{"id":17936,"date":"2022-07-15T11:54:35","date_gmt":"2022-07-15T11:54:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=17936"},"modified":"2022-07-15T11:56:20","modified_gmt":"2022-07-15T11:56:20","slug":"pellumbat-nuk-jane-te-qete-libri-i-37-te-i-poetit-prozatorit-dhe-kantautorit-te-njohur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/07\/15\/pellumbat-nuk-jane-te-qete-libri-i-37-te-i-poetit-prozatorit-dhe-kantautorit-te-njohur\/","title":{"rendered":"\u201cP\u00ebllumbat nuk jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u201d, libri i 37-t\u00eb i poetit, prozatorit dhe kantautorit t\u00eb njohur"},"content":{"rendered":"<p>NGA DRIT\u00cbROI TE LA\u00c7O, ARAPI E SPAHIU \u2013 Si e vler\u00ebsojn\u00eb poezin\u00eb e Naim Berish\u00ebs<\/p>\n<p><strong>Akademik Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebmb\u00ebdhjet v\u00ebllime me poezi p\u00ebr t\u00eb rritur, kat\u00ebr libra me poezi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, pes\u00eb libra me fabula e poema, tre me hajke, dy me sonete, nj\u00eb me tekste k\u00ebng\u00ebsh, tre libra me p\u00ebrkthime t\u00eb soneteve t\u00eb Shekspirit, gjasht\u00eb romane dhe dy v\u00ebllime me tregime, si dhe tre albume me k\u00ebng\u00eb, padyshim q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb bilanc mjaft t\u00eb pasur t\u00eb poetit, prozatorit dhe kanautorit t\u00eb mir\u00ebnjohur Naim Berisha. K\u00ebsisoj, nga laboratori i tij krijues, n\u00eb tridhjet vite jan\u00eb botuar e promovuar 37 libra, t\u00eb cil\u00ebt z\u00ebn\u00eb vend nderi t\u00eb fondin e art\u00eb t\u00eb letrave shqipe.<br \/>\nBotimi m\u00eb i ri tij, v\u00ebllimi poetik \u201cP\u00ebllumbat nuk jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u201d me 138 vjersha dhe nj\u00eb poem\u00eb, n\u00eb 206 faqe, p\u00ebr vet\u00eb tematik\u00ebn mjaft\u00eb t\u00eb larmishme, vjen si nj\u00eb befasi n\u00eb tregun ton\u00eb t\u00eb librit.<br \/>\nPor le t\u00eb ndalemi m\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimet q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij autori disa prej autor\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00cb M\u00cbDHENJT\u00cb E LETRAVE SHQIPE P\u00cbR KRIJIMTARIN\u00cb E NAIM BERISH\u00cbS<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot, krijimtaria produktive dhe cil\u00ebsore e k\u00ebtij autori \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga personalitete t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00ebse n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990-t\u00eb, patriarku letrave shqipe, Drit\u00ebro Agolli, pasi kishte spikatur talentin, pasionin dhe vullnetin e tij, do t\u00eb shprehej p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme premtuese n\u00eb krijimtarin\u00eb letrare dhe artistike t\u00eb Naim Berish\u00ebs, p\u00ebr Teodor La\u00e7on: \u201cAshtu si n\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb krijimtari, si n\u00eb poezi edhe n\u00eb proz\u00ebn e gjat\u00eb, N.Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb z\u00eb i sinqert\u00eb, nj\u00eb talent gjenuin, veprat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb t\u00eb cilit b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fondin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb\u201d.<br \/>\nPjes\u00eb e k\u00ebtij fondi \u00ebsht\u00eb, padyshim, edhe v\u00ebllimi poetik \u201cP\u00ebllumbat nuk jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u201d, q\u00eb sapo ka par\u00eb drit\u00ebn e botimit nga sht\u00ebpia botuese e suksesshme \u201cM&amp;B.