{"id":21335,"date":"2022-08-23T11:34:07","date_gmt":"2022-08-23T11:34:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21335"},"modified":"2022-08-23T11:45:38","modified_gmt":"2022-08-23T11:45:38","slug":"ekzaminimi-i-diktatures-ne-romanin-doktoresha-te-flamur-bucpapajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/23\/ekzaminimi-i-diktatures-ne-romanin-doktoresha-te-flamur-bucpapajt\/","title":{"rendered":"Ekzaminimi i diktatur\u00ebs n\u00eb romanin \u201cDoktoresha\u201d t\u00eb Flamur Bu\u00e7papajt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-21338\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/ff-202x300.png\" alt=\"\" width=\"202\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/ff-202x300.png 202w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/ff.png 439w\" sizes=\"auto, (max-width: 202px) 100vw, 202px\" \/><\/p>\n<p>Shkodra, metropoli i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut, e cil\u00ebsuar nga p\u00ebrsonalitete si \u201cdjepi i kultur\u00ebs shqiptare\u201d, pasi k\u00ebtu arti dhe kultura kan\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, do t\u00eb ishte frym\u00ebzimi i shkrimtarit Flamur Bu\u00e7papaj p\u00ebr romanin e tij t\u00eb ri \u201cDoktoresha\u201d. Pik\u00ebrisht nga ky qytet, i njohur p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn antikomuniste, ku kaloi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij, autori F.Bu\u00e7papaj, si nj\u00eb nga drejtuesit e L\u00ebvizjes Studentore \u201990, do t\u00eb skedonte ngjarjet dhe personazhet. I fokusuar tek genocidi i pash\u00ebmbullt q\u00eb sistemi komunist ushtroi ndaj elit\u00ebs shkodrane, autori ka skalitur mjesht\u00ebrisht profilet e personazheve kryesor\u00eb, dy profesor\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb Austri dhe vajz\u00ebs s\u00eb nj\u00ebrit prej tyre \u201cdoktoresh\u00eb Zan\u00ebs\u201d, duke i dh\u00ebn\u00eb lexuesit nj\u00eb roman mjaft\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Eliminimi, denigrimi dhe shp\u00ebrfillja e elit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr, ku elita intelektuale gjat\u00eb regjimit komunist \u00ebsht\u00eb burgosur dhe pushkatuar, dy profesor\u00ebt e nderuar Martini dhe Leka, vuajn\u00eb breng\u00ebn e eleminimit e denigrimit t\u00eb ish shok\u00ebve e miqve t\u00eb mbetur si dhe shp\u00ebrfilljuen e tyre nga t\u00eb pashkoll\u00ebt q\u00eb kishin marr\u00eb frenat e pushtetit. Pik\u00ebrisht nga k\u00ebtu nis subjekti i k\u00ebtij romani. Ata jan\u00eb dy aristokrat\u00eb q\u00eb arrijn\u00eb t\u2019i mbijetojn\u00eb sistemit, fal\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tyre, si t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshm: Martini n\u00eb bank\u00ebn e qytetit dhe Leka, nd\u00ebr profesor\u00ebt m\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb gjimnazit dhe t\u00eb institutit dy vje\u00e7ar. Autori jep detaje nga takimet e shumta t\u00eb dy miqve t\u00eb pandar\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, shkollimi, si ish student\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb Graz t\u00eb Austris\u00eb (Martini p\u00ebr financ\u00eb dhe Leka p\u00ebr matematik\u00eb). Madje pik\u00ebrisht nga k\u00ebto takime ai nd\u00ebrton dialogje q\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb mendje.