{"id":23101,"date":"2022-09-11T09:28:45","date_gmt":"2022-09-11T09:28:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=23101"},"modified":"2022-09-11T09:39:00","modified_gmt":"2022-09-11T09:39:00","slug":"beqir-sina-ne-nje-biografi-per-dy-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/09\/11\/beqir-sina-ne-nje-biografi-per-dy-kohe\/","title":{"rendered":"BEQIR SINA n\u00eb \u201cNj\u00eb biografi p\u00ebr dy koh\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>\u2022 Vepra shum\u00ebdimensionale e Beqir Sin\u00ebs vler\u00ebsohet nga personalitete t\u00eb njohura si: Eliot Engel, ish an\u00ebtar i Kongresit amerikan; Dr.Dorian Ko\u00e7i-Drejtor i Muzeut Historik Komb\u00ebtar; Leka II-Princi i Kuror\u00ebs; gazetari dhe studiuesi i mir\u00ebnjohur Ilir Ikonomi; studjuesi Sami Repishti; amabsadaori Mal Berisha; aktivisti dhe biznesmeni Ekrem Bardha; Harry Bajraktari, aktivist dhe biznesmen, etj.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00ebzetedy vjet m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb vizit\u00ebs time n\u00eb Nju Jork, i ftuar nga Fedeata Panshqiptare \u201cVatra\u201d, me bashkautor gazetarin dhe veprimtarin t\u00eb saj shembullor Beqir Sina, do t\u00eb shkruanim dhe botonim n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb asaj kohe \u201cBota Sot\u201d, editorialin \u201cSot flet historia, Geroge W.Bush apo Al Gore?!\u201d. Ishin zgjedhjet presidenciale amerikane t\u00eb 7 N\u00ebntorit 2000, kur ne, pasi kishim v\u00ebzhguar fushat\u00ebn e dy kandidat\u00ebve potencial\u00eb p\u00ebr kreun e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, edituam k\u00ebt\u00eb ngjarje madhore historike n\u00eb gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme q\u00eb botohej nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb Nju Jork dhe Zyrih, n\u00eb mbi 80 mij\u00eb kopje.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Beqir Sina kishte vite q\u00eb bashk\u00ebpunonte me k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb, si dhe me Radio \u201cKontakt\u201de \u201cRD\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb mbuloja politik\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>E solla n\u00eb memorien time k\u00ebt\u00eb ngjarje, pik\u00ebrisht t\u00eb enjten e 8 shtatorit 2022 kur Beqir Sina promovoi n\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb librin e tij t\u00eb par\u00eb \u201cROB \u2013 Nj\u00eb biografi p\u00ebr dy koh\u00eb\u201d, n\u00eb pranin\u00eb e dhjetra personaliteve t\u00eb publicistik\u00ebs, historis\u00eb dhe let\u00ebrsis\u00eb, nga Tirana dhe diaspora shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00ebse para 22 vitesh pata fatin t\u00eb konstatoja, jo vet\u00ebm pranin\u00eb por dhe kontributin e tij n\u00eb selin\u00eb e Federat\u00ebs \u201cVatra\u201d q\u00eb asokohe drejtohej nga personaliteti i shquar Agim Karagjozi, (e cila p\u00ebr B.Sin\u00ebn ishte si sht\u00ebpi e dyt\u00eb), tashm\u00eb ai i dhuroi lexuesit nj\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb cilin Drejtori i Muzeut Historik Komb\u00ebtar, dr. Dorian Ko\u00e7i, e cil\u00ebsoi si nj\u00eb kaleidoskop t\u00eb koh\u00ebs, duke theksuar se n\u00eb t\u00eb nuk gjejm\u00eb vet\u00ebm biografin\u00eb apo jet\u00ebshkrimin e autorit, por edhe nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb na p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve. Kjo edhe p\u00ebr faktin se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb biografia e njeriut q\u00eb jetoi 33 vjet n\u00eb ferrin e Savr\u00ebs si i internuar politik i regjimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, dhe po aq n\u00eb lirin\u00eb e Amerik\u00ebs. Ndaj dhe q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb librit Beqir Sina shkruan: \u201cGjysma e par\u00eb e jet\u00ebs time iku baltrave dhe mo\u00e7aleve. Kur erdhi dita q\u00eb vuajtjet e mia mbaruan, un\u00eb kisha mosh\u00ebn e Jezusit. Natyrisht, nuk isha i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si Krishti, por ashtu si ai, k\u00ebrkova dinjitet, drejt\u00ebsi dhe liri p\u00ebr veten e familjen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb barabajt\u00eb e diktatur\u00ebs dhe profet\u00ebt e rrem\u00eb b\u00ebnin k\u00ebrdin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb pothuajse lajtmotivi i k\u00ebtij libri t\u00eb kompozuar mjesht\u00ebrisht