{"id":20691,"date":"2022-08-16T20:15:33","date_gmt":"2022-08-16T20:15:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=20691"},"modified":"2022-08-16T20:16:09","modified_gmt":"2022-08-16T20:16:09","slug":"banjers-petrolum-kontrate-te-re-ne-gjuhen-kineze-spaguan-asnje-qindarke-humbjet-kolosale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/16\/banjers-petrolum-kontrate-te-re-ne-gjuhen-kineze-spaguan-asnje-qindarke-humbjet-kolosale\/","title":{"rendered":"Bankers Petroleum, kontrat\u00eb t\u00eb re n\u00eb gjuh\u00ebn kineze, s&#8217;paguan asnj\u00eb qindark\u00eb, humbjet kolosale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Leons Hasani, pedagog i shkencave ekonomike<\/strong><\/p>\n<p>Ndjeshm\u00ebria dhe nd\u00ebrgjegjia njer\u00ebzore nuk mund t\u00eb na lejoj ne, s\u00eb pari si qytetar\u00eb dhe s\u00eb dyti si shtet t\u00eb mbyllim syt\u00eb kur kompanit\u00eb kineze abuzojn\u00eb me pasurit\u00eb tona komb\u00ebtare, dhe aq m\u00eb pak t\u00eb heshtim kur ato transferojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb shtetin e tyre, dhe me k\u00ebto para shtypin, rrahin, burgosin dhe internojn\u00eb ugur\u00ebt musliman\u00eb.<\/p>\n<p>Sot shqet\u00ebsimi kryesor i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb \u00e7mimet e larta, rritja e kostove t\u00eb jetes\u00ebs, si dhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje e vonuar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje k\u00ebtij problemi. Situata aktuale ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb ndikuar dhe renduar si nga faktor\u00ebt e jasht\u00ebm po ashtu edhe nga faktor\u00ebt e brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pandemia e Covid-19 dhe lufta n\u00eb Ukraine konsiderohen si faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb efekte negative n\u00eb ekonomi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si performanca e shtetit me financat publike, politikat fiskale dhe performanca e bizneseve q\u00eb kan\u00eb n\u00eb menaxhim burimet natyrore konsiderohen si faktor t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet me ekzistenciale te ekonomis\u00eb q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e antikitetit ka q\u00ebn\u00eb \u201cmenaxhimi i burimeve natyrore me efi\u00e7ence dhe shp\u00ebrndarja e drejt\u00eb e tyre tek qytetar\u00ebt\u201d. E n\u00eb fakt, ajo \u00e7far\u00eb po ndodh me burimet natyrore t\u00eb vendit ton\u00eb dhe kompanit\u00eb shfrytezuese t\u00eb k\u00ebtyre burimeve bie ndesh me parimin e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Nafta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej pasurive n\u00ebntok\u00ebsore q\u00eb natyra dhe Zoti u ka falur shqiptar\u00ebve me boll\u00ebk. Nj\u00eb burim natyror q\u00eb ka filluar t\u00eb shfryt\u00ebzohet q\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore nga italian\u00ebt, e m\u00eb pas nga shteti komunist dhe sot q\u00eb flasim nga kompania kineze Bankers Petroleum.<\/p>\n<p>Edhe pse kompania kineze Bankers Petroleum shfryt\u00ebzon nj\u00eb burim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm natyror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nafta, ajo nuk i paguan buxhetit t\u00eb shtetit as edhe nj\u00eb cent sepse deklaron gjithmon\u00eb fitim zero, e bazuar kjo n\u00eb kostot e m\u00ebdha t\u00eb transportit dhe cil\u00ebsin\u00eb e dob\u00ebt t\u00eb naft\u00ebs. N\u00eb koh\u00ebn kur buxhetit t\u00eb shtetit i nevojiten para p\u00ebr t\u00eb amortizuar \u00e7mimin e larte t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb treg, por edhe t\u00eb produkteve t\u00eb tjera, kompania n\u00eb fjal\u00eb vazhdon t\u00eb keqmenaxhoj\u00eb burimet natyrore t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb krijoj\u00eb ndotje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mjedisore n\u00eb zonat ku kryen veprimtarin\u00eb, si edhe t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb d\u00ebm ekonomik t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb miliona dollar\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe vendin.<\/p>\n<p>Kompania kineze Bankers Petroleum, jo vet\u00ebm q\u00eb po ushtron aktivitetin pa nj\u00eb plan vjetor t\u00eb aprovuar, por ajo gjithashtu k\u00ebrkon n\u00ebnshkrimin nj\u00eb kontrate t\u00eb re 5-vje\u00e7are sipas kushteve te saja, n\u00eb gjuh\u00ebn kineze. Sigurisht, nj\u00eb kontrat\u00eb e shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn kineze do te ishte nje dominim absolut i tyre mbi menaxhimin e burimeve natyrore t\u00eb naft\u00ebs, manipulimeve te ndryshme, d\u00ebmit ekonomik, por edhe at\u00eb t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Institucionet ligjzbatuese duhet t\u00eb luajn\u00eb rolin q\u00eb iu ngarkon ligji p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pasurit\u00eb dhe burimet natyrore t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga abuzimi dhe vjedhja e kompanive mashtruese. N\u00ebse shqiptar\u00ebt sot varf\u00ebrohen dhe jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb paguajn\u00eb produkte dhe sh\u00ebrbime me \u00e7mime shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta sesa \u00e7mimi i tyre real n\u00eb treg, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne duhet ta dim\u00eb se nj\u00eb nga shkaktar\u00ebt kryesor t\u00eb k\u00ebtij realiteti ekonomik jane kompanit\u00eb mashtruese q\u00eb abuzojn\u00eb me burimet natyrore, e si rrjedhoj\u00eb nuk prodhojn\u00eb mir\u00ebqenie ekonomike p\u00ebr qytetaret.