<br \/>\n\u201cKa mbrritur antikrishti\u2026 Dhe \u00ebsht\u00eb mallkimi i Zotit mbi Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb sa nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb\u2026 Kush ka mbaruar jasht\u00eb, ose d\u00ebnohet, ose internohet. K\u00ebta i p\u00ebrmbys\u00ebn t\u00eb gjitha dhe tani jemi kolektiv. S\u2018ka fe, familje, atdhe\u2026 K\u00ebta jan\u00eb mason\u00eb, jan\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri ujq\u00ebrish\u2026\u201d. K\u00ebto jan\u00eb n\u00eb thelb bisedat q\u00eb zhvillohen n\u00eb fsht\u00ebsi mes dy profesor\u00ebve, q\u00eb autori i vendos n\u00ebp\u00ebr kafene t\u00eb ndryshme t\u00eb Shkodr\u00ebs, p\u00ebr t\u2019iu ruajtur zbulimit nga ish Sigurimi. \u00cbsht\u00eb koha kur jan\u00eb d\u00ebnuar me pushkatime e burgim prift\u00ebrinjt\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe i njejti fat i priste edhe ata q\u00eb zbuloheshin ose etiketoheshin si anti parti. Gjithsesi, gjithkush rreth e rrotull tyre do t\u00eb habitej me m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb sjellurit prej aristokrat\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst autori evidenton zakonin aristokrat sipas t\u00eb cilit n\u00eb Shkod\u00ebr e pinin kafen\u00eb ngadal\u00eb dhe duke b\u00ebr\u00eb muhabet, zakon ky i aristokracis\u00eb shodrane, e cila p\u00ebr qytetari kishte em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. K\u00ebsisoj do vepronte edhe Martini q\u00eb kishte trash\u00ebguar shum\u00eb prona, toka dyqane dhe sjelljen dhe moralin e nj\u00eb njeriu t\u00eb madh me origjin\u00eb dhe prejardhje fisnike shkodrane.<br \/>\nIshte b\u00ebr\u00eb zakon, q\u00eb p\u00ebr disa vite k\u00ebta burra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb qytetit nuk i ndaheshin nj\u00ebri tjetrit. Pasi \u00e7ak\u00ebrronin gotat, si shkodran\u00eb puro, dy profesor\u00ebt e v\u00ebrtisnin bised\u00ebn tek rreziku i zhdukjes s\u00eb tyre si klas\u00eb.<br \/>\n\u201cKam pasur plot dyqint veta n\u00eb pun\u00eb dhe, nj\u00eb dit\u00eb s\u2019ua kam vonuar rrogat. Ku i kam shtypur ata? Un\u00eb dhe familja ime ve\u00e7 t\u00eb mira u kemi b\u00ebr\u00eb. P\u00ebr Zotin i kam ndihmuar k\u00ebta qafir\u00ebt e pafe. Po kush e dinte se do b\u00ebjn\u00eb genocid morracak\u00ebt\u2026Ua kam falur rrobat e mia t\u00eb trupit, se m\u00eb ka ardhur keq, se si shqiptar kam th\u00ebn\u00eb: Hajt t\u2018i ndihmoj me u \u00e7liruar nga fashizmi. Po kush e dinte se k\u00ebta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj?\u201d. Mjafton qoft\u00eb dhe ky perifrazim nga romani, n\u00eb nj\u00eb prej bisedave mes dy profesor\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb kuptuar bagazhin, por dhe artin e t\u00eb shkruarit nga autori Bu\u00e7papaj. Dhe nuk ngelet thjesht\u00eb tek pesimizmi, por mbijetes\u00ebn e personazheve t\u00eb tij e vesh edhe me petkun e optimizmit kur v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e Martinit se: \u201cDhe v\u00ebrtet\u00eb na i kan\u00eb konfiskuar pronat, por do t\u00eb vij\u00eb dhe dita jon\u00eb, do t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr k\u00ebto padrejt\u00ebsi\u2026Jan\u00eb \u00e7uar k\u00ebmb\u00ebt me i r\u00ebn\u00eb kok\u00ebs\u2026ve\u00e7 k\u00ebtu ka ndodhur. Por besoj te Zoti dhe te Amerika q\u00eb s\u2019do ti lej\u00eb gjat\u00eb\u2026\u201d.