{"id":17543,"date":"2022-07-12T09:33:30","date_gmt":"2022-07-12T09:33:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=17543"},"modified":"2022-07-12T09:33:30","modified_gmt":"2022-07-12T09:33:30","slug":"genocidi-serb-ne-rajon-nje-tabu-per-kete-maxhorance","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/07\/12\/genocidi-serb-ne-rajon-nje-tabu-per-kete-maxhorance\/","title":{"rendered":"Genocidi serb n\u00eb rajon &#8211; nj\u00eb \u201ctabu\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb maxhoranc\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Tritan SHEHU<\/strong><\/p>\n<p>Dy rezolutat parlamentare te domosdoshme per njohjen e denimin e tij, e evidentuan qartesisht kete qendrim thellesisht negativ e te rrezikshem te Kryeministrit e \u201cshumices\u201d ne Kuvend.<\/p>\n<p>Fatkeqesisht ky eshte nje cmim tjeter i larte, qe Shqiperia po paguan per mungesen e nje \u201cboshti perendimor\u201d politik, per \u201cBallkanin e hapur\u201d, si pasoje e vasalitetit te treguar ne keto vite nga kjo maxhorance ndaj Vucicit, Serbise e projekteve te saj, sic eshte ai i \u201cJugosllavise se Re\u201d.<\/p>\n<p>Qendrim ky, qe pa asnje lekundje ka cuar e po con ne humbjen e orientimit politiko-strategjik te vendit tone, te rolit lider te Shqiperise per stabilitetin dhe rrugen europiane e perendimore te Rajonit, rol qe ne te gjitha analizat i takon shqiptareve, si popullesia me pro perendimore, me europeiste ne Ballkanin Perendimor, te ngelur tashme jashte BE.<\/p>\n<p>Dhe kjo u lexua qarte me zhvillimet, ne fakt po vazhdon te evidentohet, ne te gjithe ecurine e miratimit te dy Rezolutave te paraqitura ne Kuvend per njohjen e denimin e genocideve serbe ne Rajon, ate ne Srebrenice e ate ne Kosove ne vitet 98-99:<\/p>\n<p>A &#8211; Pak muaj me pare u paraqit nga neve, nje grup deputetesh nje projekt rezolute per denimin e genocidit serb ne Srebrenice, teresisht e perputheshme kjo me ate te institucioneve nderkombetare e PE.<\/p>\n<p>Per habine tone me te madhe ajo u hodh poshte nga kjo maxhorance, duke ngjallur keshtu nje reaksion te forte brenda e jashte vendit, gje qe e detyroi \u201cshumicen\u201d te paraqiste me tej nje projekt Rezolute te re, dhe qe u votua pak dite me pare.<\/p>\n<p>Rezoluta e paraqitur nga maxhoranca u votua, por u rrezuan te kater amendametet e propozuara nga ne per ate, qe vecse tentonin ta nxirnin nga konfuzioni i saj, paqartesia e madhe qe e perben ate, mungesa e deshires per te njohur e denuar direkt ate genocid e per t\u2019i vene ate emer, qe ai ka dhe me te cilin e njeh e gjithe Bota, \u201cgenocidi serb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo sepse ne ate rezolute, qe ne titull dhe ne tere permbajtjen e saj ka mangesira apo deformime serioze, duke munguar dhe sinkronia me rezoluten e PE:<\/p>\n<p>1) Aty se pari pa u njohur e denuar direkt genocidi ne Srebrenice, jo vetem kjo ne titull por ne te gjithe ate tekst te paraqitur ne asnje fraze e fjale te tij, shprehet keqardhja per viktimat e tij, gje qe eshte nje non sens i plote.<\/p>\n<p>2) Se dyti ne ate material denohet vetem mos njohja e genocidit nga autoret, dhe jo genocidi vete, qe nuk ndeshet ne asnje germe te dokumentit. Ne fakt dhe autoret e pergjegjesit e tij kufizohen vetem te forcat serbo-boshnjake, duke deformuar keshtu te verteten historike te tij.<\/p>\n<p>3) Dhe ketu thellohet paradoksi e pavertetesia e asaj rezolute. Ne asnje shprehje te saj nuk denohet genocidi serb si pergjegjes, por vetem ai i realizuar nga forcat serbo-boshnjake te gjeneralit Mlladic. Kjo ne fakt perben nje fallsifikim te rende te atij realiteti tragjik, mbi bazen e te cilit gjykatat nderkombetare e kane denuar ate e po denojne jo vetem Karacic e Mlladic, por dhe liderat e asaj kohe te Beogradit, si pergjegjes direkt te tij.<\/p>\n<p>Kjo gje bije ndesh edhe me Rezoluten e PE, ne piken B te te ciles thuhet qartesisht se pergjegjesit e atij genocidi jane forcat serbo-boshnjake te Mlladic, se bashku me ato paramilitare, perfshi dhe repartet e policise se pa regullte serbe te futura nga territori i Serbise ne Bosnje.<\/p>\n<p>Pra sipas asaj Rezolute gjysmake, edhe \u201cfalje\u201d duhet te kerkojne vetem serbo-boshnjaket dhe jo Beogradi se bashku me tutorin e Rames, Vucic.