{"id":21471,"date":"2022-08-24T16:50:44","date_gmt":"2022-08-24T16:50:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21471"},"modified":"2022-08-24T16:52:50","modified_gmt":"2022-08-24T16:52:50","slug":"si-u-thane-hec-et-me-syte-nga-qielli-vendimet-e-gabuara-te-kesh-dhe-ministrise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/24\/si-u-thane-hec-et-me-syte-nga-qielli-vendimet-e-gabuara-te-kesh-dhe-ministrise\/","title":{"rendered":"Si u than\u00eb HEC-et me syt\u00eb nga qielli, vendimet e gabuara t\u00eb KESH dhe Ministris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>E varur nga \u201chidro\u201d Shqip\u00ebria u zhyt n\u00ebn kthetrat e kriz\u00ebs energjetike p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve t\u00eb gabuara t\u00eb KESH-it dhe Ministris\u00eb s\u00eb Energjetik\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna dhe d\u00ebshmi t\u00eb grumbulluara nga Investigative Network Albania tregojn\u00eb se autoritetet i var\u00ebn shpresat te reshjet e shiut, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb vendi yn\u00eb t\u00eb ekspozohej nga rritja marramend\u00ebse e \u00e7mimit n\u00eb burs\u00eb.<\/p>\n<div id=\"rekl-59\">\n<div id=\"__sap-ad-434\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"IQUOS desktop brenda lajmit\">Burime konfidenciale paralajm\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr stin\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr rreth 230 mij\u00eb familje, q\u00eb mund t\u00eb preken nga rikthimi i fatur\u00ebs me fasha, nj\u00eb skem\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb mbushur grop\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb financave n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/div>\n<\/div>\n<p>Duke marr\u00eb si model Gjermanin\u00eb q\u00eb ka nisur kursimet drastike t\u00eb energjis\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me kryebashkiak\u00ebt e vendit, kryministri Edi Rama, paralajm\u00ebroi shqiptar\u00ebt t\u00eb \u2018shtr\u00ebngojn\u00eb rripin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFlasim p\u00ebr shkurtime t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb furnizimit me energji elektrike, ne e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb plan, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan emergjence, jo p\u00ebr tani\u201d, \u2013 deklaroi Rama, duke u k\u00ebrkuar kryebashkiak\u00ebve dhe qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb nisnin kursimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas deklarat\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs, m\u00eb 23 Korrik, \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb burs\u00ebn e Hungaris\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i referohet edhe Shqip\u00ebria kur del n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb. kap\u00ebn nivele rekord prej 510 euro\/MWH, por gjat\u00eb pikut ky \u00e7mimi shkoi n\u00eb 596 euro\/MWH.<\/p>\n<p>Ky \u00e7mim marramend\u00ebs i ndikuar m\u00eb s\u00eb shumti nga lufta Rusi \u2013 Ukrain\u00eb po kthehet n\u00eb nj\u00eb makth jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E varuar nga burimet hidrike, q\u00eb nuk paraqiten aspak optimiste, KESH u p\u00ebrpoq gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti q\u00eb t\u00eb ruante nj\u00eb balanc\u00eb 50 me 50 p\u00ebr prodhimin dhe importin e energjis\u00eb elektrike, me q\u00ebllim konservimin e kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit. Por m\u00eb 25 korrik, kur \u00e7mimet n\u00eb burs\u00eb kap\u00ebn shifra marramend\u00ebse, KESH prodhoi rreth 73 % t\u00eb nevojave p\u00ebr energji elektrike nga kaskada e Drinit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria p\u00ebrllogaritet se prodhon rreth 70% t\u00eb nevojave p\u00ebr energji n\u00eb vend. por thembra e Akilit mbetet m\u00ebnyra se si menaxhohen kaskadat.