{"id":21003,"date":"2022-08-19T08:49:17","date_gmt":"2022-08-19T08:49:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21003"},"modified":"2022-08-19T08:49:17","modified_gmt":"2022-08-19T08:49:17","slug":"financimi-i-politikes-ne-shtetet-e-bashkuara-nga-trump-tek-biden","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/19\/financimi-i-politikes-ne-shtetet-e-bashkuara-nga-trump-tek-biden\/","title":{"rendered":"Financimi i politik\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nga Trump tek Biden"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ideale demokracia \u00ebsht\u00eb maja m\u00eb e art\u00eb e pushtetit t\u00eb menaxhuar nga populli. N\u00eb fund t\u00eb fundit, gjeneza e k\u00ebtij termi \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: <em>Demos<\/em> (popull) dhe <em>Kratos<\/em> (pushtet). Megjithat\u00eb nuk jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ideale. Vjen t\u00eb pyes\u00ebsh n\u00ebse politikan\u00ebt e zgjedhur demokratikisht n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ndjehen t\u00eb tunduar t\u00eb mbrojn\u00eb interesat e aktor\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb karshi interesave t\u00eb popullit q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb atyre pushtetin. P\u00ebr korrekt\u00ebsi duhet t\u00eb sqarohet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb blihet apo t\u00eb shitet nj\u00eb qenie njer\u00ebzore; si njer\u00ebzor\u00eb, politikan\u00ebt nuk mund t\u00eb blihen. Instrumentat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn \u201cblihen\u201d politikan\u00ebt, do t\u00eb p\u00ebrdoret ky term n\u00eb sensin e kund\u00ebrt, quhen PAC dhe SuperPAC. Vendi ku k\u00ebto instrumenta, p\u00ebrsosm\u00ebrisht ideal\u00eb, p\u00ebrdoren jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nj\u00eb prej demokracive m\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>PAC dhe SuperPACs<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb nisemi nga p\u00ebrkufizimi: nj\u00eb <em>Political Action Committee<\/em> (tash e prapa PAC) \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb grup qytetar\u00ebsh privat\u00eb i krijuar spontanisht p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb kandidat dhe\/ose mb\u00ebshtetur dhe promovuar pozicione politike dhe legjislative pran\u00eb kandidat\u00ebve tashm\u00eb t\u00eb zgjedhur ose n\u00eb faz\u00ebn e zgjedhjeve\u201d. N\u00ebse nj\u00eb PAC p\u00ebrfiton dhurime mbi 1000 dollar\u00eb, i duhet t\u00eb regjistrohet pran\u00eb Federal Election Committee\u00a0(FEC).\u00a0Ar\u00ebsyeja kryesore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ekzistojn\u00eb PAC \u00ebsht\u00eb q\u00eb kontributet ekonomike e drejtuara kandidat\u00ebve, me origjin\u00eb nga kompani private, <em>lobby<\/em> apo instuticione t\u00eb tjera publike (sindakata et similia) jan\u00eb t\u00eb ndaluara nga nj\u00eb ligj i 1907. Duke filluar nga 1940, PAC kan\u00eb shp\u00ebrthyer si k\u00ebrpudha. Evolucioni i PAC jan\u00eb Super PAC, t\u00eb gjeneruar nga dy vendime gjykate: U.S. Supreme\u2019s Court Ciztizen\u2019s United decision dhe Gjykata e Apelit t\u00eb Uashingtonit. Kritikat ndaj k\u00ebtyre vendimeve vijn\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb konsiderojn\u00eb se shum\u00ebkomb\u00ebsheve u jan\u00eb njohur t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta si t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Njer\u00ebz q\u00eb mb\u00ebshtesin vendimet e gjykatave sugjerojn\u00eb se k\u00ebto vendime jan\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb opinionit dhe mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb zgjerohet dialogu politik dhe t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i biulancuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb opinionet e aktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb sken\u00ebs civile, sociale dhe ekonomike amerikane (pik\u00ebrisht shum\u00ebkomb\u00ebshet).