<br \/>\nMjaftojn\u00eb qoft\u00eb dhe poema \u201cM\u00eb ka djeg\u00eb malli p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn\u201d, apo poezit\u00eb e titulluara: \u201cMungesa e n\u00ebn\u00ebs\u201d, \u201cPo vete n\u00eb Muhurr\u201d, \u201cMall p\u00ebr bregun\u201d e \u201cLulet e moll\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb besuar n\u00eb profecin\u00eb e La\u00e7os se \u201cNaim Berisha nuk vjen nga librat, por nga n\u00ebna\u201d. Nj\u00ebher\u00ebsh, ai e ka vler\u00ebsuar Naimin edhe si nj\u00eb krijues dhe interpretues i k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb bukura, me t\u00eb cilat p\u00ebrcjell mesazhe t\u00eb gjalla dhe sinjifikative.<br \/>\nMesazhe t\u00eb tilla p\u00ebrcjellin edhe poezit\u00eb e k\u00ebtij libri, ku p\u00ebrqafimi i modernes, me respektimin e mjeteve poetike t\u00eb gjith\u00ebkohshme, e b\u00ebjn\u00eb poezin\u00eb e tij t\u00eb kthjell\u00ebt n\u00eb strukturat e saj, t\u00eb ndjeshme ndaj formave poetike t\u00eb tilla, si ndaj vargut, rim\u00ebs etj, t\u00eb reflektuara k\u00ebto aq bukur qoft\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00eb vargjet dyshe t\u00eb poezis\u00eb \u201cBrenda bukurive\u201d: \u201cDashurit\u00eb e m\u00ebdha zgjaten p\u00ebrngaher\u00eb\/ brerojn\u00eb brenda fjal\u00ebs s\u00eb bukur\u201dpranver\u00eb\u2026\u201d, p\u00ebr t\u00eb vijuar me dy vargjet tjera: \u201cT\u00eb gjitha pranverat q\u00eb fshihen pas dimrit\/ ngjajn\u00eb me dashurit\u00eb n\u00eb vjershat e Naimit\u2026.\u201d. Por ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb poem\u00ebn \u201cM\u00eb ka djeg\u00eb malli p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn\u201d, evidentohen respekti ndaj nj\u00eb tradite poetike shqiptare e bot\u00ebrore, g\u00ebrshetuar kjo me risit\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb kristalizim t\u00eb dyja prirjeve t\u00eb tij rinovuese, asaj n\u00eb gjuh\u00eb dhe asaj n\u00eb p\u00ebrmbajtje. K\u00ebsisoj, poeti N.Berisha, i p\u00ebrv\u00ebluar nga malli p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, e shpreh aq bukur at\u00eb n\u00eb vargjet: \u201cT\u00eb shoh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, shpesh o n\u00ebn\u00eb\/ ashtu si\u00e7 t\u00eb lash\u00eb, krejt ashiqare\/ t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb bukur, si\u00e7 Zoti t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb\/ t\u00eb re, syqeshur, si nuse krenare\u2026\u201d p\u00ebr ta mbyllur poem\u00ebn me vargjet brilant\u00eb: \u201cPoem\u00ebn p\u00ebr ty me shum\u00eb mall e thura\/ P\u00ebr ty moj n\u00ebn\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebre kok\u00ebn\/ dhe zemr\u00ebn n\u00eb vargje me gjith\u00eb shpirt e vura\/ p\u00ebr t\u00eb gjitha n\u00ebnat q\u00eb p\u00ebrt\u00ebrinj\u00eb bot\u00ebn\u2026\u201d.<br \/>\nK\u00ebto vargje n\u00ebnkuptojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre. Por poeti kur flitet p\u00ebr ndjenj\u00eb tep\u00ebr t\u00eb fuqishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme vendos emrin sikund\u00ebr ndodh me k\u00ebt\u00eb poem\u00eb dedikuese. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb spikatur t\u00eb letrave shqipe, jo vet\u00ebm Drit\u00ebroi e La\u00e7o, por edhe Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, akademik Bedri Dedja, Nasho Jorgoqi, Odhise Grillo, kritiku i mir\u00ebnjohur Behar Gjoka e disa t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar produktivitetin dhe cil\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb artistike n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij. Dhe jo pa q\u00ebllim, perifrazime nga vler\u00ebsimet e Miho Gjinit, Mehmet Kraj\u00ebs, Dan Musliut, Prof.dr.Fatmir Terziut, Basir Bushkashit, Bardhyl Xham\u00ebs, Gjovalin Kol\u00ebs, Edmond Zhulalit, P\u00ebrparim Tom\u00e7init, Demir Gjergjit, Lejla