{"id":17469,"date":"2022-07-11T10:13:31","date_gmt":"2022-07-11T10:13:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=17469"},"modified":"2022-07-11T10:13:31","modified_gmt":"2022-07-11T10:13:31","slug":"giuseppe-de-giorgio-kemi-nenvleresuar-ushtrine-ruse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/07\/11\/giuseppe-de-giorgio-kemi-nenvleresuar-ushtrine-ruse\/","title":{"rendered":"Giuseppe De Giorgio: \u201cKemi n\u00ebnvler\u00ebsuar ushtrin\u00eb ruse\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bashk\u00ebbisedim me Giuseppe De Giorgio, admiral, ish Shef i Shtatmadhoris\u00eb s\u00eb Marin\u00ebs Ushtarake<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kur ka filluar lufta n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte banale t\u00eb thuhej se ka filluar me 24 shkurt, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se lufta ka filluar kur rus\u00ebt kan\u00eb grumbulluar trupat n\u00eb kufi, shenj\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka ishte e programuar.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ju nuk ka qen\u00eb surpriz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Padiskutim q\u00eb jo. Ka qen\u00eb n\u00eb fakt interesante t\u00eb shikohej dizinformimi rus pacip\u00ebsisht n\u00eb veprim. Deri n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb ministri i Jasht\u00ebm rus Sergej Lavrov theksonte se qen\u00eb vet\u00ebm manovra t\u00eb brendshme, por pak or\u00eb m\u00eb pas trupat ruse kan\u00eb kryer nj\u00eb hyrje me t\u00eb prer\u00eb n\u00eb territorin ukrainas n\u00eb stilin Hungaria 1956. Ideja e Putinit dhe e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm rus ishte kjo qysh nga fillimi.<\/p>\n<p><strong>Cili ishte objektivi kryesor i pushtimit rus?<\/strong><\/p>\n<p>Rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb. Edhe pushtimi sovjetik i Afganistanit ka filluar k\u00ebshtu: at\u00ebbot\u00eb kontigjentet ruse u sul\u00ebn n\u00eb vend dhe synuar direkt kryeqytetin Kabul. Kap\u00ebn dhe vran\u00eb kryeministrin, nj\u00eb njeriun e tyre m\u00eb pas i b\u00ebr\u00eb i pabesuesh\u00ebm, dhe ul\u00ebn n\u00eb vendin e tij nj\u00eb qeveri kukull. N\u00eb Ukrain\u00eb parashikonin q\u00eb qeveria t\u00eb binte apo t\u2019ia mbathte n\u00eb ekzil, duke mund\u00ebsuar nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim imediat t\u00eb ekzekutivit armiq\u00ebsor me nj\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Operacioni p\u00ebr kapjen e Volodymyr Zelenskyj ka shkuar keq. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb operacion pak amatoresk?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb thuhet, duke par\u00eb q\u00eb informacionet q\u00eb disponojm\u00eb vijn\u00eb nga mediat. Ka qen\u00eb nj\u00eb moment ku dukej se ky operacion mund t\u00eb kishjte sukses. Amerikan\u00ebt kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb helikopter p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Zelenskyj dhe familjen e tij nga Kievi, shenj\u00eb e qart\u00eb se gj\u00ebrat po merrnin nj\u00eb kthes\u00eb preokupuese. Zelenskyj i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se nuk i sh\u00ebrbenin kalime, por m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb. Nga aty e m\u00eb pas, megjithat\u00eb, ekuilibrat e forcave n\u00eb fush\u00eb kan\u00eb ndryshuar n\u00eb favor t\u00eb Ukrain\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prej tipareve dalluese t\u00eb k\u00ebsaj lufte: dizekuilibri midis shpresave p\u00ebr efikasitet t\u00eb atribuar rus\u00ebve dhe realitetit n\u00eb terren. Tek rus\u00ebt kishte nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr fitore t\u00eb pashmangshme, pasi n\u00eb imagjinat\u00ebn ton\u00eb Rusia \u00ebsht\u00eb e pandashme nga fuqia e madhe, por edhe pse n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn Moska ka demonstruar se \u00ebsht\u00eb realisht e till\u00eb. Nj\u00eb shpres\u00ebne till\u00eb \u00ebsht\u00eb ndeshur me resurset e papritura t\u00eb ukrainasve: q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb shmangin r\u00ebnien e Zelenskyj ka di\u00e7ka t\u00eb habitshme, si edhe fakti q\u00eb i kan\u00eb ndaluar rus\u00ebt t\u00eb arrijn\u00eb Kievin.