{"id":16721,"date":"2022-07-02T21:04:31","date_gmt":"2022-07-02T21:04:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=16721"},"modified":"2022-07-02T21:04:31","modified_gmt":"2022-07-02T21:04:31","slug":"berisha-thirrje-diaspores-mos-mungoni-ne-7-korrik-jo-me-zgjedhje-pa-vote-emigrantesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/07\/02\/berisha-thirrje-diaspores-mos-mungoni-ne-7-korrik-jo-me-zgjedhje-pa-vote-emigrantesh\/","title":{"rendered":"Berisha thirrje Diaspor\u00ebs: Mos mungoni n\u00eb 7 korrik! Jo m\u00eb zgjedhje pa vot\u00eb emigrant\u00ebsh!"},"content":{"rendered":"<p>\u2022 FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA, N\u00cb BASHK\u00cbBISEDIMIN ME SHQIPTAR\u00cbT E DIASPOR\u00cbS<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, ju t\u00eb dashurve miq, familjeve tuaja!<\/p>\n<p>Ndjehem jasht\u00ebzakonisht i nderuar q\u00eb komunikoj sot me bashkatdhetar\u00eb t\u00eb mij t\u00eb emigracionit dhe diaspor\u00ebs shqiptare, nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt t\u00eb gjitha kontinentet. Teknologjia na e jep k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, por p\u00ebrbashkuese jan\u00eb idealet tona q\u00eb na bashkojn\u00eb, jan\u00eb shqet\u00ebsimet ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr zhvillimet n\u00eb vendin ton\u00eb. Un\u00eb e kam pritur me shum\u00eb interes k\u00ebt\u00eb takim me ju, para s\u00eb gjithash p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebrin tuaj, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar opinionet sugjerimet mendimet tuaja, mbasi n\u00eb bindjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, kontributi juaj, angazhimi i emigracionit dhe diaspor\u00ebs p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj situate realisht kritike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por jo m\u00eb pak e domosdoshme \u00ebsht\u00eb gjithashtu njohja e rrolit tuaj n\u00eb zhvillimet e k\u00ebtij vendi. De facto n\u00eb rrafshin politik, emigracioni dhe diaspora jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuesit e m\u00ebdhenj nga Shqip\u00ebria. Shqip\u00ebria nuk mbyll kufijt\u00eb si dikur ndaj emigracionit dhe diaspor\u00ebs, por ajo nuk ka lejuar vot\u00ebn tuaj, nuk ka vendosur at\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e saj dhe p\u00ebrparimin e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ju sigurisht lexoni dhe i ndiqni zhvillimet n\u00eb vend. Por un\u00eb shum\u00eb shkurt dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj, disa nga zhvillimet m\u00eb dramatike t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb kritike gjendjen n\u00eb Shqip\u00ebri. E para, pas zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, PS ka rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri monizmin e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb do p\u00ebrpiqem t\u2019ju paraqes ju nj\u00eb grafik n\u00eb rast se teknologjia e b\u00ebn t\u00eb mundur t\u00eb arrij\u00eb tek ju. Ky grafik tregon se nga viti 2013 n\u00eb t\u00eb cilin nj\u00eb mazhoranc\u00eb kishte gjithsej 48% t\u00eb pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 2020 arrin t\u00eb ket\u00eb 91%t\u00eb pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019kishte PPSH n\u00eb vitin 1991, dhe pas zgjedhjes t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs kjo p\u00ebrqindje shkon n\u00eb 99.9 %. S\u00eb dyti n\u00eb vitin 1991 kur Shqip\u00ebria hapi kufijt\u00eb, shqiptar\u00ebt u dynd\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ikur jasht\u00eb vendit t\u00eb tyre nga deti, toka ajri p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga dhimbjet e tiranis\u00eb s\u00eb mjerimit q\u00eb trash\u00ebguan.