<br \/>\nAutori ka merit\u00ebn e p\u00ebrcjelljes tek lexuesi t\u00eb mesazhit se ishin pik\u00ebrisht t\u00eb shkolluarit jasht\u00eb q\u00eb ndikuan n\u00eb ruajtjen e atyre pak institucuioneve t\u00eb domosdoshme edhe p\u00ebr at\u00eb sistem, fal\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tyre profesionale. K\u00ebshtu, Martini, q\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nd\u00ebshkimit kishte divorcuar dhe p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr n\u00eb Itali bashk\u00ebshorten e par\u00eb italiane, do t\u00eb ishte i vetmi specialist q\u00eb do t\u00eb \u201criparonte\u201d gabimet e pallogaritshme t\u00eb t\u00eb pashkoll\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Bank\u00ebn kryesore t\u00eb qytetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk do t\u00eb nguronte q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebbisedimet e fshehta me profesor Lek\u00ebn t\u00eb shfaqte pasigurin\u00eb: \u201cse kjo shoq\u00ebri e kafsh\u00ebruar komplet s\u2018do t\u00eb mbijetoj\u00eb, sepse do t\u00eb p\u00ebrhapet m\u00eb shum\u00eb imoraliteti, homosksualizmi, s\u00ebmundjet ngjit\u00ebse, tradhtia bashkshortore, degjenerimi i familjes e cila shthuret dhe nuk p\u00ebrmban nj\u00ebsin\u00eb themelore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, por shthurje totale\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>Koha kur lavazhi i trurit kishte marr\u00eb p\u00ebrmasa gjigande<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr genocidin e pashembullt komunist n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shkruar disa romane, novela e tregime, por Flamur Bu\u00e7papaj ka merit\u00ebn se artistikisht jep pasojat e pallogaritshme t\u00eb atij sistemi q\u00eb solli mjerim dhe varf\u00ebri t\u00eb tejkajshme. Duke sjell\u00eb n\u00eb faqet e romanit realitetin e trisht\u00eb t\u00eb afro gjysm\u00ebshekulli t\u00eb sundimit komunist, ai q\u00ebllimisht i kund\u00ebrve klas\u00ebs sunduese mendimin progresit t\u00eb dy profesor\u00ebve aristokrat\u00eb. Ndaj jo pa q\u00ebllim ai v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e tyre argumentin dhe bindjen se \u201cNuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb nj\u00eb ekonomi kaq e vog\u00ebl, duke u bazuar n\u00eb forcat e veta, sepse s \u2018ka treg, s \u2018ka ofert\u00eb, s \u2018ka para n\u00eb qarkullim, se fuqia bler\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl\u2026jan\u00eb copa kafsh\u00ebsh me dy sy\u2026\u201d. Dhe po n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, me gjuh\u00eb t\u00eb pasur e mjete shpreh\u00ebse interesante autori evidenton pasojat e pallogaritshme q\u00eb soll\u00ebn eksperimentet bajate me kolektivizimin e bujq\u00ebsis\u00eb, ar\u00ebzat e tuf\u00ebzat q\u00eb varf\u00ebruan skajsh\u00ebm fshatarin shqiptar t\u00eb atyre viteve. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto b\u00ebheshin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ashtuauajtur \u201cNjeriu i ri\u201d.<br \/>\nD\u00ebshtimin e atij sistemi autori e argumenton edhe me infrastrutur\u00ebn e r\u00ebndomt\u00eb, ku jo pa q\u00ebllim v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e nj\u00ebrit prej personazheve konkluzionin se: \u201cKa thuajse nj\u00ebzet vjet pushtet popullor dhe rrug\u00ebt e Shkodr\u00ebs jan\u00eb krejt gropa. Futu n\u00eb lagje, t\u00eb mbyt pisll\u00ebku, pallate me pun\u00eb vullnetare ngrihen si sh\u00ebmti..\u201d.