<\/p>\n<p><strong>Fillimi i luft\u00ebs mund edhe t\u00eb zbritet n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr, 2014. Dometh\u00ebn\u00eb kur amerikan\u00eb dhe britnaik\u00eb ka krijuar v\u00ebrtet nj\u00eb ushtri ukrainase. Nuk ka qen\u00eb kjo pika e v\u00ebrtet\u00eb e kthes\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja e aft\u00ebsive t\u00eb pabesueshme q\u00eb ukrainasit sot demonstrojn\u00eb n\u00eb terren, mund t\u00eb themi se po. Mund t\u00eb theksohet se lufta aktuale nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se vazhdimi i konfliktit n\u00eb Donbas. Por un\u00eb nuk jam krejt\u00ebsisht i bindur: jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb menduar <em>ex novo<\/em>, me objektiva pjes\u00ebrisht t\u00eb ndryshme dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Tani rus\u00ebt synojn\u00eb q\u00eb t\u00eb aneksojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 1\/3 e Ukrain\u00ebs, duke e rilidhur Transnistrin\u00eb me m\u00ebm\u00ebdhenun dhe duke e katandisur k\u00ebshtu Ukrain\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend sipas modelit t\u00eb Finland\u00ebs pas humbjes s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00eb luft\u00ebn ruso \u2013 finlandeze.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb goditur nga p\u00ebrdorimi publik q\u00eb amerikan\u00ebt i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb inteligjenc\u00ebs. Pse t\u00eb shpaloseshin informacione q\u00eb me definicion duhet t\u00eb mbeteshin sekrete?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb taktik\u00eb e ngjashme ishte finalizuar q\u00eb t\u00eb kompakt\u00ebsonte aleat\u00ebt dhe t\u00eb alarmonte opinionin publik per\u00ebndimor, p\u00ebr t\u2019i transmetuar ndjenj\u00ebn e af\u00ebrsis\u00eb s\u00eb katastrof\u00ebs q\u00eb po p\u00ebrgatitej t\u00eb verifikohej. \u00cbsht\u00eb pastaj edhe nj\u00eb ar\u00ebsye e lidhur me konsensusin publik t\u00eb brendsh\u00ebm: Shtetet e Bashkuara nuk donin t\u00eb linin p\u00ebrshtypjen se qen\u00eb kapur n\u00eb befasi. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, sh\u00ebrbimet sekrete amerikane qen\u00eb akuzuar se nuk kishin ditur t\u00eb parashikonin ngjarje vendimtare si 11 shtatori. Informacionet\u00eb q\u00eb kan\u00eb k\u00ebn\u00eb t\u00eb dalin p\u00ebrpara pushtimit rus qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, thjesht sepse ajo q\u00eb parashikonin verifikohej. Inteligjenca amerikane \u00ebsht\u00eb demonstruar efikase n\u00eb t\u00eb gjitha fazat: jo vet\u00ebm n\u00eb ato t\u00eb afrimit t\u00eb konfliktit (ku informonin thuajse \u00e7do minut\u00eb \u2013 sekond\u00eb, duke i nxitur jo pak forcat ukrainase), por edhe me luftimet e filluara. Megjithat\u00eb, sipas mendimit tim, objektivi kryesor ishte t\u00eb favorizohej pjes\u00ebmarrja korale e opinionit publik n\u00eb operacion. Jo e fundit, kan\u00eb vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7tensionuar dizinformimin rus, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur p\u00ebrpara kohe mbi narrativ\u00ebn e v\u00ebn\u00eb n\u00eb fush\u00eb nga Moska, q\u00eb ishte \u00e7lirimi nga nazizmi apo pushtimi me q\u00ebllim mbrojt\u00ebs. Uashingtoni ka vepruar sipas nj\u00eb skeme kund\u00ebrinformimi parandalues.<\/p>\n<p><strong>Provoni t\u00eb viheni n\u00eb rolin e rus\u00ebve: pse e kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion ushtarak pik\u00ebrisht tani? Dhe \u00e7far\u00eb po sigurojn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pse kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb pik\u00ebrisht tani mbetet nj\u00eb mister. Faktikisht \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb b\u00ebhej fjal p\u00ebr luft\u00ebn e zakonshme vjetore t\u00eb mir\u00ebmbajtjes. Qysh kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, Putini ka kryer operacione ushtarake nj\u00ebri pas tjetrit, mjafton t\u00eb mendohet p\u00ebr Gjeorgjin\u00eb, Krimen\u00eb, Donbasin, Sirin\u00eb. Ky rast i fundit \u00ebsht\u00eb emblematik: nj\u00eb operacion lufte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i kryer me shum\u00eb efikasitet dhe i spektakolarizuar n\u00eb maksimum, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebryrje krejt\u00ebsisht sip\u00ebrfaq\u00ebsore, jo e nevojshme, e prirur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shfaqur nj\u00eb status prej fuqie