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, kur niveli i Fierz\u00ebs ra n\u00eb kuota minimale dhe zbuloi qytetin e vjet\u00ebr, Sef Cungu u rikthye n\u00eb vendin, ku 46 vite m\u00eb par\u00eb gjendej fshati i tij, Ram-Has. 76-vje\u00e7ari arriti t\u00eb gjej\u00eb g\u00ebrmadhat e sht\u00ebpis\u00eb, ku kishte lindur ai dhe 15 breza t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Mes rr\u00ebnojave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, Sefa rr\u00ebfen p\u00ebr INA MEDIA-n se fshati njihej si \u201cStambolli i vog\u00ebl\u201d dhe e lan\u00eb n\u00ebn pushtetin e uj\u00ebrave t\u00eb Fierz\u00ebs s\u00eb bashku me gjith\u00e7ka: toka, sht\u00ebpi dhe pem\u00eb t\u00eb shumta, frutore.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/August\/24\/auto_082422_0629_Bastiihumbu11661347848.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Foto nga Kuk\u00ebsi i vjet\u00ebr, rr\u00ebnojat e t\u00eb cilit dol\u00ebn pas r\u00ebnies s\u00eb ndjeshme t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb liqenit t\u00eb Fierz\u00ebs, dh\u00ebn\u00eb INA MEDIA-s nga Ramadan Tola<\/em><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb fshat kemi qen\u00eb rreth 200 sht\u00ebpi. Kemi patur pem\u00eb frutore pafund, toka t\u00eb shumta dhe prona t\u00eb tjera, t\u00eb cilat na i p\u00ebrmbyti hidrocentrali\u201d, \u2013 tregon ai, nd\u00ebrsa nuk e fsheh zhg\u00ebnjimin p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrsa p\u00ebr Sef\u00ebn that\u00ebsira ishte nj\u00eb mund\u00ebsi e rrall\u00eb p\u00ebr t`u rikthyer n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishte paralajm\u00ebrimi se vendi mund t\u00eb gjendej shum\u00eb shpejt n\u00ebn kthetrat e nj\u00eb krize t\u00eb gjat\u00eb, energjetike.<\/p>\n<p>Kur ran\u00eb kambanat e kriz\u00ebs energjetike, Shqip\u00ebria e blinte 1 MW\/h energji elektrike me rreth 300 euro, por jo vet\u00ebm Shqip\u00ebria, n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb krize energjetike gjendeshin thuajse t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs. Rusia sapo kishte sulmuar Ukrain\u00ebn dhe Europa duhet t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb zgjedhje: t\u00eb vazhdonte t\u00eb blinte gazin rus apo ta nd\u00ebrpriste k\u00ebt\u00eb burim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duke rrezikuar futjen e kontinentit n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj pasigurie, kurba e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebsoi nj\u00eb rritje galopante.<\/p>\n<p>Panorama e zymt\u00eb globale e energjis\u00eb duket se do t\u00eb thellohet edhe m\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se deri n\u00eb muajin korrik, importet e energjis\u00eb po kapin nivelin e sasis\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria importoi thuajse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin e kaluar, nd\u00ebrkoh\u00eb qeveria ka paralajm\u00ebruar se p\u00ebr importet k\u00ebt\u00eb vit mund t\u00eb nevojiten 500 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Basti me motin<\/strong><\/p>\n<p>Emergjenca u shpall m\u00eb 4 tetor 2021, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb HEC-i Fierz\u00ebs gjendej n\u00eb kuotat e tij minimale, historike. Me nj\u00eb vendim ekstrem qeveria merr n\u00eb duar t\u00eb gjith\u00eb sistemin energjetik t\u00eb vendit. Sipas kryeministrit, q\u00eb e mori vet\u00eb n\u00ebn kujdestari k\u00ebt\u00eb sektor, nuk b\u00ebhej m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shtrenjtim \u00e7mimi, por p\u00ebr munges\u00eb burimesh energjetike.<\/p>\n<p>Referuar k\u00ebtij vendimi, qeveria i ndaloi t\u00eb gjitha investimet e kompanive q\u00eb b\u00ebjn\u00eb prodhimin, transmetimin dhe shp\u00ebrndarjen e energjis\u00eb elektrike me q\u00ebllim orientimin e fondeve n\u00eb drejtim t\u00eb sigurimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kaskada e Drinit ishte \u201cshtrydhur\u201d deri n\u00eb limitet e saj, nd\u00ebrsa \u00e7mimi i nj\u00eb MW\/h energji elektrike n\u00eb treg ishte t\u00eb pakt\u00ebn tri her\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb krahasuar me muajin, kur u vendos shfryt\u00ebzimi maksimal i HEC-eve t\u00eb Drinit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/August\/24\/auto_082422_0629_Bastiihumbu2_11661347962.