<\/p>\n<p>Nje fallsifikim i plote i historise e i te vertetes se atij genocidi ky, qe troditi rende boten e pas Luftes se dyte, qe e detyroi ate te regonte me tej, ndonese me vonese.<\/p>\n<p>4) Me poshte ne ate material futen krejt artificialisht, jashte kontekstit, \u201csa per te lare\u201d gojen, dy rrjeshta per ngjarjet ne Kosove ne vitet 98-99, qe ne fakt dhe keto tentojne te fallsifikojne historine e te \u201cshplajne Serbine\u201d nga pergjegjesite reale te saj.<\/p>\n<p>Aty permendet si krim vetem termi \u201cpastrim etnik\u201d ndaj Kosoves e nuk ka asnje germe per ate qe ndodhi dhe qe e percakton qarte dhe Parlamenti i atij vendi, genocidin mbi popullesine shqiptare aty.<\/p>\n<p>Pastrimi etnik ne Kosove eshte nje krim, qe ka ndodhur pa nderprerje ne dekada te tera nga Sebia. Risia e viteve 98-99 eshte se mbi ate u vendos dhe genocidi serb ndaj popullesise se pa fajeshme. Ishte pikerisht ky genocid, qe detyroi aleancen me te madhe demokratike ne Bote, ShBA, Britanine, Gjermanine etj te nderhyjne ushtarakisht aty.<\/p>\n<p>Te mos permendesh ate genocid, indirekt mbeshtet tezat e Beogradit se \u201cagresioni\u201d i vertete ishte nderhyrja e NATO ne Kosove e bombardimet e saj, qe e detyruan Milloshevicin te terhiqet dhe jo krimet serbe.<\/p>\n<p>Kjo ndodh me kete rezolute te paraqitur nga maxhoranca, te pa plotesuar nga amendametet tona.<\/p>\n<p>5) Pikerisht per te korregjuar keto probleme thelbesore te asaj rezolute ne paraqitem kater amendamente per ate.<\/p>\n<p>Fatkeqesisht mesoj se ato jane rrezuar nga kjo maxhorance, duke u miratuar keshtu vetem nje Rezolute konfuze, jo e plote, servile ndaj Beogradit e ndertuar keshtu mbi ate cfare ai ka servirur per tju shmangur pergjegjesive, ne kundershtim me faktet historike te atij genocidi serb.<\/p>\n<p>B -Por pervec ketij zhvillimi per Srebrenicen kemi dhe nje tjeter, qe shkon ne te njejtat linja me te parin dhe pershkohet nga i njejti \u201efill\u201c, mos thenia e mos pranimi i te verteteva historike, qe mund te krijojne reaksione negative te Vucic &amp;Co.<\/p>\n<p>U be shume jave qe ne kemi paraqitur ne Kuvend edhe nje tjeter Rezolute, ate per te njohur e denuar genocidin serb ne Kosove ne vitet 98-99.<\/p>\n<p>Ne kundershtim te plote me Regulloren e procedurat e Kuvendit kjo vazhdon te censurohet me te gjithe insistim tone. I pa imagjinueshem nje veprim i tille, nje turp i vertete ky per maxhorancen e Kuvendin tone.<\/p>\n<p>Kaq e madhe qenka vartesia nga Vucic e kesaj maxhorance, sa kjo nuk ka as guximin ta lejoje kalimin ne seance, qofte dhe per futje a jo per diskutim, te nje Rezolute te tille, duke shkelur rende keshtu te gjitha regullat e ketij Kuvendi.<\/p>\n<p>I pa imagjinueshem dhe i pa tolerueshem nje veprim i tille i Kuvendit tone, qe bije ndesh jo vetem me te vertetat historike, mesimet qe duhet te nxjerrim nga tragjedite e ndodhura jo larg ne kohe e distance, por dhe me interesat tona kombetare e rajonale.<\/p>\n<p>Sepse veprime te tilla ne te vertete rrezikojne paqen, stabilitetin e rrugen europiane te Rajonit tone.<\/p>\n<p>E kaluara tragjike nuk duhet haruar ne vertetesine e saj, duhet pranuar edhe nga fajtoret duke kerkuar falje per sa ka ndodhur, nqs desherojme realisht te mos perseritet.<\/p>\n<p>Ky eshte mentaliteti e kultura perendimore, qe te ne duhet te mbizoterojne.<\/p>\n<p>Ndryshe behemi pjese e deformimeve te rrezikeshme lindore, qe vecse na largojne nga \u201cFamilja\u201d e jone e vertete.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Tritan SHEHU Dy rezolutat parlamentare te domosdoshme per njohjen e denimin e tij, e evidentuan qartesisht kete qendrim thellesisht negativ e te rrezikshem te Kryeministrit e \u201cshumices\u201d ne Kuvend. Fatkeqesisht ky eshte nje cmim tjeter i larte, qe Shqiperia po paguan per mungesen e nje \u201cboshti perendimor\u201d politik, per \u201cBallkanin e hapur\u201d, si pasoje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8996,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-17543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17543\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}