t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><strong>Praktikisht nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj provokimit t\u00eb Obamas q\u00eb e quajti Rusin\u00eb \u00abfuqi rajonale\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht motivi p\u00ebr t\u00eb cilin Rusia del nga Deti i Zi dhe pozicionohet n\u00eb Siri dhe n\u00eb Cirenaik\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e njohur si forc\u00eb permanente n\u00eb detet e ngrohta, i ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb Komand\u00ebs Detare t\u00eb Mesdheut n\u00eb Tartus t\u00eb Siris\u00eb, i zhvilluar sipas modelit t\u00eb Flot\u00ebs s\u00eb VI. Fillimisht anijet ruse qen\u00eb t\u00eb caktuara n\u00eb flot\u00ebn e Detit t\u00eb Zi dhe her\u00ebpas\u00ebhere hynin n\u00eb Mesdhe. Kurse tani disa anije t\u00eb ardhura nga flota t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrhershme ruse (si ajo e Veriut apo e Balltikut) jan\u00eb caktuar q\u00ebndrueshm\u00ebrisht n\u00eb Komand\u00ebn e Mesdheut. N\u00eb Libi e n\u00eb Mali rus\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet mercenar\u00ebve t\u00eb grupit Wagner, gjithmon\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb logjik\u00eb: vullnetin rus p\u00ebr rikuperuar territore t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb sovjetike dhe n\u00eb rastin specifik t\u00eb Bamakos edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbushur boshll\u00ebkun e l\u00ebn\u00eb nga t\u00ebrheqja e Franc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb ar\u00ebsyeja strategjike e gjith\u00eb k\u00ebsaj?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb kthehet e t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb superfuqi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e Bashkimit Sovjetik. Ekspansioni \u00ebsht\u00eb phes\u00eb e nj\u00eb projekti ripozicionimi t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb optik\u00ebn q\u00eb t\u00eb rifitoj\u00eb prestigj. D\u00ebshiron t\u2019u flas\u00eb si e barabart\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, por n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb multipolare. Q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb rivendos\u00eb zonat e influenc\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb aset t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb pasLuft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb sfer\u00ebn e tij, Putini i sheh t\u00eb gjitha republikat ish sovjetike, plus vendet e Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs. K\u00ebta t\u00eb fundit, qysh nga koha e NATO, duhet patjet\u00ebr t\u00eb dalin. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk presin raketa taktike apo kryq\u00ebzor\u00ebsh, duke q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb hirt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Probabilitete t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebtij projekti?<\/strong><\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja e vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO, asnj\u00eb. P\u00ebr republikat ish sovjetike dhe p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb ve\u00e7anti, shanset e nj\u00eb fitoreje ruse ekzistonin, sikur Per\u00ebndimi t\u00eb mos kishte qen\u00eb kaq reaktiv dhe, sipas mendimit tim, jan\u00eb akoma.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshi amerikan\u00ebt, i kan\u00eb mbivler\u00ebsuar kapacitetet ushtarake ruse. Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtypja juaj mbi prezantimin e tyre ushtarak dhe detar?<\/strong><\/p>\n<p>Mbivler\u00ebsimi i rus\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstante. Edhe n\u00eb epok\u00ebn sovjetike inteligjenca per\u00ebndimore tentonte ta mbivler\u00ebsonte k\u00ebrc\u00ebnimin rus, thelb\u00ebsisht p\u00ebr dy motive t\u00eb nd\u00ebrthurura: paras\u00ebgjithash p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb motivuar NATO; n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, pasi vet\u00eb rus\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb aft\u00eb ta nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb imazh t\u00eb vet\u00ebvetes. P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull: parada n\u00eb Sheshin e Kuq, me t\u00eb cil\u00ebn \u00e7do 9 maj festohet Dita e Fitores mbi nazizmin, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb shpalosur modelet e rinj t\u00eb avion\u00ebve, por q\u00eb shpesh qen\u00eb shum\u00eb larg nga t\u00eb q\u00ebnit operativ\u00eb. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn veprohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb i nj\u00ebjti grup mjetesh fluturuese ta kalonte sheshin dhjet\u00ebra her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se qen\u00eb shum\u00eb. N\u00eb 1991 shkova n\u00eb Sevastopol n\u00eb shoq\u00ebrimin e admiralit Venturoni. Sapo ishte konsumuar grushti i shtetit kund\u00ebr Gorba\u00e7ovit, q\u00eb ishte t\u00ebrhequr n\u00eb da\u00e7\u00ebn e tij n\u00eb Detin e Zi p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb detyruar. Kur u lirua, Italia d\u00ebrgoi 3 anije (Vittorio Veneto, Libeccio dhe Espero) p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb sinjal af\u00ebrsie. Qe nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare shum\u00eb interesante: ishte hera e par\u00eb q\u00eb anije italiane vizitonin Sevastopolin, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte nj\u00eb baz\u00eb detare e madhe. Mbeta i mahnitur: qen\u00eb shum\u00eb anije t\u00eb ankoruara dhe, me t\u2019u ngjitur n\u00eb bord, v\u00ebrejta se qen\u00eb t\u00eb pajisura me nj\u00eb sasi mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse arm\u00ebsh. Megjithat\u00eb, di\u00e7ka nuk kthehej: sistemet antizjarr qen\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb prapambetura dhe t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb reduktuar ose mungonte verniku antirr\u00ebshqit\u00ebs, pasi nuk arrinin t\u00eb prodhonin nj\u00eb q\u00eb t\u2019i rezistonte akullit.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb ajo ruse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtri prej kartoni?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se kartoni, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtri e ve\u00e7ant\u00eb. Ndjesia ime \u00ebsht\u00eb se programi i modernizimit ka ecur n\u00eb dy drejtime: n\u00eb let\u00ebr regjistrohen rezultate t\u00eb habitshme; kurse n\u00eb praktik\u00eb, edhe prejmotiveve t\u00eb korrupsionit t\u00eb p\u00ebrhapur, p\u00ebrparimet kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga pritshm\u00ebrit\u00eb. Tregues tjet\u00ebr i gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore to forcave ishtarake \u00ebsht\u00eb jodisiplina e ushtar\u00ebve, q\u00eb derdhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse mbi civil\u00ebt dhe l\u00ebshohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante ndaj pla\u00e7kitjeve, duke i d\u00ebrguar gj\u00ebrat e pla\u00e7kitura n\u00eb sht\u00ebpi: normalisht nj\u00eb ushtri nuk ka nevoj\u00eb t\u2019u kushtohet k\u00ebtyre aktiviteteve. Gjith\u00ebsesi, lan\u00e7imi i raketave mbi banesat civile nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Futet n\u00eb nj\u00eb strategji asgj\u00ebsimi dhe uljeje t\u00eb moralit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr mbytjen e \u201cMoskva\u201d, kryq\u00ebzorit rus t\u00eb goditur n\u00eb gjirin e Odes\u00ebs nga dy raketa \u201cNeptune\u201d t\u00eb ardhur nga territori ukrainas?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNeptune\u201d nuk jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb avancuar: jan\u00eb me projektim sovjetik, t\u00eb rimodernizuar n\u00eb vijim nga ukrainasit, por mbesin raketa subsonike, me nj\u00eb shtrirje prej rreth 150 kilometrash. Prandaj ajina ruse duhej t\u00eb ndodhej n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb till\u00eb sa t\u2019u mund\u00ebsonte k\u00ebtyre raketave t\u00eb arrinin ta godisnin. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00ebse nuk mund t\u00eb deduktohej se rus\u00ebt kishin nj\u00eb aset survejimi t\u00eb radar\u00ebve shum\u00eb t\u00eb relaksuar p\u00ebr t\u00eb mos kapur ardhjen e \u201cNeptune\u201d. Operacion gjith\u00ebsesi jo shum\u00eb i leht\u00eb: sulmi me raketa antianije l\u00eb shum\u00eb pak koh\u00eb (rreth 3 minuta) objektivit p\u00ebr t\u00eb kuptuar goditjen n\u00eb ardhje.