{"id":20330,"date":"2022-08-11T11:05:37","date_gmt":"2022-08-11T11:05:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=20330"},"modified":"2022-08-11T11:08:16","modified_gmt":"2022-08-11T11:08:16","slug":"berisha-historia-e-vertete-e-marredhenieve-shqiptaro-amerikane-ne-31-vitet-e-fundit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/11\/berisha-historia-e-vertete-e-marredhenieve-shqiptaro-amerikane-ne-31-vitet-e-fundit-2\/","title":{"rendered":"Berisha: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqiptaro-Amerikane n\u00eb 31 vitet e fundit"},"content":{"rendered":"<p>Historia e v\u00ebrtet\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqiptaro-Amerikane n\u00eb 31 vitet e fundit, n\u00eb foto dhe video!<\/p>\n<p>Miq, p\u00ebr shkak t\u00eb fallsifikimit banal dhe censurimit si n\u00eb koh\u00ebrat e vjetra, t\u00eb historis\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmen\u00ebt e tij dhe mafia e  George Soros-it, vendosa te flas dhe t\u00eb paraqes p\u00ebr ju \u00e7do dit\u00eb me foto dhe video t\u00eb gjitha momentet m\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb 100 vjetorin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb 100 vje\u00e7are t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore shqiptaro-amerikane, vizita m\u00eb 22 qershor 1991 e Sekretarit t\u00eb Shtetit James Baker, mbetet nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Ajo ishte vizita e par\u00eb e atij niveli n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<br \/>\nVizita vinte pas 45 viteve t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve nga et\u00ebrit shpirt\u00ebror\u00eb dhe biologjik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt pas luft\u00ebs vendos\u00ebn diktatur\u00ebn e eg\u00ebr staliniste dhe rreshtuan Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Rusis\u00eb. <\/p>\n<p>Sekretari Baker n\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebs s\u00eb tij  para gjys\u00ebm milioni shqiptar\u00ebsh, mbajti edhe nj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Parlamentin e par\u00eb pluralist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pas 45 vitesh moniz\u00ebm total politik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim historik ai n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb hapur mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, u b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs se n\u00eb Shqip\u00ebri ai erdhi sepse u vendos pluralizmi politik dhe se kishte ardhur me ftes\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Kjo deklarat\u00eb i b\u00ebri p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb autoritetet komuniste n\u00eb pushtet. <\/p>\n<p>\ud83d\udd34 M\u00eb posht\u00eb keni tekstin e fjalimit t\u00eb Sekretarit Baker n\u00eb Parlament. sb<br \/>\nFalemnderit zoti Kryetar dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kuvendit Popullor!<br \/>\nD\u00ebshiroj t\u00eb them fillimisht se sa i prekur jam personalisht dhe an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit tim p\u00ebr mikpritjen tuaj, nj\u00eb pritje e jasht\u00ebzakonshme k\u00ebtu ne Tiran\u00eb. Un\u00eb e di se kjo pritje nuk drejtohet personalisht ndaj meje, por drejtohet ndaj shtetit t\u00eb cilin un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj. Un\u00eb e shikoj k\u00ebt\u00eb edhe si nj\u00eb shprehje t\u00eb k\u00ebrkesave e aspiratave t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr liri e demokraci, q\u00eb i ishte mohuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u2019u them t\u00eb gjith\u00ebve se p\u00ebr n\u00eb amerikan\u00ebt ishte nj\u00eb gj\u00eb jasht\u00ebzakonisht emocionale pritja sot n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebrnderbej\u201d n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\nMiq t\u00eb dashur,<\/p>\n<p>P\u00ebr gjenerata t\u00eb t\u00ebra bashkatdhetar\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit tuaj jan\u00eb strehuar n\u00eb Amerik\u00eb dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb e vazhdojn\u00eb t\u00eb japin nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb jet\u00ebn e kombit amerikan. Por rruga midis nesh duhet t\u00eb jet\u00eb e dyanshme. Prandaj n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament doktor Sali Berisha m\u00eb ftoi t\u00eb vizitoj Shqip\u00ebrin\u00eb dhe un\u00eb erdha sa m\u00eb her\u00ebt q\u00eb pata mund\u00ebsi. Kam nderin dhe privilegjin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes k\u00ebt\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Me rivendosjen koh\u00ebt e fundit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis dy vendeve tona dhe me vizit\u00ebn time sot k\u00ebtu un\u00eb i them popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: Amerika po kthehet te ju. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb ndjekur me kujdes dhe kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur p\u00ebrparimin q\u00eb keni arritur n\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb. Ju keni nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u bashkuar me komunitetin e vendeve t\u00eb tjera pas shum\u00eb dekadash t\u00eb vetizolimit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt p\u00ebrsh\u00ebndesin hapat tuaj t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb demokratike, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku me ju shum\u00eb kombe anemban\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nUn\u00eb kam nj\u00eb mesazh t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij Kuvendi sot dhe p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb tani po ballafaqohet me sfid\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtimit komb\u00ebtar. Ky mesazh \u00ebsht\u00eb se n\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb ne gjithmon\u00eb duhet t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kryeqytet dhe anemban\u00eb k\u00ebtij vendi mund t\u00eb shkohet p\u00ebrpara vet\u00ebm drejt vendosjes s\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb nj\u00eb ekonomie tregu t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb shtetit juridik. Pas kaq shum\u00eb vitesh Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vonohet m\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e pun\u00ebs s\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar demokracin\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament, n\u00eb p\u00ebrgatitjen e ligjeve t\u00eb domosdoshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb ekonomie t\u00eb tregut, p\u00ebr nj\u00eb sistem kushtetues qeverisjeje dhe p\u00ebr sigurimin e demokracis\u00eb e t\u00eb liris\u00eb ekonomike. K\u00ebtu n\u00eb Parlament ju do t\u00eb ballafaqoheni me at\u00eb q\u00eb Presidenti Bush e ka cil\u00ebsuar si puna e v\u00ebshtir\u00eb e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria juaj e koalicionit ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb program ambicioz ekonomik, i \u00e7ili \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ringjalljen komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb vendit tuaj. Privatizimi i bujq\u00ebsis\u00eb dhe industris\u00eb, hapja vendimtare e vendit tuaj p\u00ebr investime nga jasht\u00eb dhe politika e vonuar e shk\u00ebmbimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb monedh\u00ebs, liberalizimi i \u00e7mimeve dhe nj\u00eb buxhet komb\u00ebtar i balancuar jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr ringjalljen ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por un\u00eb dua t\u00eb theksoj at\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar vendet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs Lindore. Rruga e p\u00ebrparimit \u00ebsht\u00eb e dhimbshme e v\u00ebshtir\u00eb. Puna juaj nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb. Ajo do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga ju dhe nga populli juaj durim dhe vendosm\u00ebri, gj\u00ebra q\u00eb shqiptar\u00ebt i kan\u00eb treguar n\u00eb luft\u00ebn e tyre t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr liri. Por nuk ka tjet\u00ebr rrug\u00eb drejt s\u00eb ardhmes, t\u00eb cil\u00ebn e d\u00ebshirojn\u00eb dhe e meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebr ju e p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kryeqytet ju do t\u00eb p\u00ebrpiloni nj\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb re, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ringjalljen, p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb re.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku qytetar\u00ebt individual\u00eb do t\u00eb vendosin t\u00eb ardhmen e tyre, ku t\u00eb drejtat e \u00e7do qytetari, pa marr\u00eb parasysh prejardhjen e tyre etnike ose fetare, do t\u00eb mbrohen plot\u00ebsisht, at\u00ebher\u00eb procesi i p\u00ebrpilimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb re do t\u00eb jet\u00eb i hapur dhe demokratik. Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb ju keni ftuar ekspert\u00eb kushtetutor\u00eb nga vendi im dhe nga vendet e tjera t\u00eb Euop\u00ebs, q\u00eb t\u00eb k\u00ebshillohen me ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Dhe, duke folur si avokat, un\u00eb mund t\u2019ju them se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi jo vet\u00ebm p\u00ebrmbajtja e ligjit, por edhe fryma e nj\u00eb ligji t\u00eb till\u00eb, si dhe zbatimi, q\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm suksesin e nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e cila duhet t\u2019u p\u00ebrmbahet ligjeve t\u00eb drejta dhe t\u00eb bazohet n\u00eb drejtues t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\nGjithashtu jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb Qeveria ime dhe shum\u00eb organizata private amerikane do t\u2019i ndihmojn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb demokracin\u00eb, ekonomin\u00eb e tregut dhe nj\u00eb rend t\u00eb ri kushtetues.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb n\u00eb lidhje me di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ashtu si nuk ka kthim prapa n\u00eb rrug\u00ebn e krijimit t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb re, gjithashtu gjat\u00eb k\u00ebsaj rruge nuk mund t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr dhun\u00eb, nuk mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Konceptet kryesore t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb re, s\u00eb cil\u00ebs Shqip\u00ebria iu bashkua duke u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e KSBE-s\u00eb, jan\u00eb respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si dhe zgjidhja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore e mosmarr\u00ebveshjeve. Un\u00eb e di se flas p\u00ebr \u00e7do amerikan, kur i drejtohem \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb k\u00ebtij Parlamenti, si dhe \u00e7do qytetari t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: t\u00eb zhduket nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb frika n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e re dhe ju jeni an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb Europe t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ju jeni bashkuar me vendet an\u00ebtare t\u00eb KSBE-s\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb zotuar q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb standardet e larta t\u00eb KSBE-s\u00eb, standardet q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb sjelljen e shteteve ndaj nj\u00ebri-tjetrit, si dhe ndaj popujve t\u00eb tyre. Ju keni arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje solemne me Europ\u00ebn, si dhe me vetveten. Mos e shkelni k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje! Ju tani jeni an\u00ebtare e plot\u00eb e KSBE-s\u00eb. Shpresoj se privilegjin e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb do ta p\u00ebrdorni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Me veprimet tuaja Shqip\u00ebria mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e procesit t\u00eb Helsinkit, institutet e saj t\u00eb reja, vendimet e saj dhe drejtimin q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Po nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb procesi i Helsinkit do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe te ju, ashtu si\u00e7 ka ndikuar edhe n\u00eb vendet e tjera, an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj organizate. Ju tani jeni bashkuar n\u00eb nj\u00eb proces, i cili q\u00eb nga fillimi i tij kishte si q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Europe t\u00eb bashkuar dhe t\u00eb lir\u00eb. Dhe, si hap i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb si an\u00ebtare e plot\u00eb e KSBE-s\u00eb, un\u00eb i b\u00ebj thirrje Parlamentit Shqiptar, Qeveris\u00eb Shqiptare dhe t\u00eb gjitha forcave demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb plot\u00ebsisht me misionin e ardhsh\u00ebm t\u00eb reporter\u00ebve t\u00eb KSBE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Organizata e KSBE-s\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb ato vende t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb objekt represioni, armiq\u00ebsish dhe t\u00eb izoluara, drejt respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, krijimit dhe zbatimit t\u00eb proceseve demokratike, krijimit t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb, si dhe n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Shpresoj q\u00eb KSBE- ja t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim edhe n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit shqiptar dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Europ\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb lejoni, d\u00ebshiroj t\u00eb theksoj, se \u00e7\u2019kan\u00eb m\u00ebsuar demokracit\u00eb e reja t\u00eb Europ\u00ebs lidhur me dh\u00ebnien fund t\u00eb frik\u00ebs dhe t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ato