<\/p>\n<p>P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb thjesht, PAC jan\u00eb zgjidhje m\u00eb modeste, ku dhurimet mund t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nga privat\u00eb. Super PAC jan\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb m\u00eb fleksib\u00ebl, ku dhurimet vijn\u00eb n\u00eb sasira m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe nga burime q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb apo kompani. Zakonisht shumica e parave t\u00eb mbledhura nga PAC dhe SuperPAC ivnestohen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fushata mediatike (dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb hap\u00ebsira publicitare n\u00eb media t\u00eb ndryshme) p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr apo n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb kandidati t\u00eb caktuar (PAC) apo p\u00ebr tema dhe shkaqe me frym\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb (SuperPAC). P\u00ebr t\u00eb cituar disa raste t\u00eb famshme p\u00ebrdorimi dhe aksione t\u00eb PAC dhe SuperPAC, vet\u00ebm koh\u00ebt e fundit mund t\u00eb konsiderojm\u00eb PAC q\u00eb mb\u00ebshteste rizgjedhjen e George H.W. Bush. N\u00eb 1988 shpenzoi 8.5 milion dollar\u00eb p\u00ebr \u201cfushat\u00ebn Willie Horton\u201d. M\u00eb s\u00eb fundmi SuperPAC <em>Restore Our Future<\/em> n\u00eb favor t\u00eb Mitt Romney ka paguar 13000 spote publicitare. Edhe demokrat\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrdorur Super PAC. <em>Priorities USA Action<\/em> ka shpenzuar miliona n\u00eb spote komerciale, po t\u2019u q\u00ebndrosh analist\u00ebve t\u00eb epok\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se Romney do ta \u201c\u00e7instalonte sistemin e Medicare dhe privatizuar struktur\u00ebn e siguris\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb blejn\u00eb PAC dhe SuperPAC<\/strong><\/p>\n<p>Formalisht, kemi th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb blihen politikan\u00ebt. Megjithat\u00eb k\u00ebto forma agregimi \u201cspontan\u201d dhe mbledhje fondesh t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj instancave t\u00eb manifestuara nga PAC dhe SuperPAC. Nj\u00eb ndjeshm\u00ebri q\u00eb mund t\u2019i \u00e7oj\u00eb politikan\u00ebt, t\u00eb themi jo rast\u00ebsisht, t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb avantazhin e interesave t\u00eb dhuruesve t\u00eb PAC dhe SuperPAC. P\u00ebr t\u00eb gjykuar n\u00ebse ky reflektim mund t\u00eb jet\u00eb i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen fjal\u00ebt e Biden, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb C \u2013 Span, shpjegoi pik\u00ebpamjen e tij mbi influenc\u00ebn ekonomike e lobist\u00ebve, PAC etj\u2026<\/p>\n<p>\u201cLobist\u00ebt nuk jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqinj, por jan\u00eb korroziv\u00eb. \u00cbsht\u00eb natyra njer\u00ebzore. N\u00ebse ti Lynn, t\u00ebrheq 250000 dollar\u00eb p\u00ebr mua dhe m\u00eb pas m\u00eb telefonon pasi q\u00eb jam zgjedhur dhe m\u00eb thua: Hej Joe, doja t\u00eb t\u00eb flisja p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb \u2013 nuk m\u00eb ke bler\u00eb, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore&#8230; m\u00eb ke ndihmuar dhe un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjigjem? Patjet\u00ebr Lynn, hajde k\u00ebtu dhe flasim. Vija e par\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e populluar nga njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb xhepat plot me para\u201d. P\u00ebr korrekt\u00ebsi duhet kujtuar se si Barack Obama, ashtu edhe Joe Biden kan\u00eb deklaruar (dhe kan\u00eb qen\u00eb koherent\u00eb me deklarimin) se nuk pranojn\u00eb para nga agjencit\u00eb e <em>lobby<\/em> gjat\u00eb fushatave t\u00eb tyre politike. Nj\u00eb deklarim i lavd\u00ebruesh\u00ebm, q\u00eb megjithat\u00eb nuk p\u00ebrfshinte pik\u00ebrisht parat\u00eb dhe aktivitetet e gjeneruara nga PAC dhe SuperPAC (shpesh, si\u00e7 do ta v\u00ebrejm\u00eb m\u00eb posht\u00eb, t\u00eb krijuara apo t\u00eb drejtuara pik\u00ebrisht nga lobist\u00eb).<\/p>\n<p>Me premtimin e b\u00ebr\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, se nuk mund t\u00eb \u201cblihen\u201d politikan\u00ebt, por vet\u00ebm \u201ct\u2019u sugjerohet atyre\u201d rruga e duhur, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet se ka raste historike ku nj\u00eb politikan, i mb\u00ebshtetur nga PAC apo nga SuperPAC, menj\u00ebher\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb zgjedhur, ka zhvilluar apo marr\u00eb vendime n\u00eb avantazh t\u00eb dhuruesve t\u00eb fondeve. Duke qen\u00eb SuperPAC nj\u00eb fenomen shum\u00eb i vonsh\u00ebm, rastet historike, megjith\u00ebse ekzistojn\u00eb, jan\u00eb ende t\u00eb pakta. K\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb konsiderohen dy president\u00ebt e fundit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrejtur n\u00ebse aksiont apo deklarimet e tyre kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb dhuruesve t\u00eb SuperPACs apo t\u00eb entiteteve t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me ta.