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, nuk kan\u00eb qen\u00eb amerikan\u00ebt ata q\u00eb kan\u00eb drejtuar operacionin e mbytjes s\u00eb \u201cMoskva\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb dh\u00ebn\u00eb koordinatat e anijes. Tani e dh\u00ebna themelore munguese \u00ebsht\u00eb larg\u00ebsia e anijes nga bregu. Sikur t\u00eb ishte gjendur relativisht af\u00ebr, at\u00ebhere koordinatat do t\u00eb duhej t\u00eb prokuronin edhe nj\u00eb dron rikonjicioni ukrainas.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb prej sukseseve t\u00eb rus\u00ebve deri m\u00eb tani ka qen\u00eb pushtimi i Detit Azov, pas marrjes s\u00eb Mariupolit. Do t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Odes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt\u00eb. Sigurisht po leht\u00ebsojn\u00eb pozicionet n\u00eb veri, p\u00ebr shembull n\u00eb Harkov, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrq\u00ebndurar sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur trupat drejt juglindjes. Ideja e pushtimit t\u00eb Odes\u00ebs \u00ebsht\u00eb mikluese, pasi duke i mbyllur detin Ukrain\u00ebs, Rusia mund t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb v\u00ebrtet fitore. Ama nj\u00eb zbarkim nuk do t\u00eb ishte aspak i thjesht\u00eb. Qyteti \u00ebsht\u00eb tejet i mbrojtur. Mund t\u00eb zbarkohet ndoshta n\u00eb jugper\u00ebndim, n\u00eb Budzhak, por jan\u00eb gjithmon\u00eb raketat \u201cNeptune\u201d me t\u00eb cilat mund t\u00eb b\u00ebhen llogaritjet: sa m\u00eb shum\u00eb anije i afrohen bregut, aq m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjestruara nga raketa t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>Si neutralizohen k\u00ebto raketa?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb rus\u00ebt: duke bombarduar fabrikat ku nd\u00ebrtohen dhe duke goditur vendet ku jan\u00eb depozituar.<\/p>\n<p><strong>Ju e p\u00ebrjashtoni q\u00eb ukrainasit disponojn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se \u201cNeptune\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, po, por \u201cNeptune\u201d jan\u00eb megjithat\u00eb efikas\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Edhe duke hipotezuar se do t\u2019ia dilte zbarkimi amfib, mund t\u00eb mbahen gjith\u00eb k\u00ebta territore me vet\u00ebm 150000 njer\u00ebz? Forcat e dislokuara nga rus\u00ebt mos jan\u00eb tejet t\u00eb reduktuara respektivisht ukrainasve?<\/strong><\/p>\n<p>Po, duke pasur parasysh se fronti \u00ebsht\u00eb prej 900 kilometrash. Repartet ruse, nuk kan\u00eb mas\u00eb kritike p\u00ebr ta rrethuar t\u00ebr\u00ebsisht dhe, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb kryejn\u00eb sulme masive n\u00eb thell\u00ebsi. Aq \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sa q\u00eb nuk po e b\u00ebjn\u00eb: p\u00ebr momentin avancojn\u00eb nj\u00eb luft\u00eb f\u00ebrkimi dhe s\u00ebrish nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb masim t\u00eb gjitha pasojat e shkaktuara nga p\u00ebrdorimi i arm\u00ebve per\u00ebndimore. Tani p\u00ebr tani kemi v\u00ebrejtur efektin e amatimeve t\u00eb leh\u00ebta si raketat \u201cJavelin\u201d, raketat \u201cNlaw\u201d me prejardhje angleze dhe t\u00eb ngjashme. T\u00eb ndryshme jan\u00eb n\u00eb fakt arm\u00ebt e furnizimeve t\u00eb m\u00ebpasme, p\u00ebr shembull topat 155 milimet\u00ebrsh. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ka edhe disa probleme logjistike, nga formimi i personelit t\u00eb destinuar p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur armatime t\u00eb tilla me v\u00ebshtir\u00ebsi materiale sa p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb fizikisht n\u00eb destinacion.<\/p>\n<p><strong>Nuk ju duket se rus\u00ebt jan\u00eb tejet t\u00eb ngadalt\u00eb n\u00eb goditjen e infrastrukturave q\u00eb transportojn\u00eb arm\u00ebt per\u00ebndimore n\u00eb front?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk posedojm\u00eb sa duhet informacione. Her\u00ebpas\u00ebhere kuptohet nga mediat se nj\u00eb hekurudh\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur, por ka mund\u00ebsi q\u00eb operacione t\u00eb tilla ndodhin shum\u00eb m\u00eb shpejt nga sa ne vihemi n\u00eb dijeni. Me siguri q\u00eb rus\u00ebt i kan\u00eb intensifikuar sulmet ndaj hekurudhave dhe stacioneve. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ukrainasit, duke sh\u00ebnjestruar prapavijat ruse n\u00eb Donbas apo n\u00eb kufi, kur jo deri duke penetruar n\u00eb territorin e Federat\u00ebs me ndonj\u00eb inkursion. Kjo strategji ka luajtur n\u00eb favorin e milicive t\u00eb Kievit, q\u00eb duke synuar nga prapavijat po demonstrojn\u00eb se e kan\u00eb individualizuar thembr\u00ebn e Akilit t\u00eb trupave ruse: logjistik\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb kuadrin strategjik. Rusia ka tentuar nj\u00eb operacion p\u00ebr t\u00eb cilin nuk duket se ka resurse t\u00eb mjaftueshme. Si e vler\u00ebsoni p\u00ebrgjigjen e NATO?<\/strong><\/p>\n<p>I jeni p\u00ebrgjigjur shum\u00eb mir\u00eb. Natyrisht nuk mund ta p\u00ebrdorte operacionin ushtarak: t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb trupa n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb sillte menj\u00ebher\u00eb shp\u00ebrthkmin e nj\u00eb lufte totale midis Per\u00ebndimit dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00eb eksponent\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs amerikane, midis t\u00eb cil\u00ebve sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, kan\u00eb shprehur q\u00ebllimin e dob\u00ebsimit t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr ofensiva t\u00eb reja, por \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb dob\u00ebsosh Rusin\u00eb? Deri ku mund t\u00eb shtyhen amerikan\u00ebt pa e shkaktuar rrezikun e nj\u00eb hakmarrjeje b\u00ebrthamore?<\/strong><\/p>\n<p>Arma atomike mund t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb momentin ku vet\u00eb ekzistenca e Rusis\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p><strong>Kush e p\u00ebrcakton se ka ardhur ky moment? Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Rusia?<\/strong><\/p>\n<p>Po, por nuk do t\u00eb jet\u00eb fakti i thjesht\u00eb i mosfitimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrdorimin e atomikes.<\/p>\n<p><strong>Po sikur regjimi t\u00eb ndjehej i k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb mbijetes\u00ebn e tij? <\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj se jan\u00eb premisat. Dob\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb cilin flasin amerikan\u00ebt i referohet faktit q\u00eb lufta kushton para, gjak, mjete: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb impenjim i r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb cilit i shtohet efekti i sanksioneve. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, Putini synon nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb ngadalt\u00eb, n\u00eb shpres\u00ebn e \u00e7artikulimit t\u00eb kompakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendeve per\u00ebndimore. Qysh sot n\u00eb Itali po b\u00ebjn\u00eb prapakthehu rreth d\u00ebrgimit t\u00eb arm\u00ebve, duke u bunkerizuar n\u00eb dallime t\u00eb buta midis arm\u00ebve mbrojt\u00ebse apo sulmuese, t\u00eb leh\u00ebta apo t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni hyrjen e Suedis\u00eb dhe t\u00eb Finland\u00ebs n\u00eb NATO?<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb efekti i madh bumerang i Putinit, q\u00eb ia ka dal\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e pabesueshme t\u00eb zgjerimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb NATO. Deri n\u00eb p\u00ebrfshirjen e vendeve, sidomos Suedis\u00eb, q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb forca t\u00eb armatosura t\u00eb shk\u00eblqyera.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr rus\u00ebt t\u00eb ken\u00eb Kaliningradin e rrethuar edhe nga deti dhe Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburgun e n\u00ebnshtruar nj\u00eb blloku detar permanent virtual? Si ndryshojn\u00eb kushtet e siguris\u00eb ruse me hyrjen e Suedis\u00eb dhe Finland\u00ebs n\u00eb NATO?<\/strong><\/p>\n<p>Aderimi i k\u00ebtyre dy vendeve n\u00eb Aleanc\u00ebn Atlantike sigurisht q\u00eb ia redukton hap\u00ebsir\u00ebn e manovr\u00ebs. Nuk jan\u00eb m\u00eb kushineta, zhduket zona gri midis Rusis\u00eb dhe NATO. P\u00ebr rus\u00ebt \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dram\u00eb, edhe emotive.<\/p>\n<p><strong>Ju \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnit po t\u00eb ishit rus?