{"id":21924,"date":"2022-08-30T09:30:57","date_gmt":"2022-08-30T09:30:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21924"},"modified":"2022-08-30T09:30:57","modified_gmt":"2022-08-30T09:30:57","slug":"ne-diversitet-mendimi-por-te-bashkuar-ne-veprim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/08\/30\/ne-diversitet-mendimi-por-te-bashkuar-ne-veprim\/","title":{"rendered":"N\u00eb diversitet mendimi, por t\u00eb bashkuar n\u00eb veprim!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Vjeshta e k\u00ebtij viti do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vjesht\u00eb e nxeht\u00eb. Partia Demokratike, si shpres\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb e gatshme dhe e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb aksion t\u00eb fort\u00eb opozitar, brenda Parlamentit, por edhe jasht\u00eb tij, n\u00eb rrug\u00eb e sheshe, me protesta e organizime demokratike kund\u00ebr sektit Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye PD duhet q\u00eb brenda Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe t\u00eb insistoj\u00eb me forc\u00eb rikthimin n\u00eb axhend\u00ebn e dit\u00ebs p\u00ebr prioritetet absolute t\u00eb PD n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit:<\/p>\n<p>&#8211; krijimin dhe funksionimin e Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr grabitjen e zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit 2021;<\/p>\n<p>&#8211; Reforma Zgjedhore;<\/p>\n<p>&#8211; ReformaTerritoriale, si edhe:<\/p>\n<p>&#8211; denoncimi integral i t\u00eb gjitha aferave korruptive t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>1- T\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e PD, pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimeve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebr momentin, duhet t\u00eb insistojn\u00eb dhe rik\u00ebrkojn\u00eb krijimin dhe funksionimin e Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr grabitjen e zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit 2021!<\/p>\n<p>N\u00eb 25 prill 2021, padrejt\u00ebsisht, shqiptar\u00ebve iu mohua ndryshimi, e ardhmja, perspektiva europiane nga ata, t\u00eb cil\u00ebt me prishjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit, me ndryshimet e nj\u00ebanshme t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe shkeljen e t\u00eb gjitha principeve morale e ligjore, me blerjen masive t\u00eb votave, shp\u00ebrdorimin e fondeve publike para dhe gjat\u00eb zgjedhjeve, prokurimet publike, pun\u00ebsimet tremujore, premtimet p\u00ebr legalizime t\u00eb banesave e nj\u00ebsive tregtare q\u00eb prishin sot, shantazhimin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb patronazhist\u00ebve, kryen nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb zgjedhore, duke deformuar vot\u00ebn dhe vullnetin e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>2- Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo- Territoriale dhe organizimi i tryezave t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb i Ram\u00ebs n\u00eb vitin 2015 nuk ishte vet\u00ebqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu si\u00e7 i interesonte atij. Pasi p\u00ebr Ram\u00ebn dhe sektin e tij, \u00e7do vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitim monetar dhe kalkulim votash, dhe normalisht qytetar\u00ebt nuk llogariten fare.<\/p>\n<p>Reforma Territoriale duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga prioritetet e PD. P\u00ebr ta \u00e7uar sh\u00ebrbimin pran\u00eb qytetarit, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet.<\/p>\n<p>Ndaj PD duhet t\u00eb kryej\u00eb tryeza n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb duke ftuar t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt, ish- funksionar\u00ebt e lart\u00eb vendor\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkohen me PD, t\u00eb japin kontributin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li>Reforma zgjedhore<\/li>\n<\/ol>\n<p>Reforma zgjedhore p\u00ebr PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr forcimin e demokracis\u00eb funksionale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00eb nga kushtet p\u00ebr ecurin\u00eb e m\u00ebtejshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit europian.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet Reform\u00ebs Zgjedhore Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u2019i kthehet legjitimiteti dhe demokracia, autonomia dhe eficienca e pushtetit vendor n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>4- Denoncimet integrale t\u00eb gjitha skandaleve dhe aferave korruptive t\u00eb sektit Rama, t\u00eb cilat her\u00eb shfaqen hapur e her\u00eb si maja e ajsbergut.