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Prurjet mesatare n\u00eb liqenin e Fierz\u00ebs gjat\u00eb vitit 2021 krahasuar me prurjet mesatare historike (1991-2019) n\u00eb m3\/sek. Burimi: KESH sh. a. P\u00ebrpunimi grafik: INA MEDIA<\/em><\/p>\n<p>Baseni i Fierz\u00ebs e mbylli vitin 2021 n\u00eb nj\u00eb nivel 275.1 metra, nj\u00eb tregues jo shum\u00eb premtues p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb pasigurt, energjetike n\u00eb bot\u00eb. Vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb pas, KESH u detyrua q\u00eb n\u00eb shkurt dhe n\u00eb mars 2022 energjin\u00eb, q\u00eb nuk e kurseu gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2021, ta blinte me \u00e7mime deri n\u00eb 295 euro MW\/h.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rezulton nga t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare, KESH ka shitur energji elektrike gjat\u00eb periudh\u00ebs qershor-korrik 2021 me nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb varion nga 50.35 euro\/MWh deri n\u00eb 150.4 euro\/MWh, por asnj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyruar ta blej\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/August\/24\/auto_22221661348063.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Niveli i liqenit t\u00eb Fierz\u00ebs gjat\u00eb vitit 2021, krahasuar me mesataren historike\/ Burimi: KESH sh. a. P\u00ebrpunimi grafik: INA MEDIA<\/em><\/p>\n<p>Si\u00e7 duket edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga INA MEDIA, gjat\u00eb muajve korrik-gusht-shtator 2021, kur n\u00eb Europ\u00eb po v\u00ebrehej nj\u00eb rritje e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr energji p\u00ebr shkak t\u00eb rihapjes s\u00eb ekonomive, KESH-i e ka shfryt\u00ebzuar maksimalisht kaskad\u00ebn e Drinit.<\/p>\n<p>Vendimin p\u00ebr shfryt\u00ebzim maksimal t\u00eb kaskad\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend institucionet e justifikuan me \u00e7mimet e shtrenjta t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb tregje, por kjo zbrazje e Fierz\u00ebs nuk e shp\u00ebtoi vendin nga kriza.<\/p>\n<p>Muajt pasues treguan se, jo vet\u00ebm q\u00eb u harxhuan m\u00eb shum\u00eb par\u00e0 nga financat publike, por qeveria u detyrua t\u00eb shpallte situat\u00ebn e emergjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb vitit t\u00eb that\u00eb 2021, Shqip\u00ebria konsumoi gjithsej 8,415 GW\/h energji elektrike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sistemi energjetik shqiptar prodhoi gjithsej 8,962 GW\/h.<\/p>\n<p>Edhe pse me suficit n\u00eb drejtim t\u00eb prodhimit, paradoksalisht vendit iu desh t\u00eb importonte sasi t\u00eb m\u00ebdha energjie elektrike gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr shkak t\u00eb shp\u00ebrndarjes jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb intensitetit t\u00eb prodhimit, si dhe humbjeve n\u00eb rrjet.<\/p>\n<p><strong>Vendimet e gabuara, q\u00eb zbraz\u00ebn kaskad\u00ebn e Drinit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb muajin maj 2021, niveli i ujit ne\u0308 liqenin e Fierz\u00ebs ishte ne\u0308 vlerat maksimale historike, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb kaskada e Drinit t\u00eb arrinte nj\u00eb rezerv\u00eb energjetike prej 1,520 GW\/h. Mir\u00ebpo, nga qershori dhe p\u00ebrgjat\u00eb muajve n\u00eb vazhdim, rezerva energjetike n\u00eb basenin e Drinit zbriti deri n\u00eb 3.5 her\u00eb, duke kapur shifr\u00ebn minimale 426 GW\/h n\u00eb n\u00ebntor 2021.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/August\/24\/auto_33331661348262.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Rezerva energjetike ditore n\u00eb kaskad\u00ebn e Drinit, 2021\/ Burimi: KESH sh. a.