n\u00eb dy kapituj me nga p\u00ebrkat\u00ebsisht gjasht\u00eb dhe shtat\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kapitullit t\u00eb par\u00eb \u201cFamilja ime e par\u00eb\u201d, vet\u00eb titujt e artikujve jan\u00eb sintez\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb nj\u00eb familjeje nacionaliste me tradit\u00eb t\u00eb lasht\u00eb dhe me kontribut madhor patriotik n\u00eb ngjarje e fakte dominante t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, por nj\u00ebherazi edhe e genocidit t\u00eb pashebullt komunist ndaj burrave e grave t\u00eb saj. Mjaftojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qoft\u00eb edhe titujt: \u201cKomunist\u00ebt vrasin gjyshin\u201d, \u201cKulla jon\u00eb n\u00eb flak\u00eb\u201d, \u201cInternimi i par\u00eb\u201d, \u201cArratisja e dy v\u00ebllez\u00ebrve\u201d, \u201cPas shtat\u00eb internimeve\u201detj. Nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebt 2, 3 dhe 4 autori rr\u00ebfen me gjuh\u00eb t\u00eb pasur ngjarje dhe fakte interesante q\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb q\u00ebnien e tij si bir i Dibr\u00ebs dhe i Savr\u00ebs\u2019Savra \u2013 nj\u00eb histori dhe Familja e tij e dyt\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rr\u00ebfime brilante \u00ebsht\u00eb gjyshi i tij nga babai Beqir Sina (i vjet\u00ebr) me autoritet n\u00eb krahin\u00eb, q\u00eb pasi kishte kryer Akademin\u00eb e Rendit n\u00eb Itali, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Mbretit Zog I kreu detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishm\u00eb si ish prefekt i Delvin\u00ebs, prefekt i Lushnj\u00ebs, komandant i Regjimentit t\u00eb Fierit dhe n\u00eb fund i Dibr\u00ebs s\u00eb Madhe. Por pik\u00ebrisht si pasadh\u00ebse e tij, e gjith\u00eb familja n\u00eb vitet e m\u00ebvonshm\u00eb do t\u00eb provonte barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb genocidit komunist. Ndaj dhe do t\u00eb arratiseshin, fillimisht p\u00ebr n\u00eb ish-Jugosllavi dy djemt\u00eb Feriti e Rushiti (t\u00eb cil\u00ebt atje i kap\u00ebn dhe i pushkatuan) dhe m\u00eb 1957 tre v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e tyre, Rasimi, Hashimi e Besimi q\u00eb fatmir\u00ebsisht mbrrit\u00ebn n\u00eb SHBA ku nd\u00ebrtuan jet\u00ebn n\u00eb vendin e demokracis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. (Rasimi p\u00ebr dy dekada u b\u00eb z\u00ebri i diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb SHBA si drejtues i nj\u00eb radioje p\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt, rrug\u00ebtim t\u00eb cilin e p\u00ebrshkoi suksessh\u00ebm edhe i biri, Beqiri, autor i k\u00ebtij libri)<\/p>\n<p>Kalvari i djemve t\u00eb k\u00ebsaj familje p\u00ebrshruhet me mj\u00ebshtri t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr nga autori Beqir Sina, n\u00eb dhjetra episode q\u00eb pasi t\u2019i kesh lexuar t\u00eb mbeten n\u00eb mendje, p\u00ebr t\u00eb mos u shqitur nga memoria, ashtu si edhe veprimtaria dhe publicistika mjaft\u00eb productive e cil\u00ebsore e tij n\u00eb tri dekadat e fundit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb SHBA. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt, autori i parath\u00ebnies s\u00eb librit, gazetari dhe studiuesi i mir\u00ebnjohur Ilir Ikonomi e vler\u00ebson at\u00eb si nj\u00eb autobiografi t\u00eb pazakont\u00eb. Kjo sipas tij, p\u00ebr faktin se: \u201cme seriozitetin dhe analiz\u00ebn e nj\u00eb gazetari v\u00ebzhgues, Beqir Sina tregon p\u00ebr jet\u00ebn e tij n\u00eb internim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr lirin\u00eb e gjetur n\u00eb Amerik\u00eb. K\u00ebto dy pjes\u00eb t\u00eb librit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb c kontrast t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb ai na e sjell me dinjitet dhe me rr\u00ebfime interesante\u201d. Ikonomi vler\u00ebson gjithashtu k\u00ebt\u00eb tablo kontrasti midis rob\u00ebris\u00eb dhe liris\u00eb, e cila mban mesazhin se sa r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb ne t\u00eb luftojm\u00eb fort p\u00ebr ta ruajtur lirin\u00eb, edhe at\u00ebhere kur duket se ajo \u00ebsht\u00eb e garantuar.