{"id":18089,"date":"2022-07-18T08:23:59","date_gmt":"2022-07-18T08:23:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=18089"},"modified":"2022-07-18T08:23:59","modified_gmt":"2022-07-18T08:23:59","slug":"era-e-superheronjve-i-harron-heronjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/07\/18\/era-e-superheronjve-i-harron-heronjte\/","title":{"rendered":"Era e superheronjve i harron heronjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sylvester Stallone rishpiket n\u00eb mosh\u00ebn 76 vje\u00e7are nj\u00eb (\u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb) si protagonist i nj\u00eb seriali televiziv (\u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb). Titullohet \u00abTulsa King\u00bb. Me \u00abLa Lettura\u00bb rivendikon pesh\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs, respektin p\u00ebr veten dhe vlerat e kinemas\u00eb q\u00eb qe dikur.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abHarrojeni! Un\u00eb nga gunga\u00e7i nuk lexoj\u00bb. N\u00eb lan\u00e7imin e platform\u00ebs s\u00eb streaming Paramount+ n\u00eb Lond\u00ebr, ku prezanton edhe serialin e tij t\u00eb par\u00eb, <em>Tulsa King <\/em>(n\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb transmetohet n\u00eb n\u00ebntor, n\u00eb Itali brenda vitit), 76 vje\u00e7ari n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, Sylvester Stallone ua vjedh sken\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve, duke folur i kapur p\u00ebrkrahu p\u00ebr rreth 20 minuta dhe duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb leksion profesionaliteti q\u00eb shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb rinj shpesh t\u00eb terrorizuar nga hapja e goj\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb ken\u00eb verifikuar m\u00eb par\u00eb me zyr\u00ebn e shtypit, avokati, ndoshta edhe stilisti. T\u00eb nes\u00ebrmen, duke ju p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb \u00abLa Lettura\u00bb, interpretuesi i dy figurave legjendare t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kinemas\u00eb (Rocky Balboa dhe John Rambo), ikon\u00eb e viteve \u201970 dhe \u201980, reflekton mbi modelet e maskulinitetit t\u00eb sot\u00ebm dhe mbi kriz\u00ebn e heroit.<\/p>\n<p><strong>Ideja se kush \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri spektakli ka ndryshuar shum\u00eb krahasuar me 40 vite m\u00eb par\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abE v\u00ebrtet\u00eb, por themelet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit. \u00c7do aktor luan dy her\u00eb. T\u00eb par\u00ebn kur xhiron nj\u00eb film dhe tjetr\u00ebn kur i duhet ta shes\u00eb. Duhet t\u00eb bind\u00ebsh njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb shpenzojn\u00eb parat\u00eb, t\u00eb zgjedh\u00eb mes shum\u00eb produktesh, pik\u00ebrisht t\u00ebndin. Duhet t\u00eb dish ta b\u00ebsh. Njer\u00ebzit kan\u00eb par\u00eb gjith\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb anestetizuar: aft\u00ebsia e v\u00ebmendjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb minimum. Duhet th\u00ebno se n\u00eb koh\u00ebrat e mia nuk ishte gjith\u00eb kjo konkurrenc\u00eb. Sot gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb hiperkompetitive, hiper e kushtueshme. Me buxhetin e vet\u00eb nj\u00eb filmi Marvel mund t\u00eb b\u00ebsh 300 filma <em>Rocky<\/em>\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mit ekrani t\u00eb madh t\u00eb nis\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb televizor n\u00eb mosh\u00ebn 75 vje\u00e7are?