{"id":19473,"date":"2022-08-02T11:39:58","date_gmt":"2022-08-02T11:39:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=19473"},"modified":"2022-08-02T11:39:58","modified_gmt":"2022-08-02T11:39:58","slug":"pese-anetare-te-vettingut-kane-falsifikuar-dokumentat-dhe-bashkjetojne-me-kriminele","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/02\/pese-anetare-te-vettingut-kane-falsifikuar-dokumentat-dhe-bashkjetojne-me-kriminele\/","title":{"rendered":"Pese an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Vettingut kan\u00eb falsifikuar dokumentat dhe bashkjetojn\u00eb me kriminel\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Analiz\u00eb nga Eduard Halimi, ish-an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi: Kjo reform\u00eb prodhoi ato probleme q\u00eb i kishim paralajm\u00ebruar s\u00eb bashku me Venecian n\u00eb paragrafin 98-100, dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb trup\u00eb e formuar jo sipas ligjit. \u00cbsht\u00eb e paimagjinueshme se si mund t\u00eb em\u00ebrohen an\u00ebtar\u00eb vetting-u, jurist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb falsifikuar prova, jan\u00eb jurist\u00eb me mesatare 5, kan\u00eb fshehur t\u00eb dh\u00ebnat, kan\u00eb falsifikuar diplomat e gjuh\u00ebs s\u00eb huaj, kan\u00eb fshehur prona, nuk kan\u00eb deklaruar pasuri, dhe kan\u00eb lidhje t\u00eb af\u00ebrta bashk\u00ebjetese me njer\u00ebz me rekorde t\u00eb tmerrshme kriminale. Kush i mbron ata njer\u00ebz i b\u00ebn nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh reform\u00ebs. Kush i denoncon dhe kush i \u00e7on para drejt\u00ebsis\u00eb i b\u00ebn sh\u00ebrbimin m\u00eb t\u00eb madh reform\u00ebs, dhe popullit shqiptar. Ja reagimet e Xhaf\u00ebs, Majkos dhe Barometri i Euronews Albania.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi prodhoi ato probleme q\u00eb i kishim paralajm\u00ebruar s\u00eb bashku me Venecian, ku gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt do viheshin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs dhe mbrojt\u00ebs t\u00eb korrupsionit qeveritar. Ai q\u00eb do ket\u00eb pushtetin do ket\u00eb edhe Vetting-un,- thoshte Venecia n\u00eb paragrafin 98-100 n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve tona n\u00eb vitin 2015. Dhe ashtu doli!<\/p>\n<p>E kam ngritur q\u00eb n\u00eb fillim se kandidat\u00ebt nuk kan\u00eb integritet, dhe se pa u b\u00ebr\u00eb Vetting-u i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPA dhe KPK, ata nuk mund t\u00eb Vetting-onin t\u00eb tjer\u00ebt. U refuzua me arroganc\u00eb, dhe u b\u00eb kompromis vrastar p\u00ebr reform\u00ebn. Ata jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb shantazhuesh\u00ebm. Dhe jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5 t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dijenin\u00eb time, t\u00eb cil\u00ebt mbahen vet\u00ebm, sepse jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb shantazhuesh\u00ebm dhe mediok\u00ebr, q\u00eb firmosin \u00e7far\u00eb iu vendosin p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e paimagjinueshme se si mund t\u00eb em\u00ebrohen an\u00ebtar\u00eb Vetting-u, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb falsifikuar prova, jan\u00eb jurist\u00eb me mesatare 5, kan\u00eb fshehur t\u00eb dh\u00ebnat, kan\u00eb falsifikuar diplomat e gjuh\u00ebs s\u00eb huaj, kan\u00eb fshehur prona. Nuk kan\u00eb deklaruar pasuri, tatime, kan\u00eb lidhje t\u00eb af\u00ebrta bashk\u00ebjetese me njer\u00ebz me rekorde t\u00eb tmershme kriminale. Kush i mbron i b\u00ebn nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh reform\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nEkskluzive p\u00ebr Telegraf me Av.Eduard Halimi, ish-minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, ish-Avokat i Shtetit dhe drejtues i studios Ligjore Halimi LA\u00cb &#038;TAX<\/p>\n<p>Votimi q\u00eb ju b\u00eb n\u00eb komisione parlamentare t\u00eb njer\u00ebzve mediok\u00ebr dhe lidhjeve okulte dhe miq\u00ebsore t\u00eb PS ishte \u2018thik\u00eb n\u00eb shpin\u00ebn\u2019e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Intervistoi<\/p>\n<p>\u00cbngj\u00ebll