<\/p>\n<p>Nga ky lib\u00ebr m\u00ebsojm\u00eb se si Beqir Sina q\u00eb kishte lindur n\u00eb internim n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs, (n\u00ebna e tij Hanja, nj\u00eb grua me inteligj\u00ebnc\u00eb natyrore e fisnik\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb u internua pas arritjes s\u00eb bashkshortit, Rasimit m\u00eb 1957 kur ishte shtatz\u00ebn\u00eb me Beqirin barr\u00eb n\u00eb bark) do ta njihte babain e tij p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1991 kur ishte 33 vje\u00e7. M\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr kalvarin e tij gjat\u00eb 33 vjet\u00ebve t\u00eb internimit, por edhe faktin se si gazetar, Beqiri ka takuar dhe fotografuar t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb nga viti 1992, ka fotografuar nga af\u00ebr tre Pap\u00eb, madje me nj\u00ebrin ka sht\u00ebrnguar duart, ka takuar kongresmen\u00eb e senator, e ka treguar historin\u00eb e tij t\u00eb vuajtjeve p\u00ebrpara shum\u00eb audiencave\u2026Dhe n\u00ebse k\u00ebto fakte i rendit n\u00eb parath\u00ebnie, gjat\u00eb promovimit t\u00eb librit Z.Ikonomi kujtoi me emocion ngjarje t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrcillen n\u00eb lib\u00ebr, si dhe episode t\u00eb ndryshme me autorin n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ikonomi gjithashtu vler\u00ebsoi edhe veprimtarin\u00eb e gjer\u00eb t\u00eb Beqir Sin\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb, miq\u00ebsin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin e tij me personalitete t\u00eb politik\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa moderatori i veprimtaris\u00eb promovuese, Dr.Dorian Ko\u00e7i &#8211; drejtori i Muzeut Historik Komb\u00ebtar, p\u00ebrve\u00e7se cil\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij libri si kaleidoskop t\u00eb koh\u00ebs, u ndal edhe n\u00eb kontributin e autorit si nj\u00eb veprimtar i \u201cVatr\u00ebs\u201d dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d, por mbi t\u00eb gjitha edhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb u jep bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt sa i p\u00ebrket p\u00ebrshkrimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste e vler\u00ebsoi librin e Beqir Sin\u00ebs \u201cROB \u2013 Nj\u00eb biografi p\u00ebr dy koh\u00eb\u201d (Botim i \u201cTirana Times\u201d), edhe studiuesi Albert Rakipi \u2013 Drejtor i Institutit p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb, duke e konsideruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht at\u00eb edhe si nj\u00eb homazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u persekutuan gjat\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsim maksimal p\u00ebt k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr dinjitoze, Beqir Sina mori edhe nga ambasadori Mal Berisha. N\u00eb fjal\u00ebn e tij shprehu admirim p\u00ebr pun\u00ebn e shkelqyer t\u00eb Beqirit n\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi, si dhe solli detaje nga njohja e tyre n\u00eb SHBA. Berisha tha se edhe kjo monografi e shkruar artistikisht me detaje jet\u00ebsore nga nj\u00eb njeri i letrave si beqir Sina, e pasuron letersin\u00eb ton\u00eb dokumentare dhe posa\u00e7erisht let\u00ebrsin\u00eb e burgjeve.<\/p>\n<p>Libri i Beqir Sin\u00ebs u vler\u00ebsua edhe nga aktivisti dhe biznesmeni Ekrem Bardha, ish i arratisur nga Shqip\u00ebria gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. Ai tha se ngjarjet dhe faktet q\u00eb Beqir Sina p\u00ebrshkruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr d\u00ebshmojn\u00eb se komunizmi n\u00eb Shqip\u00ebri ishte nj\u00eb diktatur\u00eb e rrept\u00eb, e paimagjinueshme dhe ne i dim\u00eb vuajtjet e t\u00eb gjith\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrcolli mesazhin se shum\u00eb pak njihen krimet e komunizmit, vuajtjet e shqiptar\u00ebve.. Ekrem Bardha, solli kujtimet e tij me Babain e Beqirit, Rasim Sin\u00ebn, para se t\u00eb arratiseshin nga Shqip\u00ebria, si dhe jet\u00ebn n\u00eb SHBA si verimtar shoq\u00ebror, si dhe p\u00ebrsekutimin komunist t\u00eb famijeve t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb e vler\u00ebsoi librin e B.Sin\u00ebs edhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsi i tij n\u00eb vitet e internimit, Simon Miraka. Po ashtu, Ramazan Ndreu, bashk\u00ebvuajt\u00ebs n\u00eb kampin e Savrit, foli p\u00ebr familjen fisnike Sina, p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrsekutimin komunist dhe ma von\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00eb vlerat shum\u00ebdimensionale t\u00eb librit t\u00eb Beqir