\/ P\u00ebrpunimi grafik: INA MEDIA<\/em><\/p>\n<p>Prurjet n\u00eb basenin e Drinit gjat\u00eb vitit 2021 ishin n\u00eb mesataren historike p\u00ebrgjat\u00eb vitit dhe ndjesh\u00ebm sip\u00ebr mesatares gjat\u00eb tre muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. Kjo, sipas ERE-s, i mund\u00ebsonte KESH-it q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb menaxhim m\u00eb t\u00eb frytsh\u00ebm t\u00eb kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit gjat\u00eb periudhave n\u00eb vijim, por situata nuk u menaxhua, si\u00e7 duhej.<\/p>\n<p>KESH i vari shpresat te shirat, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ran\u00eb, si\u00e7 pritej, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb kaskada e Fierz\u00ebs t\u00eb mbetej n\u00eb tetor-n\u00ebntor n\u00ebn mesataren e saj historike.<\/p>\n<p><strong>Si u zbraz kaskada e Drinit?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrpunuara nga INA MEDIA me ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs tregojn\u00eb se p\u00ebrgjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs (korrik-gusht-shtator), kaskada e Fierz\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbajtur historikisht n\u00eb nivelet mesatare 289.4-285-279.4, nd\u00ebrsa n\u00eb vjesht\u00eb KESH-i futej me Fierz\u00ebn n\u00eb nivelet 275.4. metra. Situata ndryshoi krejt\u00ebsisht gjat\u00eb vitit t\u00eb shkuar dhe k\u00ebt\u00eb vit, ku niveli i HEC-it t\u00eb Fierz\u00ebs n\u00eb shtator 2021 ishte 271.3, kurse tetori e gjeti n\u00eb 266.7 metra.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/August\/24\/auto_4441661348332.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Niveli i liqenit t\u00eb Fierz\u00ebs gjat\u00eb vitit 2021\/ Burimi: KESH sh. a.\/ P\u00ebrpunimi grafik: INA MEDIA<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar, n\u00ebse pun\u00ebt jan\u00eb mir\u00eb apo keq me energjin\u00eb elektrike n\u00eb vendin ton\u00eb, merret si referenc\u00eb niveli i HEC-it t\u00eb Fierz\u00ebs, i cili konsiderohet si rregullatori i kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve gabimi nisi, n\u00eb momentin q\u00eb u vendos shfryt\u00ebzimi maksimal i kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit, pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike filloi t\u00eb rritej n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb maj 2021, 1 MW\/h energji elektrike kushtonte mesatarisht 59.9 euro. N\u00eb qershor, \u00e7mimi shkoi n\u00eb 77.9, nd\u00ebrsa n\u00eb korrik u rrit n\u00eb 95 euro\/MW\/h.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb kurb\u00ebn e \u00e7mimeve n\u00eb rritje, KESH vendosi shfryt\u00ebzimin maksimal t\u00eb kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit n\u00eb ver\u00eb, me shpres\u00ebn se do ta mbushnin s\u00ebrish me shirat e vjesht\u00ebs. Nj\u00eb vendim q\u00eb rezultoi me pasoja krejt t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt vendimmarr\u00ebs n\u00eb KESH dhe n\u00eb ministrin\u00eb e linj\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb parashikonin rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb tregje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekonomit\u00eb po rihapeshin nga pandemia, n\u00eb fakt ec\u00ebn me logjik\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebr, at\u00eb t\u00eb uljes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht ky momenti kur Shqip\u00ebria e \u201chumbi trenin\u201d e mir\u00eb-menaxhimit t\u00eb burimeve energjetike t\u00eb vendit dhe ishte vulosur kriza.<\/p>\n<p>Burime nga k\u00ebto organe vendimmarr\u00ebse i than\u00eb INA MEDIA-s se ata ishin n\u00ebn presion dhe se nj\u00eb vendim ndryshe mund t\u00eb perceptohej po ashtu si keqmenaxhim.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb m\u00eb shum\u00eb energji elektrike n\u00eb tregun q\u00eb ishte shtrenjtuar tashm\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kaskada e Drinit ishte plot, mund t\u00eb perceptohej po ashtu si keqmenaxhim, n\u00ebse \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike do t\u00eb ulej n\u00eb muajt n\u00eb vijim\u201d, \u2013 pohon burimi n\u00eb kushtet e anonimatit.