e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb lirohen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit politik\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ato e din\u00eb se kjo do t\u00eb thot\u00eb respektim i plot\u00eb i t\u00eb drejtave fetare, si dhe i t\u00eb drejtave p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare dhe hapjen e mjeteve t\u00eb informimit. Ato e din\u00eb se kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u2019u jepet fund organeve represive t\u00eb sigurimit dhe q\u00eb funksionet e policis\u00eb t\u00eb vihen n\u00ebn kontrollin demokratik. Ato e din\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet depolitizimi dhe kontrolli civil i forcave ushtarake.<\/p>\n<p>Ato e din\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb \u00e7lirimi i fabrikave, i kooperativave etj, nga kontrolli politik dhe nga keqdrejtimi. Ato e din\u00eb qe kjo do t\u00eb thot\u00eb krijimi i nj\u00eb procesi t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb hap\u00ebt gjyq\u00ebsor, i bazuar n\u00eb traditat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ligjit. Ato e din\u00eb se kjo do t\u00eb thot\u00eb demokratizim n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e Qeveris\u00eb dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb zhvillimi i zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb drejta si n\u00eb nivelin komb\u00ebtar, ashtu edhe n\u00eb nivelin lokal, zgjedhje ku p\u00ebrfshihet nj\u00eb fushat\u00eb e drejt\u00eb, shp\u00ebrndarja e barabart\u00eb e burimeve shtet\u00ebrore dhe e drejta e barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur mjetet e informacionit nga t\u00eb gjitha partit\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb sfidat e liris\u00eb, por edhe elementet e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vazhdueshme.<br \/>\nJu dhe fqinj\u00ebt tuaj keni nj\u00eb rast t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb krijoni nj\u00eb histori t\u00eb re, duke tejkaluar politikat q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb qorrsokak\u00eb dhe konflikte. Si\u00e7 e theksoi edhe Kryetari i Parlamentit tuaj, nd\u00ebrsa ju do t\u00eb punoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve etnik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, nuk duhet t\u00eb merreni shum\u00eb me konfliktet e vjetra dhe me mosmarr\u00ebveshjet e lashta.<br \/>\nMiq t\u00eb dashur,<br \/>\nK\u00ebtu, si n\u00eb Amerik\u00eb, demokracia nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ideal. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb realitet. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebrderisa ju do t\u00eb vazhdoni t\u00eb angazhoheni, ne do t\u2019ju mb\u00ebshtesim ashtu si\u00e7 ju kemi mb\u00ebshtetur n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli, kur Presidenti Uillson mb\u00ebshteti \u00e7\u00ebshtjen tuaj. Jam shum\u00eb krenar q\u00eb Presidenti im dhe vendi im jan\u00eb me ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb dhe mb\u00ebshtesin nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur. \u00c7do pjes\u00eb e k\u00ebtij kontinenti, ashtu si \u00e7do qytetar i k\u00ebtij vendi, duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e asaj q\u00eb Presidenti Bush e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb Europ\u00eb e bashkuar dhe e lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, miq t\u00eb dashur, m\u00eb lejoni t\u00eb theksoj se un\u00eb shpresoj q\u00eb nga sot populli amerikan dhe populli shqiptar do t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat ideale, n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb hapur, n\u00eb mjetet e hapura t\u00eb informacionit, n\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb hapur dhe n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur, p\u00ebr arsye se k\u00ebto, miq t\u00eb dashur, do t\u00eb sigurojn\u00eb lirin\u00eb. Dhe liria jep rezultate.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e v\u00ebrtet\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqiptaro-Amerikane n\u00eb 31 vitet e fundit, n\u00eb foto dhe video! Miq, p\u00ebr shkak t\u00eb fallsifikimit banal dhe censurimit si n\u00eb koh\u00ebrat e vjetra, t\u00eb historis\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmen\u00ebt e tij dhe mafia e George Soros-it, vendosa te flas dhe t\u00eb paraqes p\u00ebr ju \u00e7do dit\u00eb me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20334,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-20330","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20330\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}