{"id":22490,"date":"2022-09-05T10:12:28","date_gmt":"2022-09-05T10:12:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=22490"},"modified":"2022-09-05T10:12:28","modified_gmt":"2022-09-05T10:12:28","slug":"mbreteresha-elisabete-dhe-kryeministrat-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/09\/05\/mbreteresha-elisabete-dhe-kryeministrat-e-saj\/","title":{"rendered":"Mbret\u00ebresha Elisabet\u00eb dhe kryeministrat e saj"},"content":{"rendered":"<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\"><strong>70 vite raporte me ulje ngritje. E ka filluar me Churchill, t\u00eb mart\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb tjet\u00ebr: t\u00eb 15-in.<\/strong><\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\">Lajmi \u00ebsht\u00eb se m\u00eb 6 shtator kryeministri i ri britanik mund t\u00eb \u201cputh\u00eb dor\u00ebn e Mbret\u00ebresh\u00ebs\u201d, sipas formul\u00ebs sh\u00ebnjtore q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi, jo n\u00eb Buckingham Palace apo n\u00eb Windsor, por n\u00eb Balmoral, k\u00ebshtjell\u00ebn skoceze e Elisabet\u00ebs s\u00eb II. E\u00a0 shkruan \u201cSun\u201d, zakonisht e mir\u00ebinformuar. Natyrisht, shpresa \u00ebsht\u00eb se fitimtari e loj\u00ebs tori midis Liz Truss dhe Rishi Sunak puth dor\u00ebn e Elisabet\u00ebs dhe jo at\u00eb t\u00eb \u00c7arlsit. Z\u00ebrat mbi gjendjen e heqe sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb pafundme shum\u00ebfishohen, sikur t\u00eb mos mjaftonte konstatimi i thjesht\u00eb se \u00ebsht\u00eb 96 vje\u00e7e. Q\u00eb ka v\u00ebshtir\u00ebsi deambulimi \u00ebsht\u00eb e njohur, edhe pse nuk do t\u00eb donte absolutisht t\u00eb shikohej n\u00eb karrige me rrota. T\u00eb diel\u00ebn e kaluar nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb sh\u00ebrbimin hynor n\u00eb kish\u00ebz\u00ebn q\u00eb frekuenton zakonisht dhe n\u00eb momentin e fundit ka hequr dor\u00eb edhe nga t\u00eb asistuarit k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb loj\u00ebrat e Braemar, nj\u00eb lloj olimpiade skoceze ku burra t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb kilte sfidohen n\u00eb t\u00ebrheqje litari apo n\u00eb l\u00ebshim trungu. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabesueshme, Windsor arg\u00ebtohen, por dihet se Madh\u00ebria e Saj ka shum\u00eb cil\u00ebsi, por kur i intereson nuk shkon p\u00ebrtej tri gj\u00ebrave: fshatit, qenve dhe kuajve, jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb renditje. Sigurisht q\u00eb ceremonia zhvillohet n\u00eb Balmoral \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi: sikur Giorgia Meloni n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb mos betohej n\u00eb Quirinale, por n\u00eb Castelporziano. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb Elisabeta, si t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt e saj, ta urrej\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201cBP\u201d, Buckingham Palace. T\u00eb jetosh aty, thoshte guvernantja e saj Marion Crawford\u00a0 e quajtur \u201cCrawfie\u201d, n\u00ebnkuptonte t\u00eb \u201cb\u00ebje kamping n\u00eb nj\u00eb muzeum\u201d ose t\u00eb pakt\u00ebn ishte k\u00ebshtu n\u00eb vitet \u201950 kur n\u00eb sallonet binte shi dhe g\u00eblonin minj\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\">Kurse n\u00eb Balmoral Mbret\u00ebresha ndjehej mir\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb e p\u00ebrbindshme hiperki\u00e7 