<\/p>\n<p><strong>Trump dhe energjit\u00eb pak t\u00eb pastra<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebrit Koch (Koch Industries) jan\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb si \u201cclimate deniers\u201d: p\u00ebrkufizimi i referohet atyre q\u00eb deklarojn\u00eb se ndryshimet klimaterike nuk ekzistojn\u00eb dhe, n\u00ebse ekzistojn\u00eb, nuk jan\u00eb faji i njeriut. Do t\u00eb jetp nj\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb pasuria e v\u00ebllez\u00ebrve Koch buron nga industri nxjerr\u00ebse dhe manifakturiste tejet ndot\u00ebse. Gjith\u00ebsesi po flasim p\u00ebr PAC e tyre. N\u00eb vitin 2016 (gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb kulmuar me zgjedhjen e Donald Trump), <em>Americans for Prosperity<\/em>, PAC i v\u00eb\u00eblez\u00ebrve Koch, ka pun\u00ebsuar mbi 650 punonj\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme n\u00eb udh\u00ebkryq si Wisconsin, Pennsylvania dhe Michigan. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij pun\u00ebsimi ishte t\u00eb \u201ctransformoheshin\u201d k\u00ebto shtete, votuesit e tyre nga demokrat\u00eb n\u00eb republikan\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb Wisconsin, <em>Americans for Prosperity<\/em> ishte pajisur me teknologji dixhitale t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb fundit dhe operator\u00ebt e tij realizuan 1.5 milion telefonata dhe \u201ctrokit\u00ebn\u201d n\u00eb mbi 30000 dyer. Nga fundi i fushat\u00ebs, parat\u00eb e PAC e v\u00eb\u00eblez\u00ebrve Koch u bashkuan n\u00eb publicitete televizive t\u00eb fokalizuara n\u00eb kanalet m\u00eb t\u00eb para n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb <em>Rust Belt<\/em>, p\u00ebrfshi shtete vendimtare si Wisconsin dhe Pennsylvania, p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebr Hillary Clinton, sfidantes s\u00eb Trump. Aktivitetet grumbulluese t\u00eb PAC kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit t\u00eb 2020.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb v\u00ebrehet sesi njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebtij PAC apo gjith\u00ebsesi n\u00eb orbit\u00ebn e kompanive t\u00eb Koch u b\u00ebn\u00eb nj\u00eber\u00ebz t\u00eb besuat t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb kaluar Trump, duke influencuar zgjedhje dhe veprime t\u00eb presidentit. Larry Kudlow pjes\u00eb e grupit ekonomik q\u00eb ndihmoi Trump p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkufizuar axhend\u00ebn amerikane, m\u00eb pas u b\u00eb shef i nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve ekonomik\u00eb t\u00eb Trump gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb tij. Corey Lewandowski u b\u00eb <em>campaign manager<\/em> p\u00ebr Trump. Alan Cobb, z\u00ebvend\u00ebspresident i <em>Americans for Prosperity<\/em>, u b\u00eb <em>senior advisor<\/em> p\u00ebr zgjedhjet i Trump. Marc Short u b\u00eb pjes\u00eb e ekipit t\u00eb kontaktit Trump \u2013 Kongres. Donald\u00a0McGahn, avokat pran\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Koch, u b\u00eb <em>attorney<\/em> i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb, me k\u00ebto para t\u00eb investuara p\u00ebr Trump dhe emrat e kaluar nga v\u00ebllez\u00ebrit Koch tek Trump, vendimet e presidentit qen\u00eb kaq n\u00eb linj\u00eb me interesat e t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve industrialist\u00eb. Trump demonstroi se ishte shum\u00eb aktiv n\u00eb tematika t\u00eb interesit t\u00eb PAC q\u00eb e kishte mb\u00ebshtetur: <em>deregulation<\/em>, shkurtim i taksave sidomos p\u00ebr t\u00eb pasurit dhe industrit\u00eb, gjykat\u00ebs me mentalitet t\u00eb hapur ndaj shum\u00ebkomb\u00ebsheve (Neil Gorsuch n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme) dhe vendime t\u00eb tjera pak t\u00eb gjelb\u00ebra (si l\u00ebnia e marr\u00ebveshjeve t\u00eb Parisit mbi klim\u00ebn).