{"id":18568,"date":"2022-07-23T13:47:00","date_gmt":"2022-07-23T13:47:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=18568"},"modified":"2022-07-23T13:49:15","modified_gmt":"2022-07-23T13:49:15","slug":"berisha-i-pergjigjet-ambasadorit-britanik-tirrni-shpifje-ne-sherbim-te-qeverise-me-te-korruptuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/07\/23\/berisha-i-pergjigjet-ambasadorit-britanik-tirrni-shpifje-ne-sherbim-te-qeverise-me-te-korruptuar\/","title":{"rendered":"Berisha i p\u00ebrgjigjet ambasadorit britanik: Tirrni shpifje n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuar"},"content":{"rendered":"<p>Let\u00ebr e hapur<br \/>\nDrejtuar Ambasadorit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Tiran\u00eb, Sir Alastair King-Smith<\/p>\n<p>Shk\u00eblqesia juaj!<br \/>\nDje, Ambasda e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb Ju drejtoni, reagoi ndaj deklarat\u00ebs sime p\u00ebr shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fakteve, n\u00eb vend t\u00eb ndjes\u00ebs publike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim mbrohen shpifjet vulgare t\u00eb letr\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Sekretarit t\u00eb Brendsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb akuzohem p\u00ebr korrupsion, dmth p\u00ebrdorimin e pushtetit p\u00ebr pasurimin tim dhe rrethit tim, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk keni sjell\u00eb dhe nuk do mund t\u00eb sillni kurr\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb dhe fakt t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se t\u00eb tilla nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb konkrete, q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb at\u00eb let\u00ebr p\u00ebr korrupsionin \u00ebsht\u00eb shtetasi britanik Damir Fazli\u00e7, ish-k\u00ebshilltari im elektoral n\u00eb ekipin e BGR n\u00eb zgjedhjet e vitit 2005, t\u00eb cilin sipas letr\u00ebs, un\u00eb e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dol\u00ebn prova inkriminuese. N\u00eb fakt, 14 vite m\u00eb par\u00eb, Prokuroria shqiptare e hetoi sip\u00ebrmarr\u00ebsin n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, duke konkluduar se nuk kish mundur t\u00eb provonte asnj\u00eb nga shkeljet e pretenduara p\u00ebr t\u00eb. Dhe, me lejoni t\u00eb theksoj se, e gjith\u00eb historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat t\u00eb Fazllic p\u00ebr investim direkt, dhe jo p\u00ebr lidhje me tendera apo kontratat publike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjat\u00eb 9 viteve q\u00eb prej largimit tim nga qeveria, n\u00ebse do t\u00eb kisht\u00eb pasur shkelje, Prokuroria ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb hetonte p\u00ebrs\u00ebri, por asnj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se hetimi i par\u00eb, ndon\u00ebse i plot\u00eb e i thelluar, nuk gjeti asgj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse Shk\u00eblqesia Juaj ka prova inkriminuese p\u00ebr shtetasin Tuaj, ligji Ju detyron t\u2019i d\u00ebrgoni ato para drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare ose angleze, dhe jo t\u00eb tirrni shpifje publike pa sjell\u00eb asnj\u00eb argument.<br \/>\nE gjej tendencioz dhe absurd p\u00ebrdorimin p\u00ebr akuza ndaj meje t\u00eb emrit t\u00eb nj\u00eb qytetari britanik, i cili nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb vendin tim, dhe n\u00eb dijenin\u00eb time as n\u00eb vendin tuaj, dhe q\u00eb nuk ka p\u00ebrfituar kurr\u00eb as dhe nj\u00eb cent nga qeveria ime, dhe q\u00eb pas largimit tim nga pushteti ka vazhduar t\u00eb b\u00ebj\u00eb investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast ju v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrdorimi p\u00ebr t\u00eb me akuzuar mua p\u00ebr korrupsion i emrit t\u00eb nj\u00eb qytetari britanik, i cili nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb vendin tim, dhe n\u00eb dijenin\u00eb time as n\u00eb vendin tuaj, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb fy\u00ebrje p\u00ebr \u00e7do shqiptar, p\u00ebr \u00e7do britanik, per \u00e7do europian, p\u00ebr \u00e7do amerikan dhe p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb beson n\u00eb prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb, parim i sanksionuar qe nga Magna Carta, dhe pas saj n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentat e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, por q\u00eb Ju ua mohoni nj\u00eb qytetari t\u00eb vendit Tuaj, me q\u00ebllim shpifjen ndaj nj\u00eb personi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb skanadal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe akt t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb korruptiv, q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim final t\u00eb zgjas\u00eb dit\u00ebt e qeverise m\u00eb t\u00eb korruptuar dhe inkriminuar t\u00eb Europ\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u2019Ju siguroj, Ju dhe qeverine e Madh\u00ebris\u00eb s\u00eb Saj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ruaj respekt t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, se me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e mia modeste, nuk do rresht s\u00eb luftuari p\u00ebr t\u00eb bindur shqiptar\u00ebt se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e vot\u00ebs jan\u00eb armiqt\u00eb e liris\u00eb, demokracis\u00eb, dinjitetit dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shkelqesia Juaj, nuk po ndalem t\u00eb komentoj akuz\u00ebn Tuaj politike p\u00ebr lidhjet e mia me krimin, pa sjell\u00eb asnj\u00eb fakt, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet shum\u00eb m\u00eb gjate e m\u00eb thell\u00eb, heshtja Juaj p\u00ebr rekordet m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb narkoqeverise q\u00eb po zbraz Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb shpejt se nj\u00eb luft\u00eb. Por, iu b\u00ebj me dije se jeni zyrtari i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb e thoni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe se akuza t\u00eb tilla nuk jan\u00eb artikuluar ndonj\u00ebher\u00eb as nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, lidhjet e t\u00eb cil\u00ebve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t\u2019i denoncoj \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>E mbyll k\u00ebt\u00eb let\u00ebr me lutjen dhe k\u00ebrkes\u00ebn time p\u00ebr Shk\u00eblqesin\u00eb Tuaj, Ambasador King-Smith, dhe qeverin\u00eb e MB, q\u00eb \u00e7do prov\u00eb, fakt apo document, q\u00eb dispononi apo q\u00eb mund t\u00eb siguroni, nga kushdo n\u00eb bot\u00eb, t\u2019i paraqisni pran\u00eb gjykatave shqiptare apo britanike.<\/p>\n<p><strong>Me konsiderat\u00eb,<\/strong><br \/>\n<strong>Sali Berisha<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr e hapur Drejtuar Ambasadorit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Tiran\u00eb, Sir Alastair King-Smith Shk\u00eblqesia juaj! Dje, Ambasda e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb Ju drejtoni, reagoi ndaj deklarat\u00ebs sime p\u00ebr shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fakteve, n\u00eb vend t\u00eb ndjes\u00ebs publike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim mbrohen shpifjet vulgare &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":16679,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-18568","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18568"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18568\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16679"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}