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb bind\u00ebs n\u00eb artikulimin e atij realiteti trishtues, autori sjell n\u00eb v\u00ebmendjen e lexuesit n\u00eb nj\u00eb nga dialogjet mes profesor\u00ebve, konkluzionin e tyre se: \u201cNjeriun e ri po e rritin t\u00eb mang\u00ebt nga truri dhe, kur t\u00eb vij\u00eb koha t\u00eb udh\u00ebheqin k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb e sot\u00ebm, kush e di se \u00e7 \u2018do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb? Gjynah p\u00ebr Zotin, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb po shkojn\u00eb me kaq vrull drejt kolektivizimit, bile do t\u00eb vij\u00eb koha q\u00eb dhe grat\u00eb t\u2018i kemi bashk\u00eb\u2026!\u201d. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur faktin se ai sistem sillte vet\u00ebm varf\u00ebri dhe sundim nga i pashkolluari dhe i ligu, autori b\u00ebn analogji me fqinj\u00ebt p\u00ebr rreth, si p\u00ebr shembull me Malin e Zi, ku kishte zhvillim intensiv t\u00eb turizmit dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb ku sistemi i vet\u00ebadministrit qe favorit p\u00ebr fshatar\u00ebt dhe kur pasaporta e qytetar\u00ebve jugosllav\u00eb ishte aq e vlefshme sa me t\u00eb mund t\u00eb emigroje lirsh\u00ebm ku t\u00eb doje, deri edhe n\u00eb Amerik\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb tregtar\u00ebt shkodran\u00eb i njihte gjith\u00eb bota, n\u00eb Shqip\u00ebri eksperimentohej fenomeni i lavazhit t\u00eb trurit i cili kishte marr\u00eb p\u00ebrmasa gjigande.<br \/>\n\u201cDikur thonim \u2018p\u00ebr at\u00eb Zot n\u00eb qiell\u2019, sot thuhet \u2018p\u00ebr ideal t\u00eb Partis\u00eb\u2019. Dialogu me budallenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb si t\u2018biesh oqeanit me not, ose t\u00eb nisesh p\u00ebr n\u00eb h\u00ebn\u00eb me k\u00ebmb\u00eb\u201d, do t\u00eb shprehej pefesor Leka n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga bisedat me Martinin.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb roman t\u00eb llojit e stilit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, koha e sistemit makab\u00ebr jepet edhe me detaje jet\u00ebsore, si p\u00ebr shembull gjat\u00eb aktivitetit\u00ebt t\u00eb profesor Martinit n\u00eb bank\u00ebn e qytetit ku: \u201c\u2026vjen dhe t\u00eb b\u00ebhet shef, t\u00eb m\u00ebson, t\u00eb jep leksione partie nj\u00eb i paaft\u00eb, q\u00eb s\u2018di as tabel\u00ebn e shum\u00ebzimit\u2026 Fodull\u00eb jan\u00eb, por bishtin p\u00ebrpjet\u00eb. S\u2018kan\u00eb iden\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb, thjesht\u00eb marrin rrog\u00ebn. S\u2018din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb bilanc, s\u2018din\u00eb t\u00eb caktojn\u00eb fitimin, s\u2018din\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb fitimin bruto, as neto t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebmarrje\u2026 K\u00ebta t\u00eb \u00e7nderojn\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb prostitut\u00eb, t\u00eb hedhin n\u00eb plehra dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nj\u00eb pun\u00ebtore fabrike e b\u00ebjn\u00eb drejtoresh\u00eb kombinati\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb panorama e k\u00ebtyre luget\u00ebrive\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cDoktoresha, personazhi kryesor i romanit<\/strong><\/p>\n<p>Doktoresh\u00eb Zana, \u00ebsht\u00eb padyshim personazhi m\u00eb i spikatur i k\u00ebtij romani. Ajo \u00ebsht\u00eb vajza e profesor Martinit, e cila nga autori p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb bukuri e rrall\u00eb, trupgjat\u00eb, syzez\u00eb, me tipare si t\u00eb b\u00ebra me dor\u00eb\u2026 Dhe pik\u00ebrisht nisur nga k\u00ebto tipare, profesor Martinit q\u00eb e ka dob\u00ebsi, i duket se i ngjet motr\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\n\u201cZana \u00ebsht\u00eb bukuri p\u00ebrrallore\u2026\u00cbsht\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i mir\u00eb.. E ka b\u00ebr\u00eb Zoti engj\u00ebll\u2026Vet\u00ebm studjon. \u00cbsht\u00eb tipike raca ime, krenare, e bukur dhe e zgjuar\u2026\u201d,- k\u00ebshtu e profilizon autori k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb t\u00eb magjishme, gjithnj\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e babait t\u00eb saj, q\u00eb vuan breng\u00ebn se ajo her\u00eb pas here \u00e7alon n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\nNdon\u00ebse bij\u00eb e nj\u00eb aristokrati q\u00eb survejohej p\u00ebr t\u2019u burgosur apo internuar, Zana, p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb student ekselente n\u00eb mjek\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb ishte shum\u00eb e bukur, po bukuris\u00eb s\u00eb saj i ishte shtuar dhe vlera e zgjuarsis\u00eb dhe ndershm\u00ebris\u00eb. Sa her\u00eb vinte n\u00eb qytet nga Tirana ku studjonte, gjith\u00eb rruga mbushej, duke e par\u00eb sa e bukur, e gjat\u00eb dhe e mencur ishte ajo krijes\u00eb q\u00eb fatkeqsisht kishte filluar t\u00eb \u00e7alonte. Ndaj dhe babai i saj, Martini her\u00eb pas her\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin se \u00e7alimi do t\u2019i shtohej n\u00ebse nuk b\u00ebhej nd\u00ebrhyrje kirurgjikale jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse k\u00ebtu nuk kishte aparatura dhe doktor\u00eb t\u00eb specializuar p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb till\u00eb, t\u00eb pashfaqur deri tani\u2026. Dhe duke vijuar n\u00eb p\u00ebrvijimin e tipareve t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj \u201czane\u201d, autori v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e babait t\u00eb saj dashurin\u00eb e pakufishme p\u00ebr t\u00eb: \u201cUn\u00eb e dua Zan\u00ebn time\u2026jap jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb. Zoti e ka q\u00ebndisur me dor\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb mistike, e zgjuar, e bukur, njeriu m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Zoti e krijoi dhe e solli tek ne\u2026 Nj\u00eb vajz\u00eb simpatike, e gjat\u00eb dhe gjith\u00eb dhjeta n\u00eb m\u00ebsime. \u00c7dokush do t\u00eb habitej nga g\u00ebrshetimi i bukuris\u00eb me inteligjenc\u00ebn. Nj\u00eb kompozim i rrall\u00eb q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb\u2026\u201d<br \/>\nDuke vazhduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb autori e konsideron Shkodr\u00ebn nj\u00eb qytet q\u00eb e ka fat nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur si n\u00eb legjenda ose p\u00ebrralla, ku bukuria triumfon bashk\u00eb me dashurin\u00eb\u2026nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb lufton p\u00ebr dashurin\u00eb dhe p\u00ebrparimin n\u00eb qytetin e saj\u2026Zana ose vajza e bukur doktoresh\u00eb q\u00eb pas Razf\u00ebs \u00ebsht\u00eb legjenda e dyt\u00eb e qytetit. Pik\u00ebrisht evidentimi dhe p\u00ebrshkrimi mjesht\u00ebror i ngjarjeve kulminante n\u00eb jet\u00ebn e Zan\u00ebs i japin dimensionin shumvler\u00ebsh romanit \u201cDoktoresha\u201d. Sepse ajo, nga nj\u00eb student ekselente, kur vjen t\u00eb b\u00ebj\u00eb praktik\u00ebn n\u00eb spitalin e Shkodr\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet protagoniste e ndryshimit rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb k\u00ebtij institicioni. Ndaj dhe \u201cZana doktoresha, i thonin q\u00eb tani n\u00eb qytet\u2026Emri i saj po p\u00ebrhapej kudo si me magji\u2026Dikush b\u00ebnte dhjet\u00eb her\u00eb xhiro vet\u00ebm p\u00ebr ta par\u00eb\u2026\u201d.