Musai<\/p>\n<p>Migena Neli<\/p>\n<p>Eduard Halimi q\u00eb n\u00eb vitin 2015 , kur filloi ideimi dhe ngjizja e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, pati  paralajm\u00ebruar se: \u201cReforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, nuk po udh\u00ebhiqet nga ekspertiza nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb disa misione jan\u00eb ftuar t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e procesit dhe ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendime shum\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr reformimin e sistemit. Por grupi i ekspert\u00ebve p\u00ebrb\u00ebhet n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e tyre nga njer\u00ebz af\u00ebr PS-s\u00eb. Nga 24 ekspert\u00eb, vet\u00ebm 6 jan\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb huaj dhe procesi udh\u00ebhiqet ekskluzivisht nga PS-ja dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00eb komision dhe grupe pune\u201d. Sot pas 7 vitesh Eduart Halimi, ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, ish-deputeti i PD, dhe an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, analizon situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb ku \u00ebsht\u00eb katandisur kjo reform\u00eb, kapjen e saj nga politika ashtu sikurse e paralajm\u00ebroi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb z.Halimi dhe Komisioni Venecias, politizimi i KPA, KPK, KLGJ, KLP dhe organeve t\u00eb tjera t\u00eb pavarura t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs reforma e \u201cRe\u201d n\u00eb drejt\u00ebsi. Shum\u00eb individ\u00eb kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb dyshimt\u00eb dhe u mungon integriteti dhe jan\u00eb t\u00eb shantazhuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb falsifikimeve t\u00eb dokumentave t\u00eb konkurimit, por edhe t\u00eb provave gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, pasuris\u00eb s\u00eb fshehur,  dhe lidhjeve me njer\u00ebz me rekorde t\u00eb tmershme kriminale. Madje Av.Eduart Halimi ka qen\u00eb kund\u00ebr em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb  hartuar Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, n\u00eb institucionet q\u00eb do krijoheshin menj\u00ebher\u00eb pas miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr Veting-un. Kjo kishte nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb, por edhe morale, pasi do t\u00eb ishte e papranueshme q\u00eb ata q\u00eb do p\u00ebrgatisnin ligjin t\u00eb vinin kritere p\u00ebr t\u2019u vete-em\u00ebruar. Fillimisht ky kusht u pranua me konsesus t\u00eb plot\u00eb, por n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Vetting-un nga deputet\u00ebt, kjo pik\u00eb u hoq nga Ligji, \u00e7ka krijoji k\u00ebt\u00eb amulli q\u00eb kemi sot, duke zhg\u00ebnjyer qytetar\u00ebt, por edhe duke i dh\u00ebn\u00eb fuqi politik\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs, e cila e p\u00ebrdori si gjueti shtrigash n\u00eb radh\u00ebt e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb do t\u00eb kalonin n\u00eb Vetting, ku kriteri baz\u00eb do ishte besnik\u00ebria ndaj \u201cRilindjes\u201d. Ja intervista e Av.Eduard Halimi dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Telegraf.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju ishit nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt e saj, madje e mbrojt\u00ebt me shum\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe gjet\u00ebt mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Venecias, duket se ka d\u00ebshtuar dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje emrash t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb cedim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e thot\u00eb opozita, e cila \u00ebsht\u00eb kompleksuar dhe nga propaganda e qeveris\u00eb, por e thot\u00eb media sipas sondazheve. Barometri i Euronews nj\u00eb televizion elitar n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, theksonte se besimi kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivele drastike. Tashm\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se drejt\u00ebsia e re nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb prisnin para 6 vitesh. Ajo q\u00eb na dha t\u00eb drejt\u00eb komisioni i Venecias dhe q\u00eb u refuzua me arroganc\u00eb nga qeveria po v\u00ebrtetohet \u00e7do dit\u00eb. Vettingu \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i kapsh\u00ebm politikisht. Ai q\u00eb do ket\u00eb pushtetin do ket\u00eb edhe Vetting-un thoshte Venecia n\u00eb paragrafin 98-100 n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve tona n\u00eb 2015. Dhe ashtu doli. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve tona Venecia thoshte se \u201cgjat\u00eb vetting-ut gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt n\u00ebn proces do t\u00eb jen\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb shantazhuesh\u00ebm nga partia n\u00eb pushtet\u201d dhe ashtu po del. Shihni super aferat dhe gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt b\u00ebjn\u00eb sikur nuk shohin. Venecia n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve tona thoshte se \u201cnd\u00ebrtimi i nj\u00eb piramide t\u00eb re do k\u00ebrkonte njer\u00ebz dhe burimet shqiptare jan\u00eb t\u00eb pakta \u00e7ka do \u00e7oj\u00eb n\u00eb kapjen e k\u00ebtyre institucioneve\u201d. Dhe ja tani e shohim pas 6 vitesh se kush jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb institucioneve t\u00eb reja. Dhe k\u00ebtu nuk ka faj qeveria q\u00eb i kapi, sepse PS nuk kishte as 94 vota p\u00ebr Kushtetut\u00ebn dhe as 84 vota p\u00ebr 6 ligjet q\u00eb lejuan kapjen t\u00ebr\u00ebsore. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme ka faj edhe gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr q\u00eb nuk rezistoi, por u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb nga propaganda p\u00ebr t\u00eb ceduar n\u00eb parimet kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat kurr\u00eb nuk duhej ceduar. Bojkotimi q\u00eb iu b\u00eb procesit t\u00eb hartimit t\u00eb ligjeve, p\u00ebrzgjedhjes se drejtuesve t\u00eb institucioneve ishte nj\u00eb d\u00ebm i madh q\u00eb iu b\u00eb PD. Votimi q\u00eb ju b\u00eb n\u00eb komisione parlamentare t\u00eb njer\u00ebzve mediok\u00ebr dhe lidhjeve okulte dhe miq\u00ebsore t\u00eb PS ishte \u2018thik\u00eb n\u00eb shpin\u00ebn\u2019e PD-s\u00eb dhe padyshim q\u00eb na vjen tani n\u00eb k\u00ebto tonalitete dhe ngjyra! Un\u00eb e kuptoj se politika \u00ebsht\u00eb arti i kompromisit, por ato kompromise politike soll\u00ebn k\u00ebt\u00eb d\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ku t\u00eb gjitha pushtetet i ka PS, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb em\u00ebruarit n\u00eb postet ky\u00e7e jan\u00eb njer\u00ebzit e PS. Indiferenca, apo bojkoti i proceseve ishte gabim.<\/p>\n<p>A mendoni se fillimi i disa prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vettingut e ka kompromentuar r\u00ebnd\u00eb vendimarrjen e tyre?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e padiskutueshme PO. E kam ngritur prej fillimit k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje se kandidat\u00ebt nuk kan\u00eb integritet, se pa u b\u00ebr\u00eb vetting-u i tyre ata nuk mund t\u00eb vetting-onin t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb logjik\u00eb e thjesht\u00eb dhe racionale. U refuzua me arroganc\u00eb dhe u b\u00eb kompromis vrastar p\u00ebr reform\u00ebn. Ata jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb shantazhuesh\u00ebm. Dhe jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5 t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dijenin\u00eb time, t\u00eb cil\u00ebt mbahen vet\u00ebm, sepse jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb shantazhuesh\u00ebm dhe mediok\u00ebr, q\u00eb firmosin \u00e7far\u00eb iu vendosin p\u00ebrpara. D\u00ebmi q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb i dyfisht\u00eb: Nga nj\u00ebra an\u00eb ata jan\u00eb selektiv\u00eb dhe d\u00ebmtojn\u00eb procesin pasi p\u00ebrdoren leht\u00ebsisht, nga ana tjet\u00ebr, pjes\u00ebmarrja e tyre n\u00eb procese p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs pasi \u00ebsht\u00eb trup\u00eb e formuar jo sipas ligjit. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme se si mund t\u00eb em\u00ebrohen an\u00ebtar\u00eb vetting-u, jurist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb falsifikuar prova, jan\u00eb jurist\u00eb me mesatare 5, kan\u00eb fshehur t\u00eb dh\u00ebnat, kan\u00eb falsifikuar diplomat e gjuh\u00ebs s\u00eb huaj, kan\u00eb fshehur prona, nuk kan\u00eb deklaruar pasuri, tatime, kan\u00eb lidhje t\u00eb af\u00ebrta bashk\u00ebjetese me njer\u00ebz me rekorde t\u00eb tmerrshme kriminale. Kush i mbron ata njer\u00ebz i b\u00ebn nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh reform\u00ebs. Kush i denoncon, kush i \u00e7on para drejt\u00ebsis\u00eb ata  njer\u00ebz i b\u00ebn sh\u00ebrbimin m\u00eb t\u00eb madh reform\u00ebs, dhe popullit shqiptar. Dhe inkurajoj secilin q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim reform\u00ebs.<\/p>\n<p>Shpesh keni deklaruar se edhe Harta e Re Gjyq\u00ebsore, ka si q\u00ebllim kapjen nga politika t\u00eb tre gjykatave dhe p\u00ebrqendrimin n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme prej saj. Por edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PS Fatmir Xhafaj, ish-kreu i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs ka deklaruar se ndjente zhg\u00ebnjim, p\u00ebr arnimet q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb Ligjit t\u00eb Vetting-ut dhe ndihej i turp\u00ebruar prej emrave t\u00eb p\u00ebrzgjedhur?<\/p>\n<p>Nuk e kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb z. Xhafaj, por as nuk dua t\u00eb replikoj meqen\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb politik\u00ebn aktive dhe un\u00eb n\u00eb profesionin tim t\u00eb lir\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ama q\u00eb Harta e re gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz amator\u00eb t\u00eb zgjedhur prej nesh, njer\u00ebz mediok\u00ebr, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb dokument problematik. Dhe do sjell\u00eb padyshim probleme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb eficenc\u00eb dhe akses p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe sidomos p\u00ebr bizneset. Nga ana tjet\u00ebr m\u00eb vjen mir\u00eb (n\u00ebse v\u00ebrtet z. Xhafaj ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu), sepse ndajm\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjtin mendim me t\u00eb. Disa nga emrat e votuar n\u00eb Parlament p\u00ebr KPK, KPA, KLGJ, KLP etj, jan\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb ardhur turp. \u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Komisioni i Venecias para 7 vitesh n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve tona, dhe q\u00eb v\u00ebrtetohet plot\u00ebsisht tani. Jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto fenomene dhe besoj mbrojtja, q\u00eb i b\u00ebhet individ\u00ebve t\u00eb till\u00eb ajo q\u00eb e d\u00ebmton m\u00eb shum\u00eb reform\u00ebn.<\/p>\n<p>Zoti Halimi, faleminderit q\u00eb ndat\u00eb me ne, opinionet tuaja n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb detajuar dhe ju urojm\u00eb suksese n\u00eb profesionin tuaj.<\/p>\n<p>Ju faleminderit dhe ju, p\u00ebr mundesin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb Prestigjioze q\u00eb meriton nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr v\u00ebmendjen ndaj problemeve t\u00eb qytetar\u00ebve, korrupsionit dhe shpenzimeve t\u00eb parave publike. Suksese dhe ju.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiz\u00eb nga Eduard Halimi, ish-an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi: Kjo reform\u00eb prodhoi ato probleme q\u00eb i kishim paralajm\u00ebruar s\u00eb bashku me Venecian n\u00eb paragrafin 98-100, dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb trup\u00eb e formuar jo sipas ligjit. \u00cbsht\u00eb e paimagjinueshme se si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":19474,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-19473","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19473"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19473\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19474"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}