{"id":19485,"date":"2022-08-02T12:40:10","date_gmt":"2022-08-02T12:40:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=19485"},"modified":"2022-08-02T12:40:10","modified_gmt":"2022-08-02T12:40:10","slug":"shqiperia-po-vdes-ndersa-ne-rrime-e-veshtrojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/02\/shqiperia-po-vdes-ndersa-ne-rrime-e-veshtrojme\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria po \u201cvdes\u201d, nd\u00ebrsa ne rrim\u00eb e v\u00ebshtrojm\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ardi Stefa<\/p>\n<p>Pa diskutim q\u00eb zbulimi i nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb serioz.<\/p>\n<p>Edhe kur d\u00ebgjon q\u00eb Luiza Gega fitoi dhe e ngriti atletik\u00ebn shqiptare n\u00eb piedestal t\u00eb p\u00ebrmbyt krenaria!<\/p>\n<p>Edhe rritja e rasteve me Coronavirus; edhe disa flet\u00ebthirrje nga SPAK; edhe deklarata e ministres s\u00eb turizmit q\u00eb kemi fluksin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb turist\u00ebve, (edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb), edhe p\u00ebrqafimi i kryeministrit me ndonj\u00eb qytetar, minist\u00ebr apo ambasador,jan\u00eb tema q\u00eb t\u00eb mall\u00ebngjejn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kur m\u00ebson se sa kan\u00eb kushtuar operacionet plastike t\u00eb buz\u00ebve e b*th\u00ebve t\u00eb VIP-eshave tona t\u00eb Dubait apo Big Brother-it tronditesh v\u00ebrtet nga inojranca jote.<\/p>\n<p>Por kur INSTAT publikon q\u00eb popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 1 Janar 2021 rezultonte 2.829.741 banor\u00eb, duke p\u00ebsuar nj\u00eb r\u00ebnie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janar 2020 dhe n\u00eb 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banor\u00eb, duke p\u00ebsuar nj\u00eb r\u00ebnie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021, at\u00ebher\u00eb mendoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me tem\u00ebn kryesore t\u00eb dit\u00ebve tona:<br \/>\n\u00c7\u00cbSHTJEN E MBIJETES\u00cbS S\u00cb ATDHEUT!<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb vitet e fundit, jan\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb kriz\u00eb e thell\u00eb ekonomike, (pavar\u00ebsisht shifrave q\u00eb paraqet qeveria), i rritjes galopante t\u00eb \u00e7mimeve, i pak\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb ardhurave, i goditjes s\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve e bizneseve nga pandemia dhe sistemi i taksimit, i largimit t\u00eb mbi 500.000 shqiptar\u00ebve nga vendi; jan\u00eb karakterizuar nga d\u00ebshira e 11.000 maturant\u00ebve nga 31.000 q\u00eb kishte sivjet Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u2019u larguar e mos u kthyer m\u00eb, t\u00eb pasuar m\u00eb von\u00eb edhe nga prind\u00ebrit; kjo \u00ebsht\u00eb radioskopia e shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>9 vite qeverisje t\u00eb Rilindjes, ku ankthi i mbijetes\u00ebs shkaktoi probleme serioze dhe shum\u00eb vdekje.<\/p>\n<p>Ku t\u00eb pun\u00ebsuarit e ndersh\u00ebm pan\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjymohen t\u00eb ardhurat, sepse shteti lejoi evazionin fiskal me deklarimet qesharake t\u00eb pagave n\u00eb sektorin privat.<\/p>\n<p>Ku lufta e eg\u00ebr e p\u00ebrditshme p\u00ebr mbijetes\u00eb nuk i lejoi t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb martohen, t\u00eb krijojn\u00eb familje, ose edhe kur u martuan ngel\u00ebn pa ose me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Faktet dhe shifrat jan\u00eb dramatike. Dhe kush b\u00ebn se nuk kupton, thjesht shikon pem\u00ebn dhe humbet pyllin, ose n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb i tregojn\u00eb H\u00ebn\u00ebn, ai shikon gishtin. Ose p\u00ebrzgjedh t\u00eb fler\u00eb gjum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend normal sot duhet t\u00eb b\u00ebhej nami, n\u00eb Kuvend dhe n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos lejohej propaganda e sukseseve dhe e fasadave, as shplarja e trurit shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Do t\u00eb duhet t\u00eb ishin 140 deputet\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb flisnin p\u00ebr k\u00ebto shifra. Q\u00eb Shqip\u00ebria po \u201cshuhet\u201d, po plaket, po humbet dhe askush nuk b\u00ebn asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rrjedh\u00ebn e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb duhet t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt p\u00ebr masat q\u00eb duhen marr\u00eb tani e k\u00ebtu. Masa q\u00eb duhet t\u00eb zbatohen, pavar\u00ebsisht se kush qeveris. Ndoshta emergjente \u00ebsht\u00eb edhe krijimi i nj\u00eb ministrie p.sh. t\u00eb Popullsis\u00eb, e cila do t\u00eb merrte besimin e t\u00eb gjith\u00eb spektrit politik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb 2050 t\u00eb mos biem n\u00eb gremin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky 9- vje\u00e7arq\u00eb po mbyllet ishte katastrofik n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet. Natyrisht gjith\u00eb sa jetuam; n\u00eb politik\u00eb, ekonomi dhe shoq\u00ebri, ndikuan n\u00eb pak\u00ebsimin e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por di\u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb dhe pa asnj\u00eb vones\u00eb.