<br \/>\nTrilli i autorit \u00ebsht\u00eb mjaft t\u00ebrheq\u00ebs kur k\u00ebt\u00eb per\u00ebndesh\u00eb t\u00eb bukuris\u00eb, jasht\u00eb vullnetit t\u00eb babait q\u00eb e kishte porositur t\u00eb dashurohej me nj\u00eb djal\u00eb larg influencave partiake, pa pritur e p\u00ebrshkruan si t\u00eb dashuruar marr\u00ebzisht me djalin e vet\u00ebm \u2018kadet\u2019 t\u00eb ish kryetarit t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Shkodr\u00ebs.<br \/>\n\u201cSi \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu puna e f\u00ebmij\u00ebve? I rrit, i shkollon dhe, vjen nj\u00eb dit\u00eb, ikin secili n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme, secili p\u00ebr luft\u00ebn e vet ekzistenciale\u201d!. K\u00ebsisoj e p\u00ebrshkruan autori q\u00ebndrimin meditativ t\u00eb profesor Martinit, t\u00eb cilit \u201cSyt\u00eb i xix\u00ebllonin p\u00ebrher\u00eb para f\u00ebmijv\u00eb t\u00eb tij. Ajsbergu i dhimbjes nuk dukej kurr\u00eb. Ai fshihej posht\u00eb n\u00eb oqeanin e dhimbjes s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrditshme\u201d. Ndaj dhe Adriana, gruaja e tij (e dyt\u00eb) m\u00ebsuese, e donte me shpirt, sepse Martini ishte shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb famlje. I p\u00ebrkushtohej q\u00eb Ai t\u00eb ishte i lir\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tij shkencore dhe politike.<br \/>\nN\u00eb fantazin\u00eb e autorit, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb akt dashurie dhe kuror\u00ebzimi n\u00eb fejes\u00eb i tyre, por dhe ndikimi i Zan\u00ebs tek i dashuri q\u00eb ai t\u00eb kuptonte pasojat e atij sistemi, q\u00eb gjithsesi do t\u00eb d\u00ebshtonte. Madje, jo vet\u00ebm kaq, por pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb F.Bu\u00e7papaj di t\u00eb p\u00ebrve\u00e7oj\u00eb edhe faktin se edhe n\u00eb at\u00eb sistem kishte kuadro deri funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, si ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv apo ish Drejtori i Bank\u00ebs, q\u00eb ndon\u00ebse t\u00eb indoktrinuar, kishin krijuar bindje n\u00eb moseifi\u00e7enc\u00ebn dhe fundin e d\u00ebshtuar t\u00eb atij sistemi.<\/p>\n<p>KONCEPTET BASHKOHORE P\u00cbR DASHURIN\u00cb<\/p>\n<p>Ndryshe nga dhjetra autor\u00eb q\u00eb dashurin\u00eb e identifikojn\u00eb me erotizmin, F.Bu\u00e7papaj nuk nguron q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman t\u00eb shpalos\u00eb konceptet bashkkohore. K\u00ebshtu, p\u00ebrball\u00eb hezitimit t\u00eb profesor Martinit p\u00ebr ta fejuar doktoresh\u00eb Zan\u00ebn me djalin e nj\u00eb funksionari t\u00eb lart\u00eb komunist, ai i referohet p\u00ebrvoj\u00ebs jet\u00ebsore, sipas s\u00eb cil\u00ebs s\u2019ka gj\u00eb q\u00eb ndalon nj\u00eb dashuri, qoft\u00eb baballar\u00ebt apo n\u00ebnat. Gjithsesei edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk l\u00eb jasht\u00eb kontekstit shqet\u00ebsimin prind\u00ebror se \u201cT\u00eb rinjt\u00eb s\u2018duan t\u2019ia dijn\u00eb p\u00ebr pasojat e dashuris\u00eb, s\u2018ia dijn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb humbjes fare.