<\/p>\n<p><strong>Biden: arm\u00eb, Azerbaixhani, Ukraina dhe Disney<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb folurit keq p\u00ebr Trump ka qen\u00eb sporti bot\u00ebror i t\u00eb gjitha mediave p\u00ebr 4 vite radhazi. K\u00ebshtu q\u00eb fokalizimi edhe mbi pasardh\u00ebsin e tij p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrejtur n\u00ebse PAC dhe SuperPAC, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme t\u00eb kuptohemi, kan\u00eb influencuar vendimet e tij. Larry Rasky, nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs historik i Biden, \u00ebsht\u00eb themeluesi i kompanis\u00eb lobuese Rasky Partners. Kjo agjenci ka midis klient\u00ebve t\u00eb saj Rayethon (prodhuese arm\u00ebsh, midis t\u00eb cil\u00ebve <em>Javelin<\/em>), Harvard Pilgrim Health Care dhe republik\u00ebn e Azerbaixhanit. \u00cbsht\u00eb edhe llogaritar i nj\u00eb SuperPAC t\u00eb krijuar n\u00eb 2019 q\u00eb ka mb\u00ebshtetur masivisht Biden: <em>Unite the Country<\/em>. SuperPAC kishte shpenzuar 38 milion dollar\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Center for responsive Politics dhe midis dhuruesve individual\u00eb t\u00eb saj gjejm\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz me xhepat plot me para. Dhuruesit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: miliarderi i <em>hedge fund<\/em> James Simons, me 3 milion dollar\u00eb, Stewart W, Bainum, Jr., <em>chairman<\/em> i Choice Hotels, me 2 milion dollar\u00eb, Reid Hoffman, nj\u00eb <em>venture capitalist<\/em>, me 1.5 milion dollar\u00eb. T\u00eb mos harrojm\u00eb George M. Marcus, lideri i real estate i zon\u00ebs s\u00eb San Francisco, Yaron Minsky, Jane Street dhe Richard Blum, bankier dhe bashk\u00ebshort i senatores Dianne Feinstein. Secili ka kontribuar me 1 milion dollar\u00eb p\u00ebr kok\u00eb.<\/p>\n<p>Rasky zhvillonte aktivitete lobisti edhe p\u00ebr entitete joamerikane, q\u00eb e shikonin edhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb seri raportesh pune me entitete ukrainase dhe azere. T\u00eb mos harrojm\u00eb edhe Blue Star, nj\u00eb kompani q\u00eb ka furnizuar konsulenca kompanis\u00eb energjitike ukrainase Burisma Holdings, kompaniku ka punuar m\u00eb par\u00eb djali i presidentit aktual, Hunter Biden, dhe vet\u00eb shtetin e Azerbaixhanit. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb SuperPAC i Rasky dhe marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb vet\u00eb ai kishte me aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm komb\u00ebtar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb mund t\u00eb keni gjeneruar tek Biden d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb nj\u00ebrit apo m\u00eb shum\u00eb dhuruesve t\u00eb SuperPAC apo t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb Rasky? Fatkeq\u00ebsisht i interesuar i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, Rasky, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb papritmas n\u00eb 2020. K\u00ebshtu q\u00eb nuk do t\u00eb ishte e mundur t\u00eb pyetej drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti, por mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb disa v\u00ebrejtje mbi koin\u00e7idenca t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Azerbaixhani ka disa probleme demokracie, shteti, n\u00eb luft\u00eb\/f\u00ebrkim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm me Armenin\u00eb (aleate e Rusis\u00eb) ka marr\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje ushtarake t\u00eb fort\u00eb nga Biden. Nj\u00eb ngjarje mjaft e jasht\u00ebzakonshme dhe preokupuese si\u00e7 e p\u00ebrshkruajn\u00eb senator\u00ebt Memendez, Schiff. T\u00eb dy politikan\u00ebt frik\u00ebsohen se mos mb\u00ebshtetja e vazhdueshme amerikane p\u00ebr qeverin\u00eb e Bakus\u00eb po konsiderohet nga azer\u00ebt si nj\u00eb miratim i heshtur i politik\u00ebs ofensive n\u00eb territorin armen. K\u00ebtyre dy senator\u00ebve u shtohen Speier, Pallone, Judy Chu (Demokrat \u2013 California), Anna Eshoo (Demokrat &#8211; California), Raja Krishnamoorthi (Demokrat \u2013 Illinois), James Langevin (Demokrat \u2013 Rhode Island), Brenda Lawrence (Demokrat \u2013 Michigan), Ted Lieu (Demokrat \u2013 California), Zoe Lofgren (Demokrat \u2013 California), Linda Sanchez (Demokrat \u2013 California), Adam Schiff (Demokrat \u2013 California), Elissa Slotkin (Demokrat \u2013 Michigan), Dina Titus (Demokrat \u2013 Nevada), Rashida Tlaib (Demokrat \u2013 Michigan) dhe David Valadao (Republikan \u2013 California). Nga 2002 dhe deri m\u00eb sot Azerbaixhani ka marr\u00eb pak m\u00eb pak se 1 miliard dollar\u00eb n\u00eb ndihma ushtarake.