<\/p>\n<p>Eduart Elezi, ish-drejtor i ERE-s, \u00ebsht\u00eb i bindur se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb keqmenaxhim t\u00eb kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit. Nisur nga treguesit e tanish\u00ebm, por sidomos ato t\u00eb vitit 2021, ai madje<br \/>\nakuzon p\u00ebr shkelje ligjore p\u00ebrmes cenimit t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb furnizimit t\u00eb vendit me energji elektrike.<\/p>\n<p>\u201cKa dy shkelje k\u00ebtu. E para lidhet me cenimin e siguris\u00eb s\u00eb furnizimit, e cila p\u00ebrb\u00ebn shkelje ligjore. E dyta lidhet me koston e lart\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike nga importi, prandaj duhet nj\u00eb menaxhim shum\u00eb i sakt\u00eb i burimeve energjetike t\u00eb vendit. N\u00ebse do t\u00eb kishim nj\u00eb menaxhim t\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb ruheshin edhe ekuilibrat\u201d, \u2013 pretendon ish-drejtuesi i ERE-s, Eduart Elezi.<\/p>\n<p><strong>Fatura t\u00eb kripura p\u00ebr \u201cdor\u00ebl\u00ebshuarit\u201d<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize energjetike,<br \/>\nqeveria shqiptare ka gjetur nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb dekurajuar konsumin e energjis\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebndoshur treguesit financiar\u00eb t\u00eb sistemit nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tarif\u00eb t\u00eb re t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr abonent\u00ebt familjar\u00eb, q\u00eb harxhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 700 kW\/h n\u00eb muaj. Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb b\u00ebra nga INA MEDIA, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fash\u00eb t\u00eb re do t\u00eb kategorizohen t\u00eb gjitha familjet q\u00eb konsumojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se rreth 8.000 lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr energjin\u00eb elektrike. \u00c7do kilovat i harxhuar mbi fash\u00ebn 700 kW\/h do t\u00eb paguhet me nj\u00eb \u00e7mim tjet\u00ebr, jo m\u00eb 9.4 lek\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tani.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani nuk ka ende nj\u00eb vendim final edhe sa i p\u00ebrket fash\u00ebs, e cila mund t\u00eb ngrihet deri n\u00eb 800 kW\/h, si\u00e7 paralajm\u00ebroi n\u00eb fillim t\u00eb korrikut ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Por, sa \u00ebsht\u00eb numri i abonent\u00ebve familjar\u00eb, q\u00eb preken nga ky ndryshim i \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike?<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jozyrtare n\u00ebp\u00ebr media \u00ebsht\u00eb qarkulluar nj\u00eb shif\u00ebr 5% ose rreth 65 mij\u00eb abonent\u00eb familjar\u00eb, por INA MEDIA m\u00ebson se n\u00eb fakt shifra e t\u00eb prekurve pritet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe, q\u00eb do t\u00eb varioj\u00eb nga 20-25% e totalit t\u00eb abonent\u00ebve familjar\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb stin\u00ebs. E p\u00ebrkthyer n\u00eb shifra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr mes 190.000 deri n\u00eb 230.000 abonent\u00eb familjar\u00eb, q\u00eb do t\u00eb paguajn\u00eb fatura m\u00eb t\u00eb shtrenjta, n\u00ebse miratohet fasha 700 kilovat.<br \/>\nP\u00ebr ish-kreun e ERE-s, Eduart Elezi, kjo \u00ebsht\u00eb \u201cde facto\u201d rritje e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb. Sipas tij, qeveria thot\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kur i referohet vet\u00ebm \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb bursa (i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i shtrenjt\u00eb), por \u201charron\u201d me dashje faktin se kostoja e 1 MW energji elektrike t\u00eb prodhuar nga KESH \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cQeveria flet p\u00ebr shtrenjtim t\u00eb saj p\u00ebr fash\u00ebn 700-800 kilovat, duke iu referuar vet\u00ebm \u00e7mimit n\u00eb bursa, i cili \u00ebsht\u00eb realisht i shtrenjt\u00eb tani, por KESH-i e prodhon 1 KW\/h energji elektrike me nj\u00eb kosto 12 euro, prandaj duhet nj\u00eb g\u00ebrshetim i kostove t\u00eb