gjenerale-te-medhenj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/27\/betejat-e-medha-kunder-narko-shtetit-dhe-krimit-te-organizuar-ne-shqiperi-behen-nga-gjenerale-te-medhenj\/","title":{"rendered":"Betejat e m\u00ebdha kund\u00ebr narko-shtetit dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebhen nga gjeneral\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Agim NESHO<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb l\u00ebvizjeve gjeopolitike, kur si Uashingtoni dhe Brukseli kishin pranuar n\u00eb heshtje se nuk kishin koh\u00eb t\u00eb merreshin me Ballkanin, nj\u00eb gjeneral me tre yje (ret.) merr detyr\u00ebn e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Presidentit n\u00eb Shqip\u00ebri, Ambasadori Eric Wendt. Sigurisht q\u00eb kjo ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga Presidenti Trump dhe Sekretari Rubio p\u00ebr nj\u00eb mision diplomatik n\u00eb nj\u00eb vend evropian q\u00eb po funksiononte si narko-shtet.<\/p>\n<p>I p\u00ebrk\u00ebdhelur p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tij klienteliste, Rama \u00ebsht\u00eb kryeministri q\u00eb b\u00ebnte si t\u00eb donte me shtetin e tij, kapte dhe p\u00ebrdhoste institucionet, ndjehej i lirsh\u00ebm t\u00eb komunikonte dhe bashk\u00ebpunonte me kartelet dhe krimin e organizuar, ndante Shqip\u00ebrin\u00eb dhe pronat e saj n\u00eb funksion t\u00eb pushtetit personal. \u201cMagjia e tij\u201d i b\u00ebnte diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb belb\u00ebzonin p\u00ebr lidhjen e krimit me politik\u00ebn, arroganc\u00ebn e tij e shikonin si element stabiliteti, pastrimin e parave si zhvillim t\u00eb Far West-it amerikan, duke e par\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jo si d\u00ebshtim por nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb gjith\u00eb dhe zhvilluar karrierat e tyre burokratike.<\/p>\n<p>Gjeneral\u00ebt amerikan\u00eb, si misionar\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb dhe paqes, i kan\u00eb sh\u00ebrbyer vendit t\u00eb tyre n\u00eb koh\u00eb krizash dhe kthesave t\u00eb m\u00ebdha. Gjenerali MacArthur n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb Japoni dhe Kore, Colin Powell p\u00ebr transformimet demokratike n\u00eb regjimet despotike t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, etj. Gjeneral\u00ebt amerikan\u00eb, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb personalitet t\u00eb fort\u00eb dhe integritet t\u00eb lart\u00eb, i sh\u00ebrbejn\u00eb pa kompromis interesave t\u00eb vendit t\u00eb tyre. N\u00eb misionet e tyre diplomatike ata jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gjeneral\u00eb n\u00eb vendim-marrje sesa diplomat\u00eb n\u00eb arritjen e kompromiseve, duke qen\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb s\u00eb keqes sesa bashk\u00ebjetues me t\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb konjukturave t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklarata e Ambasadorit Wendt n\u00eb takimin e tij me SPAK dhe BKH ishte q\u00ebndrimi i tij publik p\u00ebr luft\u00ebn pa kompromis kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. B\u00ebrja e deklarat\u00ebs publike tregon seriozitetin e SHBA-s\u00eb dhe t\u00eb tij\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb principiale. Gjenerali Wendt ka sh\u00ebrbyer me sukses n\u00eb Afganistan, ku taliban\u00ebt, opiumi dhe korrupsioni minonin procesin e demokratizimit n\u00eb at\u00eb shtet problematik. N\u00eb \u2018Talibanin e Evrop\u00ebs\u2019 (sic e quan me krenari Kryeministri Rama) narko-shteti \u00ebsht\u00eb krijuar si rezultat i politikave qeveris\u00ebse t\u00eb regjimit t\u00eb Ram\u00ebs, nga projekti i kanabizimit t\u00eb vendit, projektit t\u00eb rilindjes me kulla t\u00eb larta t\u00eb lidhur me pastrimin e parave t\u00eb pista t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, munges\u00ebn e vizionit qeveris\u00ebs dhe largimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga vendi.<\/p>\n<p>Veprimi i fundit i Ambasadorit Wendt tregon karakterin e tij t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar kartelet, krimin e organizuar duke ju p\u00ebrmbajtur premtimeve t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb procesit t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij n\u00eb Senat, konsekuenc\u00eb n\u00eb zbatimin e porosis\u00eb s\u00eb Presidentit Amerikan q\u00eb lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, karteleve kudo n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje par\u00ebsore dhe n\u00eb interes t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe vendit ku vepron. Gjenerali Wendt ktheu besimin tek politika, drejt\u00ebsia dhe fryma e liris\u00eb e superfuqis\u00eb demokratike n\u00eb bot\u00eb kur populli Shqiptar kishte par\u00eb deri tani shfaqje t\u00eb pajustifikueshme t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb Administrat\u00ebs Biden nga servilizmi ndaj narko-diktatorit (vizita dhe fjala e Sekretarit Blinken n\u00eb Tiran\u00eb), e deri veprime n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit kund\u00ebr opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin e regjimit.