Gorishtit, Kamber Farukut, Sakip Camit, Kozma Gjinit, Jaho Margjek\u00ebs, Vasil Tabakut, Arjan Dodbib\u00ebs, Shqiponja Matuk\u00ebs, Arjan A.Bejkos, Hamit Tak\u00ebs, Dukagjin Hat\u00ebs e Ferhat Cakajt, un\u00eb si redaktor i librit, i kam vendosur \u201cn\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies\u201d. Kjo edhe p\u00ebr faktin se, n\u00ebse Fatos Arapi e vler\u00ebson poezin\u00eb e Naim Berish\u00ebs si nj\u00eb poezi specifike, q\u00eb ka natyr\u00ebn, psikologjin\u00eb dhe fantazin\u00eb e autorit, q\u00eb mbart historin\u00eb dhe filozofin\u00eb e Dibr\u00ebs, vendlindjes s\u00eb tij dhe q\u00eb ka identitet (si n\u00eb poezit\u00eb e k\u00ebtij v\u00ebllimi: \u201cSyt\u00eb e bukur \u00e7el Kosova\u201d, \u201cDitiramb p\u00ebr Liri Belishov\u00ebn\u201d, \u201cNj\u00eb grusht dhe\u201d, \u201cShpirtrat e motrave, etj), Xhevahir Spahiu q\u00eb e ka njohur Naimin q\u00eb n\u00eb vitet \u201980-t\u00eb, kur publikonte poezit\u00eb e tij t\u00eb para n\u00eb organet letrare t\u00eb koh\u00ebs e vler\u00ebson at\u00eb, \u201c nj\u00eb djal\u00eb fytyr\u00ebqeshur si vet\u00eb poezia e tij\u201d. Nd\u00ebrsa p\u00ebr kritikun Behar Gjoka \u201cNaim Berisha asht nj\u00eb z\u00eb origjinal dhe si i till\u00eb edhe i ve\u00e7ant\u00eb si n\u00eb poezi edhe n\u00eb proz\u00eb, madje do t\u00eb thosha edhe si tekstshkrues i dhjet\u00ebra k\u00ebngeve edhe si muzik\u00ebshkrues dhe, nj\u00ebher\u00ebsh, si k\u00ebng\u00ebtar dhe interpretues i denj\u00eb i k\u00ebng\u00ebs.<br \/>\nSi tregimet dhe romanet ashtu dhe poezit\u00eb, poemat, fabulat, sonetet, hajket, por edhe p\u00ebrkthimi artistik i tij nga anglishtja, sic jan\u00eb 154 sonetet e Shekspirit, lexohen me \u00ebndje, madje, me nj\u00eb frym\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00cbRDORIMI I NATYRAVE T\u00cb NDRYSHME STROFORE<\/p>\n<p>Ritmi n\u00eb poezit\u00eb e k\u00ebtij libri l\u00ebviz p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme strofore. N\u00eb t\u00eb hasim pa ndonj\u00eb rregull t\u00eb caktuar poezi dyshe, treshe, kat\u00ebrvarg\u00ebshe apo monokolon\u00eb, ka edhe t\u00eb p\u00ebrziera, etj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ato kan\u00eb edhe ve\u00e7ori t\u00eb ndryshme. Poezia dyshe \u201cBrenda bukurive\u201d \u00ebsht\u00eb m\u00eb koncize, ajo treshe \u201cPa dashuri\u201d nd\u00ebrtohet me pak subjekt, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat, si ato t\u00eb titulluara: \u201cIsh m\u00ebngjes a mbr\u00ebmje\u201d, \u201cN\u00eb qytetin e Budit\u201d, \u201cGjer te parku i p\u00ebllumbave\u201d, e ndonj\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb dimension kohor dhe vendor. Disa poezi, here pas here, jan\u00eb si k\u00ebng\u00eb t\u00eb vogla gazmore, jo nga motivet, por nga gazmimi q\u00eb p\u00ebrcjellin. Sikur luajn\u00eb fushave, fshatrave, etj, sikund\u00ebr ato t\u00eb titulluara: \u201cMalli p\u00ebr bregun\u201d, \u201cDo vish nj\u00eb dit\u00eb\u201d dhe \u201cPse ngadal\u00eb\u201d, e t\u00eb tjera, ku kemi peizashe fshati l\u00ebviz\u00ebs dhe ku jeta, vdekja, \u00ebndrra, rendja, qet\u00ebsia, koha, garojn\u00eb s\u00eb toku. M\u00eb s\u00eb miri k\u00ebto reflektohen n\u00eb poezin\u00eb e faqes 50-t\u00eb: \u201cDo vish nj\u00eb dit\u00eb\u201d, \u201cSa shum\u00eb vjersha p\u00ebr ty kam thurur\/ Bri lumit Drin, fush\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb\/ Se t\u00eb kam dashur, jo p\u00ebr t\u2019u mburrur\/ p\u00ebr ty p\u00ebrmbysja nj\u00eb mal t\u00eb t\u00ebr\u00eb &#8230;\u201d<br \/>\nNj\u00eb nga poezit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura \u00ebsht\u00eb ajo \u201cLet\u00ebr motr\u00ebs\u201d ku p\u00ebrditshm\u00ebria, jeta e gjall\u00eb, jan\u00eb vizioni i bot\u00ebs p\u00ebr Naim Berish\u00ebn. Ndaj dhe shkruan vargjet: \u201cNdaj, mot\u00ebr\/ t\u00eb t\u00eb mos mbetet hatri\/pse bos s\u2019m\u00eb b\u00ebka as Anglia\/ S\u2019thosh kot\/ I madhi Sartri\/ -Tek e thjeshta asht dhe madh\u00ebshtia\u201d.