importit me ato t\u00eb prodhimit vendas\u201d, \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>Por, Eduart Gjokutaj sugjeron nj\u00eb zgjidhje ndryshe nga qeveria n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. Sipas tij, m\u00eb par\u00eb duhet liberalizuar tregu i energjis\u00eb, ku t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb menaxhim t\u00eb rregullt financiar, pa patronazhim politik dhe m\u00eb pas t\u00eb kalohet n\u00eb tarifimin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb tregu publik i energjis\u00eb mbahet n\u00eb kushte, q\u00eb tarifat nuk p\u00ebrballojn\u00eb kostot, reforma e par\u00eb lidhur me progresivitetin duhet t\u00eb adresohet pik\u00ebrisht n\u00eb lidhje me reform\u00ebn e tarifave, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn e efikasitetit t\u00eb sektorit\u201d, \u2013 shprehet ai.<\/p>\n<p>Qeveria synon q\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb studimin p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e limitit t\u00eb posht\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb me \u00e7mim t\u00eb parritur. T\u00eb ardhurat e krijuara nga kjo skem\u00eb, q\u00eb do t\u00eb futen n\u00eb ark\u00ebn e OSSH-s\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb energji elektrike gjat\u00eb muajve t\u00eb vjesht\u00ebs me q\u00ebllim ruajtjen e kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit n\u00eb kuota t\u00eb pranueshme.<\/p>\n<p><strong>Zgjidhja, e v\u00ebshtir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti pritet t\u00eb vihet n\u00eb pun\u00eb centrali lundrues, i marr\u00eb me qira nga shteti shqiptar. Ai do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb energji p\u00ebr llogari t\u00eb KESH-it, duke injektuar n\u00eb sistem 100 MW\/h.<\/p>\n<p>INA MEDIA m\u00ebson se 1 MW\/h i prodhuar nga kjo nj\u00ebsi e l\u00ebvizshme do t\u2019i kushtoj\u00eb shtetit shqiptar rreth 160-170 euro n\u00eb var\u00ebsi edhe t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb karburanteve. Nj\u00eb \u00e7mim i favorsh\u00ebm, n\u00ebse marrim n\u00eb konsiderat\u00eb faktin q\u00eb aktualisht \u00e7mimet variojn\u00eb deri n\u00eb 390 euro\/MW\/h.<\/p>\n<p>Eduart Gjokutaj, njoh\u00ebs i mir\u00eb i k\u00ebtij sektori, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ekspert pran\u00eb ALTAX, nj\u00eb qend\u00ebr k\u00ebrkimore dhe informuese, mendon se ky kurth, ku ran\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar autoritetet shqiptare, ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsimet e duhura.<\/p>\n<p>\u201cPas kriz\u00ebs energjetike ka ndoshta nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh nga drejtuesit e KESH. sh. a., por mbi t\u00eb gjitha nga MIE dhe Bordi Mbik\u00ebqyr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar menaxhimin efektiv t\u00eb rezervave ujore, si dhe mund\u00ebsimin e v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb t\u00eb burimeve n\u00eb var\u00ebsi p\u00ebr zbatimin e gjith\u00eb dokumenteve, duke b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb tyre sipas situat\u00ebs\u201d, \u2013 shprehet ai.<\/p>\n<p>Kjo konfirmohet edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat aktuale nga Fierza, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb se autoritetet shqiptare po tregohen m\u00eb t\u00eb kujdesshme. Prodhimi nga HEC-i Fierz\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb pes\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb minimumet e tij, ndjesh\u00ebm n\u00ebn nivelin mesatar historik me q\u00ebllim mbushjen e kaskad\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, situata mbetet ende sfiduese, pasi Fierza n\u00eb fund t\u00eb qershorit ishte n\u00ebn nivelin mesatar historik. Mesatarja e 15 viteve t\u00eb fundit p\u00ebr qershorin \u00ebsht\u00eb 292 metra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Fierza e mbylli gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit n\u00eb nivelin 289 metra.