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abKam qen\u00eb me kaq fat n\u00eb k\u00ebt\u00eb zanat, sa q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb praktikisht gjith\u00e7ka. Kam par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin t\u00eb ndryshoj\u00eb dy apo tre her\u00eb, nga prodhimet e m\u00ebdha hollywoodiane telk filmat e vegj\u00ebl t\u00eb pavarur, deri tek animimi dixhital. Disa vite m\u00eb par\u00eb, pa shum\u00eb drama, kam menduar: \u201cOk, Sly. Ka mbaruar\u201d. Por m\u00eb mbetej nj\u00eb breng\u00eb: nuk kisha interpretuar kurr\u00eb nj\u00eb gangster. Kam dashur gjithmon\u00eb t\u00eb b\u00ebja gangsterin, kisha filluar k\u00ebshtu n\u00eb kinema, me rol\u00eb kriminel\u00ebsh t\u00eb vegj\u00ebl, por ndoshta p\u00ebr shkak <em>Rocky <\/em>dhe <em>Rambo<\/em>, askush nuk donte t\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb shans. \u201cNuk do t\u00eb ishe i besuesh\u00ebm\u201d, thoshin. Derikur nuk kam takuar Taylor Sheridan\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Skenaristi, kandidat p\u00ebr Oscar p\u00ebr neo-western \u00abHell or High Water\u00bb (2016), firmues i serialit \u00abYellowstone\u00bb me Kevin Costner dhe tani edhe i \u00abTulsa King\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSi ai, ashtu edhe vajzat e mia, t\u00eb apasionuara pas kuajve, praktikonin <em>barrel racing<\/em>, gar\u00ebn e fu\u00e7ive. U propozova t\u00eb shkruanin <em>Rambo<\/em> e ri, m\u00eb than\u00eb se kishin gj\u00ebra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Vite m\u00eb pas, ja ku jemi k\u00ebtu. Tek <em>Tulsa King <\/em>interpretoj nj\u00eb gangster newyorkez, Dwight Manfredi, i quajtur \u201cGjenerali\u201d, i dal\u00eb nga burgu pas 25 vjet\u00ebsh dhe menj\u00ebher\u00eb i ekziluar nga shefi i tij n\u00eb Oklahoma p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb operacion kriminal. Televizioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb xhirosh shum\u00eb filma nj\u00ebherazi pa nd\u00ebrprerje: nj\u00eb pun\u00eb e madhe. Pastaj, sigurisht, edhe aty ka nj\u00eb mal me gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija. Nj\u00eb serial i jep nj\u00eb skenaristi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ta zgjeroj\u00eb nj\u00eb sken\u00eb, nj\u00eb personazh. N\u00ebse e b\u00ebn mir\u00eb, rezultati mund t\u00eb jet\u00eb gjenial, p\u00ebrndryshe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Sot figura e heroit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ju, q\u00eb keni interpretuar Rocky dhe Rambo, t\u00eb konfrontoheni, kulturalisht dhe estetikisht, me heronjt\u00eb e sot\u00ebm? \u00c7far\u00eb ka ndryshuar?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abGjith\u00e7ka. Nuk dua t\u00eb fyej k\u00ebrrk\u00ebnd, por e kemi ekzagjeruar. Duhet t\u00eb kthehemi prapa, t\u00eb rikuperojm\u00eb mitin. Gjithmon\u00eb kam k\u00ebrkuar t\u00eb interpretoj personazhe mitologjike. Jo superheronj, por heronj normal\u00eb, n\u00eb mish e kocka. Rocky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh fiktiv, por sikur t\u00eb kishte ekzistuar n\u00eb koh\u00ebrat e Homerit, ai do t\u00eb kishte shkruar. Duhet reshtur se ndjekuri kukullat e aksionit, aventurat n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb\u2026\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Edhe pse fantashkenca, kur b\u00ebhet mir\u00eb, rr\u00ebfen shum\u00eb edhe p\u00ebr ne.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abE v\u00ebrtet\u00eb, por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb Tok\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar duhet t\u00eb kthehemi. Fakti \u00ebsht\u00eb se duke ndjekur superheronjt\u00eb, kemi humbur heronjt\u00eb. Flas shpesh me regjisor\u00eb dhe me producent\u00eb. M\u00eb thon\u00eb: \u201cAskujt nuk i intereson m\u00eb heroi normal\u201d. Nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb politika apo momenti historik, por un\u00eb do t\u00eb thoja n\u00eb fakt se sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb do t\u00eb kishim nevoj\u00eb p\u00ebr heronj normal\u00eb. Dhe besoj se do t\u00eb kthehen. Bile jan\u00eb kthyer