\u201d Dhe po n\u00eb linj\u00ebn e koncepteve bashkkohore p\u00ebr dashurin\u00eb autori shkruan se \u201cDashuria \u00ebsht\u00eb si s\u00ebmundja e koler\u00ebs q\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb aj\u00ebr dhe s\u2018ke asnj\u00eb mund\u00ebsi shp\u00ebtimi, sepse s\u2019rri dot pa aj\u00ebr dhe pa oksigjen. N\u00ebse f\u00ebmija dashuron, s \u2018ka rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 ti thuash \u201curime\u201d. K\u00ebto koncepte F.Bu\u00e7papaj i p\u00ebr\u00e7on tek lexuesi, duke i v\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb dhe bukur, her\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e professor Martinit dhe her\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb fejuarit t\u00eb doktoresh\u00eb Zan\u00ebs, Ditmarit, djalit t\u00eb ish kryetarit t\u00eb komitetit\u2026 Le t\u00eb perifrazojm\u00eb disa fragmente kur autori shpreh filozofin\u00eb e tij p\u00ebr dashurin\u00eb:<br \/>\n\u201cAskush s\u2019e ndalon drit\u00ebn e diellit dhe lidhjen e t\u00eb dashuruarve t\u00eb bashkohen bashk\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00eb keq se t\u00ebrmeti dhe vuajtjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb tortura\u2026Dashuria \u00ebsht\u00eb e vetmja forc\u00eb q\u00eb dep\u00ebrton kudo n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e lir\u00eb\u2026Kur dy veta dashurohen, ata p\u00ebr nj\u00ebri &#8211; tjetrin jan\u00eb gjithshka\u2026 Dashuria \u00ebsht\u00eb si drita e h\u00ebn\u00ebs q\u00eb i merr hua rrezet e diellit nat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndricuar tok\u00ebn. Dashurin\u00eb dhe diellin asgj\u00eb s\u2019i ndalon dot t\u00eb bien mbi tok\u00eb. \u00cbsht\u00eb dhe n\u00eb Bib\u00ebl: Njer\u00ebzit q\u00eb dashurojn\u00eb jan\u00eb pran\u00eb Zotit dhe Zoti ua ka hapur der\u00ebn p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij diku lart n\u00eb qiell, n\u00eb pafund\u00ebsi\u2026.\u201d.<br \/>\nMadje, jo pa q\u00ebllim autori e \u201cvet\u00ebsakrifikon\u201d t\u00eb fejuarin e Zan\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb, i cili pasi i kan\u00eb pushkatuar babain (ish kryetarin e Komitetit, ku si edhe n\u00eb dhjetra raste ku\u00e7dra ha bijt\u00eb e vet\u00eb) kryen aktin e guximsh\u00ebm t\u00eb minimit dhe hedhjes n\u00eb er\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb ish Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, dhe vet\u00ebvritet pasi i ka shprehur doktoresh\u00eb Zan\u00ebs dashurin\u00eb e p\u00ebrjetshme edhe n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme\u2026 Nd\u00ebrsa ajo do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb stoike edhe kur e denigrojn\u00eb, duke e transferuar si infermiere n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>KOHERENCA ME REALITETIN OBJEKTIV<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ngjarjet dhe personazhet u p\u00ebrkasin viteve 60-70 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar kur n\u00eb Shqip\u00ebri u instalua sistemi monist, autori F.Bu\u00e7papaj ka merit\u00ebn e artikulimit t\u00eb tyre n\u00eb koherenc\u00eb me realitetin objektiv. K\u00ebshtu, jo pa q\u00ebllim ai v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e prof.Martinit konkluzionin se \u201cEdhe po iku komunizmi s\u2019ia vlen m\u00eb, sepse trendi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb prap\u00eb k\u00ebta. Se atdheu \u00ebsht\u00eb i k\u00ebtyre dhe jan\u00eb mjeshtra manipulimi\u2026Po erdhi Amerika, k\u00ebta do t\u00eb fitojn\u00eb prap\u00eb. Do t\u00eb thon\u00eb, i till\u00eb ishte regjimi. Ne jemi me Ju. Dhe ne q\u00eb u d\u00ebnuam p\u00ebr Amerik\u00ebn, prap\u00eb do jemi n\u00eb opozit\u00eb\u2026(fq.188). Po n\u00ebn