{"id":18769,"date":"2022-07-26T08:38:49","date_gmt":"2022-07-26T08:38:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=18769"},"modified":"2022-07-26T08:38:49","modified_gmt":"2022-07-26T08:38:49","slug":"arturo-perez-reverte-cfare-historie-dashuria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/07\/26\/arturo-perez-reverte-cfare-historie-dashuria\/","title":{"rendered":"Arturo P\u00e9rez-Reverte \u00c7far\u00eb historie, dashuria!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkrimtari spanjoll kthehet me nj\u00eb roman italian (titulli, pik\u00ebrisht: \u00abItaliani\u00bb) q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman lufte dhe, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq definitive, pasioni. \u00abU jap vler\u00eb kuraj\u00ebs s\u00eb nj\u00eb grushti pushtuesish q\u00eb midis 1942 dhe 1943 sulmuan aleat\u00ebt n\u00eb Gjibraltar. Qen\u00eb fashist\u00eb? Qen\u00eb njer\u00ebz dhe un\u00eb rr\u00ebfej kuraj\u00ebn e burrave dhe grave\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abMidis 1942 dhe 1943, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, polumbar\u00eb luftarak\u00eb italian\u00eb mbyt\u00ebn apo d\u00ebmtuan 14 anije aleate n\u00eb Gjibraltar dhe n\u00eb gjirin e Algjezir\u00ebs\u00bb. Fillon k\u00ebshtu romani i ri i Arturo P\u00e9rez-Reverte, <em>Italiani<\/em>, q\u00eb b\u00ebn t\u00eb rishfaqen misionet e rrezikshme n\u00eb uj\u00ebra armike t\u00eb skuadriljes s\u00eb Arush\u00ebs s\u00eb Madhe. Nj\u00eb tribut pasvdekjes p\u00ebr kuraj\u00ebn e nj\u00eb grushti burrash dhe t\u00eb nj\u00eb gruaje. Ndoshta historia e dashuris\u00eb m\u00eb intensive t\u00eb treguar nga shkrimtari spanjoll.<\/p>\n<p><strong>Dashuria n\u00eb koh\u00eb lufte \u00ebsht\u00eb m\u00eb romantike se dashuria n\u00eb koh\u00eb paqeje?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abRomanticizmi i luft\u00ebs nuk ekziston. Dashuria n\u00eb se vall\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar, m\u00eb urgjente. Transformohet n\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb shum\u00eb m\u00eb akute. \u00cbsht\u00eb ndjesia se gjith\u00e7ka mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb papritmas, por \u00ebsht\u00eb edhe stimuli p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar momentet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ideja lindi nga nj\u00eb film?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abPo. Isha f\u00ebmij\u00eb dhe shkova me tim at\u00eb n\u00eb kinema p\u00ebr t\u00eb par\u00eb <em>Dy armiqt\u00eb <\/em>me Guy Hamilton, me Alberto Sordi dhe me David Niven, ku ushtar\u00ebt italian\u00eb qen\u00eb personazhe frikacak\u00eb, patetik\u00eb. Ima at\u00eb, q\u00eb ishte i apasionuar pas historis\u00eb, m\u00eb tha: \u201cMos u beso mashtrimeve t\u00eb anglez\u00ebve, qen\u00eb italian\u00eb shum\u00eb kurajoz\u00eb\u201d. M\u00eb rr\u00ebfeu p\u00ebr polumbar\u00ebt e Arush\u00ebs s\u00eb Madhe q\u00eb pat\u00ebn sulmuar anijet angleze n\u00eb Gjibraltar, Aleksandri dhe Malt\u00eb. Gjith\u00e7ka ka mbetur n\u00eb mendjen time, p\u00ebr shum\u00eb vite. \u00c7do her\u00eb q\u00eb gjeja n\u00eb lib\u00ebr me kujtime lidhur me ato ngjarje, e vendosja menjan\u00eb, derikur nj\u00eb dit\u00eb \u201ckam par\u00eb\u201d romanin. Gjendesha n\u00eb Gjibraltar dhe kam menduar: \u201cDuhet t\u00eb kishe qen\u00eb v\u00ebrtet kurajoz p\u00ebr ta kaluar k\u00ebt\u00eb det nat\u00ebn, duke ditur se ndesheshe me vdekjen apo me rob\u00ebrin\u00eb\u201d. Qen\u00eb italian\u00ebt\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Edhe pse q\u00ebndronin nga ana e gabuar e historis\u00eb, me Mussolini&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>\u00abEtapa p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruaj \u00ebsht\u00eb kur Italia \u00ebsht\u00eb ende armike e aleat\u00ebve. Nuk kishte arritur ende n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb ndyr\u00eb ku fashizmi u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nazist\u00ebve dhe n\u00eb Itali shp\u00ebrtheu nj\u00eb luft\u00eb v\u00ebllavras\u00ebse, nganj\u00ebher\u00eb mizore dhe absolutisht djall\u00ebzore. Ajo nuk qe lufta e sulmuesve, nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb Marin\u00ebs Mbret\u00ebrore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shum\u00eb ushtarak\u00eb q\u00eb luftuan p\u00ebr Italin\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, pas arm\u00ebpushimit