<\/p>\n<p>Midis klient\u00ebve t\u00eb Rasky ishte edhe Raytheon, prodhues i Javelin t\u00eb famsh\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb dhe shitja e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb zmadhuar n\u00eb \u00e7do dalje nga vet\u00eb Biden. Rasky dhe ortak\u00ebt e tij nuk e fshehin se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb zot t\u00eb menaxhojn\u00eb raportet e lobeve me politikan\u00ebt. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, pasi vet\u00eb Biden nuk b\u00ebn sekret se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb admirues i madh i k\u00ebsaj arme antitank, n\u00eb pik\u00ebn sa ka shkuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb fabrik\u00eb. Praktikisht nj\u00eb spot publicitar p\u00ebr k\u00ebdo, kombe apo entitete t\u00eb ve\u00e7anta, kan\u00eb interes t\u00eb blejn\u00eb arm\u00eb antitanke. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb sekret q\u00eb aksionet e \u00e7do kompanie armatimesh q\u00eb u ka furnizuar arm\u00eb ukrainasve, midis t\u00eb cilave Raytheon, jan\u00eb rritur n\u00eb k\u00ebto muaj. Midis klient\u00ebve t\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb Rasky \u00ebsht\u00eb edhe Submarine Industrial Base Council (shoqata e nd\u00ebrtuesve t\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve amerikane). Biden \u00ebsht\u00eb shpenzuar shum\u00eb p\u00ebr t\u2019ia shitur teknologjin\u00eb e n\u00ebndet\u00ebseve amerikane qeveris\u00eb australiane. Nj\u00eb zgjedhje, kjo e Biden, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pak nga Emmanuel Macron, q\u00eb nga ana e tij mb\u00ebshteste lobin e arm\u00ebve komb\u00ebtar. Edhe n\u00eb rastin e Paq\u00ebsorit duhet t\u00eb v\u00ebrehet proaktiviteti i Biden \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht n\u00eb linj\u00eb me interesat e themeluesve t\u00eb SuperPACs Schale dhe Rasky. Sot qeveria australiane po st\u00ebrvit ushtarak\u00ebt n\u00eb n\u00ebndet\u00ebse b\u00ebrthamore amerikane, n\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb vendoset n\u00ebse do t\u00eb blihen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lobist tjet\u00ebr, presidenti i vet\u00eb SuperPAC Unite the Country \u00ebsht\u00eb Steve Schale. Ish strateg i fushat\u00ebs s\u00eb Obamas \u00ebsht\u00eb i regjistruar si lobist me Cardenas Partners, nj\u00eb agjenci lobimi e Florida e themeluar nga Al Cardenas, ish k\u00ebshilltar i politikanit Jeb Bush (v\u00ebllai i m\u00eb t\u00eb famshmit George). N\u00eb list\u00ebn e klient\u00ebve jan\u00eb Florida Hospital Association, JetBlue Airways, State Farm Insurance, Walt Disney Parks, AT&amp;T dhe konfindustria e Florida. Koh\u00ebt e fundit Biden ka marr\u00eb n\u00eb mbrojtje Disney n\u00eb nj\u00eb grindje e gjitha <em>made in Florida<\/em>. N\u00eb muajin maj Biden ka miratuar nj\u00eb projekt p\u00ebr zgjerimin e val\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb. Midis p\u00ebrfituesve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj AT&amp;T. Si\u00e7 u p\u00ebrmend n\u00eb fillim, blerja e politikan\u00ebve \u00ebsht\u00eb e pamundur; por si\u00e7 thot\u00eb Biden, si njer\u00ebz, \u201c\u00cbsht\u00eb natyra njer\u00ebzore\u201d\u2026<\/p>\n<p>(nga <em>Aspenia Institute<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ideale demokracia \u00ebsht\u00eb maja m\u00eb e art\u00eb e pushtetit t\u00eb menaxhuar nga populli. N\u00eb fund t\u00eb fundit, gjeneza e k\u00ebtij termi \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: Demos (popull) dhe Kratos (pushtet). Megjithat\u00eb nuk jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ideale. Vjen t\u00eb pyes\u00ebsh n\u00ebse politikan\u00ebt e zgjedhur demokratikisht n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ndjehen t\u00eb tunduar t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21004,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-21003","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21003"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21003\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21004"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}