tashm\u00eb, shiko suksesin e <em>Yellowstone<\/em>, ku nuk do t\u00eb m\u00eb vinte keq t\u2019i b\u00ebja nj\u00eb cameo, dhe t\u00eb prequel <em>1883<\/em>. Si f\u00ebmij\u00eb shikoja gjithmon\u00eb filmat western. At\u00ebhere jepnin t\u00eb pakt\u00ebn nja 20. Pastaj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 10, m\u00eb pas 5, m\u00eb pas zero. Sepse gjinia kishte dal\u00eb nga moda. Ekzistonte nevoja p\u00ebr western. Jo ajo e kaubojsave t\u00eb stereotipuar, por rr\u00ebfimi nj\u00eb Amerike fillestare ku t\u00eb gjith\u00eb qen\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, burra e gra, pasi jeta ishte shum\u00eb e ashp\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebr shembull, edhe ideja e njeriut kund\u00ebr natyr\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb aktuale dhe, sigurisht, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kesh nj\u00eb hero t\u00eb pap\u00ebrsosur dhe ngurrues, pasi heronjt\u00eb jan\u00eb k\u00ebshtu. Them gjithmon\u00eb se Rocky, pa personazhin e Adrian\u00ebs, nuk do t\u00eb ekzistonte, se do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb film idiot mbi boksierin. Fal\u00eb saj, b\u00ebhet epik. Rocky do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Adrian\u00ebn. \u201cDua t\u00eb b\u00ebhem nj\u00eb njeri i mir\u00eb p\u00ebr ty\u201d: kush nuk do t\u00eb donte ta d\u00ebgjonte ta thoshte? Pastaj, sigurisht, edhe sot jan\u00eb <em>body builder<\/em>, ama ka nj\u00eb kot\u00ebsi q\u00eb ne nuk e kishim. At\u00ebhere qem\u00eb vet\u00ebm heronj, kurse sot aktor\u00ebt besohet se jan\u00eb superheronj. Arnoldi (Schwarzenegger, sh\u00ebnimi im.) \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga Dwayne Johnson, n\u00eb art The Rock, dhe ashtu si ai, edhe un\u00eb jam z\u00ebvend\u00ebsuar, por The Rock nuk \u00ebsht\u00eb Arnoldi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Si ka ndryshuar qasja juaj ndaj pun\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abKam nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb, por n\u00eb mosh\u00ebn time shikoj ndaj \u00e7far\u00ebdo prodhimi si krijesa ime e fundit. Nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebshtu. N\u00eb vitet \u201980 besoja se isha i pavdeksh\u00ebm, se do t\u00eb isha i famsh\u00ebm p\u00ebrgjithmon\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb nuk u kam kushtuar shum\u00eb v\u00ebmendje projekteve q\u00eb zgjidhja, ndaj asaj q\u00eb b\u00ebja. N\u00eb \u00e7do moment kisha filma p\u00ebr t\u00eb xhiruar t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr dy vite n\u00eb vazhdim, isha si t\u00eb mbushja tabelat. K\u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk i kushtoja shum\u00eb zanatit, aktrimit. Me koh\u00eb e kam kuptuar, me koh\u00eb m\u00ebson, b\u00ebhesh m\u00eb i urt\u00eb. Do t\u00eb isha m\u00eb i ngadalt\u00eb, ndoshta, do t\u00eb harroja di\u00e7ka, por do t\u00eb kisha zhvilluar inteligjenc\u00ebn emotive, dinjitetin, seriozitetin, autoritetin, at\u00eb q\u00eb e quajm\u00eb <em>gravitas<\/em>. Shiko fytyr\u00ebn time: ka nj\u00eb jet\u00eb mbi fytyr\u00ebn time dhe del jasht\u00eb kur luaj. P\u00ebrjetimi im ka nj\u00eb rol n\u00eb rolet e mia\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Brenga m\u00eb e madhe?<\/strong><\/p>\n<p>Qesh: \u00abSa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb? Po ju them nj\u00eb: nuk e kisha takuar kurr\u00eb Chaplin. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, n\u00eb nj\u00eb mur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb. Lexon: \u201cI sjellshmi zoti Stallone, dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetem me ju p\u00ebr dy em\u00ebrimet tuaja p\u00ebr Oscar me <em>Rocky<\/em>\u201d. Firmosur: Charlie Chaplin. Ishte viti \u201877 dhe vet\u00ebm dy aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kinemas\u00eb kishin qen\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr Oscar si p\u00ebr skenarin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr aktorin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb: Orson Welles p\u00ebr <em>Pushtetin e kat\u00ebr <\/em>dhe vet\u00eb Chaplin p\u00ebr <em>Diktatorin e madh<\/em>. Me pak fjal\u00eb, ishte nj\u00eb <em>big deal<\/em>, nj\u00eb gj\u00eb e madhe. Por nuk k\u00ebrkova ta takoja. Ishte nj\u00eb budalla, mendoja se do kishte pasur koh\u00eb. Kurse 6 muaj mo von\u00eb Chaplin vdiq. Kur do t\u00eb kisha mundur t\u00eb m\u00ebsoja prej tij. Kur je 30 vje\u00e7 beson se di gjith\u00e7ka, por n\u00eb fakt nuk di asgj\u00eb. Pastaj nj\u00eb dit\u00eb arrin n\u00eb sheshxhirim dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tip q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb zanat prej 50 vjet\u00ebsh: John Huston, Paul Newman\u2026 Papritmas ti kupton edhe sesa pak di. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm talenti: t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb talent. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrvoja\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Edhe heronjt\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen jokomod\u00eb. Rocky ka qen\u00eb p\u00ebr ju.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abIshte hijer\u00ebnd\u00eb, nuk e duroja dot m\u00eb. Nuk ishte vet\u00ebm fakti q\u00eb m\u00eb nxirrte n\u00eb hije, por duke qen\u00eb se e kisha krijuar po un\u00eb, isha si i mbetur n\u00eb kurth nga bet\u00eb krijesa ime. T\u00eb gjith\u00eb donin, Rocky, askush Stallone. Isha nj\u00eb yll planetar, por askush nuk e dinte emrin tim. Pas suksesit t\u00eb filmave t\u00eb mi u ftova shum\u00eb her\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ku njoha Jimmy Carter, Ronald Reagan. Duke m\u00eb shtr\u00ebnguar dor\u00ebn, t\u00eb dy m\u00eb than\u00eb: \u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje, Rocky\u201d. P\u00ebr shtypin un\u00eb isha nj\u00eb lloj majmuni: nj\u00eb q\u00eb gjuante me grushta dhe njihte vet\u00ebm rrug\u00ebn. Mendonin se Rocky ishte roli i vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb interpretoja, pasi besonin se un\u00eb isha Rocky, dhe kisha d\u00ebshir\u00ebn t\u2019ju thosha se isha nj\u00eb personazh, se Rocky i kisha shkruar skenarin. Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebja\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Ajo e lindjes s\u00eb \u00abRocky\u00bb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend. Na e tregoni akoma?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNdodhi pas nj\u00eb ndeshje boksi midis Chuck Wepner dhe Muhammad Ali. Tani, Wepner ishte nj\u00eb njeri me t\u00eb cilin askush nuk do t\u00eb vinte bast asnj\u00eb qindark\u00eb. P\u00ebrkundrazi, baste tamam nuk pranoheshi, e jepnin 2 milion me 1. Nuk dukej as si boksier, ishte qesharak, i paaft\u00eb. Ishte e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se at\u00eb mbr\u00ebmje, midis turm\u00ebs s\u00eb etur p\u00ebr gjak, se kontributi i tij m\u00eb i madh ndaj boksit do t\u00eb ishte sesa keq do t\u2019i b\u00ebnte Aliut, sa do t\u00eb merrte. Ideja se m\u00eb pas do t\u00eb arrinte deri sa t\u00eb fitonte nuk i shkonte n\u00eb mendje askujt. Dhe n\u00eb fillim t\u00eb ndeshjes shkoi pik\u00ebrisht k\u00ebshtu. Pastaj, papritmas, ndodi di\u00e7ka e pabesueshme: nga hi\u00e7i, Wepner e hodhi n\u00eb tapet Aliun. Ishte sikur nj\u00eb zot ta kishte drejtuar dor\u00ebn e tij. Turma nisi t\u00eb b\u00ebnte tifozll\u00ebk p\u00ebr t\u00eb: papritmas, ishte dikush tek i cili mund dhe duhej t\u00eb identifikoheshin. Kujt nuk do t\u2019i p\u00eblqente t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pamundur\u00ebn, arritjen, qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm? Dhe un\u00eb e shikoja t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe kam kuptuar se ishte nj\u00eb metafor\u00eb, se nuk po shikoja nj\u00eb ndeshje boksi. <em>Rocky <\/em>nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb film p\u00ebr boksin, por mbi triumfin e tij personal, human, mbi shp\u00ebrblimin\u00bb.