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebngulja dhe lobimi i kompanis\u00eb kineze Bankers Petroleum p\u00ebr t\u00eb firmosur me qeverin\u00eb shqiptare nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re 5-vje\u00e7are dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn kineze, tregon dinake\u00ebin\u00eb dhe dashakeq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta interpretuar k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb favorin dhe interesin e tyre n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00ebnshkrimi i nj\u00eb kontrate t\u00eb till\u00eb nga pala shqiptare do t\u00eb sillte m\u00eb shum\u00eb abuzime dhe vjedhje n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, m\u00eb shum\u00eb degradim t\u00eb mjedisit dhe vendburimeve t\u00eb naft\u00ebs, dhe sigurisht m\u00eb shum\u00eb mbrojtje ndaj k\u00ebsaj kompanie kundrejt manipulimeve q\u00eb ajo ka kryer dhe do vazhdoj\u00eb t\u00eb kryej\u00eb n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb saj. Ndaj nevojitet nj\u00eb reagim i fort\u00eb qytetar, duke mb\u00ebshtetur ekspert\u00ebt dhe jurist\u00ebt e fush\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb nj\u00eb gje e till\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, pasi kjo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte precedentin e kolonializimit t\u00eb burimeve t\u00eb naft\u00ebs shqiptare nga nj\u00eb kompani kineze.<\/p>\n<p>Qeveris\u00eb shqiptare iu lind detyra t\u00eb njihet me pasojat e firmosjes s\u00eb k\u00ebsaj kontrate duke u konsultuar me qytetar\u00ebt, ekspert\u00ebt dhe grupet e interesit. N\u00ebse kjo kompani aktualisht realizon aktivitetin e saj pa patur nj\u00eb plan vjetor t\u00eb miratuar, imagjinoni se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nes\u00ebr me nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb firmosur n\u00eb gjuh\u00ebn kineze, ku interpretimin e neneve t\u00eb kontrat\u00ebs do ta b\u00ebj\u00eb sipas frym\u00ebs dhe kuptimit t\u00eb k\u00ebsaj gjuhe, n\u00eb favorin e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pala shqiptare do t\u00eb ishte e pafuqishme p\u00ebr t\u00eb kontrolluar sipas legjislacionit shqiptar veprimtarin\u00eb e Bankers Petroleum dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u2019i sillte shtetit nj\u00eb d\u00ebm ekonomik dhe mjedisor prej miliarda dollar\u00ebsh<\/p>\n<p>Ndaj, ne si shqiptar\u00eb nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se \u00e7far\u00eb prodhoi sistemi komunist n\u00eb vendit ton\u00eb dhe sigurisht sot duhet ta njohim shum\u00eb mir\u00eb realitetin e sistemit komunist kinez p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet me pasurit\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb kineze marrin nga Shqip\u00ebria dhe i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb shtetin kinez. Qeveria kineze sot, ngjash\u00ebm si qeveria komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb dikur, p\u00ebrdor parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb presekutuar, internuar dhe burgosur ujgur\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrkasin besimit islam. Ndjeshm\u00ebria dhe nd\u00ebrgjegjia njer\u00ebzore nuk mund t\u00eb na lejoj ne, s\u00eb pari si qytetar\u00eb dhe s\u00eb dyti si shtet t\u00eb mbyllim syt\u00eb kur kompanit\u00eb kineze abuzojn\u00eb me pasurit\u00eb tona komb\u00ebtare, dhe aq m\u00eb pak t\u00eb heshtim kur ato transferojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb shtetin e tyre, dhe me k\u00ebto para shtypin, rrahin, burgosin dhe internojn\u00eb ugur\u00ebt musliman\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb aderon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e modeleve ekonomike q\u00eb ngrihen mbi parimet e demokracis\u00eb dhe vlerave m\u00eb t\u00eb larta shoq\u00ebrore. Si e till\u00eb shoq\u00ebria dhe shteti shqiptar duhet t\u00eb distancohet nga vendet t\u00eb cilat aplikojne modele komuniste, sepse ato nuk prodhojn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se sisteme diktatoriale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Leons Hasani, pedagog i shkencave ekonomike Ndjeshm\u00ebria dhe nd\u00ebrgjegjia njer\u00ebzore nuk mund t\u00eb na lejoj ne, s\u00eb pari si qytetar\u00eb dhe s\u00eb dyti si shtet t\u00eb mbyllim syt\u00eb kur kompanit\u00eb kineze abuzojn\u00eb me pasurit\u00eb tona komb\u00ebtare, dhe aq m\u00eb pak t\u00eb heshtim kur ato transferojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb shtetin e tyre, dhe me k\u00ebto para &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":20692,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-20691","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20691\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20692"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}