k\u00ebt\u00eb optik\u00eb e sheh dhe transmeton ai edhe konceptin e luft\u00ebs p\u00ebr ekzistenc\u00eb q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb lufta m\u00eb e tmerrshme se \u00e7do lloj\u00eb beteje frontale. Kjo p\u00ebr faktin se lufta p\u00ebr ekzistenc\u00eb i kalon dhe kufijt\u00eb e gjakut. Dhe ndon\u00ebse artikulon nj\u00eb ish &#8211; sekretar partie t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb monizmit, ai aludon edhe p\u00ebr ndonj\u00eb shpirtkatran till\u00eb t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jetojm\u00eb, t\u00eb clin \u201cZoti e ka l\u00ebn\u00eb pa f\u00ebmij\u00eb se \u00ebsht\u00eb zem\u00ebrkeq dhe ka qejf t\u2018b\u00ebj\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb vuajn\u00eb\u2026 Mendoj se \u00ebsht\u00eb impotent\u2026sepse njer\u00ebzit me \u00e7rregullime seksuale jan\u00eb agresiv\u00eb dhe t\u00eb padurush\u00ebm. Impotenca sjell edhe mosbindje t\u00eb trurit ndaj organeve tjera j\u00ebtore. Ata jan\u00eb m\u00eb vras\u00ebs se homoseksual\u00ebt, m\u00eb krinel\u00eb se serb\u00ebt\u2026jan\u00eb shtuar shum\u00eb\u2026jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe s\u2018kan\u00eb sh\u00ebrim\u2026gjaku nuk u qarkullon mir\u00eb n\u00eb tru dhe lind defi\u00e7enca ose \u00e7menduria relative sa vjen e shtohet\u201d.<br \/>\nNdaj dhe i m\u00ebshon familjes q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb themel, si baza e ekzistenc\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar. K\u00ebsisoj, Flamur Bu\u00e7papaj, (q\u00eb me k\u00ebt\u00eb roman prezantohet edhe si njoh\u00ebs perfekt i shkencave ekzakte dhe i historis\u00eb si n\u00eb rastin e historikut t\u00eb spitalit t\u00eb Shkodr\u00ebs), pas botimeve t\u00eb romanit \u201cMartesa e dyt\u00eb\u201d, v\u00ebllimit me tregime \u201cShiritat\u201d, tre dramave p\u00ebr kukulla dhe studimit \u201cE kaluara morfo-arkeologjike e rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs, qyteza iliore e rosuj\u00ebs\u201d, si edhe dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij Sk\u00ebnderi e Mujo &#8211; poet\u00eb, studjues e analist\u00eb, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebr n\u00eb rang komb\u00ebtar, hyn me dinjite n\u00eb fondin e art\u00eb t\u00eb letrave shqipe.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-21337\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/f-300x203.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"203\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/f-300x203.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/f-110x75.jpg 110w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/f.jpg 686w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh Shkodra, metropoli i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut, e cil\u00ebsuar nga p\u00ebrsonalitete si \u201cdjepi i kultur\u00ebs shqiptare\u201d, pasi k\u00ebtu arti dhe kultura kan\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, do t\u00eb ishte frym\u00ebzimi i shkrimtarit Flamur Bu\u00e7papaj p\u00ebr romanin e tij t\u00eb ri \u201cDoktoresha\u201d. Pik\u00ebrisht nga ky qytet, i njohur p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn antikomuniste, ku &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21347,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-21335","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21335\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21347"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}