{"id":24026,"date":"2022-09-22T10:19:17","date_gmt":"2022-09-22T10:19:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=24026"},"modified":"2022-09-22T10:19:17","modified_gmt":"2022-09-22T10:19:17","slug":"siguria-baci-presidenti-nen-hijen-e-kryeministrit-rama-nuk-flet-pa-urdher","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/09\/22\/siguria-baci-presidenti-nen-hijen-e-kryeministrit-rama-nuk-flet-pa-urdher\/","title":{"rendered":"Siguria\/ Ba\u00e7i: Presidenti n\u00ebn hijen e kryeministrit Rama, nuk flet pa urdh\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Luan Ba\u00e7i e sheh me shqet\u00ebsim t\u00eb madh, pozicionin q\u00eb ka marr\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs n\u00ebn hijen e Kryeministrit Edi Rama n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb vend po diskutohet m\u00eb shumti,\u00a0siguria komb\u00ebtare: \u201cNuk p\u00ebrballet me gazetar\u00ebt, nuk jep fare shpjegime, e ka zakon tashm\u00eb p\u00ebr t\u2019i kaluar n\u00eb heshtje gj\u00ebrat me iden\u00eb dhe mendimin se i di Rama, gj\u00ebrat e do t\u00eb flas\u00eb ai kur t\u00eb doj\u00eb\u201d, u shpreh Ba\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb Kafe Shqeto SOT n\u00eb SYRI TV, demokrati i vjet\u00ebr q\u00eb drejtoi me vite deg\u00ebn e PD-s\u00eb n\u00eb Fier, theksoi se me sulmin q\u00eb iu b\u00eb e-Albania, nuk ka m\u00eb asnj\u00eb lloj sigurie komb\u00ebtare dhe se praktikisht shteti ka r\u00ebn\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr, ashtu si edhe n\u00eb sulmet para zgjedhjeve t\u00eb 21 Prillit 2021, edhe tani qeveria nuk duket e shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vones\u00eb e pakuptimt\u00eb dhe e \u00e7uditshme nga Presidenti i Republik\u00ebs si kreu i shtetit. Ai menj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kishte mbledhur K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare si kryetar dhe duhet t\u00eb kishte marr\u00eb situat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb sipas asaj q\u00eb i ngarkon ligji, &#8211; n\u00ebnvizoi Ba\u00e7i. &#8211; N\u00eb fakt, Presidenti nuk po na zhg\u00ebnjen me at\u00eb pritshm\u00ebri q\u00eb krijuam, q\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn si u gjet, si u propozua e si u em\u00ebrua President. Si duket po nuk mori urdh\u00ebr nga Kryeministri, nuk mund t\u00eb dal\u00eb as n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi dhe jo m\u00eb t\u00eb marr\u00eb iniciativ\u00ebn t\u00eb ushtroj\u00eb kompetencat e tij kushtetuese. \u00a0Par\u00eb nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur e \u00e7uditur. \u00c7do gj\u00eb, edhe syt\u00eb edhe vesh\u00ebt jan\u00eb drejtuar vet\u00ebm nga Edi Rama dhe t\u00eb gjitha institucionet presin vet\u00ebm reagimin e tij.<\/p>\n<p>Ai (Presidenti) nuk reagon, thjesht b\u00ebn propagand\u00eb, b\u00ebn nj\u00eb manipulim \u00e7orodit\u00ebs p\u00ebr opinionin, nuk p\u00ebrballet me gazetar\u00ebt, nuk del n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, nuk jep fare shpjegime, e ka zakon tashm\u00eb duke i kaluar n\u00eb heshtje gj\u00ebrat me iden\u00eb dhe mendimin se i di Rama, gj\u00ebrat, do t\u00eb flas\u00eb ai kur t\u00eb doj\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt n\u00ebn udh\u00ebheqjen e shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb tij.\u201d<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb v\u00ebm\u00eb re, &#8211; vuri n\u00eb dukje deputeti demokrat, &#8211; \u00a0qeveria duket e pa shqet\u00ebsuar nga gjith\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrhyrje q\u00eb ka n\u00eb t\u00eb gjitha sistemet. Normalisht, nuk ka thjesht nj\u00eb nd\u00ebrhyrje tek sistemi e-Albania. Nd\u00ebrhyrja q\u00eb b\u00ebn\u00eb dhe nxjerrja e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb 900 mij\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit 2021 ishte nj\u00eb hakerim i hapur q\u00eb e b\u00ebri vet\u00eb qeveria me patronazhist\u00ebt. Por jo vet\u00ebm kaq. Sistemi e-Albania dihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse midis t\u00eb gjitha sistemeve t\u00eb tjera q\u00eb ka qeveria, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse me Gjendjen Civile, Tatimet, Doganat, me Drejtorin\u00eb tatimore, me OSHEE dhe me shum\u00eb sisteme t\u00eb tjera. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb hakeruar vet\u00ebm e-Albania, por jan\u00eb hakeruar t\u00eb gjitha k\u00ebto pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb qeveris\u00eb dhe nga gjith\u00eb kjo tani kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb diell, normalisht shteti ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi m\u00eb asnj\u00eb lloj sigurie komb\u00ebtare, t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bot\u00ebs \u00eb krimit, t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb njer\u00ebzve. Po rrezikohen bankat; kemi shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb me karta bankare dhe jan\u00eb n\u00eb rrezik q\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat e tyre, numrat e llogarive t\u00eb b\u00ebhen publike. Pra, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb gjendje shum\u00eb e rrezikshme dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb se nuk pat\u00ebm nj\u00eb sulm n\u00eb sistem thjesht nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, por ky sulm ka filluar, sipas Microsoft-it q\u00eb u vu n\u00eb dispozicion t\u00eb shtetit ton\u00eb (e kjo ishte nj\u00eb ndihm\u00eb e afruar nga SHBA, q\u00eb duhet t\u2019i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebsh dhe fal\u00ebnderues) e nxor\u00ebn me fakte q\u00eb sulmi i hakerave iranian\u00eb ka kaluar n\u00eb 4 faza dhe ka filluar q\u00eb n\u00eb maj t\u00eb 2021-shit. Pra, kemi pasur her\u00eb pas here; kemi pasur njoftime edhe nga krer\u00eb institucionesh tonat q\u00eb kur ka filluar sulmi rus n\u00eb Ukrain\u00eb, ka pasur informacione q\u00eb jemi sulmuar nga hakera t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se erdhi di\u00e7ka e papritur dhe shteti, Kryeministri, absolutisht nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb lloj iniciativ\u00eb. Nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebto sulme. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim ne jemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebn sulm dhe mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb kemi problematika nga m\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kompania Aleat q\u00eb merret me shp\u00ebrndarjen e pasaportave, nuk funksion, nuk punon. Un\u00eb flas me shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Fierit q\u00eb ankohen dit\u00eb pas dite. Ven\u00eb dhe nuk marrin dot sh\u00ebrbimin e duhur, nuk marrin dot pasaportat dhe nuk l\u00ebvizin dot jasht\u00eb. Nuk funksionojn\u00eb dhe nuk punojn\u00eb mjek\u00ebt n\u00eb lagje, nuk japin dot receta se nuk punon sistemi elektronik p\u00ebr rimbursimet, p\u00ebr ila\u00e7et, p\u00ebr pensionet, familjet me ndihm\u00eb ekonomike. Pra kemi nj\u00eb paralizim t\u00eb gjith\u00eb shtetit\u201d. \/<strong>SYRI.NET<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Luan Ba\u00e7i e sheh me shqet\u00ebsim t\u00eb madh, pozicionin q\u00eb ka marr\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs n\u00ebn hijen e Kryeministrit Edi Rama n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb vend po diskutohet m\u00eb shumti,\u00a0siguria komb\u00ebtare: \u201cNuk p\u00ebrballet me gazetar\u00ebt, nuk jep fare shpjegime, e ka zakon tashm\u00eb p\u00ebr t\u2019i kaluar n\u00eb heshtje gj\u00ebrat me iden\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14265,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-24026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24026\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}