n\u00eb stilin e ri n\u00eb gjith\u00e7ka (e brendshme, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb keq) e shpikur nga Mbret\u00ebresha Viktoria q\u00eb donte t\u2019i pushtonte skocez\u00ebt, gjithmon\u00eb armiq\u00ebsor\u00eb ndaj Hannover q\u00eb ia pat\u00ebn vjedhur fronin Start\u00ebve autokton\u00eb. Viktoria arriti edhe t\u00eb botoj\u00eb nj\u00eb\u00a0<i>Ditari t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb familjare n\u00eb Highlands<\/i>, q\u00eb sikur t\u00eb ekzistonte Nobeli i m\u00ebrzis\u00eb do ta fitonte, por q\u00eb i mund\u00ebsonte Benjamin Disraeli ta shfaqte krenarin\u00eb letrare duke e apostrofuar me \u201cNe autor\u00eb, Ma\u2019am\u2026\u201d. Pastaj vendi i p\u00eblqente Princit Albert, pasi i kujtonte Koburgun e lindjes, por \u00ebsht\u00eb her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb pres\u00eb \u201ckissing hands\u201d e nj\u00eb kryeministri (mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb\u00a0<i>kissing<\/i>\u00a0t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr me origjin\u00eb indo \u2013 afrikane: Viktorias gjithnj\u00eb do t\u2019i p\u00eblqente shum\u00eb). Megjithat\u00eb ka nj\u00eb precedent t\u00eb shquar dhe deri jasht\u00eb vendit. M\u00eb 1908, HH, dometh\u00ebn\u00eb Herbert Henry Asquith, i puthi duart e st\u00ebrgjyshit t\u00eb Elisabet\u00ebs n\u00eb Biarritz. Kriz\u00eb qeverie apo jo, Eduardi i VII nuk kishte menduar se duhej ta nd\u00ebrpriste q\u00ebndrimin e tij n\u00eb Franc\u00eb, ku arg\u00ebtohej n\u00eb kompanin\u00eb e m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshmes s\u00eb afeksioneve t\u00eb tij, jo Mbret\u00ebresh\u00ebs Aleksandra, por Mis Elis Kepel, jo rast\u00ebsisht pararend\u00ebse e Kamil\u00ebs s\u00eb martuar me \u00c7arlsin. Truss apo Sunak do t\u00eb jet\u00eb kryeministri i 15 i saj. Elisabeta e ka filluar me Churchill dhe mbyllur, p\u00ebr momentin, me Johnson, q\u00eb ishte pothuajse aq i zoti sa t\u00eb kaloj\u00eb nga De Gasperi tek Conte. N\u00eb mes, 70 vite mbret\u00ebrimi dhe raportesh me ulje ngritje me t\u00eb gjith\u00eb kryeministrat: nuk \u00ebsht\u00eb ngritur me asnj\u00ebrin ose t\u00eb pakt\u00ebn nuk e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb m\u00ebsohej q\u00eb t\u00eb dihej, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ka pasur ulje ngritje. Mbret\u00ebresha jo akoma 26 vje\u00e7are, gjeti n\u00eb Downing Street at\u00eb vampirin e moshuar Churchill, lavdi komb\u00ebtare dhe miku i babait t\u00eb saj Gjergjit t\u00eb VI, q\u00eb n\u00eb fillim e urrente si i gjith\u00eb establishmenti britanik, por m\u00eb pas e kuptoi se ishte njeriu i duhur p\u00ebr t\u00eb mos e humbur luft\u00ebn, por duke u shtirur se e kishte fituar.<\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\">Shum\u00eb njer\u00ebzve raporti midis s\u00eb res\u00eb Elisabet\u00eb dhe plakut Winston i kujton at\u00eb midis Viktorias 18 vje\u00e7are me kryeministrin e par\u00eb t\u00eb saj, Uilliam Lemb, Viskonti i II Melbourn, nj\u00eb uig ende cinikisht i \u2018700 dhe mrekullisht\u00a0<i>blaz\u00e9<\/i>: kur paaraardh\u00ebsi i i Viktorias e ngarkoi t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb qeveri, qe i pavendosur ta pranoj\u00eb pasi e konsideronte \u201cnj\u00eb m\u00ebrzi t\u00eb mallkuar\u201d (fjal\u00ebt e tij) ta takonte Vilhelmin e IV, \u201cnj\u00eb qenie gjys\u00ebmimbe\u00e7ile\u201d (k\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e