<\/p>\n<p>Po, bonusi i bebeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e mir\u00eb.<br \/>\nPo, leja e lindjes \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb. Por k\u00ebto nuk mjaftojn\u00eb.<br \/>\nShteti duhet t\u00eb vendime dhe masa edhe m\u00eb t\u00eb guximshme.<\/p>\n<p>\u00c7erdhe e kopshte q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e punonj\u00ebsve, jo vet\u00ebm n\u00eb sektorin shtet\u00ebror, por edhe at\u00eb privat. Nxitje reale p\u00ebr \u00e7iftet e reja t\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet kredive t\u00eb strehimit, ligjit q\u00eb u mbron vendin e pun\u00ebs dhe rikthimin n\u00eb t\u00eb pas lindjes, dh\u00ebnien e kredive t\u00eb buta p\u00ebr banesa, masa t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr rikthimin n\u00eb atdhe t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb ik\u00ebn jasht\u00eb vendit (brain gain).<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem arsimor t\u00eb denj\u00eb e cil\u00ebsor, q\u00eb t\u00eb mos i nxis\u00eb si sistemi i sot\u00ebm t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb largohen pas studimeve t\u00eb mesme e t\u00eb larta. Dhe k\u00ebtu duhen vler\u00ebsuar m\u00ebsuesit e pedagog\u00ebt me paga dinjitoze e trajtim dinjitoz. Por edhe t\u00eb rinjve duhen t\u2019u krijohen v\u00ebrtet perspektiva q\u00eb t\u00eb mos braktisin atdheun dhe t\u00eb punojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr \u201csht\u00ebpi bari\u201d n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor, q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb v\u00ebrtet sh\u00ebrbime e trajtim mjek\u00ebsor p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Edhe k\u00ebtu duhen vler\u00ebsuar mjek\u00ebt po me paga dinjitoze q\u00eb t\u00eb mos len\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem sigurimesh e pensionesh, t\u00eb till\u00eb q\u00eb pensionist\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet vitet e mbetura.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem politik ku korrupsioni,vjedhja e mashtrimi t\u00eb mos jen\u00eb kryefjala e \u00e7do sh\u00ebrbimi dhe e shtetit.<\/p>\n<p>Rend publik ku qytetari t\u00eb ket\u00eb garanci p\u00ebr jet\u00ebn, pasurin\u00eb, familjen dhe t\u00eb mos ndihet i k\u00ebrc\u00ebnuar nga mafia e krimi ordiner.<\/p>\n<p>Ndoshta mund t\u00eb duken utopi, ndoshta edhe patetike k\u00ebto \u201cmasa\u201d q\u00eb thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, por ka shum\u00eb masa q\u00eb mund t\u00eb merren, ligje q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen e zbatohen. Edhe n\u00ebse nuk ua pret mendja \u201cet\u00ebrve tan\u00eb t\u00eb kombit\u201d, le t\u00eb shohin pak vendet e zhvilluara dhe, n\u00eb fund t\u00eb fundit, le t\u2019i kopjojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi po nuk e b\u00ebn\u00eb\/ b\u00ebm\u00eb, \u00e7do vit t\u00eb dh\u00ebnat e popullsis\u00eb t\u00eb INSTAT thjesht do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr e ftoht\u00eb.<br \/>\nDhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak shaka kur popullsia e atdheut ton\u00eb pak\u00ebsohet, kur Shqip\u00ebria vdes ngadal\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>*Autori \u00ebsht\u00eb Sekretar p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Publikun, PD dega Vlor\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardi Stefa Pa diskutim q\u00eb zbulimi i nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb serioz. Edhe kur d\u00ebgjon q\u00eb Luiza Gega fitoi dhe e ngriti atletik\u00ebn shqiptare n\u00eb piedestal t\u00eb p\u00ebrmbyt krenaria! Edhe rritja e rasteve me Coronavirus; edhe disa flet\u00ebthirrje nga SPAK; edhe deklarata e ministres s\u00eb turizmit q\u00eb kemi fluksin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":19486,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-19485","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19485\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}