Sin\u00ebs \u201cROB \u2013 Nj\u00eb biografi p\u00ebr dy koh\u00eb\u201d, do t\u00eb mjaftonin qoft\u00eb dhe perifrazimet e disa personaliteteve t\u00eb shquara, t\u00eb vendosura jo pa q\u00ebllim nga redaktori Ilirjan Agolli, n\u00eb kopertin\u00ebn e fundit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00ebse Eliot Engel, ish an\u00ebtar i Kongresit amerikan q\u00eb e ka takuar autorin Beqir Sina n\u00eb shum\u00eb prej aktiviteteve t\u00eb tija si kongresist, n\u00eb Uashington dhe n\u00eb Nju Jork, e vler\u00ebson si nj\u00eb gazetar t\u00eb palodhur p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe shpreh bindjen q\u00eb rr\u00ebfimi i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr do t\u00eb pritet me shum\u00eb interesim dhe se historia e jet\u00ebs s\u00eb tij do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb edukimit t\u00eb brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm, Leka II, Princi i Kuror\u00ebs e konsideron librin \u201cNj\u00eb rrug\u00ebtim pasionant rr\u00ebfyer mjesht\u00ebrisht nga i talentuari Beqir Sina, nga internimi n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb zbulimin e liris\u00eb s\u00eb shum\u00ebpritur n\u00eb SHBA. Nj\u00eb \u00e7el\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb tashmen!\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Harry Bajraktari, aktivist dhe biznesmen, shprehet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb tregon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, me fakte dhe holl\u00ebsi interesante. \u201cGazetari Sina vuajti n\u00eb internim dhe Amerika i hapi nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb bukur, atij dhe familjes s\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb frym\u00ebzon. E falenderoj gazetarin Beqir Sina p\u00ebr sakrific\u00ebn e tij dhe t\u00eb familjes t\u00eb tij. Me pun\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vite si gazetar e ka pasuruar jet\u00ebn e komunitetit shqiptar n\u00eb SHBA\u201d, shkruan Harry Bajraktari.<\/p>\n<p>P\u00ebr studjuesin Sami Repishti, \u201cKy lib\u00ebr asht\u00eb nji ngjarje me rand\u00ebsi p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb shqiptaro-amerikane dhe kontribut \u00e7muesh\u00ebm p\u00ebr lexues\u00ebt shqiptar\u00eb kudo q\u00eb jetojn\u00eb. P\u00ebr lexues\u00ebt e huej, dedikimi pa kushte i shqiptar\u00ebve dhe ve\u00e7an\u00ebrisht i Diaspor\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nji revelacion. Libri pa dyshim asht\u00eb nji konfirmim i dokumentuem i k\u00ebtij dedikimi, nji dhurat\u00eb p\u00ebr breznit\u00eb e ardhme\u201d.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23103\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/beqo-214x300.jpg\" alt=\"\" width=\"214\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/beqo-214x300.jpg 214w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/beqo.jpg 684w\" sizes=\"auto, (max-width: 214px) 100vw, 214px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23104\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/11-2-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/11-2-300x225.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/11-2.jpg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23105\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/22-1-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/22-1-300x225.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/22-1-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/22-1-768x576.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/22-1.jpg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh \u2022 Vepra shum\u00ebdimensionale e Beqir Sin\u00ebs vler\u00ebsohet nga personalitete t\u00eb njohura si: Eliot Engel, ish an\u00ebtar i Kongresit amerikan; Dr.Dorian Ko\u00e7i-Drejtor i Muzeut Historik Komb\u00ebtar; Leka II-Princi i Kuror\u00ebs; gazetari dhe studiuesi i mir\u00ebnjohur Ilir Ikonomi; studjuesi Sami Repishti; amabsadaori Mal Berisha; aktivisti dhe biznesmeni Ekrem Bardha; Harry Bajraktari, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":23102,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-23101","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23101"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23101\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23102"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}