Jacques Chastenet). Qe i bindur nga sekretari i tij q\u00eb i tha se premierati gjith\u00ebsesi ia vlente barra qiran\u00eb, ndaj t\u00eb cilit Lordi M. U p\u00ebrgjigj: \u201cP\u00ebr Zotin, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb: do ta b\u00ebj\u201d (midis thonj\u00ebzave, t\u00eb tjera th\u00ebnie t\u00eb paharrueshme t\u00eb Tonit, p\u00ebr t\u2019u medituar dhe zbatuar edhe sot: \u201cMos k\u00ebrkoni t\u00eb b\u00ebni mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb mos keni m\u00ebrzi\u201d; \u201cDetyrimi i v\u00ebrtet\u00eb i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb krimet dhe garantoj\u00eb respektimin e kontratave\u201d dhe nj\u00eb her\u00eb, duke hapur nj\u00eb mbledhje t\u00eb kabinetit: \u201cZot\u00ebrinj, \u00ebsht\u00eb mesdit\u00eb pa nj\u00eb \u00e7erek: le t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ta mbyllim n\u00eb mesdit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ora e got\u00ebs time me kseres\u201d. E adhurojm\u00eb). Viktoria u dashurua p\u00ebrhumbtazi: shkonin bashk\u00eb t\u00eb kal\u00ebronin n\u00eb Hyde Park dhe nj\u00eb her\u00eb Mbret\u00ebresha u apostrofua nga plebalxhia si \u201cZonja Melbourne\u201d. Ama krahasimi me \u00e7iftin Elisabet\u00eb \u2013 Churchill nuk duron deri n\u00eb fund: me ngjitjen e saj n\u00eb fron, Elisabeta ishte m\u00eb e rritur dhe shum\u00eb m\u00eb e p\u00ebrgatitur se gjyshja e gjyshit t\u00eb saj, nd\u00ebrsa Churchill humbiste goditje dhe shum\u00eb shpesh nuk ishte n\u00eb gjendje t\u2019i shpaloste Mbret\u00ebresh\u00ebs mbi disa vendime t\u00eb caktuara, pasi thjesht nuk i kujtonte se i kishte humbur. N\u00eb \u00e7do rast, udiencat e tyre zgjasnin shum\u00eb pasi, rr\u00ebfen Winston, flisnin sidomos p\u00ebr kuaj. Por ka nj\u00eb foto me but\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara Numrit 19 t\u00eb Downing Street m\u00eb 4 prill 1955, kur Elisabeta shkoi n\u00eb dark\u00ebn e lamtumir\u00ebs s\u00eb kryeministrit t\u00eb saj q\u00eb m\u00eb s\u00eb fundi dilte n\u00eb pension. Luani i vjet\u00ebr, n\u00eb frak dhe n\u00eb kilota me zharretier\u00ebn n\u00eb pulp\u00eb, mban t\u00eb hapur der\u00ebn e berlin\u00ebs nj\u00eb Elisabete t\u00eb ngaz\u00ebllyer n\u00eb rini dhe diamante, thuajse nj\u00eb kalim detyre midis Anglis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr dhe asaj t\u00eb re. Elisabeta ka shkuar p\u00ebr dark\u00eb tek kryeministri i saj dy her\u00eb: tek Churchill, pik\u00ebrisht, dhe tek Harold Wilson, q\u00eb i dukej shum\u00eb simpatik. Fatkeq\u00ebsisht ishte laburist dhe thuajse i rrethuar \u00e7do her\u00eb nga republikan\u00eb t\u00eb pap\u00eblqyer. Si Wedgwood Benn, minist\u00ebr i Postave, q\u00eb i paraqiti Mbret\u00ebresh\u00ebs boc\u00ebn e nj\u00eb serie pullash postare ku profili august i Elisabet\u00ebs nuk shfaqej. Ajo ngriu, m\u00eb pas b\u00ebri me dije kujt i duhej se nuk ishte e k\u00ebnaqur dhe pullat e rej postare p\u00ebrfunduan n\u00eb koshin e pleh\u00ebrave. Vite m\u00eb pas, Elisabeta e rigjeti Benn, nd\u00ebrkoh\u00eb i promovuar (apo i degraduar) si minist\u00ebr p\u00ebr Teknologjin\u00eb dhe e p\u00ebrsh\u00ebndeti k\u00ebshtu: \u201cJam e sigurt\u00eb se do t\u2019ju mungojn\u00eb pullat tuaja\u201d.