{"id":20078,"date":"2022-08-08T10:13:10","date_gmt":"2022-08-08T10:13:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=20078"},"modified":"2022-08-08T10:13:10","modified_gmt":"2022-08-08T10:13:10","slug":"sekti-rama-nuk-njeh-institucionin-e-doreheqjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/08\/sekti-rama-nuk-njeh-institucionin-e-doreheqjes\/","title":{"rendered":"Sekti Rama nuk njeh institucionin e dor\u00ebheqjes"},"content":{"rendered":"<p>Nes\u00ebr, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb,  kryeministri Rama duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave p\u00ebr dor\u00ebheqje q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb protestuesit e tragjedis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs. P\u00ebrgjigjja e k\u00ebtij kryeministri arrogant dihet q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Ai do t\u2019u ofroj\u00eb qytetar\u00ebve protestues at\u00eb q\u00eb u ka ofruar n\u00eb k\u00ebto n\u00ebnt\u00eb vite qeverisje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve: pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, talljen dhe moskurajon e tij.<br \/>\nN\u00ebse do t\u00eb rendisnim tiparet e k\u00ebsaj qeverisjeje q\u00eb ka ravij\u00ebzuar ky sekt n\u00eb pushtet, si keqadministrimi, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria, korrupsioni, arroganca, etj. pa diskutim pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria z\u00eb vendin e par\u00eb.<br \/>\nRrjedhoj\u00eb kryesore e saj \u00ebsht\u00eb korrupsioni galopant dhe endemik, sikurse e ka cil\u00ebsuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb raportin e tij t\u00eb fundit p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 3 gusht 2022.<br \/>\nDuke e zhveshur nga \u00e7do lloj politizimi tragjedin\u00eb e Himar\u00ebs, vet\u00ebm mospajisja me akte n\u00ebnligjore p\u00ebr dy vjet rrjesht e ligjit nr. 43\/2020 \u201cP\u00ebr aktivitetet e turizmit detar\u201d, i cili p\u00ebrcakton rregullat, kushtet dhe kriteret q\u00eb duhet t\u00eb respektojn\u00eb mjetet lundruese p\u00ebr q\u00ebllime turistike, i ngarkon me nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb morale, juridike e penale titullar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe t\u00eb Transportit, N\u00ebse ligji do t\u00eb ishte zbatuar si duhet dhe asnj\u00eb mjet lundrues nuk do t\u00eb ishte lejuar t\u2019i afrohej bregut, sot vog\u00eblushja Jonada Avdia do t\u00eb ishte gjall\u00eb! At\u00eb e vrau pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria e titullar\u00ebve t\u00eb ministrive t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, prandaj ata duhet t\u00eb japin dor\u00ebheqjen.<br \/>\nPor zyrtar\u00ebt e lart\u00eb publik\u00eb t\u00eb sektit Rama nuk e njohin institucionin e dor\u00ebheqjes, edhe kur kan\u00eb ndodhur tragjedi n\u00eb p\u00ebrgjegjesi direkte t\u00eb tyre. Edhe po t\u00eb duan, ata nuk lejohen t\u00eb japin dor\u00ebheqje, pasi Rama, krahas pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb t\u00eb skajshme t\u00eb vet\u00ebn, ka edhe nj\u00eb ar\u00ebsye personale: po dhan\u00eb dor\u00ebheqjen ministrat e tij, rradh\u00ebn pastaj e ka ai vet\u00eb. <\/p>\n<p>Letra q\u00eb drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i policis\u00eb u ka drejtuar institucioneve qendrore dhe vendore, indirekt nxjerr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre, t\u00eb ministrive p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb pushtetit vendor. Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit tregon nj\u00eb kurajo personale dhe profesionale. Dasht\u00eb Zoti t\u00eb mos e kooptoj\u00eb sekti n\u00eb qeverisje dhe ta b\u00ebj\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm! <\/p>\n<p>Tragjedia e Himar\u00ebs i ka t\u00eb gjitha tiparet e qeverisjes n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are t\u00eb sektit Rama, plot me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe trafiqe t\u00eb paligjshme. T\u00eb dh\u00ebnat e skafit masakrues p\u00ebrngjasojn\u00eb me mjetet q\u00eb p\u00ebrdoren r\u00ebndom nga trafikant\u00ebt e drog\u00ebs. Skafi \u00ebsht\u00eb i parregjistruar dhe p\u00ebrdoret nga nj\u00eb drejtues policie i p\u00ebrgojuar n\u00eb zon\u00eb. <\/p>\n<p>Rastet m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebrreth nesh jan\u00eb dy. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, drejtuesi i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Jasht\u00ebm Sekret Polak \u201cAgencja Wywiadu\u201d, Piotr Krawczyk dha dor\u00ebheqjen, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb  t\u00eb ndarjes nga jeta n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 20 qershor t\u00eb tregtarit polak t\u00eb arm\u00ebve, Andrzje Izdebski, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej prokuror\u00ebve polak\u00eb, p\u00ebr akuzat e mashtrimit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mos sigurimin e 1241 respirator\u00ebve gjat\u00eb pandemis\u00eb. P\u00ebr largimin e tij nga vendi, duke iu shmangur p\u00ebrballjes me drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebs mbante Sh\u00ebrbimi Sekret Polak. <\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb: nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, drejtori i Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Greqis\u00eb, Panagiotis Kontoleon dhe sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, dhan\u00eb dor\u00ebheqjen, pas akuzave p\u00ebr p\u00ebrdorimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb p\u00ebrgjimit kund\u00ebr nj\u00eb gazetari dhe ndaj kreut t\u00eb nj\u00eb partie opozitare.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb reagime normale t\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb t\u00eb dy shteteve t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, Polonis\u00eb dhe Greqis\u00eb, n\u00eb situata kur morali dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e detyr\u00ebs s\u00eb tyre vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje nga ngjarje t\u00eb r\u00ebnda.<br \/>\nMosdh\u00ebnia e dor\u00ebheqjes, kur k\u00ebt\u00eb akt ta k\u00ebrkon me forc\u00eb morali publik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore e juridike ndaj detyr\u00ebs q\u00eb mbulon, \u00ebsht\u00eb form\u00eb tipike e pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe korrupsionit t\u00eb sektit n\u00eb qeverisje. Pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria ekstreme ndaj jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e vjet\u00ebr n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are e admistrimit t\u00eb shtetit nga Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nes\u00ebr, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, kryeministri Rama duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave p\u00ebr dor\u00ebheqje q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb protestuesit e tragjedis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs. P\u00ebrgjigjja e k\u00ebtij kryeministri arrogant dihet q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Ai do t\u2019u ofroj\u00eb qytetar\u00ebve protestues at\u00eb q\u00eb u ka ofruar n\u00eb k\u00ebto n\u00ebnt\u00eb vite qeverisje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve: pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, talljen dhe moskurajon e tij. N\u00ebse &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":2501,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-20078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20078"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20078\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}