<\/p>\n<p>Betejat e m\u00ebdha si kjo kund\u00ebr narko-shtetit dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebhen nga gjeneral\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, se edhe interesat q\u00eb preken prej saj jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Por fitorja ndaj tyre sjell krenarin\u00eb dhe mir\u00ebnjohjen e nj\u00eb populli q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e civilizimit per\u00ebndimor dhe jo t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb talibanizuar t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Si qytetar shqiptaro-amerikan k\u00ebrkoj dhe lutem q\u00eb lufta parimore e Ambasadorit Wendt t\u00eb ket\u00eb sukses. Si analist i sugjeroj t\u00eb shikoj\u00eb me kujdes n\u00eb k\u00ebto drejtime:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, lufta e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nuk duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb goditjen e organizatave dhe individ\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb inkriminuar p\u00ebr t\u2019ju provuar krimet e tyre. Sot problem kryesor p\u00ebr funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e provave apo administrimi i tyre, por mungesa e pavar\u00ebsis\u00eb dhe e p\u00ebrdorimit t\u00eb saj. N\u00eb shum\u00eb raste organet e drejt\u00ebsis\u00eb b\u00ebjn\u00eb goditje selektive, mbeten vulnerab\u00ebl p\u00ebrpara presionit politik t\u00eb pushtetit duke mos arritur rezultate t\u00eb dukshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe pushtetit politik q\u00eb bashk\u00ebpunon. Pra nevoja kryesore \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb strategji dhe goditje ndaj sistemit dhe individ\u00ebve q\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, sistemi korruptiv goditet duke kthyer rregullat demokratike t\u00eb loj\u00ebs dhe zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb cilat mund t\u00eb sigurohen nga qeveria Rama. Pa nj\u00eb qeveri kujdestare, teknike q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb kushte t\u00eb barabarta n\u00eb zgjedhje dhe \u00e7montim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar nuk mund t\u00eb kemi institucione t\u00eb legjitimuara. Qeveria Rama nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb aktor n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs politike, por problemi i saj.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, l\u00ebvizja studentore \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb popullore kund\u00ebr nj\u00eb regjimi t\u00eb korruptuar dhe inkriminuar pas l\u00ebvizjes demokratike t\u00eb viteve \u201990-t\u00eb. Kjo l\u00ebvizje nuk \u00ebsht\u00eb si l\u00ebvizjet e tjera evropiane Antifa, as nj\u00eb l\u00ebvizje anti-sistem kund\u00ebr klas\u00ebs politike. Arena e protest\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet nga grupime t\u00eb ndryshme, nga interesa t\u00eb ndryshme dhe e p\u00ebrpunueshme ndaj influencave t\u00eb ndryshme. Regjimi i Edi Ram\u00ebs, si m\u00eb i interesuari p\u00ebr ruajtjen e regjimit, ka koh\u00eb q\u00eb punon p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb \u201ct\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d p\u00ebr t\u00eb punuar me regjimin e tij, duke relativizuar rolin e opozit\u00ebs dhe forc\u00ebn e l\u00ebvizjes studentore.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e ka eksperienc\u00ebn demokratike p\u00ebr t\u00eb zgjedhur alternativ\u00ebn e saj qeveris\u00ebse, e cila nuk mund t\u00eb p\u00ebrzgjidhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb preferencave t\u00eb grupeve t\u00eb interesit, prirjeve ideologjike apo garancive q\u00eb k\u00ebrkon regjimi i korruptuar p\u00ebr t\u00eb mbajtur sistemin. Pra prioritet jan\u00eb institucionet dhe funksionimi demokratik i tyre dhe jo individ\u00ebt, funksionimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Ardhja e Ambasadorit Wendt ishte nj\u00eb shpres\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, kur po shikonin shkat\u00ebrrimin e \u00ebndrrave t\u00eb tyre nga narko-regjimi. Veprimet dhe q\u00ebndrimet e tij n\u00eb t\u00eb ardhmen do ta vler\u00ebsojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb kemi besuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agim NESHO N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb l\u00ebvizjeve gjeopolitike, kur si Uashingtoni dhe Brukseli kishin pranuar n\u00eb heshtje se nuk kishin koh\u00eb t\u00eb merreshin me Ballkanin, nj\u00eb gjeneral me tre yje (ret.) merr detyr\u00ebn e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Presidentit n\u00eb Shqip\u00ebri, Ambasadori Eric Wendt. Sigurisht q\u00eb kjo ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb e b\u00ebr\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":162280,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-162279","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=162279"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":162281,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/162279\/revisions\/162281"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/162280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=162279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=162279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=162279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}