<\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\">Megjithat\u00eb, n\u00eb vitet \u201960 problemet p\u00ebr Mbret\u00ebresh\u00ebn do t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga konservator\u00ebt. P\u00ebrpara se t\u00eb pajisesj me rregulla t\u00eb caktuara p\u00ebr lidershipin, midis tor\u00ebve t\u00eb mundshlm zgjedhja kryhej n\u00ebp\u00ebrmjet manovrash misterioze opake prej klubi xhent\u00eblmen\u00ebsh. P\u00ebr dy her\u00eb radhazi, ndeshja u gjet me nj\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb fuqi dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb lideri: n\u00eb 1957, kur Anthony Eden u largua pas katastrof\u00ebs s\u00eb Suezit, dhe n\u00eb 1963 kur dor\u00ebhoqi Macmillan. Dhe at\u00ebhere Mbret\u00ebresh\u00ebs ju desh t\u00eb vendoste. Jo pa polemika: n\u00eb rastin e par\u00eb zgjodhi pik\u00ebrisht Harold Macmillan, duke e zhg\u00ebnjyer z\u00ebvend\u00ebsin e Eden, Rab Butler, q\u00eb foli p\u00ebr \u201cour beloved Monarch\u201d me ton tejet ironik. Pas Macmillan, Elisabeta em\u00ebroi Alec Douglas-Home, konti i 14 i Home, kryeministri i fundit britanik an\u00ebtar i Dhom\u00ebs s\u00eb Lord\u00ebve, nga e cila p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ju desh t\u00eb dor\u00ebhiqej menj\u00ebher\u00eb, sipas tradit\u00ebs s\u00eb plotfuqishme, zot\u00ebrit\u00eb e tyre nuk mund ta marrin fjal\u00ebn p\u00ebrpara Dhom\u00ebs s\u00eb Komuneve. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, Elisabeta nuk p\u00eblqeu, pasi t\u00eb zgjidhte e b\u00ebnte arbitrin q\u00eb niset t\u00eb luaj\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb e b\u00ebn t\u00eb kritikuesh\u00ebm. Patsaj natyrisht \u00ebsht\u00eb kapitulli Thatcher. Q\u00eb t\u00eb dyja zonjat nuk p\u00eblqeheshin, \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. Q\u00eb urreheshin si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb, ndoshta \u00ebsht\u00eb e ekzagjeruar. Elisabeta nuk ka opinione politike ose t\u00eb pakt\u00ebn nuk i deklaron, por sigurisht preferon konservator\u00ebt e stilit t\u00eb vjet\u00ebr, ata t\u00eb \u201cdhembshur\u201d, si\u00e7 thoshte Dizraeli. Darwinizmi social i Thatcher nuk ishte as i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb, as ajo Britani e eg\u00ebr gjith\u00eb financ\u00eb,\u00a0<i>self-made men<\/i>\u00a0dhe m\u00ebnyra t\u00eb k\u00ebqija. Zakonisht i pa n\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb Balmoral, nj\u00eb prej provave m\u00eb t\u00eb tmerrshme q\u00eb kryeministrit ju desh t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb, midis sh\u00ebtitjeve n\u00ebn shi, piknikeve me mish gjysm\u00ebkrudo t\u00eb gatuar nga Filipi, grill\u00ebs i njohur serial, Mbret\u00ebresha q\u00eb mbyllte sallat\u00ebn e avancuar n\u00eb\u00a0<i>tupperware<\/i>\u00a0dhe, n\u00eb mbr\u00ebmje, loj\u00ebrat e pakuptimta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrpara oxhakut. Episodi mitik i\u00a0<i>The Crown<\/i>, ku shikohet Thatcher t\u00eb vij\u00eb me valixhet e saj tep\u00ebr t\u00eb reja dhe m\u00eb pas t\u00eb zvarritet n\u00ebp\u00ebr kodrina me kostum dhe taka, \u00ebsht\u00eb paksa e romanizuar, por n\u00eb thelb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\">N\u00eb Balmoral shkoi edhe m\u00eb keq me Cherie Blair, republikane e zem\u00ebruar: personeli ja dor\u00ebzon bagazhet dhe ajo u irritua sepse nj\u00eb pun\u00ebtor i kishte menaxhuar mbathjet e saj. Me Thatcher u prek kriza kushtetuese kur Reagan zbarkoi n\u00eb Grenada: Mbret\u00ebresha e ka shum\u00eb p\u00ebr qejf rolin e saj si Kryetare e Commonwealth dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jenki