u rreshtuan p\u00ebrkrah aleat\u00ebve. \u00cbsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb fushata e fundit e err\u00ebt e fashizmit b\u00ebri pis nderin e kujt ka luftuar me dinjitet dhe me kuraj\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb roman, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, anglez\u00ebt nuk dalin shum\u00eb mir\u00eb: \u00abUshtar\u00eb t\u00eb dehur si kafsh\u00eb&#8230; q\u00eb p\u00ebrfitonin nga uria e l\u00ebn\u00eb nga lufta civile\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNuk kam shpikur asgj\u00eb. D\u00ebshmi spanjolle t\u00eb epok\u00ebs rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr rituale t\u00eb anglez\u00ebve, q\u00eb e kalonin kufirin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb putanave dhe alkoolit\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Gjibraltari anglez \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb problem p\u00ebr ju spanjoll\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abJo p\u00ebr muaj, edhe pse n\u00eb Spanj\u00eb zyrtarisht ruan rivendikimin e vjet\u00ebr territorial, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Anglia nuk do ta cedoj\u00eb kurr\u00eb Gjibraltarin\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Shkruani se fiksioni mund\u00ebson t\u00eb penetrohet m\u00eb thell\u00eb n\u00eb histori sesa p\u00ebrshkrimi i past\u00ebr i fakteve. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abHistorian\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar nga shtr\u00ebngesa e realitetit, se jo gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme apo e dobishme p\u00ebr nj\u00eb tregim t\u00eb mir\u00eb. Narrativa e lir\u00eb m\u00eb mund\u00ebson t\u00eb shkoj deriku n\u00eb gazetar apo nj\u00eb historian nuk mund t\u00eb shtyhen dhe fiksioni n\u00eb fund u sjell klient\u00eb t\u00eb rinj historian\u00ebve, pasi lexuesi d\u00ebshiron t\u00eb dij\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe k\u00ebrkon n\u00eb librat e historis\u00eb komplementin e asaj q\u00eb ka m\u00ebsuar nga romani. M\u00eb ka ndodhur edhe mua f\u00ebmij\u00eb. E kam zbuluar historin\u00eb e Franc\u00ebs pasi kam lexuar <em>Tre musketier\u00ebt<\/em>\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Disa shprehje t\u00eb romanit t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendosh p\u00ebr \u00e7ka po ndodh n\u00eb Ukrain\u00eb. P\u00ebr shembull, togeri q\u00eb thot\u00eb: \u00abE njohim situat\u00ebn e ushtris\u00eb ton\u00eb dhe t\u00eb mos krijojm\u00eb iluzione\u00bb. Bashk\u00ebluft\u00ebtari i p\u00ebrgjigjet: \u00abPastaj \u00ebsht\u00eb edhe nderi\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00ab\u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb ka ndodhur nga Troja n\u00eb dit\u00ebt tona. N\u00eb t\u00eb gjitha luft\u00ebrat ku kam qen\u00eb d\u00ebshmitar \u2014 dhe kam par\u00eb shum\u00eb \u2014 ka njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk \u00ebsht\u00eb fitorja sesa b\u00ebrja e detyr\u00ebs s\u00eb tyre. nuk po flas p\u00ebr patriotizmin, p\u00ebr atdhe apo p\u00ebr flamur. Fjal\u00eb shpesh t\u00eb manipuluara shpesh nga treg\u00ebtar\u00ebt e politik\u00ebs, nga diktator\u00ebt dhe nga maskarenjt\u00eb. Flas p\u00ebr dinjitetin personal. Nuk kam par\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr Nikaraguan apo p\u00ebr Eritren\u00eb. M\u00eb shum\u00eb e b\u00ebnin p\u00ebr familjen dhe p\u00ebr nderin e vet, ose p\u00ebr urin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye nuk m\u00eb intereson politika, por njer\u00ebzit; italian\u00eb, fashist\u00eb ose jo, q\u00eb p\u00ebmbushnin nj\u00eb detyrim. Njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb pasur drejt\u00ebsin\u00eb historike q\u00eb meritonin. Kalimin e nat\u00ebs, t\u00eb ftohtin, vetmin\u00eb, rrezikun n\u00eb uj\u00ebrat armike.. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr fashizmin e Mussolini apo t\u00eb atdheut, por p\u00ebr vler\u00ebn e t\u00eb rinjve kurajoz\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Si ish gazetar i vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb, sipas jush po ndodh di\u00e7ka e ngjashme n\u00eb luft\u00ebn ruso \u2013 ukrainase?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNatyrisht, n\u00eb t\u00eb dyja frontet. Jan\u00eb rus\u00ebt q\u00eb luftojn\u00eb pasi besojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb detyra e tyre ta b\u00ebjn\u00eb, \u00ebsht\u00eb zanati i tyre apo i kan\u00eb mobilizuar. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh n\u00eb Ukrain\u00eb. Kur njeriu \u00ebsht\u00eb \u00ebarg nga lufta, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb provoj\u00eb simpati apo antipati. Un\u00eb jam kund\u00ebr Mussolini dhe Hitlerit dhe n\u00eb favor t\u00eb Churchill dhe de Gaulle. Jam me partizan\u00ebt. Por kur nj\u00eb njeri i afrohet nj\u00eb qenieje njer\u00ebzore, djaloshit 18 vje\u00e7ar q\u00eb vuan nga i ftohti, nga frika dhe nga uria n\u00eb nj\u00eb llogore, idet\u00eb politike zbehen. Nuk m\u00eb interesojn\u00eb historit\u00eb e m\u00ebdha, por historit\u00eb e vogla t\u00eb qenieje njer\u00ebzore\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Tek \u00abItaliani\u00bb njer\u00ebzit jetojn\u00eb me kameratiz\u00ebm dhe pastaj \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb grua, q\u00eb lufton e vetme. K\u00ebshtu shikohen gjinit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abGruaja, prej karakteristikave sociale, historike dhe biologjike, ka nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb vetmis\u00eb s\u00eb saj intelektuale dhe fizike q\u00eb i mungon burrit. Kjo e b\u00ebn shum\u00eb interesante si heroin\u00eb letrare. Kur gruaja vepron, lufton, hakmerret, urren e b\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb magjeps\u00ebse, narrativisht, se \u00e7do personazh mashkullor. Polumbari italian, Teseo Lombardo, nuk thot\u00eb asgj\u00eb inteligjente, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb romanin, nuk \u00ebsht\u00eb brilant. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ekzemplar i bukur i mashkullit italian. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb ka lexuar klasik\u00ebt dhe me shikimin e tij e transformon n\u00eb hero. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb e krahason me Hektorin, Uliksin, Akilin. Si n\u00eb jet\u00ebn reale: \u00e7mimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e kthjell\u00ebt q\u00eb e shikon me admirim. Nd\u00ebshkimi m\u00eb i keq, nj\u00eb grua inteligjente q\u00eb e shikon me p\u00ebr\u00e7mim\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Teseo duket sikur del nga nj\u00eb roman roz\u00eb i Liala, bukurosh, muskuloz, i djersitur&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNuk e njoh Liala&#8230; I fejuari i vajz\u00ebs time, si ajo n\u00ebnujor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tip k\u00ebshtu, i nxir\u00eb, flok\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra, shpatullgjer\u00eb, epshor. Si polumbar\u00ebt e Arush\u00ebs s\u00eb Madhe q\u00eb e kam par\u00eb n\u00eb fotografit\u00eb e epok\u00ebs. Raul Bova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngordhalaq krahasuar me t\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Mbetet romani juaj m\u00eb romantik.<\/strong><\/p>\n<p>\u00abPo, \u00ebsht\u00eb historia e vetme e dashuris\u00eb q\u00eb realisht mund t\u00eb quhet k\u00ebshtu. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb protagonist\u00ebt e mi duhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb romanit. Ndoshta, n\u00eb mosh\u00ebn 70 vje\u00e7are, po plakem dhe po zbutem\u00bb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb roman citoni Alberto Sordi, Ugo Tognazzi, Dino Risi&#8230; Ju p\u00eblqen Italia?<\/strong><\/p>\n<p>\u00ab\u00cbsht\u00eb atdheu im i dyt\u00eb. Italiani \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk arrijn\u00eb as t\u2019i imagjinojn\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>(nga<em> La Lettura<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari spanjoll kthehet me nj\u00eb roman italian (titulli, pik\u00ebrisht: \u00abItaliani\u00bb) q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman lufte dhe, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq definitive, pasioni. \u00abU jap vler\u00eb kuraj\u00ebs s\u00eb nj\u00eb grushti pushtuesish q\u00eb midis 1942 dhe 1943 sulmuan aleat\u00ebt n\u00eb Gjibraltar. Qen\u00eb fashist\u00eb? Qen\u00eb njer\u00ebz dhe un\u00eb rr\u00ebfej kuraj\u00ebn e burrave dhe grave\u00bb. \u00abMidis &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":18770,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-18769","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18769"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18769\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}