<\/strong><\/p>\n<p>Rus\u00ebt nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pezullimit t\u00eb furnizimeve me gaz p\u00ebr suedez\u00ebt dhe finlandez\u00ebt. Nga ana tjet\u00ebr, prova e ushtris\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb e ridmensionon edhe frikshm\u00ebrin\u00eb e makin\u00ebs luftarake rise. P\u00ebrjashto grad\u00ebn b\u00ebrthamore, por q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb fundi i loj\u00ebrave. Me hedhjen e nj\u00eb atomikeje, vendi i goditur b\u00ebhet i p\u00ebrshkuesh\u00ebm nga kushdo. \u00c7far\u00eb q\u00ebllimi do t\u00eb kishte bombardimi i kufirit me Finland\u00ebn? Sikur t\u00eb isha rus, do t\u00eb l\u00ebshoja nj\u00eb bomb\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrpara nj\u00eb pushtimi masiv t\u00eb territorit tim, me q\u00ebllim mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pa m\u00eb vende kushinet\u00eb, do t\u00eb kishim nj\u00eb linj\u00eb kontakti NATO \u2013 Rusi t\u00eb gjat\u00eb mij\u00ebra kilometra. Kjo implikon t\u00eb jemi t\u00eb ekspozuar ndaj nj\u00eb rreziku t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, duke par\u00eb se edhe n\u00eb terren nuk ekziston simetria e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po. Amerika \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb jo m\u00eb unipolare. Shtetet e Bashkuara t\u00eb nes\u00ebrmen e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kishin nj\u00eb raport force me fuqi t\u00eb ndryshme me rende madh\u00ebsie m\u00eb t\u00eb madhe dhe, jo e fundit, g\u00ebzonin nj\u00eb kohezion politik t\u00eb brendhs\u00ebm q\u00eb tani as nuk e \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb dot.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb marrim rastin e fitores totale t\u00eb NATO. \u00c7far\u00eb do t\u00eb sillte?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk besoj se Rusia do t\u00eb binte. Putini g\u00ebzon nj\u00eb konsensus t\u00eb madh. Nuk m\u00eb duket se jan\u00eb kushtet p\u00ebr nj\u00eb grusht shteti t\u00eb brendsh\u00ebm. Faktikisht besoj se sikur kjo luft\u00eb t\u00eb avanconte shum\u00eb gjat\u00eb dhe pa p\u00ebrparime do t\u00eb replikohej nj\u00eb situat\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb Donbasit n\u00eb 2014. Nj\u00eb konflikt jo i ngrir\u00eb, por me intensitet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ai aktual.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr riarmatimin gjerman?<\/strong><\/p>\n<p>Riarmartimi ka qen\u00eb reagimi natyral ndaj paksa t\u00eb gjith\u00ebve n\u00ebn presionin e momentit. Sikur gjerman\u00ebt kan\u00eb vendosur ta b\u00ebjn\u00eb, do ta b\u00ebjn\u00eb dhe tashm\u00eb Gjermania \u00ebsht\u00eb e zhdoganuar.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb kuptimi?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb fjal\u00ebs: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ish nazist. Qysh kur ka hyr\u00eb n\u00eb NATO, duhet t\u2019i p\u00ebrmbahet shtyll\u00ebs s\u00eb saj themelore, asaj t\u00eb 2% t\u00eb PBB t\u00eb destinuar p\u00ebr Mbrojtjen.<\/p>\n<p><strong>Po gjerman\u00ebt po riarmatosen p\u00ebr t\u00eb vlejtur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb NATO apo p\u00ebr t\u00eb vlejtur m\u00eb shum\u00eb si Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>Riarmatosen sepse k\u00ebrc\u00ebnimi rus \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pashmangsh\u00ebm. Kemi nj\u00eb luft\u00eb konvencionale n\u00eb Europ\u00eb, ku trupat ruse tentojn\u00eb t\u00eb pushtojn\u00eb territore shtetesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Paraqitja ruse n\u00eb Ukrain\u00eb nuk duhet ta risguroj\u00eb Gjermanin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jesh i matur. Kur gjerman\u00ebt n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore hyn\u00eb n\u00eb Bashkimin Sovjetik, n\u00eb muajt e par\u00eb arrit\u00ebn fitore t\u00eb habitshme dhe ushtria ruse u zhduk. Pastaj kjo e fundit u b\u00eb nj\u00eb makin\u00eb lufte e tmerrshme. Duhet pasur kujdes t\u00eb mos n\u00ebnvler\u00ebsohet k\u00ebmb\u00ebngulja e rus\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb ndryshim nga vendet e tjera, Gjermania e kishte p\u00ebrjashtuar dimensionin e fuqis\u00eb edhe nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi semantik. Pra nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u pajisur me tanke, por t\u00eb kthehet t\u00eb ar\u00ebsyetohet n\u00eb terma fuqie dhe interesi komb\u00ebtar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjysma e Gjermanis\u00eb q\u00eb i korrespondon ish RDGJ b\u00ebn tifozll\u00ebk p\u00ebr Rusin\u00eb: edhe kolegu juaj Kay-Achim Sch\u00f6nbach i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb dor\u00ebhiqet pasi ka deklaruar se Putini meritonte respekt. Ka nj\u00eb komponente \u00abprusiane\u00bb n\u00eb forcat e armatosura gjermane?