kishte pushtuar nj\u00eb territor q\u00eb ishte i Mbret\u00ebresh\u00ebs. Kriza diplomatike u verifikua n\u00eb fakt kur Mbret\u00ebresha dhe kryeministri i saj mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin event duke veshur dy kostume me ngjyr\u00eb t\u00eb ngjashme. Nga Downing Street u nis drejt BP propozimi p\u00ebr t\u2019u koordinuar. P\u00ebrgjigja e Pallatit: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Mbret\u00ebresha nuk v\u00ebren kurr\u00eb sesi vishen grat\u00eb e tjera\u201d. Por kur Thatcher ju desh ta linte pren\u00eb dhe u dor\u00ebhoq, Mbret\u00ebresha e b\u00ebri baronesh\u00eb dhe i dha bile Zharretier\u00ebn. Jo vet\u00ebm: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej dy kryeministrave t\u00eb cilit i ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb funeral. Tjetri, natyrisht Churchill, jo mbret\u00ebrori i par\u00eb q\u00eb siguroi at\u00eb shtet\u00ebror nga koha e Duk\u00ebs Wellington. Bile n\u00eb at\u00eb rast Elisabeta, q\u00eb e njeh protokollin aq mir\u00eb kur \u00ebsht\u00eb momenti ta injoroj\u00eb (n\u00eb ndryshim nga t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e tij, q\u00eb e shkelin pse e injorojn\u00eb), b\u00ebri nj\u00eb gjest absolutisht t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm: n\u00eb daljen nga Saint Paul, ia l\u00eb hapin familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\">N\u00ebse me pasuesin e Thatcher, John Major, raportet e Elisabet\u00ebs qen\u00eb tejet t\u00eb mira, edhe pse menaxhoi mir\u00eb kalimet parlamentare e divorceve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nuk mund t\u00eb thuhet e nj\u00ebjta p\u00ebr Tony Blair, n\u00eb fund t\u00eb llogarive p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb nj\u00ebjta dhe t\u00eb kund\u00ebrta me ato t\u00eb Thatcher. \u201cTep\u00ebr dhe tep\u00ebr me ngut\u201d, duket se ka vendosur Elisabeta p\u00ebr reformat t\u00eb cilat i ndripuan rrug\u00ebn e \u201ccool Britannia\u201d. P\u00ebr t\u00eb, konservator\u00eb dhe laburist\u00eb jan\u00eb nj\u00eblloj, por n\u00eb t\u00eb dyja rastet preferon stilin e vjet\u00ebr: pra, m\u00eb mir\u00eb Labour e New Labour. Mbi menaxhimin e kriz\u00ebs pasvdekjes s\u00eb Dian\u00ebs, e kot\u00eb t\u00eb kthehesh. T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb par\u00eb\u00a0<i>The Queen<\/i>, nj\u00eb film i pasakt\u00eb n\u00eb disa detaje dhe fantazi p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, por q\u00eb centron paradoksin: gjithmon\u00eb e kritikuar se i ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara detyrimet e saj si sovrane mbi ata t\u00eb gruas dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs,\u00a0 Elisabeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb mallkuar qe sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vendosi t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb gjyshe sesa Mbret\u00ebresh\u00eb dhe t\u2019i mbroj\u00eb t\u00eb dy nip\u00ebrit e saj t\u00eb sapo b\u00ebr\u00eb jetim\u00eb nga kurioziteti kanibalesk si nj\u00eb opinioni publik histerik. Megjithat\u00eb Mbret\u00ebresha konstitucionale n\u00eb fund b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkonte kryeministri i saj. Pastaj, q\u00eb nuk e ka p\u00eblqyer, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb; q\u00eb e ka harruar, as nuk flitet, sikur Blair e mori Zharretier\u00ebn \u201crreth\u201d 14 vjet pasi \u00ebsht\u00eb larguar nga Downing Street.