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se mb\u00ebshtetja e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike vet\u00ebm te burimet hidrike e b\u00ebn vendin t\u00eb varur nga importet, si edhe joefektiv n\u00eb menaxhimin e burimeve.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/August\/24\/auto_55551661348609.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Krahasimi i prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb vitin 2021 n\u00eb Shqip\u00ebri me mesataren mes viteve 2009-2021 (n\u00eb MW\/h)\/ Burimi: KESH sh. a. P\u00ebrpunimi grafik: INA MEDIA<\/em><\/p>\n<p>\u201cKonsumi total p\u00ebr energji elektrike n\u00eb vitin 2021 ishte gati-gati n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me prodhimin, por shp\u00ebrndarja e prodhimit n\u00eb periudhat e vitit nuk p\u00ebrputhet me konsumin, sepse n\u00eb periudh\u00ebn e that\u00eb prodhimi \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i vog\u00ebl sesa konsumi dhe kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e profilit t\u00eb burimeve\u201d, \u2013 tha p\u00ebr INA MEDIA-n Pajtim Bello, ish-minist\u00ebr i Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e lart\u00eb p\u00ebr energji elektrike ka rritur n\u00eb nivel rekordi historik \u00e7mimin e saj n\u00eb treg, ndikuar kjo edhe nga situata e paqart\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe rihapja e ekonomis\u00eb pas Covid-it.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/August\/24\/auto_66661661348680.png\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Godina e KESH sh. a.<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga bursa hungareze, s\u00eb cil\u00ebs i referohet edhe Shqip\u00ebria, kur futet n\u00eb treg, tregojn\u00eb se 1 MW\/h energji elektrike u ble gjat\u00eb fillimit t\u00eb korrikut deri n\u00eb 380-390 euro n\u00eb momentet e pikut. KESH sh. a., sqaron p\u00ebr INA MEDIA-n, se energjia elektrike, e kontraktuar p\u00ebr periudh\u00ebn 4-10 korrik, ka patur nj\u00eb \u00e7mim mesatar, t\u00eb ponderuar 333.42 euro\/MW\/h.<\/p>\n<p>Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb e ekspozon ndjesh\u00ebm vendin ndaj munges\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike, teksa situata n\u00eb HEC-e nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq e favorshme. Vet\u00eb KESH sh. a., zotohet se do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb furnizimin e sistemit energjetik vendas me 55% t\u00eb nevojave, nd\u00ebrsa 45% do t\u00eb mund\u00ebsohen nga importi.<\/p>\n<p><strong>Fatura e kripur e humbjeve n\u00eb rrjet<\/strong><\/p>\n<p>Humbjet n\u00eb rrjet vazhdojn\u00eb t\u00eb gllab\u00ebrojn\u00eb miliona euro \u00e7do vit. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit t\u00eb shkuar, Shqip\u00ebris\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shpenzoj\u00eb 300 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji elektrike p\u00ebr t\u00eb mbuluar humbjet.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj panorame t\u00eb zymt\u00eb, vet\u00eb institucionet jan\u00eb optimiste. N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr INA MEDIA-n, drejtori i Departamentit t\u00eb Matjes, Bilancit dhe Suportit t\u00eb Tregut, pran\u00eb OSSH-s\u00eb, Ermal Murati, tha se humbjet zbrit\u00ebn n\u00eb 22.88% gjat\u00eb pes\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, me nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme gjat\u00eb prillit dhe majit.<\/p>\n<p>\u201cShifrat jan\u00eb pozitive, por ende larg asaj ku duam t\u00eb arrijm\u00eb, ndaj k\u00ebrkohet pun\u00eb e vazhdueshme me strukturat n\u00eb rajone dhe bashk\u00ebpunim me organet e drejt\u00ebsis\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr identifikimin e abuzuesve t\u00eb energjis\u00eb elektrike, por edhe p\u00ebr parandalimin e fenomenit\u201d, \u2013 thot\u00eb Murati.<\/p>\n<p>Humbjet e energjis\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjes, por edhe si pasoj\u00eb e rrjetit t\u00eb amortizuar, i cili ka 40-50 vite q\u00eb funksionon dhe q\u00eb k\u00ebrkon investime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar. Por, krejt ndryshe mendon ish-kreu i OST-s\u00eb, Klodian Gradeci, i cili shprehet se humbjet e energjis\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nga sa pranohet zyrtarisht.