<br \/>\nNga leximi i k\u00ebtij libri mrekullohesh gjithashtu nga dhjet\u00ebra poezi, ku lirika e tij \u00ebsht\u00eb filozofia e jet\u00ebs, e kultit t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs e \u00e7astit ekzistencial, e lindur nga mrekullimi i njeriut t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebrball\u00eb paradokseve dhe mrekullive t\u00eb natyr\u00ebs, si te \u201cLektisje\u201d, \u201cKur e bukur asht zemra\u201d; \u201cPara teje zbehet h\u00ebna\u201d, \u201cLoti i dashuris\u00eb\u201d, etj. Naim Berisha, t\u00eb cilin n\u00eb qarqet letrare t\u00eb kryeqytetit shqiptar, por edhe n\u00eb Lond\u00ebr, ku jeton familjarisht prej m\u00eb se dy dekada, e cil\u00ebsojn\u00eb si nj\u00eb poet t\u00eb pajisur me talent dhe dije, i gatsh\u00ebm estetikisht p\u00ebr t\u00eb rivitalizuar, midis t\u00eb tjerash, lirik\u00ebn shqipe t\u00eb dashuris\u00eb, me librin e tij t\u00eb 37-t\u00eb \u201cP\u00ebllumbat nuk jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u201d, sh\u00ebnon nj\u00eb ngjitje t\u00eb dukshme n\u00eb shkallaren e let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t1.15752-9\/293770519_3222927321287081_2670352403401765564_n.jpg?_nc_cat=110&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=ae9488&amp;_nc_eui2=AeFAzyezRHMAprnSyF4HJsUhXgyfVbcQIu9eDJ9VtxAi71zcY1FE_34PD0ug1f39Hg4&amp;_nc_ohc=UEHNy4qCJPwAX9e4CRK&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;oh=03_AVJmDZAbcHzYeaziVBFQM8d0La2Uua_7w7uSVXJPvtRktg&amp;oe=62F69572\" alt=\"Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb disponuesh\u00ebm\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t1.15752-9\/293601554_461554382476402_132380492912632757_n.jpg?_nc_cat=105&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=ae9488&amp;_nc_eui2=AeE1oM7qfUesl_p-beHI4foyL1ZW-bkZ2xsvVlb5uRnbGwiGIEdXVIWiBZaW2gWA2-U&amp;_nc_ohc=DmmzxJYpN7MAX8_tzDh&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;oh=03_AVJGI8y2x_vBONugJLWw7l4tBI-otL5cNAY7CS1KCNT9eQ&amp;oe=62F56F0D\" alt=\"Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb disponuesh\u00ebm\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t1.15752-9\/293513735_1563576627390431_4428957224609043953_n.jpg?_nc_cat=105&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=ae9488&amp;_nc_eui2=AeH_RfLP4_xYn-BP8KABIou2RJJ7E7GdAfpEknsTsZ0B-kseGIYp07_AlleMXDExwRA&amp;_nc_ohc=pcuceuO5LOQAX8G1Zqd&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;oh=03_AVI91M4FO5_aIKP2iokFxKb1sstgbzjxkOyIoNvejgnVIA&amp;oe=62F6C70A\" alt=\"Nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb disponuesh\u00ebm\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA DRIT\u00cbROI TE LA\u00c7O, ARAPI E SPAHIU \u2013 Si e vler\u00ebsojn\u00eb poezin\u00eb e Naim Berish\u00ebs Akademik Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh Nj\u00ebmb\u00ebdhjet v\u00ebllime me poezi p\u00ebr t\u00eb rritur, kat\u00ebr libra me poezi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, pes\u00eb libra me fabula e poema, tre me hajke, dy me sonete, nj\u00eb me tekste k\u00ebng\u00ebsh, tre libra me p\u00ebrkthime &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":17939,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-17936","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17936"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17936\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17939"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}