<\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\">Sipas Walter Bagehot, konstitucionalistit t\u00eb njohur viktorian (<i>The English Constitution<\/i>, 1867), sovrani ka 3 pushtete: \u201cAt\u00eb q\u00eb t\u00eb konsultohet, at\u00eb q\u00eb t\u00eb inkurajohet dhe at\u00eb q\u00eb t\u00eb njoftohet\u201d. Rezulton q\u00eb b\u00ebhet vendimtar personaliteti q\u00eb konsultohet, inkurajohet dhe njoftohet. Mir\u00eb: sot n\u00eb Tok\u00eb asnj\u00eb personazh publik nuk ka p\u00ebrvoj\u00ebn, p\u00ebrdorimin dhe dijen e bot\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs Elisabet\u00eb. \u00cbsht\u00eb prej 70 vitesh n\u00eb dhom\u00ebn e butonave, pasi ka lindur. Sot kryeministri, edhe ai apo ajo q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb, b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb mos e harrojn\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb me v\u00ebmendje at\u00eb q\u00eb thot\u00eb gjyshja e bot\u00ebs dhe nuk ka sesi t\u00eb mos shikohet me admirim kjo rreth 100 vje\u00e7are q\u00eb besnike e betimit t\u00eb saj t\u00eb nes\u00ebrmen do t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb ri dhe do t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb v\u00ebmendjen e thekur, por kok\u00ebfort\u00eb t\u00eb m\u00ebsueses q\u00eb \u00e7do her\u00eb e rifillon me shpjegimet elementare. Pastaj, n\u00ebse k\u00ebta t\u00eb rritur duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kok\u00ebn e tyre, nuk mungon m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb me dije pa ua th\u00ebn\u00eb. Ashti si\u00e7 ndodhi n\u00eb hapjen e sesionit t\u00eb par\u00eb parlamentar pas referendumit mbi Brexitin, kur Mbret\u00ebresha u paraqit jo me mantot e zakonshme prej hermelini, por duke veshur nj\u00eb kostum t\u00eb zakonsh\u00ebm. Duhej t\u00eb mbante diskutimin e Kuror\u00ebs, t\u00eb shkruar zakonisht nga kryeministri, e irrituara Theresa May, ku do t\u00eb njoftohej dalja e Mbret\u00ebris\u00eb nga Bashkimi Europian. Elisabeta, e kujdesshme, lexoi at\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb lexonte, por e veshur e gjitha me blu flamuri europian dhe mbi kapelen n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb kuror\u00ebz me lule t\u00eb verdha q\u00eb t\u00eb kujtonin shum\u00eb yjet relative. Kush donte ta kuptonte, e kuptoi, bile edhe kush nuk donte.<\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\">(nga\u00a0<i>Il Foglio<\/i>)<\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\"><b>P\u00ebrgatiti<\/b><\/p>\n<p class=\"yiv8295258550MsoNormal\"><b>ARMIN TIRANA<\/b><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>70 vite raporte me ulje ngritje. E ka filluar me Churchill, t\u00eb mart\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb tjet\u00ebr: t\u00eb 15-in. Lajmi \u00ebsht\u00eb se m\u00eb 6 shtator kryeministri i ri britanik mund t\u00eb \u201cputh\u00eb dor\u00ebn e Mbret\u00ebresh\u00ebs\u201d, sipas formul\u00ebs sh\u00ebnjtore q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi, jo n\u00eb Buckingham Palace apo n\u00eb Windsor, por &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":22491,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-22490","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22490","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22490"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22490\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}