<\/p>\n<p>\u201cHumbjet n\u00eb rrjetin e shp\u00ebrndarjes p\u00ebr vitin 2021 kan\u00eb qen\u00eb 1.557.000 MW\/h dhe, n\u00ebse niveli ark\u00ebtimeve sipas ERE-s \u00ebsht\u00eb 97.4%, at\u00ebher\u00eb pjesa q\u00eb nuk ark\u00ebtohet \u00ebsht\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht 23% e energjis\u00eb q\u00eb OSHEE injekton n\u00eb rrjet\u201d, \u2013 sqaron ai.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2022\/August\/24\/auto_oooooo1661348749.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em>Ish-drejtori i OST-s\u00eb, Klodian Gradeci<\/em><\/p>\n<p>Sipas tij, OSHEE ka 1.280.000 klient\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt rreth 280.000 kan\u00eb 0 kilovat konsum. Pjesa konsumatore, familjare \u00ebsht\u00eb 50% e energjis\u00eb s\u00eb furnizuar nga OSHEE, konsumatori privat z\u00eb 37% dhe pjesa e mbetur \u00ebsht\u00eb buxhetore dhe jo-buxhetore.<\/p>\n<p>\u201cKonsumi i klient\u00ebve familjar\u00eb, q\u00eb mbulon edhe z\u00ebrin me konsumin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb konsumatore, \u00ebsht\u00eb 36% e konsumit total n\u00eb vend dhe ka nj\u00eb r\u00ebnie prej 2.5% nga viti i kaluar. Kjo ulje e numrit t\u00eb konsumator\u00ebve familjar\u00eb nuk reflektohet n\u00eb uljen e nivelit t\u00eb humbjeve t\u00eb OSHEE-s\u00eb\u201d, \u2013 thekson ai, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se argumenti i rrjetit t\u00eb amortizuar, q\u00eb shkakton humbje, nuk \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb bind\u00ebs.<\/p>\n<p>Shembull, sipas tij, jan\u00eb bashkit\u00eb Himar\u00eb dhe Selenic\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb dyja me rrjet t\u00eb ri. Himara sh\u00ebnon nj\u00eb nivel humbjesh 9.2%, kurse Selenica, 54.1%.<\/p>\n<p>\u201cKemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rajon t\u00eb t\u00ebr\u00eb, si ai i Vlor\u00ebs, q\u00eb ka p\u00ebrfituar shum\u00eb nga investimet e zhvillimit t\u00eb rrjetit t\u00eb transmetimit dhe t\u00eb atij t\u00eb shp\u00ebrndarjes dhe argumenti i humbjeve teknike p\u00ebr shkak t\u00eb amortizimit t\u00eb rrjetit nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>Eduart Elezi hedh akuza t\u00eb forta n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke iu k\u00ebrkuar organeve ligjzbatuese q\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb n\u00eb lidhje me kostot e m\u00ebdha t\u00eb investimeve t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e rrjetit t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike.<br \/>\n\u201cNe kemi tarifa dy-trefish m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr investimet q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr nj\u00eb 1 km linj\u00eb apo transformator krahasuar me tregjet e huaja. Organet hetimore duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb verifikimet p\u00ebrkat\u00ebse. Humbjet nuk jan\u00eb, sa deklarohen, por shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta\u201d, k\u00ebmb\u00ebngul Elezi.<\/p>\n<p><strong>\/Investigative Network Albania \/ Emirjon Senja\/\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E varur nga \u201chidro\u201d Shqip\u00ebria u zhyt n\u00ebn kthetrat e kriz\u00ebs energjetike p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve t\u00eb gabuara t\u00eb KESH-it dhe Ministris\u00eb s\u00eb Energjetik\u00ebs. T\u00eb dh\u00ebna dhe d\u00ebshmi t\u00eb grumbulluara nga Investigative Network Albania tregojn\u00eb se autoritetet i var\u00ebn shpresat te reshjet e shiut, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb vendi yn\u00eb t\u00eb ekspozohej nga rritja marramend\u00ebse e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21473,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-21471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21473"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}