<\/p>\n<p>Nga viti 2007 deri n\u00eb vitin 2014 pati l\u00ebvizje t\u00eb popullat\u00ebs, por n\u00eb Shqip\u00ebri popullate rritej \u00e7do vit pa nj\u00eb politik\u00eb specifike demografike. Nd\u00ebrsa pas vitit 2014-t\u00eb pothuajse u rishfaq\u00ebn eksodet e shqiptar\u00ebve, por k\u00ebsaj here p\u00ebr fatin m\u00eb t\u00eb keq t\u00eb vendit shtresa e mesme m\u00eb s\u00eb shumti. Viti q\u00eb kaloi n\u00eb rrafshin demografik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb dramatike. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vendi pati 3300 lindje m\u00eb pak se sa vdekje. Kombi sot \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb komb q\u00eb rrit f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr emigracion, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ju e dini mir\u00eb potencialet e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka Shqip\u00ebria, si rrall\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr me resurset e saj.<\/p>\n<p>S\u00eb treti nuk dua tu b\u00ebj nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme por do t\u00eb ndalem vet\u00ebm n\u00eb diskursin e k\u00ebtyre jav\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri. Cili \u00ebsht\u00eb? Legalizimi i drog\u00ebs dhe amnistia fiskale p\u00ebr parat\u00eb e drog\u00ebs. Un\u00eb e di se edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera ka debat p\u00ebr legalizimin e drog\u00ebs dhe ndofta dhe votojn\u00eb. Por nga eksperienca shqiptare un\u00eb ju them ju me bindjen m\u00eb t\u00eb plot\u00eb. S\u00eb pari droga \u00ebsht\u00eb krim,. Krim dhe vet\u00ebm krim. Cilido vend q\u00eb legalizon drog\u00ebn, nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se legalizon n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr krimin q\u00eb sjell ajo. N\u00eb Shqip\u00ebri kanabisi q\u00eb u mboll n\u00eb vitin 2015-t\u00eb masivisht, krijoi miliarda e miliarda euro dhe b\u00ebri q\u00eb trafikant\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb pushtojn\u00eb me ato para tregun e kokain\u00ebs n\u00eb amerik\u00ebn latine. Dhe Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet jo vet\u00ebm prodhuesi kryesor i kanabisit n\u00eb kontinent por edhe nj\u00eb \u201chub\u201d kryesor i kokain\u00ebs dhe drog\u00ebrave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ka prej jush q\u00eb jeni mjek\u00eb, dhe un\u00eb kam qen\u00eb mjek, por n\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb un\u00eb kam lexuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nuk ka nj\u00eb studim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr efektet e dobishme p\u00ebrve\u00e7 qet\u00ebsimit t\u00eb dhimbjeve apo nauz\u00ebs t\u00eb derivateve t\u00eb kanabisit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti n\u00eb diskursin sot shqiptar ju keni d\u00ebgjuar n\u00eb rrafshin rajonal, Ballkani i Hapur, si projekti sipas Edi Ram\u00ebs m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb shkon deri atje si nj\u00eb projekt q\u00eb parandalon luft\u00ebn. Ballkani i Hapur u themelua n\u00eb Novi Sad si nj\u00eb mini-shengen, nga tre shtete, Serbia, Shqip\u00ebria dhe Maqedonia. Nj\u00eb aleanc\u00eb trelaterale. Harta q\u00eb u paraqit at\u00eb dit\u00eb nga kjo trojke. Vu\u00e7i\u00e7, Rama dhe Zaev, paraqiste Kosov\u00ebn haptasa dhe publikisht si pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. K\u00ebt\u00eb hart\u00eb e publikoi n\u00eb facebookun e tij edhe Edi Rama dhe m\u00eb von\u00eb tha se ma publikuan gabimisht asistent\u00ebt. Ky projekt sipas vet\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 disa dit\u00eb pas samitit t\u00eb Novi Sad u quajt: Jugosllavia e vjet\u00ebr plus Shqip\u00ebrin\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar? Kjo do t\u00eb thot\u00eb rikthim tek doktrina apo ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizmi serb, hegjemoniz\u00ebm q\u00eb u vendos n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar dhe q\u00eb p\u00ebrfundoi me luft\u00ebrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb rajon. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ky projekt i hegjemonis\u00eb serbe dhe influenc\u00ebs ruse, mbase ju keni d\u00ebgjuar se Sergei Lavrov u shpreh nj\u00eb dit\u00eb para samitit t\u00eb Ohrit se mb\u00ebshtet plot\u00ebsisht Ballkanin e Hapur, i kund\u00ebrvihet haptaz nism\u00ebs s\u00eb Berlinit, i cili \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi i gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb kuadrin e proceseve integruese n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Un\u00eb zgjodha k\u00ebto tre \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb mos u ndalur n\u00eb list\u00ebn e problematik\u00ebs s\u00eb pafundme me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen vendi. Jan\u00eb k\u00ebto kushte, jan\u00eb \u00e7mimet stratosferike q\u00eb rriten gjoja nga lufta n\u00eb Ukraine m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs dhe ndoshta t\u00eb Bot\u00ebs. Sot shqiptar\u00ebt blejn\u00eb vez\u00ebn, qum\u00ebshtion djathin, vajin 107% m\u00eb shtrenjt\u00eb se mesatarja e BE. Nafta \u00ebsht\u00eb thuajse dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb SHBA. Krahasohet vet\u00ebm me Zvicr\u00ebn, Finland\u00ebn dhe Norvegjin\u00eb af\u00ebrsisht. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto ne kemi thirrur protest\u00eb m\u00eb dat\u00ebn shtat\u00eb, dhe jemi t\u00eb vendosur q\u00eb krahas t\u00eb gjitha formave t\u00eb tjetra t\u00eb opozitarizmit t\u00eb p\u00ebrdorim protest\u00ebn si nj\u00eb kusht t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuatr k\u00ebt\u00eb rr\u00ebgjim q\u00eb ka uzurpuar t\u00eb gjitha pushtetet pa vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ju besoj jeni informuar se PS p\u00ebrjashtoi k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebrfundimisht vot\u00ebn e lir\u00eb brenda saj. Kryetar\u00ebt e PS-s\u00eb sipas vendimit t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj partie nuk votohen m\u00eb nga antar\u00ebsia kryetar\u00ebt e deg\u00ebve, por em\u00ebrohen direkt nga kryesia dhe Edi Rama nj\u00ebsoj si dikur nga byroja politika dhe Enver Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst un\u00eb do t\u00eb \u00e7moja shum\u00eb angazhimin e diaspor\u00ebs dhe emigracionit, p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar n\u00eb t\u00eb gjitha forumet dhe institucionet ku ata munden zhvillimet dramatike n\u00eb Shqip\u00ebri. Por dhe p\u00ebr t\u00eb ndikuar me t\u00eb gjitha lidhjet e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb angazhimin e shqiptar\u00ebve, braktisjen e tyre t\u00eb shprehjes: &#8216;\u00c7&#8217;m\u00eb duhet mua&#8217;. Vendimin e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb ka si q\u00ebllim madhor shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe rikthimin e pushtetit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes dhe ju falanderoj shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022 FJALA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA, N\u00cb BASHK\u00cbBISEDIMIN ME SHQIPTAR\u00cbT E DIASPOR\u00cbS P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, ju t\u00eb dashurve miq, familjeve tuaja! Ndjehem jasht\u00ebzakonisht i nderuar q\u00eb komunikoj sot me bashkatdhetar\u00eb t\u00eb mij t\u00eb emigracionit dhe diaspor\u00ebs shqiptare, nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt t\u00eb gjitha kontinentet. Teknologjia na e jep k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, por p\u00ebrbashkuese jan\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":16692,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-16721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16721"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16721\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16692"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}