{"id":21398,"date":"2022-08-23T19:29:15","date_gmt":"2022-08-23T19:29:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21398"},"modified":"2022-08-23T19:29:15","modified_gmt":"2022-08-23T19:29:15","slug":"rekordi-i-geqise-me-turizmin-20-miliarde-euro-te-ardhura-rama-e-ktheu-ne-varreze-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/23\/rekordi-i-geqise-me-turizmin-20-miliarde-euro-te-ardhura-rama-e-ktheu-ne-varreze-shqiperine\/","title":{"rendered":"Rekordi i Geqis\u00eb me turizmin, 20 miliard\u00eb euro t\u00eb ardhura, Rama e ktheu n\u00eb varrez\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Greqia sh\u00ebnon nj\u00eb vit rekord n\u00eb turiz\u00ebm, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2019, megjith\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, kriz\u00ebn energjitike dhe inflacionin e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Prej koh\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar kaq shum\u00eb muzik\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrcyer kaq shum\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pir\u00eb e ngr\u00ebn\u00eb pran\u00eb detit n\u00ebn qiellin e ver\u00ebs sa k\u00ebt\u00eb ver\u00eb n\u00eb Greqi. Pas 12 vitesh krize financiare, dy vite pandemie t\u00eb koron\u00ebs, dhe gjasht\u00eb muaj t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, grek\u00ebt duan t\u00eb jetojn\u00eb s\u00ebrish dit\u00eb pa shqet\u00ebsime, para se t\u00eb kthehen s\u00ebrish n\u00eb realitetin e ashp\u00ebr t\u00eb fakteve. N\u00eb jav\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb gushtit 2022, shumica e grek\u00ebve kan\u00eb prenotuar pushimet, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb harrojn\u00eb disi afer\u00ebn e p\u00ebrgjimeve t\u00eb gazetar\u00ebve, dram\u00ebn e refugjat\u00ebve, kriz\u00ebn energjetike, inflacionin q\u00eb n\u00eb korrik u ngjit n\u00eb vler\u00ebn e 11,6%.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr n\u00eb Greqi shpresat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb sezoni turistik i k\u00ebtij viti t\u00eb vazhdoj\u00eb me k\u00ebto ritme si deri m\u00eb tani. Ekonomia e Greqis\u00eb \u00ebsht\u00eb e varur nga turizmi, madje n\u00eb vite t\u00eb mira t\u00eb ardhurat e turizmit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 20% t\u00eb kapacitetit ekonomik grek. Viti 2022 duket se t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit shum\u00eb i mbar\u00eb p\u00ebr turizmin grek. Ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias madje pret m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb se n\u00eb vitin 2019, vit rekord deri m\u00eb tani. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Greqi pushuan 33 milion\u00eb turist\u00eb, t\u00eb ardhurat nga turizmi n\u00eb 2019-n kap\u00ebn vler\u00ebn e 18,2 miliard\u00eb eurove. K\u00ebt\u00eb vit priten rreth 20 miliard\u00eb euro t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p><strong>1 milion\u00eb turist\u00eb n\u00eb jav\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shifrat aktuale jan\u00eb shum\u00eb premtuese: Nga fillimi i gushtit gati \u00e7do jav\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb 1 milion\u00eb turist\u00eb me avion n\u00eb Greqi, sipas ministrit Kikilias. Qindra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb m\u00eb automjete n\u00eb Kalkidiki apo Pieria n\u00eb veri, shumica nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Edhe korriku e qershori sh\u00ebnuan nj\u00eb fluks t\u00eb madh turist\u00ebsh. \u201cN\u00ebse puna vazhdon k\u00ebshtu at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mbijetojm\u00eb dimrin e ardhsh\u00ebm\u201d, shkruan Panayiotis, menaxheri i nj\u00eb lokali plazhi n\u00eb Naksos. Ishulli m\u00eb i madh i Kikladen kishte n\u00eb korrik 2022 po aq vizitor\u00eb sa n\u00eb vitin rekord 2019. N\u00eb ishujt e njohur grek\u00eb si Mikonos, Santorini, Korfuz, Kos apo Rodos \u00ebsht\u00eb gati e pamundur t\u00eb gjesh nj\u00eb vend, n\u00ebse nuk ke prenotuar n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Me shum\u00eb para n\u00eb kulet\u00eb dhe me fat mund t\u00eb gjesh nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit.<\/p>\n<p><strong>Thesaret e rivier\u00ebs s\u00eb Athin\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Juan dhe Jasmina nga Spanja nuk jan\u00eb penduar p\u00ebr vendimin spontan, kur nuk mund\u00ebn t\u00eb gjenin nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb Santorini. Ata q\u00ebndruan n\u00eb Athin\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb zbuluan nj\u00eb plazh t\u00eb ri n\u00eb rivier\u00ebn e Athin\u00ebs. \u201cN\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb bukur dhe rehatsh\u00ebm. Shkojm\u00eb me metro deri n\u00eb plazh, deti \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm, i ngroht\u00eb dhe i kthjell\u00ebt, e n\u00ebse nuk ke nevoj\u00eb nuk ke pse ta marr\u00ebsh me qira nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr t\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d, thot\u00eb Jasmina. Nd\u00ebrsa Juanit i p\u00eblqejn\u00eb baret e kryeqytetit grek. N\u00eb gusht mund t\u00eb shijosh lokalet athinase ve\u00e7an\u00ebrisht mbr\u00ebmjeve pasi vet\u00eb athinasit kan\u00eb shkuar t\u00eb verojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e pushimeve, n\u00eb qytet ka shum\u00eb m\u00eb pak trafik e pak zhurm\u00eb dhe gjen vende sa t\u00eb duash n\u00eb bare e taverna.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb ishujt grek\u00eb plazhet jan\u00eb t\u00eb tejmbushura, nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb e durueshme. Edhe baret dhe tavernat. Por p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb party k\u00ebto jan\u00eb kushte ideale. Nd\u00ebrsa kush do qet\u00ebsi mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb ishujt m\u00eb pak t\u00eb vizituar grek\u00eb, apo n\u00eb mal. Atmosfera e k\u00ebsaj vere b\u00ebhet edhe m\u00eb interesante nga oferta shum\u00eb e pasur kulturore, pas dy vitesh pandemie. Kudo mbahen koncerte n\u00eb teatrot antik\u00eb t\u00eb Epidaurus, Filipoit, Dionit, Dodonit, Samotrakit etj. N\u00eb fundjav\u00eb mund t\u00eb ndjek\u00ebsh shfaqjet e tragjedive greke, komedive apo pjes\u00ebve moderne teatrale, si edhe festat popullore.<\/p>\n<p><strong>Boris Johnson dhe britanik\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Atmosfer\u00ebn nuk e ka err\u00ebsuar as lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. Madje edhe mungesa e turist\u00ebve rus\u00eb, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb Kalkidi apo Kret\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb shum\u00eb, sepse ata jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga turist\u00eb nga vende t\u00eb tjera. Deri n\u00eb mes t\u00eb gushtit shumica e turist\u00ebve erdh\u00ebn nga Britania e Madhe, mes tyre edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Po ashtu mjaft turist\u00eb kan\u00eb ardhur edhe nga Gjermania, Italia, Holanda, Zvicra, Austria e Polonia. T\u00eb dh\u00ebnat nga Banka Qendrore tregojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve nga SHBA me 50% krahasuar me vitin 2019.<\/p>\n<p>\u00c7udia e k\u00ebsaj vere ishte menaxhimi i mir\u00eb i pun\u00ebs n\u00eb aeroportet greke, ndryshe nga gjendja kaotike n\u00eb aeroportet europiane p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb personelit. Por hotelet dhe gastronomia e kan\u00eb pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00ebtor\u00eb. \u00c7do i pesti vend pune n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor ka mbetur i paz\u00ebn\u00eb, sipas Institutit p\u00ebr Studimin e Turizmit, INSETE. Shum\u00eb grek\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb deg\u00ebn e turizmit jasht\u00eb vendit k\u00ebto muaj, madje edhe n\u00eb vende ekzotike si Islanda. Aty ata gjejn\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira pune dhe pages\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Greqia sh\u00ebnon nj\u00eb vit rekord n\u00eb turiz\u00ebm, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2019, megjith\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, kriz\u00ebn energjitike dhe inflacionin e lart\u00eb. Prej koh\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar kaq shum\u00eb muzik\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrcyer kaq shum\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pir\u00eb e ngr\u00ebn\u00eb pran\u00eb detit n\u00ebn qiellin e ver\u00ebs sa k\u00ebt\u00eb ver\u00eb n\u00eb Greqi. Pas 12 vitesh &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21399,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37,45],"tags":[],"class_list":["post-21398","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike","category-sociale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}