<\/p>\n<p>Dhe denoncimet duhen kryer integralisht p\u00ebr t\u00eb gjitha skandalet, tenderat sekret\u00eb e pa konkurim, grabitjen e pasuris\u00eb publike e private, PPP, skandalet e ARRSH, kriz\u00ebn energjitike, vendosja e pasurive publike dhe goditja e qytetarit n\u00eb funksion t\u00eb oligracis\u00eb n\u00eb vend, etj.<\/p>\n<p>Po brenda PD cfar\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb ?!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e PD t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb dhe pa rrjedhje votash. \u00c7do vot\u00eb p\u00ebr nismat ligjv\u00ebn\u00ebse t\u00eb Ram\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Komisionit Hetimor, Reform\u00ebs Zgjedhore dhe asaj Territoriale, vet\u00ebm sa shton agonin\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe i zgjat jet\u00ebn Ram\u00ebs dhe sektit t\u00eb tij n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7do vot\u00eb p\u00ebr nismat e Ram\u00ebs i jep oksigjen nj\u00eb regjimi q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebrfund Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>PD duhet t\u00eb jet\u00eb e bashkuar, duke njohur fraksionet dhe lirin\u00eb e fjal\u00ebs e t\u00eb mendimit ndryshe p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij sekti, q\u00eb ka 9 vite n\u00eb pushtet. Por edhe n\u00ebse nuk bashkohet momentalisht PD dhe pjesa tjet\u00ebr e PD duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb Fronti s\u00eb bashku me Partin\u00eb e Liris\u00eb dhe partit\u00eb e tjera opozitare dhe vecan\u00ebrisht me shoq\u00ebrin\u00eb civile kund\u00ebr Ram\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e tjera n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Partia Demokratike duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb baz\u00eb, te demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb aksioni opozitar t\u00eb ket\u00eb kuptim dhe forc\u00eb, duke iu ringjallur shpres\u00ebn demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb Kuvendit, PD ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, kapilare e vertikale, duke shmangur gjuh\u00ebn fyese, denigruese nd\u00ebrmjet dhe ndaj deputet\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb shtypin e shkruar, mediet vizive apo portale, analiz\u00eb, e cila duhet t\u00eb jet\u00ebsohet q\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shtatorit e p\u00ebrgjat\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duhet kuptuar q\u00eb duke thirrur p\u00ebr bashkimin dhe duke punuar p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjen, PD dhe demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebmtohet realisht. Kemi mbi nj\u00eb vit t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e me probleme t\u00eb brendshme dhe nga kjo situat\u00eb vet\u00ebm Rama dhe sekti i tij kan\u00eb p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Kjo analiz\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb realisht t\u00eb gjith\u00eb ata demokrat\u00eb, q\u00eb punuan n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, kontributor\u00ebt nd\u00ebr vite, themeluesit e PD 1990, 1991, 1992, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e ringrit\u00ebn n\u00eb vitin e mbrapsht\u00eb 1997, q\u00eb e risoll\u00ebn n\u00eb pushtet n\u00eb 2005, por edhe t\u00eb gjith\u00eb ata demokrat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u larguan dhe iu ribashkuan PD n\u00eb k\u00ebta muaj kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, apo edhe ata deputet\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbajtur e mbajn\u00eb q\u00ebndrime ndryshe p\u00ebr problemet koherente.<\/p>\n<p>Askush nuk \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt n\u00eb PD dhe askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb largoj\u00eb demokrat\u00ebt, drejtues, ish-drejtues dhe deputet\u00eb t\u00eb PD.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Vjeshta e k\u00ebtij viti do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vjesht\u00eb e nxeht\u00eb. Partia Demokratike, si shpres\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb e gatshme dhe e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb aksion t\u00eb fort\u00eb opozitar, brenda Parlamentit, por edhe jasht\u00eb tij, n\u00eb rrug\u00eb e sheshe, me protesta e organizime demokratike kund\u00ebr sektit Rama. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":2501,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-21924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}