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do ta thoja. M\u00eb duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gaf\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb naivitet, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00ebllimesh. Nuk besoj se riarmatimi \u00ebsht\u00eb rezultati i nj\u00eb ndryshim radikal strategjik. Mendoj se kushtet e forcave t\u00eb armatosura gjermane qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. P\u00ebrpara rikthimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb, ka qen\u00eb e natyrshme shtytja p\u00ebr t\u2019u riarmatosur. Edhe n\u00eb optik\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb impenjimit t\u00eb marr\u00eb me amerikan\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shpenzuar 2% t\u00eb PBB p\u00ebr Mbrojtjen.<\/p>\n<p><strong>Po Italia si ndodhet?<\/strong><\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Itali ka filluar t\u00eb flitet p\u00ebr 2%, por efektivisht nuk ka asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7arjeve midis fraksioneve politike. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb shkohet p\u00ebrtej deklarimeve p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr ndonj\u00eb rritje t\u00eb vog\u00ebl. Kurse rritja duhet t\u00eb jet\u00eb substanciale dhe e konkretizuar n\u00eb afate t\u00eb shkurt\u00ebra. Duhet t\u00eb jet\u00eb e kanalizuar jo vet\u00ebm tek pajisjet, por sidomos tek fondet e ushtris\u00eb, tab\u00f9ja e Thesarit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shpenzimet korrente, e p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb benzin\u00eb, municione, uniforma, p\u00ebr t\u00eb st\u00ebrvitur ushtar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb lundruar dhe p\u00ebr t\u00eb fluturuar, por edhe p\u00ebr logjistik\u00ebn, pasi kemi eksternalizuar gjith\u00e7ka. Ethja e eksternalizmit e koh\u00ebrave t\u00eb Tremonti, t\u00eb cil\u00ebn e kam kund\u00ebrshtuar me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mundshme, na ka \u00e7uar t\u00eb zbulojm\u00eb t\u00eb natyrshmen: kemi humbur p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb riparime, gj\u00eb q\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb akoma \u00e7on n\u00eb humbjen e kapacitetit t\u00eb ashtuquajtur \u00abexpeditionary\u00bb, t\u00eb shkuarit n\u00eb ekspedit\u00eb, pasi kompanit\u00eb e jashtme nuk mund t\u00eb vihen p\u00ebr t\u00eb na ndjekur n\u00eb mision. Pa llogaritur se kompani t\u00eb tilla t\u00eb prfshiheshin n\u00eb greva apo kriza ekonomike, nuk do t\u00eb kishim alternativa. Eksternalizimi ka qen\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer. M\u00eb shum\u00eb kemi edhe problemin e madh e kompanive tona t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore t\u00eb armatimeve, kryesisht Fincantieri dhe Leonardo, q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb reagojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb, pasi jan\u00eb t\u00eb m\u00ebsuara t\u00eb jen\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se furnitor\u00eb, vendimmarr\u00ebs n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>(nga <em>Limes<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebbisedim me Giuseppe De Giorgio, admiral, ish Shef i Shtatmadhoris\u00eb s\u00eb Marin\u00ebs Ushtarake Kur ka filluar lufta n\u00eb Ukrain\u00eb? Do t\u00eb ishte banale t\u00eb thuhej se ka filluar me 24 shkurt, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se lufta ka filluar kur rus\u00ebt kan\u00eb grumbulluar trupat n\u00eb kufi, shenj\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka ishte e programuar. Dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ju &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":17470,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-17469","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17469\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}