<\/p>\n<p><strong>E shkruat skenarin n\u00eb 3 dit\u00eb e gjysm\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abPo, edhe pse jo m\u00eb shpejt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb treguar n\u00eb fakt. Isha i obsesionuar nha historit\u00eb e shp\u00ebrblimit dhe n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar mu kthye n\u00eb mendje Wepner. Pse t\u00eb mos tregoja p\u00ebr nj\u00eb humb\u00ebs, nj\u00eb t\u00eb cilit askush nuk do t\u2019i jepte nj\u00eb shans? Ju vura menj\u00ebehr\u00eb pun\u00ebs, ime shoqe shtypte n\u00eb makin\u00eb at\u00eb q\u00eb shkruaja. Isha i ri, e ndjeja se kisha n\u00eb rast, kisha nj\u00eb thes me energji. Isha rritur n\u00eb lagjen Hell\u2019s Kitchen, e dija se \u00e7far\u00eb do t\u00eb donte t\u00eb thoshte se isha nj\u00eb fm\u00ebmij\u00eb rruge. K\u00ebshtu q\u00eb shkrova k\u00ebt\u00eb histori lidhur me nj\u00eb boksier t\u00eb varf\u00ebr italoamerikan. P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, 90% e skenarit ishte p\u00ebr t\u2019u flakur tej, mu desh ta rishkruaja t\u00eb pakt\u00ebn 25 her\u00eb, por ideja ishte dhe kjo mjaftonte. Buxheti ishte vet\u00ebm 900000 dollar\u00eb dhe duhej t\u00eb xhironim gjith\u00e7ka n\u00eb 28 dit\u00eb, pasi as producent\u00ebt nuk besonin se filmi do t\u00eb kishte sukses, pa nj\u00eb yll t\u00eb kapur pas projektit. Dhe n\u00eb fakt&#8230;\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson sot \u00abRocky\u00bb p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abJam i bindur se kam prodhuar pun\u00ebn time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kur nuk kisha asnj\u00eb lek. Kur ke sukses dhe t\u00eb mbulojn\u00eb me para, e humbet vendosm\u00ebrin\u00eb, urin\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte \u00e7uar aty. <em>Rocky <\/em>ka lindur sepse kisha uri. Kur duhet t\u00eb nd\u00ebrrohesh n\u00eb nj\u00eb furgon, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb visherale. Nuk po preokupohesh p\u00ebr trukun apo p\u00ebr drit\u00ebn. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm kur je n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, ke frik\u00eb dhe je i kapur pas jet\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb thoi q\u00eb kupton, burr\u00eb apo grua qofsh, se nga \u00e7far\u00eb je i b\u00ebr\u00eb. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm at\u00ebhere q\u00eb fiton respektin e vet\u00ebm q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi v\u00ebrtet: t\u00ebndin, p\u00ebr vet\u00ebveten. Dhe kjo ka qen\u00eb jeta ime, rrug\u00ebtimi im. Shp\u00ebrblimi im\u00bb.<\/p>\n<p>(nga <em>La Lettura<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sylvester Stallone rishpiket n\u00eb mosh\u00ebn 76 vje\u00e7are nj\u00eb (\u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb) si protagonist i nj\u00eb seriali televiziv (\u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb). Titullohet \u00abTulsa King\u00bb. Me \u00abLa Lettura\u00bb rivendikon pesh\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs, respektin p\u00ebr veten dhe vlerat e kinemas\u00eb q\u00eb qe dikur. \u00abHarrojeni! Un\u00eb nga gunga\u00e7i nuk lexoj\u00bb. N\u00eb lan\u00e7imin e platform\u00ebs s\u00eb streaming Paramount+ &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":18090,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-18089","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18089"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18089\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}